| E merkure, 18.09.2019, 07:00 PM |
Vargje për dashurinë
Nga
Reshat Kripa
EMRI YT
Emrin
tënd më s’e kujtoj, emrin tënd të pagëzimit,
E
kam flakur tej ndër yje, larg në botën e harrimit,
Larg
në botën e harrimit, jashtë zemrës lozonjare,
Zemra
ime ziliqare, dita-ditës digjet fare.
Dita-ditës
digjet fare, dashurinë e munguar,
Po
kërkon që ta kujtojë, shpirtërisht i dëshpëruar,
Kujtoj
kohën e kaluar, kur o engjëll ty të desha,
Kur
të desha ty aq shumë, por me prangat unë ndesha
Ato
pranga aq të rënda, zemrën time robëruan,
Më
rropatën, më degdisën, shpirtin seç ma copëtuan,.
Atëherë
unë kuptova, dashurinë ëndërrimtare,
Duhej
ta mbaja përbrenda, duhej ta harroja fare.
Duhej
ta harroja fare, së bashku me lumturinë,
Bashkë
me ëndrrat e mia, të harroja dhe rininë,
Po
mendoja e mendoja, mendja nuk më zinte
vend,
Një
shkëndijë vetëtiu, të ndërrojë dhe emrin tënd.
Por
si të të thërras vallë, kur t’më
shfaqesh në vegime,
Kur
gjithë natën të rri zgjuar, kur të jem në ëndërrime,
Kur
bukuria e rrallë, zemrën time do ta
theri?
Atëherë
do të thërras: Të dua, të dua “Neri “!
Të
dua, të dua “ Neri “! Zemra ime po
buçet,
Por
ti nuk po e dëgjon, në errësirë humbet,
Mizoria
ne na ndau, në humnerë na përplasi,
E
braktisëm dashurinë, të dy zemrat na i plasi.
Tiranë, maj 2009
Ç’KE MOJ
VASHË QË MENDOHE
Ç’ke
moj vashë që mendohe, rri e heshtur dëshpëruar
Mos
për mua po trishtohe, zemra t’është copëtuar?
Jo,
mor djalë nuk je ti, që zemrën ma ke rrëmbyer,
Është
jeta ime zezë, mendjen ma ka turbulluar.
Dashurova
me dëshirë, me dëshirë dhe pasion,
Djalin
që më donte zemra, që kjo zemër adhuron,
Porse
djali më braktisi, e braktisi zemrën time,
Fluturoi
larg në botë, larg në botën me premtime.
Dhjetë
vjet ka i larguar, dhjetë vjet kam pa e parë,
Nuk
e di në është në botë, nuk e di a është i gjallë,
Nuk
e di a është bërë lypës, apo është bërë zotni,
Askërkush
s’më thotë një fjalë, askërkush gjë nuk di.
Hidhi
poshtë vajzë e mirë, hidhi poshtë këto mendime,
Fshihi
nga kujtesa jote, mos jeto me ëndërrime,
Bota
para është e madhe, është e madhe plot me besë,
Pra
shijoje jetën tënde, jeto plot me gaz dhe
shpresë.
Tiranë, shtator
2005
NERIT
Sytë e tu si rreze drite,
Vezullojnë
plot trishtim,
Para
meje ti u ngrite,
Yll
i artë në qiellin tim.
Çfarë
ka zemra që më dridhet,
Dhe
të qetë nuk më lë,
Kur
ty të shikoj moj Neri,
Kur
ta ndjej të ëmblin zë.
S’e
kuptoj pse më ka mbetur,
Dhe
nga mendja dot s’më shqitet
Përmbi
syt e holla vetull,
Porsi
hënë e re më shndritet.
Pse
kjo vetull, hark hënor,
Ma
roniti zemrën time,
Ah,
moj Neri, moj e gjorë,
Brengë
e parë e këngës time!
Vlorë, janar
1991
DASHURI E
PERËNDUAR
Kur
ty të takova, pranë një burimi,
Mbushje
ujë në krua, si muzë frymëzimi,
Syt
e tu të kaltër, rreze xixëllimi,
Flokët
e tu të arta, shndrijnë nga shkëlqimi.
Shumë
u hutova, shumë u befasova,
Dhe
nga buzët e tua, shumë u turbullova,
Ndenja
dhe vështrova , edhe për pak shkova,
Por
këmbët nuk ecnin, pranë teje qëndrova.
Dorën
seç ta kapa, në zemër e vura,
Ti
je imja thashë, në zemër të thura,
Vargje
të pamasë, në parajsë të shpura,
Ëndërr
apo zhgjëndërr, para seç t’i prura.
Por
ti fluturove, lart në qiell shkove,
Më
helmove zemrën, shumë më lëndove,
Jetën
ma shkurtove, shpirtin copëtove,
Mendjen
turbullove, kohën ma ndalove.
Tiranë, dhjetor
2008
PORTRETI YT
Mbi
qerpikun tënd të bukur,
Peneli
i hollë kalon,
Ky
profili yt i bukur,
Zemrën
time robëron.
Pikturoj
fëmininë tënde,
Mbetur
thellë në kujtesë,
Tënden
vetull plot me ëndje,
Po
të lutem, falmë ndjesë.
Falmë
nëse kam harruar,
Diçka
nga fytyra jote,,
Shumë
vjet që kanë kaluar,
I
kanë fshirë prej kësaj bote..
Por
nuk mundem të harroj,
Sy
e vetull dhe qepallë,
Përgjithmonë
i adhuroj,
Ato
më kanë mbajtur gjallë.
Mbajtën
gjallë zemrën time,
Mbushur
plot me dashuri,
Ndaj
tani këto kujtime,
Zjarrin
ndezin mu në gji.
Zjarri
i rinisë së largët,
Zemrat
tona i pushtoi,
Dashurinë
tonë të pastër,
Errësira
e mbuloi.
Tiranë, nëntor 2008
UNË JAM
Unë
jam në mendjen tënde
Dhe
aty do jem gjithmonë,
Mendja
jote plot me endje,
mendjen
time po kërkon.
Mendjen
time po kërkon,
Ëndërron
për dashuri,
Ndaj
po qan edhe loton,
Dashuria
s’ka kufi.
Unë
jam në zemrën tënde,
Dhe
aty do jem gjithmonë,
Zemra
jote plot me dhimbje,
Zemrën
time po kërkon.
Zemrën
time po kërkon,
Të
mësoj se sa të dua,
Psherëtin
edhe rënkon,
Psherëtin
e qan për mua.
Unë
jam në shpirtin tënd,
Dhe
aty do jem gjithmonë,
Shpirti
yt oh, në çdo kënd,
Shpirtin
tim po e kërkon.
Shpirtin
tim po e kërkon,
Të
jetojmë të bashkuar,
Ëndërron
dhe ëndërron,
Lumturinë
e premtuar.
Tiranë, nëntor 2007
KUJTOJ
Kujtoj
kohën e kaluar,
Kur
ne duheshim të dy,
Kur
çdo gjë ishte ndaluar,
Zemra
jote ish aty.
Zemra
jote ish aty,
Kurse
mendja fluturuar,
Lotët
rridhnin nëpër sy,
Ëndrrat
na ishin tradhtuar.
Ata
syt e tu të zjarrtë,
Xixëllonin
plot shkëlqim,
O
moj kohë, kohë e artë,
Mbetur
thellë në harrim.
Po
kjo zemra ime ngratë,
Ç‘ka
që qan edhe loton?
Dita
pse është kaq e gjatë,
Edhe
nata pse vajton?
Vajton
për rininë e gjorë,
Veshur
petkun pleqërisë,
Ngado
rrethuar me lot,
Moshë
e artë e dashurisë.
Ndaj
këto rri e kujtoj,
Tani
në moshë të thyer,
Jetën
time e mendoj,
Plot
me brenga të mbërthyer.
Tiranë, tetor
2007