| E shtune, 05.10.2019, 04:56 PM |
Murimi në Kështjellën e Rozafës….
Fragment studimi…
Nga Timo
Mërkuri
a- Kështjella e
Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, me
hyrjen kryesore nga verilindja. Është e
rrethuar nga ujërat e lumenjve Bunë, Drin dhe Kir si dhe zë një sipërfaqe prej 9 hektarë tokë.
Ka nisur të ndërtohet në mes të shek. V-IV p.e.s, ndërtim që nisi të bëhej me gurë
ciklopikë (pellazgjikë) të pa lidhur me llaç, gjurmët e të cilëve ruhen edhe
sot. Në këtë kohë zona përeth banohej nga fisi ilir i Labeatëve dhe historiani
romak Tit Livi e quan …”vendi më i fortë
i Labeatëve”… Në vitin 230 p.e.s. qyteti quhet Scodrinon, informacion i siguruar nga monedhat në gjetjet
arkeologjike.
Në vitin 181 p.e.s. qyteti bëhet
kryeqëndër e Mbretërisë Ilire me mbret Gentin.Në këtë periudhë qyteti pati
shtrirje në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar me mure dhe portë hyrëse ndërsa
mbi kodër ishte ndërtuar Akropoli Ilir. Pra qysh në këtë kohë kishte marë
fizionominë e një qyteti – kështjellë.
Pikërisht në Kështjellë dhe përreth saj gjatë shek.II
p.e.s u zhvilluan luftërat me ushtrinë
romake dhe në vitin 168 p.e.s, pushtohet prej këtyre të fundit. Në periudhën e perandorit romak me origjinë
ilire Diokleciani, qyteti mer statusin e
qendrës administrative të provincës së Prevalit.
Pushtohet nga sllavët në vitin 1040 dhe bëhet kryeqëndër e shtetit të
Zetës. Pushtohet për një kohë të shkurtër nga
bullgarët.Theksojmë se nga gërmimet arkeologjike, nuk janë konstatuar gjurmë ndërtimesh të periudhës së pushtimit sllav në kështjellë.
Në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së Balshajve. Në vitin 1392
osmanët
jua marin Balshajve, por jua rikthejnë përsëri si shpërblim, me qënë se Balshajt i dhanë
Sulltan Muratit II si robinjë haremi, një vajzë shumë të bukur. Balshajt
hoqën dorë nga zotërimi duke ja
kaluar Venedikut. Është koha kur qyteti
mer emrin Scutari. Kjo ishte kohë e punimeve me ritme të larta në kështjellë, e
cila përfundimisht mori formën në kohën e sundimit të Balshajve dhe më pas nën
zotërimin venedikas. Venedikasve u përket edhe ndërtimi i Kapitenerisë, një
ndërtesë me tre kate, e paisur me frëngji topash. Barbakani ndërtohet në
periudhën 1407-1414 dhe u forcua me objektiv mbrojtjen e hyrjes në kështjellë.
Kompleksi i hyrjes përfundoi më 1468.
Në vitin 1478 Sulltan Mehmeti II, me një ushtri prej mbi 100.000 ushtarësh, rrethon Shkodrën, e cila mbrohej nga një garnizon prej 1600 luftëtarë
shkodranë dhe venedikas. Kështjella u
dorëzua pas një marrëveshjeje të lidhur midis Venedikut dhe osmanëve, më 25
Prill 1479. Dëmtimet e luftës u riparuan nga turqit me synim riaftësimin e
kështjellës si objekt ushtarak.
Gjatë shekullit XVII dhe XVIII qyteti
shtrihet në territorin ku ndodhet sot.
Kështjella e Shkodrës braktiset nga administrata e qytetit dhe banorët në vitin 1865, duke shërbyer më
pas vetëm si qendër e garnizonit osman.
E paraqitëm këtë historik të shkurtër të kësaj kështjelle, për të treguar
se ajo është ndërtim shqiptar dhe sllavët nuk kanë luajtur asnjë rol në
historinë e ndërtimit të saj apo të qytetit të Shkodrës. Madje Prokopi i Çezaresë e përfshin ndër veprat e
ndërtuara në kohën e perandorit Justinian.
b- Emri “Rozafa” i kështjellës përdoret në periudhën e mesjetës, gjatë
kohës së pushtimeve sllavo-bizantine. E dokumentuar gjëndet për herë të parë në
biografinë e Nemanjit nga Stefani i Pakurorëzuar, në vitin 1215. Te Barleti e
gjejmë në vitin 1480 në trajtën Rozapha. Marin Barleti, në veprën e tij,
“Rrethimi i Shkodrës” shkruan se: “Na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin
shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur
Fa, qenë themelueset e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa”. Pra, Barleti
nuk e përmend asgjëkundi flijimin në shënimet e tij, për këtë arsye edhe
referimi te Barleti në lidhje me baladën e murimit nuk është i saktë. Referimi
te Barleti mbetet vetëm një hipotezë për baladën e murimit, por ndërkohë është
argument kyç për origjinën dhe hershmërinë
e emrit “Rozafa” të kështjellës, origjinë që nuk ka asnjë lidhje me gjuhën sllave dhe me vetë sllavët, pretenduesit më të parë për autorësinë e baladës…
b.1- Shekuj më von, konsujt francezë
Hecquard dhe Degrand mbledhin variante të baladës së ndërtimit të
kështjellës së Shkodrës, ku citohet motive i murosjes dhe ai i besës.
b.2- Kënga e kështjellës së Shkodrës, siç këndohet në popull, është
regjistruar nga mbledhësi i apasionuar i folklorit shkodran Kasëm Taipi.
c-Në vitin 1814 këtë baladë e
regjistron Vuk Karaxhiçi prej një rapsodi nga Kolashini, i shton mbi 60 vargje
qysh në fillim, e titullon “Zidanie Skadra” (Ndërtimi i Shkodrës) dhe e pagëzon
si baladë serbe. Në vitet 1814 dhe 1815 Karaxhiçi botoi dy vëllime me
Këngë Folklorike Serbe të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithë Evropës letrare
dhe Amerikës. Goethe i karakterizoi si
"të shkëlqyera dhe të denja për t'u krahasuar me Këngën e Këngëve të
Solomonit".... Në vitin 1824, Vuk Karaxhiç i dërgoi një kopje të
koleksionit të tij me këngë e balada popullore Jakob Grimm, i cili u
entusiazmua veçanërisht nga balada “Zidanje Skadra” (Ndërtimi i Shkodrës).
Grimm e përktheu në gjermanisht
dhe e botoi, duke entusiazmuar menjëherë
lexuesit e shumtë. Grimm i krahasoi ato me lulet më fisnike të poezisë
Homerike, ndërsa për baladën “Zidanje Skadra” ai u shpreh se është:
"...një nga poezitë më prekëse të të gjitha kombeve dhe të gjitha
kohërave". Themeluesit e Shkollës
Romantike në Francë, Charles Nodier, Prosper Mérimé, Lamartine, Gerard de
Nerval dhe Claude Fauriel përkthyen cikle të tjera dhe i publikuan, duke
tërhequr edhe vëmëndjen e Alexander
Pushkin apo të poetit kombëtar finlandez Johan Ludvig Runeberg si dhe të shumë
shkrimtarëve dhe poetëve europianë të kohës. Por pikërisht bukuria e kësaj
balade, e prezantuar si krijim serb, duke tërhequr vëmëndjen e shkrimtarëve dhe poetëve, ngjalli edhe
pyetjen kureshtare për mungesën e
paraqitjes së poezisë popullore shqiptare.
Kjo pyetje është bërë nga Prosper
Merime, i cili shkruan në “Revue Contemporaine...Si është e mundur që një
popull midis grekëve dhe serbëve të ketë qëndruar ngurtësisht i huaj në
lëvizjen poetike të popujve fqinjë...”
c.1-
Prosper Merimeja e pati një të drejtë në
pyetjen e tij sepse, ndërsa populli ynë krijonte perla poetike, interesimi
i intelektualëve shqiptarë të kohës për mbledhjen dhe propogandimin e tyre ka
nisur me shumë vonesë. Shqiptarët historikisht (dhe fatkeqësisht) i kanë prezantuar
me vonesë para botës pasurinë dhe bukurinë e aseteve të tyre kulturore. Për
këtë baladë, nisma ka ardhur nga Thimi Mitko në vitet 1868-1978, me botimet e tij te “Bleta shqiptare”. Por përsëri është shumë
von. Është fakt që prezantimin e parë të
baladës së murimit në botën letrare europiane e ka bërë Vuk Karaxhiçi,
sigurisht të veshur me kostum dhe të paisur me pasaportë serbe…
c.2- Pasi u njohën
me këtë fallsifikim kombësie të
baladës, fretërit françeskanë
Donat Kurti, Bernardin Palaj, Gjergj Fishta etj, punuan me intensitet mbi krijimet popullore
dhe materialet e mbledhura e studimet
mbi ‘to i botuan te “Visareve të
Kombit”. Kësaj armate ju shtua edhe
kontributi i mëpasëm i Ernest Koliqit, Dhimitër Shuteriqit etj, për tu vijuar më
von nga Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, Vili Kamsi, Jorgo Panajoti, Gjergj
Zheji, Mark Tirta, duke aritur majat e studimeve shkencore me Eqerem Çabejn,
Aleks Budën, Idriz Ajetin dhe deri te Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi,
Shaban Sinani e Adrian Klosi etj.
c.3- Legjenda e Rozafës egziston në
shumë variante, në treva të ndryshme të
vendit tonë. Veç variantit të Rozafës, ajo egziston në trevat shqiptare të mbetura jashtë kufijve
shtetërorë jugore, e njohur në
variantin…”Një kala Prevezës i ndërtojmë”,
egziston për kalanë e Elbasanit,
si qëndra e vendbanimeve shqiptare.
Gjithsej…deri në vitin 1965 janë regjistruar tekste (nga të cilat 32 inçizuar; 19
për kala dhe 13 për ura) në 150 qendra të banuara…. Interesant është
fakti se kjo baladë në vendin tonë egziston për kështjella, për ura por edhe
për një kishë. Pavarësisht llojshmërisë të objekteve kështjellë, urë apo kishë,
balada e murimit ka gati të njëjtin subjekt, me disa pak stilizime që cilësojnë
vend murimin. Por ndërkohë të pandryshueshme ka
ritin pagan të murimit me shkakun e saj dhe besën e tre vëllezërve, të
cilat do t’i analizojmë specifikisht.
d-Balada
e murimit egziston në shumë popuj, por dendësinë më të madhe të motërzimeve e
ka në popujt e ballkanit. Pikërisht te këta popuj janë
dhe pretendentët më të mëdhenj për autorësinë fillesatre të kësaj balade. Ne
nuk pretendojmë t’i japim zgjidhje misterit të origjinës së baladës, por duke
studiuar variantin serb të kësaj balade, duke njohur kohën, mënyrën dhe burimin e regjistrimit të saj, vargjet e shtuara pas regjistrimit te
variant fillestar, e shohim të arsyeshme të shprehemi.
dh- Është folur
për variantin serb të Vuk Karaxhiçit por në asnjë rast nuk është
publikuar ky variant te ne, qoftë në gjuhën sllave qoftë i përkthyer apo
përshtatur në shqip. Jo vetëm kaq, por edhe rrethanat e regjistrimit të kësaj
balade nuk janë bërë të njohura dhe as
janë analizuar dhe as janë ballafaquar me variantin shqiptar.
dh.1-Duke patur parasysh se balada e murimit të Rozafës
është një këngë epike, një njohës i mirë i folklorit shtron fillimisht pyetjen:
A kanë serbët këngë epike dhe traditë në këtë drejjtim. Në përgjigje të kësaj
pyetjeje, pas një analize të hollësishme, Veiz Sejko shkruan: “Serbia s'ka
këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh përmjet rapsodëve të jashtëm
endacakë të verbër ose të paverbër që sillen poshtë e lart për të fituar bukën
e gojës, dhe meqë e dinë që në
Serbi nuk ka epikë i vardisen
pikërisht asaj”.
Edhe vetë Vuk Karaxhiçi nuk paraqet asnjë
argument që ta kundërshtojë këtë fakt…. “Në një
bashkëbisedim me A.Dozonin me 1857 Vuku shprehet : “Sot vetëm në Bosnje dhe
Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në krahina malore të Serbisë Jugore ka gust për
këngë heroike...” Por ama… krahina malore të Serbisë Jugore… janë
malsitë e Kosovës. Pra vetëm Kosova ka traditë me këngë epike dhe jo Serbia.
Gjithashtu, duke folur për baladën Zidanje Skadra të mbledhur prej Vuk
Karaxhiçit, M.Ibrovacit thotë “Kjo poezi
kaq e pasur e kaq e larmishme u duk papritur më 1814”.
dh.2- Këtu
tërheqim vëmëndjen për një fakt thelbësor: Balada Zidanje Skadra (Ndërtimi i
Shkodrës) jo vetëm që është kënga e vetme epike (sic) serbe, por edhe si
variant serb, egziston vetëm varianti i
regjistruar nga Vuku dhe nuk ka asnjë variant tjetër apo ndonjë
motërzim.
Dikush mund ta shpjegojë këtë me faktin se Vuk Karaxhiçi
ishte i sëmurë nga këmbët dhe lëvizte me paterica, ndaj dhe gjithë procesin e
mbledhjes së krijimtarisë folklorike e kishte mbështetur te një rrjet i
dëndur korrespondentësh në Kroaci,
Bosnje, Mal të Zi etj, të cilët, këngët që mblidhnin ja çonin ose ja postonin
në Vjenë, ku kishte familjen e tij dhe kështu s’kishte patur mundësi të
regjistronte variante apo motërzime të tjera. Kjo është e vërtetë, por duke
patur parasysh se Vuk Karaxhiçi rrjetin e korespodentëve e kishte të përbërë
nga barajraktarë, peshkopë, priftërinj, tregtarë, arsimtarë, gjeneralë etj, pra
njerëz të arsimuar, ata me siguri që nuk do përtonin ti regjistronin dhe tja
dërgonin variantet apo motërzimet e kësaj balade, në qoftë se do ta hasnin diku
gjatë kërkimeve të tyre nëpër teritoret serbe. Por gjithashtu, as në kohët e
mëvonëshme institucionet folklorike serbe nuk hasën dhe nuk regjistruan ndonjë
variant apo motërzim të kësaj balade në Serbi. Ato nuk mundën të gjenin as
këngë epike të tjera, kështu që përpunuan sllavisht Këngën e Gjergj Elez Alisë
apo Këngët e Mujit dhe të Halilit (boshnjakisht) sa për ti vrarë vetminë në
folkloristikën sllave (serbe) baladës së murimit, duke “krijuar” (huazuar) në këtë mënyrë një familje këngësh epike..
Por ndërkohë citojmë faktin se
balada e murimit në gjuhën shqipe
është hasur në 150 variante e
motërzime, duke ruajtur në të gjitha rastet thelbin unik të baladës. Sqarojmë se balada e murimit
egziston dëndur në Shqipërinë e Mesme,
në Shqipërinë Lindore, madje edhe në
viset më jugore të banuara nga
shqiptarët, në zonën e Çamërisë. Një variant serb i vetëm është shumë i vogël
para një yllësie shqiptare.
dh.3- Është interesant fakti se kjo baladë, ndërsa egziston te sllavët e
jugut në variantin e Vuk Karaxhiçit, studiuesit dhe folkloristët nuk e kanë
gjetur te sllavët e origjinës në Ukrainë, Rusi apo Poloni etj. Madje këto vende
nuk përfshihen fare në listën e vendeve ku egziston kjo baladë, ndërkohë që në
këtë listë bëjnë pjesë vende të Ballkanit, Europës Qëndrore, Anglia, madje edhe
India e largët. Kjo do të thotë se serbët (sllavët) nuk e sollën me vete gjatë
shpërnguljes në Ballkan, por e ndërtuan apo
krijuan (sic) këtu. Mirpo problemi është se kur erdhën sllavët në
Ballkan në shek. VI dhe VII të e.s. kjo
baladë dhe kështjella e Rozafës ishin të
ngritura dhe ata, sllavët, s’kishin se ç’të
ngrinin. Madje në këto kohë sllavët as dinin të ndërtonin kështjella dhe
as dinin të këndonin këngë epike. Fakti që balada flet për themelet e
kështjellës, është dëshmi e pakundërshtueshme që baladën e kanë ngritur ata njerëz që kanë punuar në themelet e
kështjellës. Në këtë pike, për identifikim autorësie, na ndihmon panorama historike e ndërtimit të
kësaj kështjelle, që paraqitëm më sipër.
dh.3.1- Sllavët me siguri e kanë hasur baladën që në instruksionin ushtarak
të vitit 1040 mbi kështjellën e Shkodrës, por do t’u jetë dukur si diçka e kotë, punë përralle. Ky
indiferentizëm i tyre ndaj baladës
në këtë kohë, duket te fakti se, në regjistrimin e Vuk Karaxhiçit në vitin 1814 nuk ka asnjë
prurje sllave të viteve 1040.
dh.3.2- Interesimi
i serbëve për këtë baladë fillon me regjistrimin e Vuk Karaxhiçit dhe sidomos
pas vlerësimit që ajo mori në sallonet letrare europiane. Por ndërsa serbët i
thurnin lavde variantit të vetëm të Vuk Karaxhiçit, shqiptarët jetonin variante e motërzime të tjera, gati të
kudogjendëshme, jo vetëm për kështjella por edhe për ura e për
kisha.
Por do t’ja prezantonin botës me vonesë, duke paguar kosto të rrëndë.
dh.4- Po si e trajtojnë sllavët
historinë e kësaj balade? Ngjarjet e përshkruara në baladë, sipas tyre, ndodhën në fillim të shekullit 14.
dh.4.a-Studiuesit
serbë konkludojnë një lidhje reale midis baladës dhe vëllezërve Mrnjav?evi? të
cilët, sipas tyre kishin ndikime të mëdha në zonën e Shkodrës. Por ndërkohë, të
dhënat historike dëshmojnë, se vëllezërit Mrnjavceviç zotëronin teritoret që
tani përfshihen në
Maqedonin e Veriut
dhe s’kishin asnjë lidhje me zonën rreth Bunës, që përmënd balada.
Vetkuptohet që instruksionet e mundëshme ushtarake janë kalimtare, por në rastin e Mrnjavceviçëve edhe këto mungojnë.
dh.4.b-Sipas
analistëve serbë, ushtria e serbe nën komandën e mbretit Vukashin Mrnjav?evi?
dhe djalit të tij Marko Mrnjav?evi? erdhi në Shkodër në qershor 1371 “por
fushata u ndërpre papritmas”... pasi
mësuan lajmin që, një ushtri e madhe osmane pregatitej për betejën në
Maritsa. Kështu ata u larguan drejt lindjes për t’u organizuar për betejën, e
cila realisht ndodhi po në vitin 1371, ku dhe u vra mbreti Vukashin..
dh.4.c-Sqarojmë se
Vukashini dhe Uglješa Mrnjavceviç janë persona historikë. Vukashin Mrnjavcevic
zgjidhet mbret në vitin 1365 pas vdekjes së perandorit Urosh, vdekje për të
cilën u akuzua ai dhe vritet në betejën e Maritsa në vitin 1371. Vëllai i tij,
Uglješa u bë një despot serb ndërsa
Gojko, vëllai i vogël nuk rezulton të ketë egzistuar.
dh.4.c.1- Le të
analizojmë të dhënat sipas versionit
sllav: Ushtria serbe nën komandën e Vukashin Mrnjav?evi? dhe djalit të tij
Marko Mrnjav?evi? erdhi në Shkodër në qershor 1371 dhe u largua menjëherë për
tu pregatitur për betejën e Maritsa, e cila ndodhi në po në vitin 1371. Atëherë lind natyrshëm pyetja se kur punuan ata
tre vjet (Grad gradili tri godine dana) për të ndërtuar
kështjellën dhe qytetin e Shkodrës? Analistët
serbë thonë shprehimisht që “fushata u ndërpre papritmas” dhe ata u kthyen
e marshuan drejt lindjes, për t’u
organizuar për betejën e Maritsa. Pyetja që lind natyrshëm është se kur e
ngritën ata
baladën e murimit ndërsa:
a)-u larguan menjëherë nga Shkodra pa punuar për ndërtimin e kështjellës,
b)- nuk e njihnin ritin pagan të murimit që shqiptarët e kishin që nga
ilirët e
më herët..
c)-nuk e njihnin konceptin e “besës”.
ç)- nuk e quajtën kështjella e
Vukashinit ose e Gojkos apo me çfardo emër
sllav, po qe se do ishte ndërtim i tyre (dhe krijim i tyre balada) etj?
dh.4.ç-Arsyeja është
e thjeshtë. Në vitet 1360 deri në vitet
1392 kështjellën e zotëronin
Balshajt, të cilëve
ua morën osmanët në 1392, por dhe ua kthyen me njëherë, si
shpërblim për robinjën që i dhuruan
sulltanit. Balshajt, duke hëqur dorë nga zotërimi i kështjellës, ja
dorzuan Venedikut, sigurisht kundrejt
ndonjë garancie apo shpërblimi. Pra, në këtë kohë që pretendohet,
sllavët nuk kanë
qënë fare në Shkodër..
dh.4.d-Pra konkludojmë se mbreti Vukashin
Mrnjav?evi? realisht nuk ka asnjë lidhje me
ndërtimin e kështjellës së Rozafës e ca më pak me ndërtimin e qytetit të
Shkodrës, qoftë në fillimet e ndërtimit real të kështjellës, qoftë dhe në vitet
që pretendojnë serbët në shekullin e
XIV.. Atëherë si hyri ai në variantin serb të baladës?
Portën e hyrjes në baladë atij ja hapi Vuk Karaxhiçi.
dh.4.dh- Vuk Karaxhiçi ishte një intelektuar serb i
nivelit të lartë. Me marjen e baladës
prej rapsodit nga Kolashinit, e vlerësoi
menjëherë “thesarin” folklorik që i ra në dorë. Si nacionalist që ishte, mendoi
që këtë thesar t’ja atribuonte popullit të tij, vetkuptohet duke përfituar edhe vetë “përqindjen” si “zbulues”
i thesarit. Në këtë nismë, Vuk Karaxhiçi ishte i ndërgjegjshëm se misioni që
ndërmori “për dhënien e shtetësisë serbe” të baladës shqiptare nuk ishte aq i
lehtë. Ai i njihte shqiptarët dhe e dinte që ata, më lehtë dorzonin një
kështjellë se sa një këngë, legjendë apo baladë. Madje shpesh kështjellat e
okupuara apo të shkatëruara nga armiku, vijonin të bënin qëndresë nëpër këngë e legjenda. Shtoi
kësaj faktin se ai ishte njohur me egzistencën e motërzimit të kësaj balade për
“Urën e Fshajt” afër Gjakovës dhe me këtë rast kishte njohur edhe gjeografinë e
këtij motërzimi, së paku në Kosovë. Ky fakt ja bëri të qartë se ai nuk do ndeshej vetëm me një baladë të
thjeshtë, por niste luftën me një
vargmal baladash.
Por atij i duhej
kjo baladë me “pasaportë” serbe patjetër.
dh.4.e- Duke qënë se balada në shqiptare, në respekt të kodit të baladave, nuk kishte emra
personash realë te personazhet e saj, Vuku këtu e gjeti
“kalimin e fshehtë” për të hyrë në baladë
dhe për ta zotuar atë.. “Boshllëkun” e krijuar nga
mungesa e emrave të personazheve te
balada shqiptare e mbushi me emrat e dy
vëllezërve Mrnjav?evi?, realisht persona historikë, Vukashini dhe Uglješa. Me
që në baladën shqiptare ishin tre vëllezër, ai sajon dhe një personazh të
tretë, Gojkon, si vëlla të tyre dhe përjashton
Marko Mrnjav?evi? nga historia.
dh.4.e.1-Vendosja si personazh balade i dy vëllezërve
Mrnjav?evi?, persona realë dhe Gojko,
person i sajuar, i
jep një kombësi serbe baladës dhe një
bazë historike, mqse Mrnjav?evi?ët ishin persona historikë. Vërtet që
inskursioni ushtarak i vitit 1371 i
Mrnjav?evi?ëve drejt Shkodrës nuk përmëndet në baladë, por e citojnë analistët
e mëvonshëm për t’i dhënë vërtetësi historike prezencës së Mrnjav?evi?ëve në baladë. Por që këtu fillon e çalon
varianti serb sepse, vërtet që u
vendosën personazheve të baladës emra personash historikë serbë, por nuk përputhet koha dhe historia e tyre me kohën
dhe subjektin e baladës.
dh.4.ë-Pavarësisht nga emrat e vendosur, balada vijonte
të“fliste “ shqip me kokfortësi.
Shqiptare qenë riti i murimit, besa, autoriteti i nënës
dhe shpirti i vetsakrificës së nuses së re për të nderuar “besën” e
bashkëshortit të saj, amaneti i saj për djalin etj, etj. Për ta “sllavizuar” baladën, Vuk Karaxhiçi
pasi i ndëroi emrin nga “Ç’i
ka ra mjegulla Bujenës ” në “Ndërtimi i Shkodrës”, “Zidanje Skadra”,
qysh në krye të baladës vendosi
subjektin sllav të binjakëve Stoja e Stojanën,/Të jenë vëlla e motër, gjetja
e të cilëve (gjasme) do të mundësonte ngritjen e kështjellës dhe të qytetit.
Dhe kjo shtesë është mbi 60 vargje. Që kjo është një shtesë jo organike e baladës,
këtë e kuptoi edhe vetë Vuk Karaxhiçi, i cili në vargun 62 i rikthehet
origjinalitetit të baladës, me porosinë e zanës së malit për të murosur nusen që do tu sillte ushqimin ditën e
nesërme. Realisht këtu fillon tensioni
dramatik te variant serb i baladës, duke
i nxjerrë të tepërta 60 e ca vargje ose më saktë, duke nxjerrë të tepërt
shtesën serbe në baladë.
dh.4.f- Një
“lapsus” në versionin serb është edhe fakti se tre vëllezërit
Mrnjav?evi?, ndërtojnë paralelisht kështjellën dhe qytetin e Shkodrës.... Ndërtuan
qytetin e Shkodrës mbi Bunë ,/Ndërtuan qytetin për plot tri vjet,/Tre vjet me
treqind muratorë/Nuk mundën as themelin ta çojnë… Nuk mundesh, mbret,
themelin ( e kështjellës) ta çosh,/E jo më një qytet të ndërtosh,…
Kështjella e Rozafës qysh në fillimin e ndërtimit të saj
ka shërbyer edhe si vendbanim i banorëve, ushtarëve dhe administratës që
shërbenin në kështjellë. Shumë më von, nga fillimi i mesjetës, si pasojë e
shtimit të popullates, filluan të ndërtoheshin vendbanimet e lehta jashtë
mureve të kështjellës, banorët e të cilave strehoeshin në kështjellë në raste
sulmi nga armiku. Kjo praktikë ishte gati e njëjtë në gjithë kështjellat
europiane dhe askund nuk ndërtoheshin paralelisht kështjella dhe qyteti. Kjo
dhe për faktin se kështjellat ishin prona të fisnikëve, të cilët edhe banonin
në ‘to.
Gjithashtu dihet historikisht se qyteti i Shkodrës ka
filluar të banohet në vitin 1865, kur
banorët dhe administrata braktisën kështjellën. Që është një “lapsus” pretendimi se vëllezërit Mrnjav?evi? ndërtuan dhe
Shkodrën paralelisht me kështjellën, kjo duket qartë, por a duhet ta
quajmë vetëm“lapsus”, kjo është tjetër
çështje.
dh.4.f.1-Ajo që duhet të theksojmë është fakti se autori
i gjithë këtyre ndryshimeve e retushimeve të baladës shqiptare për t’u
“pasaportizuar” si baladë serbe, është Vuk Karaxhiçi. Kjo vërtetohet me faktin
se këto ndryshime pasqyrohen qysh në publikimin e parë të variantit serb në
vitin 1814, ndërsa në botimet e mëvonëshme, balada nuk ka pësuar redaktime apo
retushime në përmbajtjen e saj. Pra balada është “serbizuar” qysh në botimin e parë, por ky
botim i parë mban autorësinë e Vuk Karaxhiçit.
Le të shohim ndryshimet cilësore të varianteve shqiptare dhe serbe:
f- Varianti shqiptar fillon me vargje dhe subjekt konçiz,
ku personazhet çfaqen e veprojnë nëpër mjegullën e “Buenës” pa profil e karakteristika
individuale... I ra mjegulla Buenës
/ndejt tri ditë e ndejt tri net/../e naltoi o deri në Valdanuz,/ku
punojshin tre vëllazën/gjithë ditën po punojnë/gjithë natën po
rrënohet…(vargjet 1-9) .Heshtja që të imponojnë
këto vargje i ngjan qetësisë para furtunës. Por drama nuk mund të luhet në një
skenë të vogël sa gjerësia e lumit Buna, prandaj… fryni një freski e
hollë,/-e naltoi o mjegullën /e naltoi o deri në Valdanuz…, duke e zgjeruar
në këtë mënyrë “skenën e teatrit”. Drama gjëmëmadhe që po afrohet, jo vetëm që
ka nevojë për një “skenë” shumë të madhe ku do interpretohet, por edhe për
faktin se kjo “skenë” do shërbejë edhe
si një pistë nisjeje, në distancë dhe në kohë, e baladës.
-Përballë kësaj, variant serb paraqitet me pompozitet mbretëror… Tre vëllezër
ndërtuan qytetin,/Tre vëllezër, tre Mrnjavçeviça:/I pari ishte mbreti
Vukasin,/I dyti ishte dukë Ugljesha,/I treti ishte Gojko Mrnjavçeviç;/Ndërtuan
qytetin e Shkodrës mbi Bunë ,/Ndërtuan qytetin për plot tri vjet,/Tre vjet me
treqind muratorë /Nuk mundën as themelin ta çojnë,/E jo më një qytet të
ndërtojnë:/Atë çka ditën mjeshtrit
ndërtonin/Krejt atë, zanë e natës e rrënonte. (Vargjet 1-12).
f.1- Te variant
serb qysh në fillim pretendohet se
a)- Tre vëllezër ndërtuan qytetin, (e Shkodrës)
dhe se këta janë… Tre vëllezër, tre Mrnjavçeviça... të cilët, si ndërtuesit e qytetit, kanë të drejtën
e pretendimit të pronësisë mbi të.
b)- na prezantohen identitetet dhe karakteristikat
personale të personazheve, veprim i cili është i panatyrshëm në balada, mite e
legjenda sepse, ato, mitet, legjendat
dhe baladat janë të zhveshura nga aspektet
dhe karakteristikat individuale. Duke u prezantuar si personazhe balade persona
realë historikë, nuk pretendohet më për mite dhe legjenda por pretendohet për
histori.
f.1.a- Prezantimi i pesonazheve në dy variantet e baladës
është shumë i ndryshëm. Ndërsa te varinati shqiptar kemi… tre vëllazën/(
që) gjithë ditën po punojnë/gjithë natën po rrënohet…, te variant serb
tre vëllezërit janë... tre Mrnjavçeviça:/I pari ishte mbreti Vukasin,/I dyti
ishte dukë Ugljesha,/I treti ishte Gojko Mrnjavçeviç. Vetkuptohet që një
mbret, një dukë dhe një princ as që do kapin çekiç e mistri më dorë për të
ndërtuar kështjellën apo qytetin. Këtë e lexojmë te vargu i 8-të ku thuhet se
ata punuan…,/Tre vjet me treqind muratorë…
Por më e rëndësishme është fakti se ky mbret,
dukë dhe princ përfaqsojnë një shkallë më
të avancuar të zhvillimit shoqëror në raport me epokën kur punonin vetëm tre vëllezër
shqiptarë.
f.1.b- Varianti shqiptar, qysh në pamje të parë cilëson
një epokë të herëshme të shoqërisë
njerëzore ku nuk egziston asnjë formë e organizuar e
zhvillimittë saj, e jo më të
egzistojë ndonjë hierarki. Kjo shihet te
fakti se veç tre vëllezërve që punojnë, nënës dhe grave të tyre, balada
shqiptare nuk ka personazhe të tjerë. Pra jemi në një epokë të herëshme të
zhvillimit
shoqëror kur nuk është bërë asn jë hap drejt një shoqërie
të organizuar.
f.1.c- Në këtë mënyrë, duke e “fisnikëruar” baladën me
kurora mbreti dhe stema dukësh e princash, Vuk Karaxhiçi i hoqi këtij varianti
lashtësinë që i takonte sipas subjektit, duke nxjerrë pa dashje në dukje “kopjimin” nga variant më i hershëm, që është
ai shqiptar.
g-Te varianti shqiptar, qysh te vargu i dhjetë çfaqet
plaku misterioz për tu treguar vëllezërve sekretin e qëndrimit të mureve të
kështjellës…10-Shkon një plak o aty pari/ …/ Amanet o plak i gjallë/a din
gja me na kallzue?/…/-N’daçi drejt ju me punue/në konak mos bisedoni/Nesër
nadje, t’zbardhmen drita/cila vashe t’ju bjerë bukën/-at’ muronje n’mur
t’kalasë.
g.1- Te shumë studiues ka lindur pyetja se: pse tre
vëllezërve duhet që t’jua tregojë dikush tjetër sekretin e murimit, të cilin
ata duhej ta dinin vetë, pasi ai ishte
një rit themelor shqiptar për ndërtimet e kështjellave, urave, shtëpive
etj.. Pyetja duket e drejtë, por këndvështrimi i saj është i gabuar. Ne e
shohim nga këndvështrimi i sotëm, kur jemi njohur me traditën popullore të
flijimit të kafshëve në ndërtime. Por në rastin e baladës sonë, tre vëllezërve
nuk kishte kush t’jua tregonte ritin e murimit, pasi ata nuk kishin përvojë
ndërtimore të mëparëshme dhe as e kishin atin e tyre, i cili mund t’u jipte
përvojën e tij ndërtimore dhe për pasojë edhe ritet që shoqërojnë ndërtimin...
g.2- Hipoteza tjetër që shtrohet në këtë rast është se, a
mos vallë balada cilëson periudhën e fillimit të ritit të sakrifikimit të
njerëzve në ndërtime? Përzgjedhja për flijim e gruas me fëmijë në gji, ka të
bëjë me botkuptimin sipas së cilës aftësia jetëdhënëse e gruas së re i
përcillet mureve të kështjellës, duke e bërë atë të parrëzueshme dhe të pa
pushtueshme.
g.3-Krejt ndryshe zhvillohet ngjarja në variantin serb.
Aty vjen zana (vila) e malit dhe i kumton Vukashinit… Kur vit' i katërt nisi,/Atëherë nga mali zana thirri:/Mos u
mundo kot, Vukashin mbreti,/Nuk mundesh, mbret, themelin ta çosh,/../Deri sa
nuk gjen dy emra të njëjtë,/
Deri sa nuk gjen Stojën e
Stojanën,/Të jenë vëlla e motër,..
Zana ( në baladë) nuk thotë se pse duheshin gjetur këta dy binjakë vëlla e motër të quajtur
Stoja dhe Stojana, ç’do bënin këta apo çdo bëhej me ata
po të gjëndeshin. Kjo enigmë shtrihet në 60 vargje që nuk të tregojnë një rrugë
dalje nga labirinthi…
g.3.a-Që kjo kërkesë e zanës (vila) është jashtë
konteksit të baladës duket te fakti se, jashtë çdo tradite zakonore, zana
tërhiqet nga kërkesa e saj për gjetjen e Stojës dhe Stojanës. Kjo tërheqje
bëhet kur pa që nuk u realizua gjetja e
binjakëve, prandaj shtron një kërkesë tjetër, identike me kërkesën e plakut që
u foli tre vëllezërve shqiptarë… Dhe thërret nga mali zana:/"Dëgjo
mirë, o Vukashin mbreti,/Mos u mundo e kot mos u harxho! /Ja ku jeni tre
vëllezër gjaku, /Secili prej jush keni të dashurat gra/Cila prej tyre, nesër në
Bunë të vijë/ Punëtorëve t'u sjellë drekën ,/ Muroseni në themelin e kullës;/
Kështu themeli do të forcohet/ Kështu qyteti do të ndërtohet." .
Nuk ka ndodhur në asnjë mit, legjendë, baladë apo përrallë që zoti, ëngjëlli apo zana e
malit të tërhiqen nga kërkesat apo porositë që u kanë dhënë njerëzve. Ato ose
ndihmojnë në realizimin e tyre ose hakmeren për moszbatimin apo mosrealizimin e
tyre.
g.3.b- Varianti serb ka edhe një problem. Duke qënë se tre vëllezërit serbë janë njëri mbret,
tjetri duke dhe i treti princ, atëherë edhe gratë e tyre ishin pjesë e fisnikërisë
dhe nuk ishin ato personat që duhej t’u çonin bukën puntorëve. Duke patur
parasysh se kemi të bëjmë me treqint puntorë, vetkuptohet që kemi të
bëjmë me një sasi të konsiderueshmë ushqimi që duhej pregatitur dhe trasportuar
dhe këtë punë s’mund ta bënin gratë e mbretit, dukës dhe princit. Këtë detyrë e kishin gratë që punonin në prapavijë
ose guzhinë. Gratë e tre vëllezërve mund të ishin thjeshtë shoqëruese, por zana
cilëson… “I donese majstorima ru?ak”, (Cila
prej tyre të sjellë drekën). Ndërkohë që të
variant shqiptarë kjo situatë paqraqitet
më e thjeshtë të fjalët e plakut, i cili specifikon: Nesër nadje,
t’zbardhmen drita/cila vashe t’ju bjerë bukën/-at’ muronje n’mur
t’kalasë…dhe në variantin tjetër specifikohet tekstualisht…-Cilla vashë t’u bjere
bukë,/
At muroni n’murë t’Kalasë.
Pra, variant shqiptar është më llogjik dhe më realist.
Edhe në kohën e sotme, kur një familjar kryen ndërtime që kërkojnë kontributin
e disa të afërmve, zonja e shtëpisë, në shënjë mirënjohjeje e falnderimi e
gatuante vetë drekën dhe e çonte po vetë te vendi ku drekohej, ndërsa i shoqi bën ndarjen nëpër
pjata dhe dhënien e pjatës secilit pjesmarës. Në familjet aristokrate mund të
dilte zonja e madhe e shtëpisë, e shoqëruar me shërbyeset e saj, që tu servirte
kafen e përcjelljes të pranishmëve. Por kjo nuk ndodhte gjatë shpërndarjes së
ushqimit të drekës. Ndërsa një mbretëreshë, një dukeshë dhe një princeshë serbe
nuk mund të parafytyrohet duke
lozur rolin e një guzhinjereje në një grumbull me treqint
muratorë.
Kështu që
konkludojmë se, fjala e plakut të variantit shqiptar,
është vënë në gojë të zanës (vila)
te varianti serb, pa ju përshtatur llogjikisht situatës reale.
g.4-Si realizohet dhënia e besës te tre vëllezërit serbë
dhe shqiptarë?
Në variantin serb, pas fjalës së zanës (vila) kemi vargun
90 që thotë…I tu Božju vjeru
Zadadoše … që
ka kuptimin…Që besimi i zotit të realizohet…( asnjeri gruas të mos i
tregojë). Pra duhet të vihet në jetë fjala e zotit (zanës) detyrimisht,
ndryshe nuk mund të ndërtohet qyteti dhe kështjella, se do ta rrëzojë zana e
malit për hakmarje. Pra faktori që vë në lëvizje dramën është zana (vila) dhe
fjala e saj.
g.4.a-Kjo është tepër e dukëshme te vargu 96 ku shkruhet… Kralj
Vukašin vjeru pogazio… që do të thotë…Mbreti
Vukashin besimin shkeli…(vjeru-besim). Në konteksin serb vargu është në
rregull, sepse vërtet mbreti shkeli besimin (fetar), duke mos zbatuar porosinë
e zanës… I tu Božju vjeru zadadoše/Da nijedan ljubi ne dokaže….( Dhe
fjala e zotit të realizohet/Asnjeri
gruas të mos i tregojë.) por nuk ka asgjë të përbashkët me
pretendimin se mbreti Vukashin paska shkelur besën. Kjo për arsye se tre
vëllezërit serbë nuk lidhën besë me njeri tjetrin, por morën urdhërin e zanës
për mos t’u treguar grave të tyre ç’ka do ndodhë ditën e nesërme. Duke i
treguar gruas së tij sekretin, Vukashin Mrnjavçeviçi nuk ka shkelur “besën e
burrave”, sepse nuk ka dhënë ndonjë besë të tillë dhe as nënkuptohet
dhënia e saj. Ai ka shkelur normat e besimit (fetar) në raport me zanën dhe
porosinë (fjalën) e saj.
Po kështu ky “keqkuptim” përsëritet te vargu 110 ku thuhet… Mladi
Gojko vjeru ne pogazi/ I on
svojoj ljubi ne dokaza …( Gojko i ri, besimin mbajti/Dhe të dashurës nuk i
tregoi) që në konteks nuk ka kuptim pasi besimi (fetar)
është pranimi i një dogme apo teorie dhe i riteve të një
feje, njohja, pranimi dhe praktikimi i tyre me vullnet të lirë. Përse ka
ndodhur kjo?
g.4.b-Kjo ka ndodhur se serbët nuk e njohin konceptin e
“besës”, sepse kjo fjalë është vetëm në
gjuhën shqipe, për arsye se është fenomen vetëm shqiptar. Popujt e tjerë,
hungarezët, bullgarët etj, e përdorin të huazuar nga gjuha shqipe në formën origjinale “besë”, duke e shoqëruar
me shpjegime si një fenomen shqiptar, ndërsa serbët e quajnë ... ‘'Arbanska
vjeru'’. Por përkthimi fjalë për fjalë i shprehjes serbe do të thotë “ Besimi
shqiptar” (vjeru- besim). Shqiptarët që flasin serbisht, në kontekst të
fjalisë, e kutojnë se shprehja “ arbanska vjeru” nënkupton “besën shqiptare”,
por serbët kur dëgjojnë fjalën shqipe “besë” nuk e kuptojnë që nuk flitet për besimin. Kjo ka bërë
që edhe disa rapsodë shqiptarë që e kanë dëgjuar baladën serbe, nga
droja e ndonjë mangësie të tyre në baladën shqiptare që ata këndojnë,
krahas fjalës “besë” të shtojnë edhe
fjalën “fe” si psh… lidhni bese e lidhni fe,/vashës vet mos i kallzoni, ose
Lidhen bese e lidhen fe,/ bese e fe te trimavet…(Ljare, Shestan), Lidhni bese e lidhni fe,/vashave mos u
kallxoni…(Krajë) etj, etj..
g.4.c-Krejt ndryshe
shpjegohet ky moment te balada shqiptare. Në shumicën e motërzimeve tre vëllezërit besatohen…dorë më dorë janë
besatue,/kan lidhë besën dor më dorë, /Kurrgja grave s’po u kallxojmë, … Ani
te tre vllaznit na jane besatue:/grave t’veta mos me u tregue…, (Kalis) …Bese
per bese trimat in lidhur,/gravet kush mos me u kallxua…(Malsi e madhe)… Tre
vllaznija jon besatue,/kan lone punen ne shpi kan shkue…(Vitinë),… Lidhen
bese e lidhen fe,/ bese e fe te trimavet…(Ljare, Shestan) etj, etj. Ndërsa
në një pjesë të motërzimeve, edhe kur
nuk përmëndet akti i lidhjes së besës, përmëndet porosia e plakut për tu
besatuar tre vëllezërit dhe subjekti vijon në zbatimin e besës…Shoqi shojt
me i besue,/Lidhni bese m’u besatue ,/ Edhe un kom me u kallxue,… te diellen
mos punoni;/lidhni bese e lidhni fe,/ne konak mos bisedoni … „Lidhni bese e
lidhni fe,/vashave mos u kallxoni…(Krajë), Bese per bese trimat in
lidhur ,/gravet kush mos me u kallxua:…(Malsi e Madhe)…etj,etj.
g.4.ç- Nga
sa më sipër konkludojmë se: ndërsa balada shqiptare është balada e “besës”,
për faktin se është “besa” ajo që vë në
lëvizje dramën, varianti serb është shndruar në baladën e porosisë së zanës
(vila), sepse tre vëllezërit Mrnjavçeviçë
vënë në zbatim, në dy raste, vetëm porosinë e dhënë prej saj.
…vijon…