| E hene, 09.09.2019, 09:15 PM |
Balada e murimit
…fragment
studimi…
Nga
Timo Mërkuri
Ura e
Artës[1], (greqisht:?????? ??? ????? ) është një urë guri
(quhet dhe Ura e Gurtë e Artës) rreth një kilometër në perëndim të qytetit të Artës në Greqi dhe lidh dy brigjet e lumit ??????? /
Árakhthos)
Është ura më e famëshme në
Epir, si për stilin e ndërtimit ashtu dhe për legjendën që mbart.
Me gjatësinë aktuale 142 m, me gjerësi 4 m, ka katër kamare dhe pesë këmbë
mbështetëse
në ujë. Përbëhet nga katër harqe të mëdhenj dhe tre më të
vegjël. Katër harqet gjysmërrethore nuk
kanë simetri midis tyre. Mbështetëset (piedestalet) janë ndërtuar me gurë të
mëdhenj në bazament, duke imituar ndërtimet helene[2].
Ka arkitekturë osmane, dhe është
ndërtuar me mate
rial guri. Ndërtimi ka përfunduar në vitin 1612.
Hipotezohet se ura e Artës së pari, u ndërtua në kohën e Pirros
së Epirit dhe së dyti, në
kohën e Despotatit të
Epirit, kur Arta ishte kryeqyteti i shtetit nën Mihail II Duka (1230-1271),
por nuk dihet asgjë për fatin e këtyre ndërtimeve. E dokumentuar është ndërtimi i urës aktuale
të Artës në vitet
1602-1606 apo 1613. Në këtë periudhë
sulltanët e Stambollit {Sulltan
Mehmeti III (1595-1603) dhe Sulltan Ahmeti I (1603-1617)} i kushtuan rrëndësi zgjerimit të
infrastrukturës rrugore në teritoret
ballkanike të perandorisë, sigurisht për qëllime ushtarake.
Por Serafimi, Kryepeshkopi i Artës, ka shkruar se ura është
financuar, nga një tregëtar Artinos i
quajtur Jani Dhjakojani, i cili
ushtronte tregëti me vise të ndryshme dhe ishte i interesuar për ndërtimin e
një ure në këtë vend.
Në strukturën e ndërtimit të saj është
i dukshëm harku i madh, i cili ka
krijuar probleme si gjatë
ndërtimit ashtu dhe më von për shkak të lartësisë dhe të gjërësisë së
tij si dhe të vrullit të lumit në këtë vend, apo edhe lëvizjeve sizmike
dhe ka
pësuar rrënie disa herë, ç’ka ka lindur edhe legjendën e murrimit gjatë procesit të
rindërtimit. Sipas burimeve greke, rindërtimi i këtij harku sipas stilit osman,
për herë të fundit është bërë në vitin
1612 deri në vitin 1615.
Sipas baladën popullore për ndërtimin e kësaj ure ishin
mobilizuar 45 muratorë dhe 60 çirakë nën
drejtimin e një kryemjeshtri. Ata punonin ditën por gjatë natës themelet e urës
shëmbeshin. Një ditë aty pranë fluturoi
një zog i cili, duke folur me zë njeriu, i thotë kryemjeshtrit (protomastora) se ura do
qëndronte pa u rrëzuar e do ngrihej vetëm në qoftë se në themelet e saj do
murosej gruaja e tij…Dhe kështu ndodhi murimi i gruas së kryemjeshtrit
(protomastoras). Ajo në fillim lutet, pastaj nis e mallëkon urën dhe kalimtarët
që do ecnin mbi ‘të, por më pas e ndry-shon mallëkimin. Në këtë mënyrë ura e
mori flijimin që kërkohej, gruan e kryemjeshtrit dhe u ndërtua normalisht. Kur
banorët e Artës kalojnë mbi urë edhe sot, në shënjë resspekti për sakrificën e
gruas së kryemjeshtrit, i mbajnë sytë
ulur dhe flasin me zë të ulët.
Mirpo historia greke e tregon ndryshe ngjarjen.. Kur u
planifikua pushtimi i krahinës së Artës
dhe zonat përreth, nga turqit[3] u pa e domosdoshme ndërtimi i një ure që do
lidhte dy brigjet e lumit të rrëmbyeshëm për të
kaluar ushtria. U dërguan së pari disa dervishë të ftonin popullsinë
vendase të kontribuonte për të ndërtuar një urë. Banorët fillimisht treguan
gatishmërinë të bashkpunonin në ndërtim, të joshur nga shpërblimi. Por kur
kuptuan qëllimin e vërtetë të ndërtimit të saj që synonte në pushtimin e Artës
dhe zonave përeth, menduan ti shmangen angazhimit ose së paku të vonojnë kohën e ndërtimit të urës. Filluan të prishnin
natën atë që ndërtonin ditën. Turqit u shqetësuan nga dëmtimi i natës dhe
pyetën pse ndodh kjo. Banorët i sqaruan se vendi ku ndërtohej ura mbartte një
mallëkim, dhe ata që do kalonin përmbi
urë nuk dihej a do ktheheshin përsëri. Për të hequr këtë mallëkim, duhej
sakrifikuar në themelet e saj një person i dashur, vdekja e të cilit të
shkaktonte shumë dhimbje. Me siguri banorët aludonin për ndonjë ushtarak të
lartë turk, por komandanti turk urdhëroi murosjen e gruas së kryemjeshtrit .
Dhe i dhanë jetë legjendës së një zogu që i sjell kryemjeshtrit lajmin …
Edhe variantet rozë nuk mungojnë për këtë urë. Thuhet se gruaja
e kryemjeshtrit paskësh rënë në dashuri me again e vendit dhe me qëllim që ta
zgjaste kohën e romancës, dërgonte netëve njerëz që të prishnin atë ç’ka
ndërtonte i shoqëi ditën. Por ç’do tradhëti e ka ditën e zbuli-mit dhe
kryemjeshtri e kuptoi tradhëtinë e së shoqes. Me qëllim që ta ndëshkonte gruan, sajoi legjendën e rrëzimit natën të
ndërtimit të ditës, vizitën e zogut udhëzues dhe vuajtjen (kinse) e tij për
murimin e së shoqes.
Në fakt kjo urë, veçse ka ndihmuar banorët në lëvizjet e tyre,
ka qënë edhe burim dhimbjesh të mëdha. Nëpër këtë urë kalonin ushtritë turke
për reprezalje ndaj popullsisë në raste kryengritjesh, këtu kalonin fëmijët që mereshin nizam për turqinë si dhe
taksat në natyrë që i mireshin popullatës.
Në bregun lindor të lumit
(Arachthos), pranë fillimit të urës, ende ndodhet një pemë e ma-dhe
qysh nga koha e Ali Pashës. Thuhet se Ali Pasha qëndronte i ulur në hijen e kësaj peme dhe sodiste ekzekutimin
me varje në degët e saj, të të dënuarve
të tij me vdekje. Egziston një këngë popullore për këtë pemë që thotë: "Ç’mallëkim ke marrë që
qëndron e tharë me rrënjët në ujë?
/Ali pasha erdhi dhe ujë nuk piu as vetë[4]….
Gjer në vitin 1881, kur Arta u çlirua nga turqit[5],
ura shënonte kufirin e Greqisë me
Perandorinë Osmane ( pjesë e së cilës ishte dhe Shqipëria e okupuar) dhe
postblloku turk ndodhej në një godinë të
ndërtuar në vitin 1864. Kjo godinë sot shërben si Muzeu Folklorik i Artës. Më 23 shtator 1944 gjermanët në ikje, tentuan
ta hidhnin në erë urën, por përmasat e krimit dhe jehona e tij i stepën.
Është e natyrëshme që
legjenda e Urës së Artës të ketë
frymëzuar shumë shkrimtarë grekë,
të cilët e kanë përjetësuar artistikisht flijimin e gruas së kryemjeshtrit
nëpër romane, novela dhe tragjedi si:
- “Tri urat e Artës” dhe
“Ura me tri harqe” nga Babis Dermitzakis
- “Ura e Artës” Revista NOMAS 1905 nga Elias Vouterides
“Ura e madhe” tragjedi e shkruar në 1909, nga Niko Kazanzaqis, vënë në skenë 1919
“Sakrifica në Artë” nga Stelio Seferiadhis dhe “Këmba e urës” 1927 nga Panajotis Fotiadhis
“Te këmbët e urës” 1930 nga Theodhoros Regulidhis dhe “Ura e
Artës” 1942 nga G. Theotakas
“Gruaja e mjeshtrit” 1950 nga Philonos Ktenidhis, dhe “Ura e Artës” 1960 nga Yani Andritsos
Është interesant fakti se, në portalet greke, hipotezohet që
edhe shkrimtari Ismail Kadare temën e romanit “Ura me tri harqe” (1989) e ka
marrë nga kjo urë, ndonëse ngjarja
zhvillohet në treva të tjera shqiptare.
1- Varianti grek i këngës së Urës së Artës është:
?? ?????? ??? ?????[6] ??????? ????? ????????
?? ?????? ?????????
?? ???? ?? ??????????
??? ??? ?????? ??????. ??? ???' ?
?????????????, ????????? ? ?????? ???. Kjo
baladë greke e përshtatur në gjuhën shqipe është si vijon: Ura e Artës
Një urë po ndërtonin tek lumi i Artës, Tërë ditën ndërtonin, natën ai shëmbej. Vajtojnë ustallarët dhe qajnë çirakët. “I kotë mundimi ynë, gjynah për punën tonë, Tërë ditën të ndërtojmë dhe natën të na shëmbet” Një zog kaloi dhe qëndroi përballë lumit, Nuk cicëronte si zog, e as si dallëndyshe, Por nisi të fliste me zë njeriu, “Po nuk murrosët një njeri, ura nuk qëndron, Dhe mos murrosni ndonjë jetim, të huaj, a kalimtar, Por vetëm gruan e bukur të kryemjeshtërit ” E dëgjoi kryemjeshtëri dhe i bie vilani, Fillon edhe vajton dhe po i thotë dallëndyshes, “Ngadalë të vishet, ngadalë të ndërohet, dhe ngadalë të vijë në
mbrëmje”, Por dallëndyshja e dëgjoi gabim dhe ndryshe ja çoilajmin, “Shpejtë vishu e ndërohu, e shpejtë të shkosh në mbrëmje Shpejtë të shkosh dhe të kalosh urën e Artës”, Dhe të shkosh edhe të vish nga sokaku i bardhë, E pa kryemjeshtri dhe i ngriu gjaku, Nga largë ata i përshëndet dhe nga afër u thotë, “Ditë të mbarë ju ustallarë dhe ju çirakë të rinj, Por çfarë ka kyemjeshtri
që është i trishtuar?” Unaza i ra tek harku i parë, dhe kush do të hyjë, dhe kush do të shkojë, unazën që të gjejë? " Usta mos u hidhëro se unë po zbres ta mar, Unë do zbres e unë do ngjitem, unazën do të gjejë, As deri në fund nuk zbriti, e as deri në mesë nuk shkoi, “Tërhiqe litarin terhiqe edhe zinxhirin, Të gjitha po i kthej përmbys dhe asgjë nuk po gjej” Njëri po fillon me lopatën dhe tjetri me gëlqeren, Vjen edhe kryemjeshtri dhe hedh një shkëmb të madh. “Mjerë për fatin tonë, turp në rrënjët tonë!, Tre motra ishim, dhe të tre fatëzeza. Njëra ndërtoi Danubin, tjetra ndërtoi Eufratin, Dhe unë më e vogla urën e Artës, Siç dridhet karafilli, ashtu të dridhet edhe ura, Dhe si bien fletat e pemëve, kështu të bien kalimtarët” “Bijë, fjalët ndryshoi dhe mallkim tjetër jep, Se ke vëlla të vetëm, mos rastis dhe ai kalon” Dhe ajo fjalët ndryshoi dhe një tjetër mallkim jep: “"Nëse malet e egra dridhen, të dridhet edhe ura, dhe po bien zogjtë e egër, dhe kalimtarët të bien, se kam vëlla në mërgim, mos rastis dhe kalon.. |
|
2- Kjo baladë, në zonën e Artës egziston në gjuhën shqipe, madje
në disa motërzime. Po paraqesim dy nga motërzimet e shumta të variantit
shqiptar të kësaj balade dhe pikërisht dy nga variantet çame, njera[7]
prej të cilave është më afër shqipes standarte,
me titull “Urën e Artës ndërtojmë”[8]
dhe që janë si vijon:
. |
URËN
E ARTËS NDËRTOJMË |
Ndërsa variant tjetër është si vijon:
URA E
ARTËS KUR ISHTE BËNË
Ju t’e dini, mre, shokë e sahi,
Ura e
Artës mre, kur ishtë bënë,
tre vëllezër kaha Lluri klenë.
Të tre emrat na i kanë pasë.
Mihë Guri të madhit ia thoshin,
dhe të mesmit Pani mre, ia thoshin,
dhe i vogli Kiçi e kish ëmrin.
Tre, vëllezrit atje që penojnë.
Dizet djema pënëtore i kanë.
Punë natë bëjnë e punë ditë,
puna fare nuk u del për dritë.
Atje shkon një plak edhe u thotë:
«Ustallarë, ju mre ustallarë,
kurrë puna s’do t’u vejë mbarë!
Si mundet puna mre t’u vejë mbarë,
si mundet ura juve t’u qëndrojë,
pa u bënë një njeri kurban,
pa një dem që ta keni bëluar,
pa një dash që ta keni bëluar,
nënë këmbët e Urës së Artës?
Kështu puna do t’ju vejë mbarë
Ura e Artës kështu do ndërtohet».
Si t’ia binin mre e çish t’ia binin?
Kollaj kle mre për demin e dashin.
Berri i shkretë edhe theret me zor,
po çish njeriu mre ati të sellin?
Tre vëllezënit na janë mëjtuar:
- Më saba bukën - thanë - kush t’e sellë,
çil kunatë këtu të vijë e para,
në themel të gjallë do t’e vënë.
Edhe një dem atje do t’e vënë,
edhe një dash atje do t’e vënë,
kushtu ura do rrijë më këmbë.
Po i pari s’na kle gënjeshtiar,
s’na gënjente mre i pari inë:
se «vëllai ta xerr sirin më thellë».
Pani e Miha, të pabesë klenë,
grave tire ata u treguan.
Fushës Artës, mre kur ura sabahu,
nusa e Kiços mre, nek ura shkon,
gosur torvat mre me bukë e gjellë:
- Mbarë u vaftë, o ju ustallarë!
-Mbarë paç, o moj kunata jonë!
Thanë Pani dhe ai Mihë Guri.
Kiçit vogël, po i thotë e shoqa:
- Çish ke, o ti imzot, që po klan?
- Në themele sa më ra ognaza,
më ra thellë e do ma marrë lumi.
- Atë ognazë imzot - do t’a xerr unë.
Kur ka zdrikur nusa atje poshtë,
bët e bët ata, i huadh gurë.
- O ti burrë, mre i ziu burrë,
pse me botë gjallë me bëlon?
Nonjë fal në jetë s’bëra kurrë:
Edhe ti e zezë Urë e Artës,
të më dridhesh kùshtù si dhe unë;
gjithë njerzit të dridhen bi urë,
hoj shëndoshë, mre hoj të sumurë!
Dëgjo burrë edhe ju kunetë,
do t’u lë mre sot-o një amanet,
një amanet të rëndë gur mulliri,
djalin tim ju amanet t’e kini:
Do të mbijë kutù një fik i bardhë,
kur të pjekë aj kokrrën e parë,
ju t’ia ipni djalit tim t’e hajë,
edhe gjoksin jashta të m’e lini!
Gjoksin jashta mre, ia kanë lenë,
rrodhi ati një krua i ergjëndë,
vij e pij mre, djali e madhohej,
vij e pij i sumuri e shërohej.
Ura e Artës mre, qëndron dhe sot.
Dhe nga njerzit bi të kur kalojnë:
po dëgjohet demi që pëllet,
po dëgjohet dashi që bërtet,
zeri i nuses që thotë «oh, medet!»
Mazrek — Margëlliç, Vlorë 1954
Në një krahasim mes
variantit grek dhe variantit shqiptar[11]
të kësaj balade, konstatojmë nivele të
ndryshme të pasqyrimit dhe trajtimit të
elementëve të saj thelbësorë.
…vijon….
[1]. Qyteti i Artës është ndërtuar në të njëjtin vend që në kohët e lashta
ka ekzistuar një nga qytetet më të rëndësishme në këtë zonë, Ambrakia. Ambrakia e lashtë, e mori emrin e vet nga Ambrakio, bir
i Thesprotikut, një hero i Thesprotisë, i biri i Lykaon) Etimologjikisht fjala
Ambraki rrjedhin nga bashkimi i Abi +
Rakita =
breg shkëmbor, dhe do të thotë bregdet
shkëmbor. Në kohën e Pirros ishte kryeqyteti i Epirit. Në vitin 168 p.es. u shkatërua nga
Konsulli romak Marcus Fulvil Noviliorus,
i cili rrëmbeu dhe çoi në Romë rreth njëmijë statuja të grabitura në këtë
qytet. ( Për
të dhënat te “Ura e Artës” dhe “Kalaja e Prevezës” kemi shfrytëzuar burimet
greke, ballafaquar me burimet e pakta shqiptare).
[2] Është
vërtetuar një ndërtim i urës në kohën e
Pirros së Epirit.
[3] Në fakt Arta dhe krahina ju dorëzua osmanëve më 10 mars të vitit 1449 me marveshje, ndërsa ura është ndërtuar në 1602-1613, pra me një distancë të madhe kohore. Periudha e ndërtimit të urës nuk ka lidhje me ndonjë luftë pushtuese por me forcimin e pushtetit turk në zonat e pushtuara..
[4] «?? ?????
??????? ??????? ??? ??????? ????????? ?? ??? ???????? ??? ????/ ??? ?????
??????? ??? ??? ????? ?? ???».
[5] Arta u muar në dorzim nga turqit në 10 mars të vitit 1449 dhe u çlirua nga turqit në në 24.06.1881, duke u bashkuar me Greqinë, që e kishte fituar pavarësinë nga Turqia në 03 shkurt 1830. Janina u bashkua me Greqinë
në 21 shkurt 1913, pas betejës së Bezhanit.
[6]???????????
??? ... el.vvikipedia.org / vviki / ?????? ?????
[7] Marrë nga Mbledhës të folklorit. “Këngë Popullore nga Çamëria” Tiranë 1983 fq
401 por ndodhen
edhe
te vvikipedia në linkun.. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ura_e_Nart%C3%ABs
[8] Në disa botime
kjo baladë ka titullin “Urën e Nartës ndërtojmë” sepse Arta quhet Narta. Ne ju
referuam emrit zyrtar që përdor shteti grek,
në teritorin e të cilit ndodhet, por edhe shqiptimit
popullor. I paraqesim të dy variantet për
efekt studimi apo krahasimi nga lexuesi i interesuar.
[9] Ky varg është i
mbartuar (huazuar) nga variant grek i baladës pasi në të gjitha variantet e
baladës së
murimit në gjuhën shqipe, ndërtimi i urës apo
kështjellës bëhet vetëm nga tre vëllezër, me
përjashtim të variantit të Gradec në
Gostivar, ku
balada quhet “Kënga e tridhjetë ustallarëve”.
[10] Motivin e humbjes së unazës te
themelet e urës, motiv me të cilën
gënjehet nusja e re për të
zbritur
te themelet, ku do bëhet murimi është një motiv që gjëndet gati në
gjithë variantet e Shqipërisë së
Mesme dhe
të Jugut. Por ky motiv është kryesisht i vetmi i përhapur në variantet greke,
bullgare apo
aromune.
[11] Në këtë
analizë, për lehtësi kuptimore, kemi shfrytëzuar variantin “Urën e Artës ndërtojmë” i
cili është më afër shqipes standarte.