Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Zbardhja fatbardhë e një krimi makabër serb të 11 prillit 1941

| E diele, 29.09.2019, 03:09 PM |


Zbardhja fatbardhë e një krimi makaber serb  të 11 prillit 1941

Shkruan Fahri Xharra

Ngritja artificiale  e “moralit “ islamik ndër shqiptar e i cili kaloi edhe në ekstremizëm e ka një qendër . Qendra funksionon në dëmin tonë për qëllime të caktuara si politike ashtu edhe për humbjen e përkrahjes së civilizimit  botëror ndaj nesh si dhe vënjen në pikëpyetje të   ardhmërisë sonë aty ku e kemi vendin.

Kemi shumë shkrime që flenë e nuk iu jepet drita e publikimit për një informim të drejt të popullit tonë. Zaten, ujkut i duhet mjegull që delet mos  të dinë të mbrohen. Mjegulla e jonë e ardhur nga brenda e jashtë e ka të njëjtin qëllim : “Lëreni këtë popull në errësirë për t`i pasur më të lehtë për manipulim” .

Ajo qendër e cila me “aksionet “ e saja nuk na hiqet që feje e ka emrin Serbi .
Nga studimet e shumë librave  të serbëve qe botohen që prej kohës që kanë nxënë të shkruajnë (  gjysma e parë e shek., të 20-të ); librat nuk janë një e dy por janë me qindra e mijëra dhe të gjithë rrahin në një pikë; se si të zgjidhet përfundimisht zhbërja e shqiptarëve. Një lexues i shkrimeve të fundit më shkruan ( nuk është i vetëm ) “Tregona diçka çka ndodhur  në një  t’kaluar jo të largët zotri Xharra . Kush dha urdhër të masakrohen fëmijë  burra dhe pleq në tri- ditshin e Pashkëve në vitin 1941 në fshatrat për rreth vendlindjes tënde , Gjakovës?  Kisha me qenë mirënjohës sepse në ato 3 ditë u vranë  edhe të parët  e mi ( Gaz Mendi ) .”

Në shikim të parë tmerruese  ; por më se i kisha faktet e të vërtetës së Masakrës së 11 Prillit 1941, ne fshatrat Bistrazhin dhe Rogovë të Hasit , pra shumë afër Gjakovës , nuk më brengosi.

Po e vazhdoj me letrën e Gaz Mendit:” Viti 1941 muaji prill afërsisht , Koha ne fakt s`ka rensi po me intereson urdher dhensi per vrasjen e tyre a mos rastesisht gjat gjurmimeve qe ben ke gjet ndoni te vertet rreth ksaj ngjarje sepse gjyshi im i ndjer ma ka tregu 10tra her kete ngjarje bile thoshte e man men shum mir kur nje xhanarr shok babes ai thoshte i gjakovsi i ka than ahh bre Prenk pse dole jasht dmth me interson nese urdheri erdhi nga komunistat Gjakovar te asaj kohe dhe pse? “

Pra edhe një herë po e shkruaj  : “sepse gjyshi im i ndjerë m`a ka treguar me 10-tra herë këtë ngjarje; bile thoshte e man men shumë mirë kur nje gjandar serb shok babes ai thoshte i gjakovsi i ka than… me interson nese urdheri erdhi nga komunistat Gjakovar te asaj kohe dhe pse? “
Këtë që lexuesi i painformuar ma tha , nuk ishte hera e parë që e dëgjoja se “ komunistët e Gjakovës në krye me Fadil Hoxhën e kishin kryer” . ; dhe se me qindra herë isha i provokuar edhe unë po me ketë ngjarje makabër.

Serbët me krimin e kryer dhe “informatat” që  i kanë lëshuar “on air”  e kanë pasur qëllimin e tyre perfid ;  rritje a urrejtjes qytet-fshat (Fshat- Gjakovë ) , urrejtje ndër shqiptare “ musliman- katolik “ , urrejtja kundër Fadil Hoxhes etj.
Të gjitha bijnë në ujë se komunistët në Gjakovë janë bashkuar pas ardhjes së Fadil Hoxhes nga Shqipëria  në vitin 1943 (Lexoje Ali Hadrin) .

Por mos të menduar se arsyetimi im kundërshtues i kësaj informate tragjike për kombin tonë po thirrem në ngjarjen fatbardhe te fundit në fshati Bistrazhin afër Gjakovës. ” Në Bishtazhin zbulohet lapidari i 72 martirëve të vrarë më 1941!

|Masakra në xhaminë e Rogovës dhe ndriçim i të vërtetës nga Dom Lukë Filiqit :” “Të gjithë këta fshatarë u zunë në shtëpitë e tyre, në fushë ose në rrugë dhe u vranë pa asnjë shkas”.

Përmes kësaj vrasjeje, në këtë vend të kultit të shqiptarëve të besimit islam, serbët mendonin të realizonin një tjetër skenar: atë të përçarjes në mes shqiptarëve dhe se kinse shqiptarët e besimit islam kishin vrarë e masakruar shqiptarët e besimit të krishterë. Por kjo nuk iu shkoi për dore, sepse shqiptarët, të një kombi e gjaku, me shekuj kishin jetuar në harmoni të plotë dhe ata ishin të vetëdijshëm se aktin e vrasjes në xhami të Rogovës e kishin bërë serbët dhe se qëllimi i tyre ishte futja e përçarjes dhe e vëllavrasjes. Vrasja dhe likuidimi i shqiptarëve në rrethin e Gjakovës, përkatësisht në fshatrat e Hasit, siç u tha edhe më lart, u bë me regjinë e Sreçko Çemerikiqit, ndërsa vrasja në xhaminë e Rogovës u bë “me porosi edhe të një oficeri që shqiptarët pastaj të vriten ndër veti. Por e vërteta u sheshua në saje të sinqeritetit të priftit të kishës, Dom Lukë Filiqi. Kontributi i këtij famullitari të përkushtuar në rrugën e Zotit dhe të kombit në ndriçimin e së vërtetës është i jashtëzakonshëm.”

Pra, Zbardhja e masakres se Bistrazhinit qe serbet u munduan me dhjeta vjetra t`ia mveshin po ashtu shqiptarëve . Vrasja dhe likuidimi i shqiptarëve në rrethin e Gjakovës, përkatësisht në fshatrat e Hasit, siç u tha edhe më lart, u bë me regjinë e Sreçko Çemerikiqit, ndërsa vrasja në xhaminë e Rogovës u bë “me porosi edhe të një oficeri që shqiptarët pastaj të vriten ndër veti. Por e vërteta u sheshua në saje të sinqeritetit të priftit të kishës, Dom Lukë Filiqi. Kontributi i këtij famullitari të përkushtuar në rrugën e Zotit dhe të kombit në ndriçimin e së vërtetës është i jashtëzakonshëm

Flitej me te madhe se e kishin kryer komunistet e Gjakovës, deri sa me 1941 nuk kishte asnjë parti komuniste ne anët tona .

E shihni pra se sa zgjasin ndër ne qëllimet dhe të bëmat e qendrës . T`i hapim sytë !

Për më shumë lexoni edhe këte:
72 martirët të vrarë më 1941

1.Ton Lushi, Kryetar i Shoqërisë së Eukaristisë Shenjtë, biri i Ndue Nikollës, me religjion katolik, i lindur në vitin 1904 në Bishtazhin ku edhe banonte, në moshën 37 vjeçare të Premtën e Madhe, më 11 prill 1941; në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Ishte i rrëfyer dhe i kunguar të Diellën e Larit, më 6 prill 1941. Krhz. librin e të lindurve nr. rrjedhës 659, për vitin 1904. Nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar, është varruar në Talec, më 18 prill 1941.

2Gjoni, biri i Mark Nokës, me relegjion i krishterë katolik, i lindur në vitin 1889 në Bishtazhin, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, më 11 prill 1941, në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Krhz. librin e të lindurve nr. rrjedhës 545, për vitin 1899. Nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar, është varruar në Talec, më 18 prill 1941.

Marku, biri i Çup Hilit, me relegjion katolik i lindur në Smaq në vitin 1891, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, më 11 prill 1941, në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Krhz. librin e të lindurve nr. rrjedhës 615, për vitin 1891. Më 18 prill 1941 është varrura në Talec nga famullitari, Dom Luka Filiq.

Mikeli, biri i Çup Hilit, me relegjion katolik, i lindur në Fshaj, në vitin 1906, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, më 11 prill 1941, në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë copa-grimë. Krhz. librin e të lindurve nr. rrjedhës 615, për vitin 1906. Nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar, është varruar në Talec, më 18 prill 1941.

Lleshi , biri i Gjin Prenqit, me relegjion katolik, i linduir në Romajë, në vitin 1885, me banim në Smaq, të Premtën e Madhe, më 11 prill 1941 në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Krhz. librin e të lindurve nr. rrjedhës 485, për vitin 1885. Më 18 prill 1941 është varruar në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar.

Nou, biri i Mark Vorfit, me relegjion katolik i lindur në Marmull, në vitin 1906, më banim në Fshaj, të Premtën e Madhe më 11 prill 1941 në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Ishte i rrëfyer dhe kunguar të Dielën e Larit, më 6 prill 1941. Krhz. librin e të lindurve nr. rrjedhës 465, për vitin 1906. Më 18 prill 1941 është varruar në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar.

Zefi, biri i Gegë Pjetër Radit, me relegjion katolik, i lindur në vitin 1900 në Smaq, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, më 11 prill në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë, duke ia prerë edhe kokën. Krah. librin e të lindurve nr.rrj. 573, për vitin 1900. Më 18 prill 1941 është varruar në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar.

Marku, biri i Zef Ndout, i lindur më 2 mares 1910 në Bishtazhin, ku edhe banonte, të Premtën e Madhe, më 11 prill në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës, i lidhur këmbësh e duarsh, me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Krah. librin e të lindurve nr.rrj. 561, për vitin 1910. Më 18 prill 1941 është varruar në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar.

Pali, biri i Zef Nout, me relegjion katolik, i lindur në vitin 1913, në Novosellë të Poshtme, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, më 11 prill në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës, i lidhur këmbësh e duarsh, me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Krah. librin e të lindurve nr.rrj. 561, për vitin 1913. Më 18 prill 1941 është varruar në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar.

Nou, biri i Mark Çupit, me relegjion katolik, i lindur në Smaq, në vitin 1895, me banim në Bishtazhin, të Premtën e Madhe, më 11 prill në mëni ndaj fesë “in odium fidei” nga terroristët e Serbisë, në xhami të Rogovës, me bajoneta është i bërë kortarë-kortarë. Krah. librin e të lindurve nr.rrj. 603, për vitin 1895. Më 18 prill 1941 është varruar në Talec nga i nënshkruari Dom Luka Filiq, famullitar.

Llesh Mark Gjoka (Fshaj) i vrarë më 11 prill 1941 në Kodër të Gradishit

Këta ishin ata që u vranë dhe u masakruan në mënyrën më mizorë në xhaminë e Rogovës më 11 prill të vitit 1941, të Premtën e Madhe.
Ndërsa më datat 12, 13 dhe 14 prill u vranë edhe 53 shqiptarë të tjerë. Po japim edhe emrat e tyre:

– Gjergj mark Çupi (Bishtazhin),
– Binak Nikollë Gjoka (Lushi), Bishtazhin,
– Pren Binak Lasku (Bishtazhin),
– Zef Kolë Gjoka ( Smaq),
– Pashk Kolë Gjoka (Smaq),
– Prenk Frrok Kola (Lasku), Smaq,
– Nue Gjin Kola (Lasku), Smaq,
-Gjon Gjin Kola (Lasku), Smaq,
– Tun Gjin Kola (Lasku), Bishtazhin,
– Nikollë Gjin Kola (Lasku), Smaq,
– Musë Gjin Kola (Lasku), Smaq,
– Palush Ukë Noci (Bezhi), Dol,
– Nue Frrok Preni, Kushavec,
– Dedë Nue Preni, Kushavec,
– Nikollë Pren Nikolla (Biçi), Dol,
– Martin Zef Mark Leka (Dol),
– Prenkë Gjin Bardhoku (Dol),
– Musë Nue Prenka (Dol),
– Nikollë Mark Biba (Dol),
– Lëkë Mark Biba (Dol),
– Tomë Noc Bezhi ( Dol),
– Nue Prenkë Tahiri (Dol),
– Nrecë Prenkë Tahiri (Dol),
– Tomë Nrekë Gjini (Dol),
– Tunë Prenkë Gjini (Dol),
– Gjokë Nikollë Leka (Dol),
– Gjokë Prenkë Lleshi (Dol),
– Nrecë Dedë Bardheci (Marmull),
– Mark Gjin Marku (Marmull),
– Gjergj Mark Nikollë Rrasi (Marmull),
– Ukë Nrecë Marku (Marmull),
– Nikollë Nrecë Marku ( Marmull),
– Prenkë Palok Lleshi (Marmull),
– Hil Nikollë Deda (Marmull),
– Nue Prenkë Nikolla (Marmull),
– Zef Nue Prenkë Nikolla (Marmull),
– Pjetër Llesh Nou (Marmull),
– Nrecë Mark Sherri (Marmull),
– Mark Pren Nreca (Bërdosanë),
– Pren Bibë Pren Karaqi (Bërdosanë),
– Bibë Pren Biba (Bërdosanë),
– Gjokë Pren Bibë Karaqi (Bërdosanë),
– Dedë Jak Nrecë Kola ( Marmull),
– Zef Pashk Mark Nou (Troshan), foshnje,
– Pashke Gjon Prenk Kola, foshnje nga Ujzi.

Fahri Xharra, 25.09.19