E marte, 03.12.2024, 01:26 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Mallkimi i historisë – Medreseja e Shkupit

E merkure, 25.09.2019, 08:00 PM


Mallkimi i historisë – Medreseja e Shkupit e viteve 1920-1930

Shkruan Fahri Xharra

Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë, mallkimi shkon deri në zhdukjen e kombit. Por, prapë nuk jemi të vetdishëm.

Ne jemi në zonë “tektonike” interesash, këtu përplasen lidja dhe perëndimi; këtu vazhdimisht ka termete të pa parashikuara, por mund të “dridhin” sq shumë, sa që  kombi  nuk mundet t`i përballojë.

“Tërmetet” që na godasin nyk janë “ as të zotit e as të allahut” por janë nga vet ne që nuk mud t`i parashohim, se ato dridhje mendore “ vinë kastile “ për ne, për të na shkundur deri në pafundësi, ose thënë ndryshe për të na shkundur përfundimisht.

Më vjen keq që asgjë nuk mësuam nga historia, e cila me t`hidhurat e saja ka qenë dashur të na mësojë se si të përballojmë këto dridhje jo të tokës por të kombit. Luhatjet me magnidutë të lartë antikombëtare kanë drishur që moti, por neve na është dukur se jemi në ëndërr dhe se Zoti e bën mirë.

Morra pak frymëzim nga Malo Lulaj : “Medresa e madhe “Kral Aleksander I” e Shkupit të vitit 1924 , jehona dhe ndikimi i saj në asimilimin e shqiptarëve! “ – një - analizë e mprehtë intelektuale e kombëtare e autorit Malo Lulajt nga Gjermania e është plotësuar me disa shënime e ilustrime nga Gjergj – Bajram Kabashi . Moora pak frymëzim edhe nga një shkrim lavdërues rishtas i                 “ boshnjakëve “ të Rozhajes dhe Plaves të cilët me krenarinë e të asimiluarit dhe humbjes së identitetit kombëtar, krenohen me numrin e madh të shqiptarëve të atyre anëve u  “arsimuan “ në fabrikën ma perfide të çkombëtarizit shqiptar.

Medreseja e Shkupit

“Serbia me fenë islame i mbajti shqiptarët në errsirë fetare dhe të izoluar nga Europa. Analfabetët e kohës këtë e përdorin edhe sot me hoxhallaret UDB-ash të serbit , ma shumë se 100 vite me radhë .” ( M.L)

Për këtë qëllim, zyrtarët e Beogradit, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ndërhynë brutalisht në organizimin e brendshëm të Bashkësisë Fetare Islame, duke emëruar emisarë të tyre nëpër të gjitha organet drejtuese të saja. Sikurse sot kur në krye të Bashkësisë islame të Serbisë e kanë vendosur një serb, gjoja të konvertuar në Islam. Këta emisarë, të cilët vinin nga Bosnja e Hercegovina në atë kohë , siç ishin Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçerkadiq e shumë të tjerë, në përpikëri do t’i zbatojnë detyrat e pranuara nga padronët e tyre të Beogradit.

“Përveç kësaj, me qëllim të realizimit të planeve të parapara, Qeveria mbretërore e atëhershme e SKS-së, në vitin 1925, në Shkup, e hapi një shkollë të mesme gjoja për krijimin e “kuadrit fetar” për popullsinë myslimane, për viset – siç thuhej – “jugore jugosllave”. Në këtë shkollë, që e mori emrin “Medreseja e Madhe e Kral Aleksandrit të I-rë”, përveç drejtorit (Mehmedbashiq, një mysliman nga Bosnja e Hercegovina, i deklaruar si serb), nuk pati asnjë të punësuar që i takonte besimit Islam. Përkundrazi, të gjithë ishin të krishterë, serb ose rus, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit e lëndëve fetare si dhe edukatorët.” ( po aty ML )

“Në atë medrese u tërhoqën edhe nxënësit e parë medresistë nga krahinat shqiptare , të mbetura nën ish-Jugosllavinë mbretërore ; nga Kosova, Shqiptarët e Shkupit e krejt Maqedonisë, pastaj nga Masbjeshka e Sanxhakut, Plava e Gucia , si dhe nga rajonet e Ulqinit e Tivarit. Një pjesë e atyre nxënësve që u shkolluan aty për hoxhë, stërviteshin gjithashtu për aktivitete rinore  spijunazh në emër të “aktiviteteve sportive” në gjithë hapësirën e shtetit, Mbretërisë SKS-së , sic ishte Hasan Kaleshi, më vonë një historianë i dalluar , por që e mohonte me këmbëngulje autoktoninë e popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik (Ballkan), sipas direktivave serbomëdha , që mundoheshin ta pengonin njohurinë shkencore të historiografisë europiane për prejardhjen ilire të shqiptarëve.”

Shumica prej këtyre hoxhallarëve , sic e dijmë nga historia më e vjetër dhe ajo më e re, e kanë ndihmuar shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi si dhe asimilimin e Shqiptarëve në Musliman, sipas direktivave të Aleksander Rankoviqit dhe UDB-së në përgjithësi më herët dhe politikave armiqësore të fqinjve të kombit shqiptar deri në ditët e sotshme .

“Pra Çerdhja kryesore e serbomëdhenjve, ishte Medreseja e Madhe, e cila u themelua në shtator të vitit 1925, me propozim të Ministrisë për Fe të Qeverisë së atëhershme të mbretërisë së SKS-së, dhe me dekretin e Mbretit Aleksandri i I-rë, të datës 24 prill 1924, e cila e mori emrin: “Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë”.

“Qëllimi primar i kësaj shkolle ishte asimilimi i popullsisë shqiptare në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Masbjeshkës (Sanxhakut ) dhe përgatitja e kushteve për shpërnguljen e tyre për në Turqi , fillimisht të atyre që nuk pajtoheshin me “pushtetin e ri” okupator të ish-Jugosllavisë. “

“Platformën me synim asimilues të kësaj “medreseje” mund ta shohim në raportin vjetor për punën e kësaj shkolle, dërguar me 14 korrik 1930, Ministrisë së Arsimit. Dragosllav Jovanoviq, këshilltar i ministrit, përndryshe profesor universitar, qartë shprehet: “Përveç drejtorit Mehmedbashiq, nuk ka asnjë arsimtar ose edukator i besimit islam, por të gjithë janë ortodoksë të vërtetë, serbë ose rusë”.

Kuadri i Medreses

“ Të lexojmë pak nga ajo se çka shkruajnë “boshnjakët” të fabrikuar nga medreset jugosllave: “ Përkunder të gjitha vuajtjeve që i kanë përjetuar, banorët e Plaves dhe Rozhajëe kanë ditur të mbrojnë identitetin e tyre, duke iu këthe fesë së tyre dhe “kombit “ të tyre. Eshtë me rëndësi që e kemi numrin shumë të madh të atyre që i kanë kryer shkollat fetare.. Plava dhe Rozhaja i ka pasur hoxhët dhe imamet e njohur. Bile në kohen e Kralevines Jugosllave në Medresen e Shkupit të viteve të 20-ta dhe të 30-ta janë shkolluar:

Redžepagi? Abaz; Šahmanovi? Idriz; Bajrektarevi? Haso; Omeragi? Iso; Redžepagi? Ahman; Redžepagi? Hamdija; Šabovi? Esad; Redžepagi? Numan; Bander Smajle; Bici? Mahmud; Šahmanovi? Hajro; Baši? Be?o; Metovi? Bajram; Lešnjanin Haso; Šehovi? Jakub; Gani? Ibrahim; Lali?i? Ishak; Niko?evi? Aljo; Radon?i? Rustem; Redžepagi? Emin; Redžepagi? Šaban; Šabovi? Hakija; Šabovi? Zuhdija; Lucevi? Nazif; Vodopi? Ramo; Redžepagi? Jusuf; Redžepagi? Ahmed; Omeragi? Huso; Redžepagi? Ibrahim, Redžepagi? Bejto; Hadžialevi? Aljo; ?eki? Osman; Šujak Salih; Memi? Mustafa; Avdi? Aljo; Muli? Redžep; Niko?evi? Džafer; Redžepagi? Omer; Redžepagi? Ragib; Redžepagi? Enver; Šabovi? Harun; Hadžialevi? Ramo; Šarkinovi? Mehmed; Šarkinovi? Mehmed; Šarkinovi? Arif; Lali?i? Salih; Mekuli Ahmed; Mekuli Hasan; Djukanovi? Ramo; Radon?i? Hasan; Omeragi? Džafer; Medunjanin Amir.''

Merrni me mend sikur keta t`ishin shkolluar për mjek apo profesora ?

Na ruaj o Zot  nga mallkimi i historisë !

Fahri Xharra,23.09.19

Gjakovë



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora