| E hene, 09.09.2019, 07:00 PM |
Me dy shtator në Vjenë filloi viti i ri shkollor
Nga
Osman Ademi
Pas
pushimeve të gjata verore, me të hënën, me dy shtator, në Vjenë filloi viti i
ri shkollor, ku rreth 450 shkolla i hapen dyert për diku 225.000 nxënës (shtypi
austriak). Ata do të fillojnë garën për mësim, garën për dije…Këtu bëjnë pjesë
edhe një numër bukur i mirë i nxënësve shqiptarë ose me origjinë shqiptare!
Krahas
mësimit të rregullt në gjuhën gjermane, fëmijët me origjinë të huaj kanë
mundësi që të vijojnë edhe mësimin në gjuhën e vendit prej nga vinë, nga një
deri tre orë mësimi në javë. Këtë mundësi e kanë edhe nxënësit shqiptarë. Madje
duke e pa rëndësinë e gjuhës amtare, rolin e saj në zhvillimin e përgjithshëm
tek nxënësi, si në aspektin kulturor edukatv, ashtu edhe nxënjen e njohurive të
përgjithëshme për origjinën e tij, institucionet arsimore në Austri,
konkretisht Stadtschulrat, mbështetë, organizon dhe e financon këtë formë të
mësimit.
Mësimi
në gjuhën amtare nuk është obligativ, por është i dëshirueshëm dhe mëse i
nevojshëm për fëmijët tanë, ngase në rend të parë, fëmijët mësojnë të shkruajnë
dhe të lexojnë. Të lexuarit rrjedhshëm dhe të kuptuarit mirë në gjuhën amtare,
respektivisht në gjuhën letrare, ndihmon nxënësit që më lehtë të kuptojnë
mësimin edhe në gjuhën e vendit, në këtë rast gjuhën gjermane. Kjo nënkupton
edhe integrim të natyrshëm të nxënësve në shoqërinë austriake, e njëkohësisht
ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore e kombëtare! Fatkeqësisht përkundër
faktit që mësimi organizohet në shkollat publike dhe mësuesit paguhen nga
shteti i Austrisë (nga taksapaguesit ku padyshim kontribut japin edhe prindërit
shqiptarë), prap se prap interesimi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre
edhe në mësimin e gjuhës amtare është fare i vogël…
Të
nderuar prindër, me mosregjistrimin e fëmijës tuaj në mësimin e gjuhës amtare,
Ju, ua keni mohuar fëmijës tuaj një nga të drejtat elementare, të drejtën për
të njohur kulturën e popullit të tij, rrënjët prej nga vjen, identitetin
kulturor e kombëtar i cili shprehet përms gjuhës së folur e sidomos asaj të
shkruar. Bazament (themel) i kulturës së një populli është gjuha e tij e cila e
identifikon atë në raport me popujt tjerë por njëherit edhe e barazvlerson me
të tjerët. Përmes gjuhës shprehim dëshirat, ndjenjat, artin etj.
Mos
hezitoni që ta shfrytzoni këtë të drejtë legjitime, që ua mundëson fëmijëve
tuaj njohëjen me gjuhën, kulturën, historinë e popullit tonë dhe gjeografinë e
trojeve shqiptare.
Jam
plotësisht i vetdijshëm se një, dy,ose tre orë në javë janë pak, sa një pike
ujë në detin e pafund! Megjithatë edhe në ato dy-tri orë nxënësit do ta ndjejnë
më afër atdheun, do të komunikojne me njëri tjetrin, madje pa dallim nga te
gjitha trojet etnike prej nga vinë, si Kosava, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e
Preshevës, Mali i Zi. Ata do të shoqërohen me njëri tjetrin do të mësojnë per
qytetet e ndryshme prej nga janë prindërit e tyre, e kështu me radhë. Në javen
tjetër, me 9 shtator, fillon mësimi në të gjitha shkollat në Austri. Për
informacione duhet te drejtoheni në shkollën ku është i regjistruar fëmija i
juaj; tek SHMSH „Naim Frashëri“ Austri Tel.: +43 (0)699 11098991; +43 (0)676
3410602 Web: www.naimfrasheri.at E-Mail: shmsh-naim.frasheri@gmx.at ndërsa
formularin për regjistrim mund ta shkarkoni ne këtë link:
http://www.schulemehrsprachig.at/fileadmin/schule_mehrsprachig/redaktion/muttersprachlicher_unterricht/anmeldeformular_ohne_2018/albanisch-ohne.pdf
Suksese
dhe fillim të mbarë!