| E diele, 29.09.2019, 11:22 AM |
Prend BUZHALA:
I
BURGOSURI PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
(Ese
me pak fjalë: intertekst sipas shkrimtarit të burgosur turk Ahmet Altan)
I
Burgosuri Politik Shqiptar për Republikën e Kosovës, deri më 1999, E KISHTE TË
NDALUAR:
-
ta shihte natyrën: malin, fushat, lumenjtë, retë, diellin,
-
ta shihte shtëpinë: prindërit, familjen, gruan, fëmijët, kopshtin, oborrin e
shtëpisë, pemët, qengjat, macet, qenin besnik të shtëpisë, ta përqafonte gruan
e t’i puthte fëmijët,
-
ta shihte qytetin dhe fshatin: miqtë, rrugët, shitoret, restorantet, shtëpitë e
miqve,
-
të kishte çfarëdo lloj takimi me njerëz,
-
të shkruante letra, të shkruante poezi apo ditar, të shkruante çfarëdolloj
pusulle,
-
të lexonte librat që i donte,
-
të mbillte pemë, ta hidhte farën në arë, të korrte misër e grurë,
-
të dëgjonte muzikë, të shihte futboll, të shikonte në TV, të dëgjonte radio,
-
të festonte, të ngushëllonte, apo të uronte Gëzuar,
-
të pinte kafenë në mëngjes,
-
të flinte në mbrëmje për pushim e të zgjohej në mëngjes për ta parë agun e
diellit.
Vetëm
diçka nuk mundën të ndalonin: ëndrrat për Kosovën Republikë.
As
kujtesën për të gjallët e për gjithçka tjetër.
Asnjë
masë torture nuk mundi t’ia ndalonte Fjalën e Lirë.
(Prend Buzhala, 15
shtator 2019)