| E merkure, 04.09.2019, 08:00 PM |
Francesco
Sansovino dhe Engjëllorët
 Nga Ilia Stavri Karanxha
Nga Ilia Stavri Karanxha
(Një vend të hyrjes:) Gjatë qeverimit të  mbreterisë shqiptare intelektualë të shquar
të kohës ngritën në shtypin bashkëkohor problemet  më 
shqetsuese  që karakterizonin  shoqërinë shqiptare.  Çështja shtrohej në se vendit tonë i duhej  një 
shtet e një shoqëri orientale apo oksidentale?   Kishin kaluar vetëm pak vjet që Shqipëria
nuk ishte më pjese e perandorisë Otomane mirëpo organizimin e ri
shtetëror,  mënyren  e jetës së perditshme,   prirjet kulturale dhe  mentaliteti i përgjithshëm shoqëror  vazhdonte të 
anonte drejt  mentalitetit  oriental ose më saktë turkoman. Shqiperia në
tërësinë e saj për 500 vjet me detyrim sulltanor  ishte shkëputur nga  zhvillimet sociale, kulturale, artistike e
shkencore që kishin ndodhur në Evropë e cila shikohej gjithmonë si armike e
Perandorisë Otomane. Për pasojë si e tillë ajo ishte edhe për  shumicën e shoqërisë shqiptare.
Ndryshimi i regjimeve nga mbretëri në shtetin e centralizuar
diktatorial  komunist  solli vetëm ndryshimin e terminollogjisë  me të cilat stigmatizohej  perendimi dhe kultuar shekullore e saj pra
qëndrimi mbetej gjithmonë armiqësor. 
Bile akoma më keq se ato pak arritje që intelektualë të shquar apo
emigrantët sillnin nga jashtë u konsideruan si të pa dëshëruara dhe të
papërshtatshme me ideollogjinë e re 
komuniste.  Arritjet e Rilindjes
evropiane  në fushën e artit e
kulturës  depertonin në Shqipëri vetëm
nëpërmjet filtrave të  censurës
vigjilente të shtetit komunist. Interesimi apo studime të pavarura në lidhje me
humanizmin e kuturën  evropiane  jo vetëm që ishin të pamundura por
konsideroheshin si një kulturë  e
mentalitet   që duhej të luftohej. Si
pasojë evolucioni kulturar i mbarë kombit shqipatr me mos njohjen nga afër të
rilindjes evropiane  mbarte në vetvehte
një vrimë të zeze.  Shqiptarët duhet të
mjaftoheshin vetëm me ato  që ishin bërë
nga albanologë të huaj të cilat gjithmonë konsideroheshin si fjala e fundit e
shkences historiografike apo filologjike shqiptare. E në fakt  të krahasura me ato që shkruheshin në
Shqipëri ndryshonin si nata me ditën mirëpo jo gjithçka  mund të kapërxente  kufijë me gjemba të shteti shqiptar.
Pasojat  e këtij varfërimit  intelektual të  imponuara nga pushteti diktatorial  e bënin  
të vështirë,  bile në shumë raste
edhe të paimagjinueshme  që të
pranoheshin   në ambientin shqiptar
studime që vinin  ndesh  me studime albanollogjike të huaja. Me
gjëndjen e re sociale  që u krijua pas
viteve  90 ky mentalitet ka filluar të
lëkundet edhe pse vazhdon të manifestohet akoma në qarqe të ckatuara
intelektualësh.
---***---
F. Sanosovino është një figurë e mirënjohur në spektrin e humanistëve të
shekullit të XVI. Ai lindi në Romë më 1521 dhe ishte bir natyral i arqitektit
të shquar Jacopo Sansovino ndërsa e jëma e tij ka mbetur e pa njour. Qysh në
moshë të re për shkak të trazirave që ndodhën në Romë më 1527 u detyrua të
spostohej së bashku me familjen në Venedik për të ndjekur më pas studimet në
Bologna dhe në Padova për jurist. Për një periudhë të shkurtër shërbeu edhe në
oborrin e papa Giulio III por më pas u martua dhe u vendos përfundimisht në
Venedik.
Qysh në fillim ju dedikua jetes letrare si një autor në disiplina të
ndryshme. U shqua si përkthyes, korigjues tekstesh klasike, historiograf,
trajtoi tema mjekësore,  shoqërore,
bujqësore, gjuhësore, politike dhe juridike. Nga kjo veprimtari e pasur
letrare  numurohen sot më shumë se 97
vepra të botuara e të pabotura   prej tij
në një hark kohor prej gati 30 vjet. Si vepra më e shquar e tij
konsiderohet  Venetia, città nobilissima
et singolare, descritta in XIIII libri (Venecia qytet fisnik dhe i
veçantë i përshkruar në XIIII libra ), e njour  shkurt edhe si Venetia descritta (Pëshkrimi
i Venecies).
Një tjetër vepër që pati gjithashtu shumë ribotime ka qënë Origini e
fatti delle famiglie illustri d'Italia (Origjina dhe veprat e familjeve
të shqura të Italisë) e cila më vonë rezultoj kopjim nga një veper tjetër e
ngjashme e shkrojtur nga Giuseppe Betussi
Publikoj gjithashtu dy volume ku përmblidheshin fjalime të njerzve të
shquar të kohës  të shkrojtura në gjuhën
popullore (Orazioni volgarmente scritte da molti uomini illustri dei tempi
nostri) por edhe një traktat në katër libra mbi artin e të shkrojturit të
letrave (Trattato in quattro libri sull'arte di scrivere lettere). Ai
ka  qënë 
gjithashtu edhe një kritik letrar i zoti duke trajturar mbi veprën  Dekameroni (Lettere sopra le dieci
giornate del Decameron) (1543) e në të njëjtën mënyre edhe shkrime të tjera
kritike mbi  Danten, Petrarkën dhe
Arioston.
 Në lidhje me historiografinë shqiptare F. Sansovino ka meritën se ka qënë i
pari që përktheu në gjuhën italiane veprën Rrethimi i Shkodrës të Marin
Barletit (ndryshe Beçikemi) të cilën e publikoj për herë të parë më 1561 së
bashku me shumë vepra të tjera që kishin të bënin me origjinën, ligjet,
veshjet, zakonet, luftrat e historinë  e
perandorisë Otomane. Kështu në këtë vepër ai përmblodhi shkrime e letra të
autorve të ndryshëm si Theodhor Spanduginos, Papa Pio II, Andrea Cambini, Paolo
Giovios, Iacopo Fontano, Marino Beçikemit, Christoforo Richeiro etj.   Po në këtë vepër nën titullin Fatti
illustri del Signore Scanderbech (Veprat e shquara të Zotit Skënderbe)
futi edhe variantin e shkurtuar të historisë së Skënderbut të shkrojtur nga
Marin Beçikemi për të cilën  kemi folur
në shkrime të tjera.
Në lidhje me historiografinë shqiptare F. Sansovino ka meritën se ka qënë i
pari që përktheu në gjuhën italiane veprën Rrethimi i Shkodrës të Marin
Barletit (ndryshe Beçikemi) të cilën e publikoj për herë të parë më 1561 së
bashku me shumë vepra të tjera që kishin të bënin me origjinën, ligjet,
veshjet, zakonet, luftrat e historinë  e
perandorisë Otomane. Kështu në këtë vepër ai përmblodhi shkrime e letra të
autorve të ndryshëm si Theodhor Spanduginos, Papa Pio II, Andrea Cambini, Paolo
Giovios, Iacopo Fontano, Marino Beçikemit, Christoforo Richeiro etj.   Po në këtë vepër nën titullin Fatti
illustri del Signore Scanderbech (Veprat e shquara të Zotit Skënderbe)
futi edhe variantin e shkurtuar të historisë së Skënderbut të shkrojtur nga
Marin Beçikemi për të cilën  kemi folur
në shkrime të tjera.
Publikimi i  dy veprave, që kishin
një lidhje të drejtpërdrejtë me ambientin shqiptar por edhe me autorin e
vertetë të tyre humanistin Marin Beçikemi (ndryshe Barleti),  nuk mbeti jashtë vëmendjes të Engjëllorve.
Qysh në botimin e parë  të Dell'historia
vniuersale...(1561) në lidhje me veprën Rrethimi i Shkodrës  Sansovinoja do të shkruante : L’assedio e
l’impresa di Scutari di Marino…(Rrethimi dhe lufta e Shkodrës e Marinit...) pra
i duket e mjaftueshme të shkruajë vetëm emrin mbasi e dinte  se Marini i Shkodrës ishte vetëm një. Ndërsa
në ribotimin që i bëri veprës më 1564 ai kompleton këtë boshllëk duke  shënuar 
si autor  Marin Beçikemin.
Në lidhje me vepërn tjetër  të
Beçikemit që u botua nën titullin Fatti illustri del Signore
Scanderbech  si një kritik  letrar i kujdesshëm vuri re  hartimin e kësaj historie në një formë mjaft
të çregullt që kishte ndodhur për shkak të manipulimve e ndërhyrjeve pa
kopetencë të Paolo Pieter Angelit.  Për
këtë arsye Sansovino  qysh në fillim, pa
njohur autorin,  paralajmëronte lexuesin
se :
....Di costui [Scanderbeg, sh. i A.] adunque si tratterà in questa Historia
della quale scritta da qualunque si fosse colui, è necessario in questo luogo
avenga che lo scrittore, qualunque egli si sia stato non meriti molta lode ne
per l'ordine; ne per la lingua ch'egli usò scrivendo; ma considerare solamente
o benigni lettori il fatto & l'animosita dello Scanderbegh, lasciando da
parte le parole...
Mbi atë [Scanderbeun  sh. i A.] do të trajtohet në këtë Histori e
cila e shkruar nga kushdo qoftë ai, është e domosdoshme që në këtë vend, të
sqarohet se shkrimtari, kushdo që të ketë qenë, nuk meriton shumë lëvdata as
për rregullin, as për gjuhën që ai përdori për të shkruar atë, por vlerësoni, o
lexues dashamirës, vetëm veprat dhe trimërinë e Skënderbeut duke lënë mënjanë
fjalët....
Këtë  qëndrim kritik të Sansovinos  e gjemë të përsëritet në tre botimet e
para  që pati e njëjta vepër [Sansovino
1561: 90v; 1564: 369v; 1568: 342v].
Në fakt një konstatim  i tillë  nuk ishte shumë i ndryshëm nga përcaktimi që
kishte bërë  edhe një autor anonim (
sipas te gjitha ngjasave Paolo Giovio) 
aty rreth vitit 1540 në një dorëshkrim 
që ruhet në BNC Firenze ku mes te tjerash për këtë veper do të shkruajë
:
...massimamente per esser ella  scritta in uolgare  da un Viniziano assai sciocamente il quale
l’ha cauato da Marino Barlettano che in lingua latina molto elegantemente, ma
con poco giudizio, et assai prolissita scrive la Storia di questo degno
Caualiero...
...në pergjithësi ajo ishte shkrojtur në gjuhën popullore nga  nje 
venecian  mjaft budallëkshe i cili
ka marë nga Marino Barletano që në gjuhën latine me shumë elegancë, por me pak
kritikë e me shumë stërgjatje shkruan historinë e këtij Kavalieri të denjë
Sidoqoftë dalja e të vërtetës në shesh më 1564  se Barleti ishte Beçikemi shvleftësonte
gjithë veprimtarinë e deri atëhershme publiçistike të Engjëllorve që emrin e
Barletit e kishin keqpërdorur për të sistemuar biografinë e tyre familjare.
Mjaft të kujtojmë këtu dy botimet e të ashtuqojturës vepra e tretë e Barletit
mbi jetën e papëve dhe perandorëve të cilën ai ja dedikonte  valla Pietro Angelit ku vdekja e Barleti
aludohej aty nga viti 1512-1513. Mirëpo edhe kritika mbi veprën Fatti
illustri del Signore Giorgio Scanderbegh shkonte ndesh me autolëvdatat  e Engjëllorve 
dhe me pretendimet fisnikërore që ata rekeshin të paraqasnin nëpërmjet
asaj vepre. Në këto kushte rruga për të gjetur prapa Commentario...autorin
e vërtetë Marin Beçikemin  të   ...historisë kristiane në 33 kapituj...  bëhej akoma më shkurtër dhe fallsifikimet e
tyre dilnin në pah.
Sidoqoftë shqetësimi i Engjëllorve duhet të ketë qënë i madh. Më 1568 vepra
mbi Historitë universale... ribotohet përsëri jo në  një po në dy variante që për ti dalluar duhet
t’i quajmë varianti A dhe B.
Varianti A i është dedikuar Zotit Giovanni Gata  dhe vepra Rrethimi i Shkodrës (p. 321
-341v) është paraqitur thjesht me titullin 
pa permëndur ndonjë  autor.  Ndërsa në 
p. 342r  gjejmë prezantimin e
Sansovions mbi veprën Fatti illustri del Signore Scanderbech ...me
kritikën e zakonshme tashmë të mirënjohur.
(Shih variantin digital : https://books.google.it/books?id=IRVI-X_iejQC&printsec=frontcover#v=onepage&q&f=false )
 Ky veprim i Sansovinos që eleminoj 
krejt emrin e Beçikemit apo Barletit si autor i veprës Rrethimi i
Shkodrës  me sa duket nuk i kënaqi
Engjëllorët.  Për të zgjidhur problemin e
për të mbuluar fallsifikimet e tyre vëllezrit Angeli (Engjëlli) e në veçanti
Hieronimo Angelo (Jeronim Engjëllit)  e
shpallën M. Francesco Sansovino cavaliere Angelico di Costantinopoli (Zoti
Françesko Sansovino kavalier Engjëllor i Kostandinopojës).
Ky veprim i Sansovinos që eleminoj 
krejt emrin e Beçikemit apo Barletit si autor i veprës Rrethimi i
Shkodrës  me sa duket nuk i kënaqi
Engjëllorët.  Për të zgjidhur problemin e
për të mbuluar fallsifikimet e tyre vëllezrit Angeli (Engjëlli) e në veçanti
Hieronimo Angelo (Jeronim Engjëllit)  e
shpallën M. Francesco Sansovino cavaliere Angelico di Costantinopoli (Zoti
Françesko Sansovino kavalier Engjëllor i Kostandinopojës).
Ky titull fisnikëror nuk paraqiste vetëm një prestigj shoqëror më të madh
por edhe interesa ekonomike që do të trashëgoheshin, sipas vetë
Engjëllorve,  edhe në pasardhësit e
tij.  Kështu po më 1568 (varianti B)  Sansovinoja për t’ja u shpërblyer  nderin 
riboton veprën mbi  Historitë
universale… të cilën ja dedikon kësaj rradhe  vetë 
Hieronimo Angelo (Jeronim Engjëllit) i cili nga ana e vet mbante tituj
si Princi i Thesalisë, Dukë dhe kont i Drishtit, Kryezot i urdhërit kalorsiak
etj. Në dedikimin që Sansovinoja i bën Hieronimo Angeli  do t'i shprehë mirënjohjen e thellë për
nderin kaq të madh e të papritur:
...per cortesia grande (quantunque indegno) mi ha
posto nello honorato numero de'suoi servitori con autorità amplissima et con
titolo di luogotenente dell'ordine della vostra eccelenza; la qual cosa sicome
a me e a 'miei discendenti é di sommo favore cosi mi obbliga eternamente...
...për favorin e madhe (edhe pse i padenjë) më ke
vënë në numurin e nderuar të shërbëtorëve tuaj me kompetenca shumë të gjëra dhe
me titullin e mëkëmbsit të urdhërit të shkëlqisë suaj; gjë e cila po ashtu si
mua edhe në pasardhësit e mi është një favor shumë i madh që më obligon
përjetësisht...
Është e qartë që për të siguruar heshtjen e Sansovinos apo më saktë për të
ndruar një fjalë nga Beçikem në Barlet familja Angeli kishte lojtur asin që
ishte Urdhëri Kalorsiak i formuar prej tyre dhe që u sillte të ardhura të
konsiderueshme edhe pse ishte një shoqatë pa asnjë bazë historike e ngritur
artificialisht me qëllim mashtrimesh. Ajo vetëfinacohej duke shpërndarë tituj
fisnikërie në persona të ndryshëm.
Në ribotimet e mëtejshme (1573, 1582, 1600, 1654) që patën Historitë
universale të Sansovinos jo vetëm që mbeti i fiksuar emri i Marin Barletit
si autor i Rrethimit të Shkodës por edhe kritika mbi autorin e veprës
Fatti illustri del Signore Giorgio Scanderbegh nuk u pa më edhe pse ajo
vazhdoj të dilte  me të njëjtat difekte.
F. Pall [1938: 22] që trajtovi jetën e Barletit nuk vlerësoi drejt  edicionin e vitit 1568  të Historive Universale dhe as vuri re
nderimet e shquara që Sansovinoia sapo kishte marrë nga familia Angeli. Kështu
F. Pall na përmënd edicionin e vitit 1573 ku vërehet ndreqja e “gabimeve”, pa
ditur se “gabimet” ishin ndrequr me shumë sakrifica nga ana e  familjes 
Angeli (Engjëlli).
Hieronimi nga ana e vet nuk pati guxim të shtyheshe më tej e t’i sugjeronte
Sansovino-s ndonjë emër për veprën: Fatti illustri del Signore Giorgio
Scanderbegh... d.m.th. Commentario... Bile nuk i sugjeroj as emrin
e  vëllajt të vet  Paolo Angeli i cili më 1568  ishte akoma gjallë dhe e kishte vënë në
qarkullim këtë vepër.
Kështu shndrimin e  emrit nga
Beçikem  në Barlet  në vepra Rrethimi i Shkodrës nga ana e
Sansovinos mund ta konsiderojmë si  një
akt  të thjeshtë  simbolik për ruajtjen e një tradite  mbasi ai e dinte shumë mirë që Marini i
Shkodrës ishte vetëm një. Pra mendimi i gabuar i F. Pall se Sansovinoja gaboj
dhe më pas e ndreqi gabimin, fakt  që
riqarkulloj nga një autor tek tjetri në historiografinë shqiptare,   nuk është 
aspak i justifikueshëm.
Më 1571 dhe më 1573 kur Sansovinoja botoi veprën  Gl' Annali ouero le Vite de' principi et
signori della casa Othomana (Vjetarërt ose jetët e princave dhe zotërinjve të
shtëpisë  Otomone ) mes autorve më të
rëndësishëm që kishte konsultuar për shkrimin e kësaj vepre  nuk vendos Barletin por  humanistin 
Marin Beçikemi. Praktikisht 
autorin e vertetë që kishte shkrojtur historitë për luftën e popullit
shqiptar kundra turqve e sulltanëve të mëdhenj.
(Shih variantin digital :)
https://books.google.ch/books?id=IMx1cfMSreEC&printsec=frontcover&hl=it&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false
 Siç duket mbas vitit 1573 edhe miqësia me familjen Engjëlli duket nuk
vazhdoj më mbasi në veprat  që
Sansovinoja do të publikonte  pas kësaj
date  nuk doli më  cilësimi që Engjëllorët i dhanë atij si caualiero
angelico di Costantino.  Më 1571
Sansovinoja ishte lidhur me një princ të shquar 
e të fuqishëm polak të cilit i dedikoj vepën Gl' Annali...të
shoqëruar me stemen fiksnirërore të këtij princi.
Siç duket mbas vitit 1573 edhe miqësia me familjen Engjëlli duket nuk
vazhdoj më mbasi në veprat  që
Sansovinoja do të publikonte  pas kësaj
date  nuk doli më  cilësimi që Engjëllorët i dhanë atij si caualiero
angelico di Costantino.  Më 1571
Sansovinoja ishte lidhur me një princ të shquar 
e të fuqishëm polak të cilit i dedikoj vepën Gl' Annali...të
shoqëruar me stemen fiksnirërore të këtij princi.
Sansovinoja më 1586 vdes në Venedik ndërsa Hieronimo Angeli më 1584
paguan  Giovani Maria Bonardon t’i bëjë
një ripunim letrar veprës  Compendio
ose Commentario..  dhe  nxiton të shpallë si autor të varianti të
shkurtuar të historisë së Skënderbeut 
Dhimitër Frangun që nuk kishte shkrojtur 
asnjë resht për Skënderbeun.
Si përfundim mund të themi se nuk gaboj as Paolo Giovio më 1546  dhe as Francesco Sansovino më 1568  që ju beri një lëshim Engjëllorëve. Ai që
gaboj dhe që  e pa Marin Beçikemin
si  përson të ndryshëm nga Barleti ishte
Apostol Zeno më 1753. Pas kësaj date nuk kemi më studiues të Barletit por vetëm
pasues të nje  hipoteze të gabuar.
(Nxjerë  nga vepra 
dorëshkrim :  Ikonografia e historiografia
kastriotiane  1444 – 1944  )
28 Qershor
2019