| E diele, 22.09.2019, 11:03 AM |
IK...!
-Poezi
për nje njeri që edhe emrin nuk e meriton që t’ia përmendësh-
Nga
Neki Lulaj
Ik,
sa më larg ik ti që miqtë si numra
i ke vlerësuar.
Ti
që nëpër vite ke dhuruar mashtrime e intriga.
Mos
e rëndo askënd me dyfytyrësinë e sterruar!
Të
perëndojë me ty njerëzorja ku portë
është smira.
Miqtë
i ke vlerësuar vetëm me numra në tabelë.
Duke
thenë çuditërisht se vetëm ti ishe në
botë .
Me
intrigat e tua qumështi të doli mbi
përshesh.
Ty zili ta kanë
vetëm dhelprat në strofkë.
Oo
ishe si lule ku spërkatej gjaku pabesia.
E
si hunda e Pinokut mendja t’u rrit dhe më shpejt.
Lule
shpërthen edhe kaktusi tej te shkretëtira.
Ti
shtireshe si engjëll me zemrën e iriqit në kënetë.
Shko
te Mbretëria e Djallit të egër e të zi si blozë
Mbase
ka një vend të madh atje në atë xhungël me gjemba
E
ne, këtu, të mësojmë që njeriun së pari
ta provojmë
Që nesër të mos bëhemi mbjellës të gjembave në ferra.