Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Masakra e Lubotenit

| E enjte, 05.09.2019, 07:43 PM |


Masakra e Lubotenit

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Stinë pas stine , vit pas viti , koha po kalohet –

Por masakra e Lubotenit , kurrë nuk do t’ harrohet !

Forcat maqedonase të sigurisë së turpit –

Dhjetë civilë shqiptarë  i vranë në këtë fshat të Shkupit !

Dridhje dhe rrëqethje t’ trishta , seç më kaplojnë trupit –

Kur kujtoj masakrën barbare  në këtë fshat të Shkupit !

Banorët e Lubotenit sa do të jetojnë –

Këtë ditë  t’ kobshme dhe të tmerrit  kurrë nuk e harrojnë !

Në mëngjesin e 12 Gushtit të vitit 2001 –

Operacioni i  njësiteve n’ Luboten kanë ndërhy !

Menjëherë filluan masakrën  të vrasin shqiptarë –

T’ parin vranë Erxhan Aliun – fëmijën  6 vjeçar !...

Pastaj vranë Dalip Muratin  dhe  Muharrem Ramadanin ,

Na e vranë Rami Jusufin , na e vranë Xhelal Bajramin ,

Na e vranë Mehmet Mehmetin , na e vranë  Kadri Jasharin ,

Sulejman Bajramin , Atulla Qailin dhe Bajram Jasharin !...

Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi ,

U arrestuan , u keqtrajtuan mbi 100 t’ vjetër e t’ rinj !...

Krime e masakrime bënë maqedonasit  e pa besë –

Me arsyetim se në fshat ishin t’ pranishëm pjesëtarë të UÇK-së !

Gjilan, më 12.08.2019.

Demir Krasniqi