Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Vjeshta politike

| E shtune, 12.10.2019, 07:53 AM |


Satirike

VJESHTA POLITIKE

Me frytet bashkë

Bien dhe gjethet,

Partitë në fushatë

Kaplohen nga ethet !

Kapen nga droja

E quajtur “Disfatë”

Duke mos kursyer

Mundin dhe paratë!

Disa do t’i humbin

Të gjitha me radhë,

Veç ata të mësuarit

Që rrinë nën dardhë !

Pastaj do të ulen

Edhe pak në peshë,

Me zërin e ngjirur

E veshët në lesh !

Flasin statistikat

Me gjuhën faktike,

Ka hy në sezon

Vjeshta politike...

Nuk është me rrezik

Aspak për shëndet,

Sillet ky “virus”

Në çdo katër vjet !

Prapë vjen retorika

Premtimet e buta:

“Si kopshti me lule,

Që nuk na jep fruta !”

Sevdail Hyseni

28/09/2019

(Satira e freskuar nga i njëjti autor)

(Karikatura: Marrë nga STUPS)