| E shtune, 28.09.2019, 08:33 AM |
100 VJETORI I DEMOKRATIT MARK ÇUNI
Nga Fritz RADOVANI
MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I
ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER, NË
VITIN 1945!
H.
Kissinger tek “Diplomacia”, thotë: “Stalini
mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar,
se ushtritë sovjetike i kishin pushtuar ... Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia
e Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…
?Dosja 1068, Arkivi Ministrisë Mbrendshme Tiranë
(1998)
Bota vazhdonte me u la në gjak,
e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri,
Paqë dhe Demokraci Europjano Përendimore…
Mark Çuni ishte nga Rranxa Bushat
i Shkodres, e u pushkatue në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Ai e formoi këte
Organizatë Demokratike “Bashkimi Shqiptar”, e Para në krejt Lindje komuniste
stalinjane me të gjitha besimet, me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni,
atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferencës së Jaltës”, pikrisht kur Enver Hoxha, kerkonte me rrejtë
e me mashtrue në Shkoder, si gjithmonë,
me anen e agjentit Sejfullah Maleshova, per “zgjedhje demokratike” dhe
“Shqipëri të Lirë e të Pavarur”, atëherë kur, thundrat e sllavokomunistëve
barbarë Tito dhe Stalin, kishin fillue me zhytë në gjak e terror mbarë Popullin
Shqiptar. Sejfullah Maleshova kerkoi me u takue me bisedue me At Gjon Shllakun,
per me i mbushë mendjen me formue një “Parti Demokristjane”... Falë nderhymjes
së At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë tek Imz. Gasper
Thaçi, dhe pengohet mashtrimi i At Gjon Shllakut O.F.M.
?“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në
vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit
ishte: Mark Çuni tha: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe
ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam L Rashës 15 napolona borxh e
t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe
Rrnoftë Shqipnija!”
?Ideali i demokratit Mark Çuni mbeti një
anderr… “Rilindja” po zhdukë edhe andrrat…
Figura e paster e Atdhetarit MARK ÇUNI duhet vendosë ku
thotë Historia e Shqipnisë!
Melbourne, 28 Shtator 2019.