| E shtune, 14.09.2019, 11:34 AM |
SHËNJTORI ARBËR QË U « KRYQËZUA » PËR TË VËRTETËN (Pj.III)
«Për ta shkatëruar gënjeshtrën po
sakrifikohem, me zjarrin e zhelozisë për të
vërtetën po digjem. » -
Mihal Trivoli
Nga Fatbardha
Demi
Në vitin 1525 u fol shumë në oborrin moskovit për
zhdukjen e papritur të dijetarit hellen. Një nga zërat që qarkullonin ishte se
« Patriarku i Kostandinopolit me kërkesë të Vasilit III, kishte dërguar një
murg me emrin Maksimilian i cili me mënçuri do ndreqte librat dhe rregullat që
lidheshin me fenë. Maksimiliani e kryejti këtë punë, por duke vënë re shkarje
të rënda (në qeverisje-shën im), ju drejtua personalisht mbretit duke e quajtur
si personifikim të eretikut meqënëse nuk ndiqte gjurmët e ligjeve romake apo
atyre hellene. (…) Ai (Mihali) nuk u pa më dhe sipas mendimit të përgjithshëm,
atë e mbytën » . (1)
E vërteta e Mihalit
Në fakt mund ta quaje « të vdekur » meqënëse u
gjykua për « krime » kundër dy forcave kryesore të Rusisë - Shtetit
dhe Kishës. Për të kuptuar ndikimin e madh që ushtronte Kisha, G.Nikolaeviç në
librin e tij (Maksim Greku) na sqaron, se në Rusinë e shk.15-16 :
« Feja ishte një sistem gjyqsor, doktrinë politike , formuese e moralit
dhe e filozofisë (botkuptimit të popullsisë -shën im). Ajo ishte sinteza e të
gjitha ndërtimeve që ngriheshin mbi themelin e shoqërisë feudale ». (2)
Për rrjedhojë , si Shteti edhe Kisha e fajsuan Mihalin për qëndrimin e tij
kundër sistemit të bujkrobërisë, por sejcili nisur nga qëllimet politike dhe
fitimprurëse të veta.
Gjyqi i Mihalit u zhvillua në kohën kur, për të kufizuar
forcën ekonomike të Kishës në interes të shtetit dhe si pasojë e kundërshtimit
të fortë të murgut nga Atosi, po diskutohej për rishikimin e ligjit lidhur me
pronat e saj. Drejtuesit fetar kishin frikë se shkrimet e Mihalit do të
ndikonin në rënien e autoritetit të Kishës dhe do të zvogëloheshin pasuritë
kishtare nga qeveria cariste. (3) Edhe Vasili III-të, mbështetja e të cilit ishte
shtresa e feudalëve, mbronte me fanatizëm regjimin e bujkrobërisë. Për të hequr
vëmëndjen nga problemi social i shfrytëzimit çnjerëzor të popullsisë , shteti
shtroi si çështje kryesore të ditës se çfarë qëndrimi duhej mbajtur ndaj
heretikëve hebrej : « Të dënoheshin me vdekje apo të mjaftohej me
burgosjen apo dënime më lehtësuese?».(4)
Në gjyq akuza
kryesore u përqëndrua tek veprimtaria tij kundër skllavërimit të njeriut
(bujkrobërisë). Rolin e prokurorit e luante mitropoliti i gjith Rusisë – V.
Danillo i cili nuk ja falte Mihalit kundërshtimin për t´i perkthyer librin (Historia
e Kishës) e bizantinit Feodorit (????????? ?????????) i shk.5-të, i cili shtronte arësyet e domosdoshmërisë së pronave të manastirëve.
Sipas Danillos, fakti që murgu kundërshtonte bujkrobërinë përbënte një akuzë të
drejtpërdrejtë ndaj car Vasilit III-të si një shfrytëzues i pashpirt, por edhe
një fyerje e rëndë ndaj shënjtorëve dhe prelatëve të kishës ruse që kishin
zotëruar qytete, fshatra, toka dhe pasuri të shumta. (5)
Aty u paraqitën edhe « krime » të tjera si për
tradhëti me turqit, erezi, shtrëmbërimi i qëllimshëm gjatë përkthimit të
librave fetar, etj. por verifikimi i dokumenteve gjyqësore nga
studiuesit rus tregoi se në gjyq
dëshmitë ishin të sajuara për qëllime politike. Faji i vërtetë i murgut
nga Çamëria ishte se : Kishte guxuar të përhapte ide të rrezikshme
perëndimore (lirinë e njeriut, drejtësinë, respektimin e ligjit, etj.) duke
zbuluar para rusëve mjerimin dhe prapambetjen e Rusisë mesjetare krahasuar me
vëndet perëndimore. Edhe në ditët e sotme është e vështirë të imagjinohet se si
një njeri i vetëm, në periudhën më të errët të mesjetës europiane, të
inkuzicionit dhe mbretërve gjakësor, të gjejë kurajon të drejtojë gishtin mbi shkaktarët e
vërtetë : Shtetin dhe Kishën.
Dënimi që u mendua për Mihalin ishte shumë domethënës. Ai
u burgos në qelitë e manastirit të Josifit (??????-?????????????)
mbrojtësit
kryesor të pronave kishtare i shoqëruar me letër-porosi të veçantë të
metropolitit Danillos : « Të mbyllet në nje qeli ku të mos ndihet
asnjë zë, të mos ketë mundësi të shkruaj, të flasë, të predikojë apo t´i
shkruaj letër dikujt (…) kështu do të ketë mundësi të pendohet për marrezinë
dhe eretizmin e vet. » (6) Mihalin e prangosur e torturonin nëpërmjet të
ftohtit dhe urisë nga e cila shpesh rëzohej pa ndjenja në toke. Atij ju ndalua
të kryente ritin e lutjes, që sipas mësimeve të kishës i jep mundësi besimtarit
“të bashkohet me Zotin nëpërmjet Krishtit” duke siguruar “shpëtimin e shpirtit
dhe pavdeksinë”. (7)
Mbasi i lau duart me Mihalin, Mitropolit Danillo vijoi
t´i shërbejë me përkushtim Carit, por në v. 1535 pa me trishtim se si aleati i tij në pushtet
i kufizoi të drejtat e manastireve «atyre u ndalohej të blinin dhe të
hipotekonin tokat e bujqërve pa dijeninë dhe miratimin e qeverisë ». (8) Në Rusi, sikurse edhe në Europën Perëndimore
të shk.16, në duelin për pushtet midis Shtetit dhe Kishës, humbëse doli kjo e
fundit.
Gjat të dy gjyqeve
(1525, 1531) të zhvilluara kundër tij, Mihali nuk i pranoi akuzat e ngritura,
përveç pasaktësirave që mund të kishin ndodhur gjatë përkthimit të librave të
shenjtë, të cilat ishin pasojë e rrugës së ndjekur gjatë përkthimit dhe
gjëndjes në të cilën ndodhesh në kohën e tij gjuha e sllavëve dhe ajo ruse në
veçanti.
Asnjëri nuk e kupton priftin kur lexon Biblën
Kështu i shkruante mbretit të Anglisë Eduardit VI
kapiteni i anijes, Riçard Çensler (?????? ???????) gjatë vizitës në Moskë (1553) .
“ Kur priftërinjtë lexojnë , çuditërisht , asnjëri nuk mund t´i kuptojë ata dhe
askush nuk i dëgjon; ndërkohë që bëhet leximi, njerëzit rinë duke folur me
njeri-tjetrin dhe kur prifti kryen shërbesën nuk përqëndrohen, por gagarisin si
një kope rosash...” (9)
Në një botim mbi librat dhe shkrimet kishtare në Rusinë e
shk.16 , përcaktohet si periudha e mungesës së mendimit shkencor dhe të
njohurive besimtare. Leximi bëhej mekanikisht, pa e kuptuar atë që ishte
shkruar, si rrjedhojë e mungesës së mësuesve dhe shkollave. Si pasojë, “Rregullat fetare devijonin drejt së keqes
dhe egoizmit, trajtonin thelbin e dogmës përsëmbrapthi ; midis popullit
qarkullonin bindje të gënjeshtërta, përfshirë këtu edhe shtresat e mesme e të
larta, shërbenjësit shpirtëror dhe murgjit ”.(10) Duke qënë të paarsimuar
njerëzit ishin të bindur se librat e shenjtë nuk duheshin të ndryshoheshin. “
Gjuha ruse –sipas një lexuesi të asaj kohe - ishte krijuar nga Zoti, kurse
librat kishtare ruse ishin shkruar nga njerëzit e shenjtë, prandaj jo vetëm nuk
mund të prekeshin për tu ndrequr, por ishte edhe mëkat”. (11) Siç duket, takimet
e murgjeve rus me murgun e Atosit, Sava II i cili ishte edhe përkthyes e kishte
bindur Vasilin III se “librat e shenjtë në Rusi kishin pjesë eretike ”, pra
duheshin t´iu afroheshin librave të ortodoksëve në greqisht.(12) Kjo ishte edhe
arësyeja që e shtyu carin të thëriste një njeri të ditur për ta kryer këtë
punë.
Mbasi ishte ushtruar në zanatin e redaktimit dhe të përkthimeve në Itali , Mihali i kishte përsosur aftësinë e tij gjatë dhjetë vitëve të kaluara në manastirin e Atosit, por në Rusi puna ishte krejt ndryshe. Ai përkthente nga greqishtja kishtare në gjuhën latine të kishës romake, ndihmësit e tij rusë e përkthenin nga latinishtja në gjuhën sllave të kishës. (13) Pra bëhej fjalë për tre gjuhë artificiale, ku gjuha e fundit nuk zotëronte as gramatikën e saj dhe përkthyesit rus nuk kishin përgatitje teollogjike të fesë ortodokse dhe të besimit kristian në përgjithësi. Se sa me saktësi e kishin kuptuar dhe përkthyer ndihmësat e tij tekstet e shenjta, për këtë Mihali nuk mund “ të vinte dorën në zjarr ”, fakt që e pranoi me ndershmëri edhe para Danillos dhe gjyqtarëve të tjerë.
Siç u permend në pj.1, ai shkroi më vonë dy libra për garamatikën e gjuhës ruse si dhe shkrime ku theksonte se “mungesa e përgatitjes së thelluar gjuhësore dhe filozofike, jo vetëm pengon për të kuptuar drejt gjuhën e nënës, por nuk të lejon të bësh një përkthim cilësor”.(14) Materialet e Mihalit mbi temën e gjuhësisë shërbyen si tekste mësimore në shekujt vijues dhe shënuan zanafillën e shkencës gjuhësore ruse mbi bazën e debatit dhe kritikës. Për të vlerësuar punën titanike të murgut arbër në fushën e zhvillimit të qytetrimit në Rusi dhe veçanrisht në shkencën e përkthimeve dhe filozofisë ruse, duhet të njihet ...
Historia e përkthimeve të librave të shenjtë në “sllavishtjen kishtare”.
Për gjuhën e parë të shkrimeve të shenjta të shk 9-11 të fiseve sllave, nga gjuhëtarët pranohet “gjuha e lashtë bullgare” dhe si sinonim të saj përdorin emërtimin “sllavishtja e lashtë” ose “sllavishtja kishtare”.(15)
Emërtimi “sllavishtja e lashtë” është futur në përdorim nga A.X.Vostokovi (?. ?. ????????) në vitin 1820 dhe përdoret sot nga shkenca ruse.(16) Paralelizmi i dy gjuhëve mbështetej tek fakti se gjuha e lashtë bullgare kishte shumë veçori të përbashkëta me një prej dialekteve bullgare (të sllavëve të jugut) sidomos në morfologji , ku bëhet aluzion për gjuhën e maqedonasve të vjetër, e mbiquajtur “dialekt”. (17) Zef Krispi (Xhuzepe Krispi , Memoria sulla lingua albanese, Palermo, 1831) pohon se në Maqedoni nuk është folur një “dialekt” por “Një gjuhë , gjurmë të qarta të së cilës kanë mbetur në të folurën e sotme të Shqipërisë ”. (18) Pra fiset bullgare të lashtësisë dhe maqedonasit autokton flisnin gjuhë të ndryshme.
Në botimin “Biblioteca Nazionale Centrale Firence Thesaurus“ lexojmë se : Gjuha e Bullgarisë e përdorur në shk.9 i përkiste familjes gjuhësore turke. (19) Afrimi i dy gjuhëve (asaj sllave dhe bullgare-shën im) u bë gradualisht ndër shekuj, me zëvëndësimin e fjalëve turke me ato të sllavëve që solli në gjuhën bullgare ndryshime si psh. të strukturës së saj morfologjike, etj. (20) E gjith ngatëresa që bëhet në fushën e gjuhësisë për shkrimin e popujve sllav, ka si qëllim për ta paisur “sllavishten kishtare ” me një datëlindje sa më të lashtë (21) dhe shtrëmbërimin e historisë së vërtetë të alfabetit gllagollik dhe kirillik (shk9) të vëllezërve nga Selaniku i Iperisë (Epirit).
Alfabeti “gllagollik”i përdorur nga Kirili , sipas studiuesve rus , mbahej si
“një formë e fshehtësisë” ( dmth që i përkiste natyrës hyjnore të Krijuesit -
shën im) dhe nuk ishte i përhapur. (23) Burimet ruse shkruajnë se dokumentet e
mbritura deri më sot me alfabet “gllagollik” shërbyen për shkrimet e sllavëve
të perëndimit (në shek. 9 të Moravisë) (foto 1. lart), forma e gërmave
ndryshonte nga ajo e hellenëve. Qëllimi, sipas studiuesve ishte të lehtësohej
përhapja e alfabetit sllav në vëndet katolike. (24) Në vitin 1538 Guillaume e
quajti “Alphabetum Hieronymianum seu Dalmaticum, aut Illiricum” (25),
duke dëshmuar se alfabeti ishte i Shën Jeronimit të Ilirisë . Por mbas
dështimit të misionit (të vëllezërve arbër që Vatikani të pranonte gjuhën e
shkruar të mbretërisë bullgare -shën im), u desh të përdoreshin gërmat hellene
(të kishës ortodokse-shën im), që u emërtuan “kirilica” duke i shtuar 10 gërma
për tingujt e veçantë të shqiptimit të fjalëve. (26)
Shën Kirili dhe Metodi në Romë për të marrë aprovimin e Vatikanit për alfabetin e tyre. Afresk i kishës së nxënësit ilir të Kirilit - Klementit të Ohrit në Romë.
Nga sa më sipër, kuptojmë se vëllezërit arbër nuk kishin
“shpikur” alfabete të reja, por kishin huazuar , nga perëndimi katolik
alfabetin e Shën Jeronimit (të emërtuar nga studiuesit “gllagollik”) dhe
alfabetin hellen për shkrimet e ortodoksëve bullgarë të Moravisë ( “kirilik”) të
Shën Klementi të Ohrit i cili u përdor në vëndet sllave dhe Rusi.
Për ta sqaruar “shpikjen” e Kirilit të ndjekur edhe nga
nxënësi i tij, do sjell rastin e këngëtares Fatma Zyberi e cila e ngriti në
këmbë publikun turk, kur këndoi në gjuhën e tyre një këngë popullore. Ajo i
mësoi mekanikisht fjalët turke duke i lexuar të shkruara me gërmat shqipe. Këtë
“të fshehtë” na e zbulon vetë emërtimi “?????? - ???”
(gllagoll-ica) që në
rusishten mesjetare do të thotë “fjalë”, pra tingujt e gërmave hellene ju
përshtatën tingujve të gjuhës së popujve sllav. Metoda e “përshtatjes” së
alfabeteve, nga njeri popull tek tjetri, ka qënë një dukuri e njohur që në
parahistori dhe Kirili me nxënësit e tij ndoqën të njejtën rrugë. Dihet se edhe
për gjuhën shqipe, para Kongresit të Manastirit (1908), janë përdorur alfabete
të ndryshme.
Në shk.14 Kisha ruse vijonte të përdorte kryesisht librat
në gjuhën kishtare të Perandorisë bullgare. (27) Arësyeja, sipas materialeve që lexojmë, mund
të ishte fakti, se “ banorët që jetonin në
Rusinë europiane janë pasardhës
të fiseve bullgare të Vollgës që ishin vendosur aty gjatë pushtimeve
tartaro-mongole në shk.13 dhe duke u trazuar me vëndësit autokton morrën emrin
“Rus”. (28) Më saktësisht, duke u bazuar në faktet historike duhet thënë se, në
këtë “trazim” kanë patur gisht edhe “stërgjyshërit” e bullgarëve të Vollgës dhe të turqve të shk.14-15,
fiset e herëshme mongole si hunët, gotët, ostrogotët etj.
Këto dukuri historike sqarojnë edhe afrinë gjuhësore dhe
etnike të fiseve “ sllave”. Pikërisht ky unitet gjuhësor i sllavëve të shk.9 ,
pohojnë studiuesit (?. ????,
?. ?. ?????????? dhe ?. ?. ???????, etj.)
bëri të mundur ruajtjen e
strukturës së përgjithshme të “sllavishtes së lashtë” (bullgarishtes kishtare)
të periudhës së vonë. (29)
Ky “historik” i përmbledhur me dy fjalë, dëshmon se përse
shkrimet e shenjta në Rusi duheshin ripërpunuar, sepse jo vetëm teksti i
librave të shenjtë të sllavishtes kishtare (bullgarishtes kishtare) kishte
mangësira në paraqitjen e dogmës kristiane, por edhe vetë gjuha e rusëve
(sikurse edhe e popujve të tjerë sllavë) nuk kishte arritur zhvillimin e saj
leksikor edhe atë gramatikor. Kjo prapambetje , për arësyet historike të
sipërpërmëndura, në fakt përfshinte të gjithë jetën e Rusisë mesjetare ku rolin
kryesor e luante mungesa e shkollave dhe e shkencës gjuhësore e filozofisë.
Studiuesit modern rus pohojnë se “ Një periudhë e re në zhvillimin e përkthimit
(shk.16) si një veprimtari kritike dhe përpunimit të teksteve ruse letrare mbi
bazën e normave gramatikore, lidhet me emrin e Maksim Grekut”. (30)
Mihal Trivoli nga Çamëria me shkrimet e tij, preku çdo
qelizë të mjedisit rus duke mundësuar zbatimin në shekujt pasues të
“projektit” të “Rusisë europiane”. Idetë e tij patën një ndikim të rëndësishëm
në teollogjinë dhe reformën kishtare, në shkencat gjuhësore, filozofike dhe
shoqërore të Rusisë së shk.16, por edhe të Europës perëndimore.
Për ironi të fatit, sikurse Prometeu i cili u dënua për
të njejtin “faj” edhe Mihali përjetoi tortura çnjerëzore në malet e Siberisë.
Me gjithëse në moshë të thyer, çdo mëngjes i jepte vetes kurajo duke i hedhur
sytë mbi vargjet e shkruara me qymyr : “ Mos u ligështo dhe mos vajto o shpirti
im, se po vuan pa të drejtë nga ata , prej të cilëve duhej të prisje veç të
mira, sepse ti i ushqeve në trapezën shpirtërore...” (31)
Ai u nda nga jeta në vitin 1556 dhe u varros në malet e
Siberisë jugore. Me gjith kërkimet për të zbuluar eshtrat e “intelektualit të
parë” dhe luftëtarit të paepur të “Rusisë europiane”, varri i tij nuk u gjet
kurrë. Sarkofagu i gurtë qëndron bosh (fig.1poshtë) dhe mbi kapak është
pikturuar ikona e Mihal Trivolit.
Mos ishte vallë kjo një hakmarrje “post mortum”
për shpërblimin “promete-jan” në Rusi apo një “mrekulli” hyjnore për tu prehur
në Atdhe ?
444
Sarkofagu i Mihal Trivolit në Kishën ??????-?????????
2. Skulptura e tij në
grupin e monumentit të ngritur në qytetin Novgorod, 1862. (32)
Si përfundim : Mihal
Trivoli i përket “PRONËS HISTORIKE” të Kombit Arbër, siç e pohonte edhe
vetë me krenari. I rrethuar prej miqve apo në letrat e tij të më vonshme,
Mihali u pohonte se i përkiste popullit
nga rridhnin “Dorët” spartanë apo “Ipeborealët” parahistorikë të Dardanisë
,(33) pa harruar të përmëndte edhe vëndlindjen e tij - Artën e Iperisë
(Epirit).
Zoti e ka bekuar Kombin Arbër duke e paisur me një «pronë
historike » jashtzakonisht të pasur me emra dhe ngjarje , që luajtën rol
të rëndësishëm në zhvillimin e qytetrimit të tyre dhe të popujve të tjerë të
Botës. Kjo « PASURI » (shpesh e tjetërsuar nga
padituria apo për qëllime të tjera), u shërben brezave pasardhës,
vetëm kur skalitet në botimet studimore dhe shkollore të shqipetarëve dhe të
botës shkencore të popujve të tjerë, siç veproi në shkrimet e tij Mihal
Trivoli, pa u friguar prej « ferrit » të dy Pushteteve.
Fatbardha
Demi fatbardha_demi@yahoo.com
28.08.2019