| E shtune, 28.09.2019, 08:47 AM |
SHQIPERIA PRELUD I EUROPES
Libri
“Prelud Krenarie” -nga Luan Kalana
Libri
i 3 per vendlindjen,Shqiperine-Atdheun e shqiponjave,ne mes te Europes.
Titulli
i brendshem-“SHQIPËRIA PRELUD I EUROPËS”
Mozaik
letrar/Permbledhje letarare:-Ese, hulumtime, monografi, rezyme, kumtesa,
artikuj, skica, portrete, fabula, vjershërime dhe grimca letrare.
epilog
-Libri
eshte nje veper letrare ne proze e poezi,me shkrimet dhe krijimet me te fundit
te perzgjedhura ngaa redaktori i shkronjesi Luan Kalana.
-Vepra
letrare ne vetevete,eshte nje Triologji letrare me dashuri dhe krenari
Kombetare , per vendlindjen e autorit-SHQIPERINE,te merigimtarit te mallosur me
banim ne SHBA.
-Aty
perfshihen 3 ,tre libra te mirefillte,nje veper origjinale letrare si per nga
forma e permbajtja,me komplesitetin e gjinive letrare ne proze e poezi ,te
nderthura me mjeshteri artistike ,duke na dhene ne nje diapazon me te gjere
,portretin e Shiperise,prelud i Europes.
Me
nentituj si lbra,kapituj me vete,me grupime shkrimesh ne nje unison letrar :
I-Libri
i Pare-Obeliske te Kombit-figurat historike kombetare.
II-Libri
i Dyte-Motivet e traditat Shqiptare
III-Libri
i Trete-Burime krenari ,grimca te mirefillta letrare.(Redaktori)
“Të
flasësh për krijimtarinë letrare të profesor Luan Kalanës është sa përgjegjësi
e madhe, aq dhe sadifaksion. Jam i privilegjuar dhe njëkohësisht me fat, pasi
gjatë jetës sime kam patur pranë një mësues, një prind dhe një familjar
shembullor.
Ndonëse
nuk ka qenë mësuesi im i gjuhës dhe letërsisë, indirekt ka ndikuar në formimin
tim arsimor dhe njerëzor, duke u bërë një edukator dhe një mik i mirë gjatë
gjithë jetës sime dhe i brezave të tjerë aty ku ka shërbyer.
Krijimtaria
letrare e Luan Kalanës në prozë dhe poezi është e veçantë, e larmishme dhe
interesante. Ai në çdo rresht apo varg, shkruan për Vishocicën, Devollin dhe
devollinjtë, per Shqiperine dhe Shqipetaret,pasi ashtu i flet dhe shpirti i tij
poetik.
Për
këto arsye shpreh mirënjohje për njeriun që lartësoi vlerat e shqipetarit , për
njeriun që diti të bëhet një prind shembullor dhe i palodhur, për njeriun që u
bë edukator njerëzor për disa breza.
-
Mirënjohje për bashkëfshatarin që diti të ngrerë në piedestal shqiptarin qe nga
vishocari punëtor, arsimdashës dhe mendjendritur; mirënjohje për regjisorin e
talentuar të shumë dramave për brezin tim; mirënjohje për atdhetarin e shquar
në emigracion që i qan zemra për Dheun e tij dhe jep ndihmesë për lartësimin e
figurës së shqiptarit dhe “këndon” shumë bukur me majën e penës së vet mbi
letrën e skrinin e bardhë.”
Ing. Genci Hysi - KORCE