| E diele, 22.09.2019, 11:00 AM |
Jusuf Zenunaj
NËSE
NA VOTONI
Ne
të mirë qemë,
më
të mirë do të jemi,
shpëtimin
nga e keqja
veç
me ne e keni.
Na
duhet vota juaj
si
buka në çerep.
Nga
pësimet mësuam,
s'do
të jemi sikur vjet.
"Pêr
kokë të fëmijëve" ,
betohet
deputet Mani,
po
fituam ne
merr
fun korrupsioni !
Kufiri
do rikthehet
në
Kullë e në Çakorr,
gurin
do ta vëmë
me
qejf o me zor.
Sot,
lirshëm lëvizni Tiranë-Prishtinë,
botën
do ta shëtisni - tokë e det,
nëse
na votoni të vijmë në pushtet.
J.Z. , më 14 shtator
2019
DO TA TAKOJ GRUAN
Partitë
nuk i ndërrova
siç
i ndërrojnë deputët,
edhe
pse punë nuk gjeta
tash
e dyzet vjet ! ?
Rrallëherë
më shkon mendja
qê
kreva fakultet.
Shokët
e studimeve
të
shumtë më harruan,
s'ua
zë për të madhe
të
gjithë u pensionuan.
Herë
e fundit, kur isha në votime
ftesë
i kishin dërguar edhe gruas sime.
Njeri
nga komsioni , që rrinte te dera
më
pyeti : - " xha Agush, pse s'erdhi Vera ?
Mua
m'u mor goja, në vend tim u gjegji Isa,
-
: Vera nuk ka ardhur , moti është te lisat !
Edhe
kësaj herë unë do të votoj,
ndoshta
gruan time sërish e takoj ! ?
J.Z., 12 shtator 2019
POLITIKANËT TANË
Ata
që na herrën të parët,
na
herrën sikur të dytët,
harruan
për zhvatjet
të
bëra natën e ditën.
Sot,
të mirë shitên
të
dytët sikur të fundit,
flasin
si t'ishin në ëndërr
e
ne, të na zinte gjumui ? !
J.Z. , 10 shtator 2019