| E premte, 04.10.2019, 08:38 PM |
“ZDRAJSHI” NJË HISTORI LOKALE
 NGA
QAZIM SHEHU
NGA
QAZIM SHEHU
Libri
‘Zdrajshi’ i  Ferit Fixhës , mbetet një
përpjekje e suksesshme  dhe një realizim
dinjitoz, me vlera të spikatura shkencore, letrare dhe poetike;një  enciklopedi për Zdrajshin.Autori nuk i është
futur kësaj teme, thjesht,  për të shuar
një kuroizitet eventual të lexuesit, por që të zhbirojë në thellësi të shekujve
dhe në shtigjet e historisë,  duke ardhë
gjer te bashkëkohësia, për të na dhënë një tekst  që u qaset me kompetencë ngjarjeve apo të
ndodhurave kulmore të historisë së këtij fshati dhe më gjerë.Nga ky pikësynim i
është dashur të hulumtojë materiale, libra të botuara, rrëfime e
gojëdhëna,  dhe t`u referohet mjaft
autorëve, duke i ftuar edhe ata në sofrën e dijes për këtë fshat, e duke sjellë
gjithnjë në vështrimin e tij një fluks pamjesh nga më të ndryshmet, të cilat e
krijojnë panoramën e librit.Zdrajshi  i
Çermenikës, nuk shihet i shkëputur prej saj, po si pjesë përbërëse,  që ka historinë , burrat dhe gratë e tij, por
edhe si pjesë integrale e Çermenikës, Librazhdit dhe Elbasanit, e kjo e bën vështrimin
e autorit mjaft të qartë dhe me objektivitet.Autori ka arritur të ndërtojë një
enciklopedi jetësore, kontinuitive, larg qasjeve të ngushta,  gjithnjë duke e parë lëndën brenda hullinjve
tematikë e duke iu shmangur përsëritjeve apo gjërave të rëndomta.Për  të, çdo gjë që jep informacion, mbetet e
rëndësishme, dokumenti historik, gojëdhëna, rrëfimi, poezia si akt krijimi,
kënga popullore, njerëzit si dëshmitarë të historisë, çdo burim mbetet pikë
referenciale dhe i dobishëm, për vetë faktin se ai i shërben mjaft mirë njohjes
dhe e ngop me bindje përfytyrimin tonë dhe të drejtën për të besuar se ashtu ka
qenë.Qëllimi i autorit ka nisur, jo vetëm si 
i menduar, por edhe si natyrshmëri shtjelluese,  të na japë popullin shpirtbukur të Çermenikës
me dëshirën e madhe për liri, me krenarinë dhe 
dashurinë për tokën, truallin, të parët, me mikpritjen proverbiale dhe
njëherit me traditat, këngët, vallet, ritet e dasmës dhe të  akteve të tjera kulmore të jetës.Natyrisht,
nuk bie në panegjirizëm, as në romantikë verbuese të vështrimit, ai , parim
kryesor,  ka objektivitetin dhe të
vërtetën, por,  përmes saj,  del pikërisht kjo, dhe tehut të  së vërtetës zbulohet trimëria dhe mençuria e
zdrajshanëve dhe e çermenikasve në përgjithësi.Përfytyrojmë se sa e rëndësishme
do të ishte të kishim një libër të tillë të shkruar para njëqind apo dyqind
vjetësh, dhe sa i vlershëm do të jetë ky libër pas sa kohe;kështu,  Fixha kryen një detyrë, lë një dëshmi të
shkruar, e cila edhe mund të plotësohet, dhe, 
krahas detyrës si akt shkencor, 
ai kryen edhe  aktin shkrimor,
duke lënë një bazament të rëndësishëm për studiuesit e rinj që do të vijnë më
vonë.Krahas përshkrimit gjeografik, toponimik dhe  përvijimeve të tjera, është se zdrajshanët
dhe çermenikasit në përgjithësi,  nuk u kanë
ndenjur skiç ngjarjeve madhore të historisë kombëtare , përkundrazi , me
intuitën e tyre dhe vetëdijen patriotike, 
kanë marrë pjesë në të to, duke dhënë një kontribut të çmuar,  që nuk ka pse t`i mbetet harresës, as
neglizhencës dhe apatisë, ai duhet të dalë në dritë me vlerat e veta,  dhe ato 
nuk janë të pakta.
Autori
e përshkruan  luftën kundër turkut,
trimërinë e zgjuarsinë e çermenikasve, përpjekjet për pavarësi dhe lidhjet
e  tyre me Aqif Pashë Elbasanin, për të
ardhë te momenti tjetër mjaft i rëndësishëm:Lufta NAÇL, që, padyshim,  është një nga faqet më të ndritura në
historinë e Çermenikës,  ku,  kjo krahinë, 
jo vetëm me luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët që dha, por ajo u bë bazë
e rëndësishme e kësaj lufte dhe nuk i tradhtoi idealet e lirisë e të dëshirës
për ta parë një ditë  sa më afër atë.
Kujtesa
dhe respekti për dëshmorët reflekton ndjenjën e mirënjohjes për gjakun e  derdhur.Pavarësisht nga ndonjë interpretim i
ndonjërit që kërkon ta shohë Luftën përmes aureolës së saj komuniste, ajo ishte
një luftë çlirimtare, edhe pse u udhëhoq nga komunistët; kjo e fundit nuk merr
rëndësi të madhe, po të kemi parasysh se 
në këtë luftë u derdh gjak dhe dëshmorët kurrësesi nuk duhen parë në
paradigmat e asnjë ideologjie.Ata ishin dëshmorë, dhe ky martirizim i tyre,
pavarësisht nga përmasat e kësaj lufte, nuk mund të shihet tjetër,  veçse si një pikë kulmore e urrejtjes ndaj
pushtuesit.Brenda kësaj linje të shtjellimit qëndron Fixha dhe drejt e jep atë
periudhë.
 Edhe
më vonë , pas Luftës,  Zdrajshanët e përqafuan
të renë,  dijen, pëparimin dhe
zhvillimin, por njëherit me shpotinë dhe ironinë e tyre vunë në majë të satirës
të metat e sistemit.Ata punuan në sektorë të ndryshëm, dhe dhanë ndihmesë në
ndërtimin e vendit, me dhjetra e dhjetra kuadro dolën nga ky fshat, arsimtarë,
oficerë, nënoficerë, njerëz të punëve e profesioneve të ndryshme  duke dëshmuar vitalitet dhe sukses.Dhe sot,
me dhjetra janë biznesmenët nga Zdrajshi.
Edhe
më vonë , pas Luftës,  Zdrajshanët e përqafuan
të renë,  dijen, pëparimin dhe
zhvillimin, por njëherit me shpotinë dhe ironinë e tyre vunë në majë të satirës
të metat e sistemit.Ata punuan në sektorë të ndryshëm, dhe dhanë ndihmesë në
ndërtimin e vendit, me dhjetra e dhjetra kuadro dolën nga ky fshat, arsimtarë,
oficerë, nënoficerë, njerëz të punëve e profesioneve të ndryshme  duke dëshmuar vitalitet dhe sukses.Dhe sot,
me dhjetra janë biznesmenët nga Zdrajshi.
Ajo
që të bën përshtypje është kultura e këtij populli, shpirti artistik që
shprehet në kodet e lashta zakonore e të burrnisë, në respektin dhe
mirënjohjen, në gjithë atë gamë të gjerë të manifestimit të jetës përmes
çasteve të ndryshme.Kjo është shprehur në veshjen popullore,  ku ndërthuret një larmi ngjyrash dhe
ornamentesh që shprehin një fantazi trallisëse, në këngët e dasmave(Dielli tuj
prenu/nusja tuj afru) që janë aq të bukura dhe mbresëlënëse, në këngët e
trimërisë(Selman Lleshi  yll i
dritës/zbardhe faqen e Çermenikës;/ Erdh haberi në Manastir/Çermenika theu
zinxhir), në ceremonitë e dasmave , të cilat mbajnë një përkujdesje të hijshme
aristokratike dhe plotësohen me detaje aq të bukura dhe të vendosura  në vendin e tyre,   të denja për penën e Balzakut, në ritet e
mikpritjes dhe të miqësisë, në kodet e nderit dhe të besës.Çermenikasi nuk
është lavdëruar, sepse ai,  atë që e ka
pasur nuk ka tentuar të joshë me dëshirën 
ta tregojë, përderisa e ka pasur pjesë të integritetit të tij moral dhe
artistik. Një popull aristokrat,  dhuron,
të tjerët e vënë re.Kjo mund të merret edhe si dobësi e tij, por, në fund,  është pjesë e qenësisë së vet, dhe vjen dita
që del në dritë; ajo është element qytetarie dhe vetëbesimi në atë tokë ku
jetuan Aranitët e lashtë me Prijësin e Madh Gjorg Golemi.Është shenjë e rritjes
së vazhdueshme dhe e zgjerimit të konceptit për jetën,  dhe e pakënaqësisë me çfarë është arritur ,
për të ecur gjithnjë përpara.Si një popull me qytetari të hershme , kjo merret
si shenjë e personalitetit të tij të spikatur.
Feriti,  për ta plotësuar dhe për ta zgjeruar e
ngritur më mirë arkitekturën e librit , 
ka ftuar në të edhe një grup autorësh, vendas dhe nga krahina të
tjera,  ata që kanë shkruar për
Çermenikën.Kjo është një mënyrë dhe gjetje domethënëse.Studiuesit vendas si:
Prof.Dr.Ferit Balla, Shahin  Zharri, Avni
Alcani,  Sadi Halili, ”Artist i
Merituar”, Sami Hyka, Shaban Gjura, Ilmi Leka, Rrahman Gjorga, ”Mësues i
Merituar’, por edhe të tjerë si Prof. Shuteriqi,  Prof.Rrok Zojsi, Prof.Neritan Ceka,  Prof.Mark Tirta, Ruzhdi Mata, Ylber
Merdani,   Kujtim Boriçi etj,  etj, japin me shkrimet e tyre portrete e të
dhëna, plotësojnë një  kuadrat që do të
mbetej bosh , po të mos ishin vënë mendimet e tyre të çmuara.Kjo,  vetëm i jep larmi librit ,   zgjeron frymëmarrjen tematike dhe e pasuron
lëndën, duke sjellë  mundësinë e
zgjerimit të koncepteve dhe vështrimeve.
Lexojmë
për jetën e Hasan Kacës, këtij burri të shquar të Zdrajshit,  që kërkonte 
rritjen e personalitetit të çermenikasit,  duke u ndeshur me burokratët e kohës pa pasur
frikë;jetën e Qazim Xherrit, si një telenovelë e trishtë dhe  me një fund të imponuar nga sistemi i kohës,
mund të lexojmë për Xhafë Sinanin, burrin e urtë e mendjendritur, për Bim
Hoxhën, ndihmësmjekun e talentuar, për Destan Lekën që luftoi kundër serbit;për
Abaz Fixhën,  partizanin trim të LANÇ-
it; për Tahir Hoxhën,  burrin fisnik që
diti të ruajë balancat dhe kuptoi  se mbi
marrëzinë e kohës qëndronte bamirësia  që
iu shpërblye një ditë etj. etj. Lexojmë për Gani Hoxhën dhe Shaqir Xherrin,
këtë “Oso Kukë” të Çermenikës  me kokë të
prerë nga predha,  që dhanë jetën në lule
të djalërisë. Jeta e një fshati matet gjithnjë nga burrat e shquar, nga
njerëzit që e drejtuan në situata kruciale, dhe Çermenika, Zdrajshi, Orenja,
Kostenja, Neshta,  që Feriti e quan
Çermenikë e Zezë prej veshjeve popullore, por do  ta 
shpjegoja këtë se ajo u quajt e Zezë se ia nxiu jetën pushtuesit të huaj
dhe nuk u nënshtrua;përmes metaforës shkohet 
në një realitet që shkruhet me shpirtin e atyre malësorëve të lirë e
besëvendosur.
Libri
i Ferit Fixhës është shkencor divulgativ, ai mbështetet në fakte e dokumente
dhe i përmbahet interpretimit racional, por, 
aty ku fakti ka munguar, autori i referohet kujtesës dhe rrëfimit gojor,
toponimisë dhe legjendës(Taramët, historia e tyre, ose emri i fshatit,  Izranish).Edhe legjenda është një fakt,  krijon besim për të shkuar dhe për të besuar
një  të ndodhur, përderisa ka mbijetuar
nga motet e shkuara dhe i gjen gjurmët e saj të kyçura në një emër, toponim apo
diku tjetër.Kështu, Fixha i afrohet asaj me guxim dhe krijon, pa
shfaqësim,  mundësinë për ta përqafuar si
të vërtetë.
Libri
është shkruar me tone ligjërimore të shtrira dhe herë herë të ngjyrosura
emocionalisht dhe kjo përbën aspektin poetik dhe letrar të tij, atëhere kur ai
ndërfut në kapitujt të veçantë thënie të mençura, episode e ndodhi, por edhe
poezitë e veta.Kjo e bën  më tërheqës dhe
krijon freski, origjinalitet dhe çlodhje leximore.I shkruar rrjedhshëm, me
kapituj të shkurtër dhe në masën e duhur, libri e lejon mundësinë e
gjithëpërfshirjes së shumë aspekteve, ose nga kjo mundësi dhe dyndje e pasurisë
lëndore ka ardhë ky konceptim.
Libri
“Zdrajshi” është një punë e kujdesshme hulumtuese e autorit, disavjeçare, dhe
ai ia ka arritur që,  përmes tij,  të dalë përtej qëllimit të vet në mënyrë të
natyrshme,  duke folur për Zdrajshin,  të flasë edhe më gjerë, jo të shkruajë një
tekst të kufizuar dhe brenda caqeve të ngushta tematikë.Shpresojmë se kjo
monografi   do mirëpritet dhe do shërbejë
si një nxitëse  dhe model frymëzues për
t`u shkruar  edhe libra të tjerë për
fshatrat e Çermenikës, sepse historia e saj është e lavdishme dhe e pafundme.