| E diele, 22.09.2019, 11:03 AM |
Anamneza e një adoleshenti "rebel"
Libri
"JOANA" i Petraq Palit
Nga Përparim Hysi
Tek
e mbarova rrëfimin autentik "JOANA" të Petraq Palit, menjëherë më
erdhi në mendja ajo thënia që kurrë nuk
e humbet aktualitetin:" Sikur çdo njeri të ketë mundësi që të filmojë gjithë çastet e tij të jetës
dhe, më së fundi,ta shfaqë atë për ta parë,atëherë sa ka për të qeshur,aq ka
dhe për të qarë". Kjo thënie i
rri këtij libri si qepur me dorë
"terziu".
Libri,
i gjithë, është një rrëfim "bio", i zhveshur nga gjithë paragjykimet
e kohës dhe, pse është kështu. libri bëhet pak"viral". Të zë po
ajo"sëmundje" që ka zënë dy personazhet qendrorë:JOANA dhe
pratogonisti,rebeli që,sikur nuk është rritur në një shtëpi diturake
(Babai i tij, është MËSUES I MADH dhe
poliglot), por ka lindur pyjeve,sikur ka dalë nga hundët e ndonjë Robin Hudi
shqiptar.
As
analogjia,as metafora nuk janë shpikje të mia.
Mjafton ta lexoni dhe do t'ju zërë "sindroma e këtij rebeli",ashtu
siç ndodh me "sindromën e Stokholmit". Ndodh kështu se vet autori
tregon. Tregon në vetë të parë dhe nuk gjen kund, qoftë dhe vetëm njëherë, të
thotë: qeshë engjëll. Engjëll jo, por as
djall. Dhe, nëse dokund del si"djall", është"djall i pranueshëm"
dhe i dashur. Nodh si me ata personazhet e Shekspirit që,edhe kur bëjnë krime,
përsëri nuk i urren dot plotësisht. E këtu, tek "JOANA", nuk flitet
për krime jo se jo, po për"një fluturim pak para kohe", si të
fluturosh me të dalë puplat. Fundi i një "fluturimi" të tillë dihet që është me pasoja. Dhe këto pasoja
janë të dhimbshme.
Petraq
Pali rrëfen në vetë të parë dhe ti, si lexues që e ndjek faqe për faqe, kur
mbyll faqen e fundit del me një përfundim. Ç'ka ndodhur me këtë
adoleshent"rebel" që kishte nevojë më shumë për fre,se sa për
shtyrje? E ndjek në gjithë dinamikën e tij dhe të fiksohet tipi i tij,tepër
energjik. Ka gjithmonë një energji që nuk shter dhe nuk di ku ta shkarkojë
këtë energji. Vetvetiu bëhet"lider"
në grupmoshat dhe, ndonjëherë, kapërcen "kufijtë e ndaluar".
Në
gjykimin tim,rënia në dashuri në adoleshencë dhe aq më shumë me JOANËN që ishte
si"motra" e tij, nuk është fare sankrilegj. Përvoja jetësore,
botërore, letrare tregon: mosha e
adoleshencës dhe mosha e tretë (pleqëria) e vuajnë sindromën e dashurisë. Këto
dy mosha e humbin aq shumë pusullën, sa sikur nuk jetojnë më në tokë.
Ç'
ndodh me këta adoleshentë që"trondisin" moralin e kohës,
prekin"kodin e miqësisë famijare", është veç një casus belli ardhur
si"stafetë gri" nga njëri brez tek tjetri. Kini parasysh: janë
dy"zogj me pupla" që,ende,"puplat" nuk janë bërë krahë. Por
koha,sado e re, operon me"normat e vjetra" dhe lind ajo"furtunë
në gotë" që vret moralisht dhe shpirtërish pratogonistët.
Kur
fola për dashurinë, tashmë dhe unë e kam tagrin që të shkoj dhe më tej. Mirë adoleshencës i del
tym nga koka, por dhe pleqëria e ka më keq. Për të qenë ca më afër: në
adoleshencë, a më saktë, në rininë e hershme,Balzakut e ëma i thoshte:- Tani nuk
ka më lezet të shkosh tek komshia. Të tri çupat e saj janë të rritura! Dhe
BALZAKU jo vetëm shkonte tek komshia që kish tri çupa të rritura dhe bënte
dashuri me nënën e çupave që ishte bërë gjyshe!!!
GËTE
qe GJENI! Këtë askush nuk e diskuton. Po pikërisht, ky GJENIU, kur qe 74-vjeçar
(ke parë që unë tani jam dy vjeç më i madh dhe kot nuk e pranëvë?!!!),ra në
dashuri me një bukuroshe ruse 17-vjeçare. Se e tillë është dashuria që,kur
thotë LASGUSHI I PADEKSHËM:"... nuk dashuroheshim unë e ti/por dashuronte
dashuria".
"JOANA"
është një përjetim i autorit.Në rrëfimin e tij.është aq i pastër,aq i sinqertë,
sa ti,si lexues,shpesh ndërron vende me të: në gjithë çapkënllëqet që,ndofta,
kurrë nuk i ke bërë dhe, ca më shumë, ti ndjen dhimbje të madhe në gjithë
atë"ece-jakesh"spitaleve të JOANËS, kësaj kreaturë bukurie e mirësie.
Pa dyshim që qan,si ta kesh një njeri të dashur, të familjes,kur ndahet nga
jeta,një lule e bukur si JOANA që e vrau
një"ngricë" ardhur befas. Nëse në libër ka aq dhimbje,se kujtimet
janë"bio" dhe, kur thotë HYGOI:" Po rrojte me kujtime, do hiqesh
zvarrë dhe çdo ditë do të"vdesësh" ng pak."
Tiranë,9 shtator 2019