| E hene, 02.09.2019, 06:15 PM |
Dëgjo o populli im!
Nga Fahri
Xharra
Me
mundësitë e mia e kam ndarë dhimbjen me popullin tim. Unë, duke lexuar për ne u
brumosa dhe u dashurova në kombin tim sepse në momente të vështira ku shihej
karakteri ynë , karakteri i vërtetë i një kombi
ne dolëm faqebardhë. Por fatkeqësisht i pava edhe të metat të cilat u
paraqitën pas luftës së fundit ; disa të meta që nëse nuk i largojmë do të jenë
fatale për ne si komb . Unë nuk do të isha i sinqertë sikur përkundër lavdeve
që i kam të mos i cekja edhe anët tona të mbrapshta.
E
kishim një të kaluar të shkëlqyeshme , pas së cilës erdhën shekujt e mjerimit
,okupimi 500 vjeçar turk i cili na e humbi ... krejt çka i erdhi për dore. Por,
përkundër këtij 500 vjetshi t ‘errët , paraardhësit tanë ,të ngërthyer nga
lemeria e okupimit kanë qëndruar te forte ndaj fesë kombëtare , kanë qëndruar
besnikë ndaj paratëparëve tonë. E kemi
popullin heroik , dhe mund të them me plot të drejt që ushtarët tonë të luftës
së fundit nuk ishim tjetër por vet kombi ynë. E kemi popullin atdhedashës. Nuk
njoh popull tjetër që është aq legjendar si populli im.
Ne
nuk e pranuam zotin ashtu si na e diktonte Bibla apo Kur`ani, por e krijuam
zotin tonë shqiptar ,si ishte Skënderbeu !
Por
të vazhdojmë me lavdërime, jemi shumë mikpritës e kemi besën që nuk e ka askush
; jemi popull demokratik , me të vërtetë
demokratik e jo në stilin edisave. Ne e çmojmë njeriu si njeri e jo se çka
mbathë e vesh ,dhe çfarë titulli ka fituar. Ne e kemi popullin me plotë ndjenja
bamirësie , dhe shfaqemi sit ë tillë mu atëherë kur duhet. Jemi krenar ! Jemi
popull inteligjent , i kthjellët dhe shumë i mençur. Nuk kemi krahasim .
Ndoshta
nuk do të më hidhëroheni nëse do t`i shënoj të metat tona.
Nuk
jemi punëtor të mëdhenj ashtu si themi sepse për punën e sotme zakonisht e presim të nesërmen. Pasojat
dihet: asgjë nuk e kemi mbaruar. Oh! sa
shumë kohë i kemi humbur kombit tonë me
përtacinë tonë. Por kjo e ka arsyen e vet : sepse në 500-600 vjetshin e fundit
ne kemi punuar kot së koti dhe është
pasuruar robëruesi. Edhe një gjë , populli im , ne e kemi humbur falënderimin :
kërceva ujin , e dh... kalin !
Me
të vërtetë jemi shumë pa falënderues. Në mesin tonë kemi shumë të pasur të
cilët harxhojnë nevojë e pa nevojë vetëm për t`u treguar ; dhe nuk japin asgjë për ata që kanë sakrifikuar.
Shumëkush nga ne , edhe pse kohë pas kohe i rikujtojnë në mënyrë pompoze data e
shënuara , por ata e dinë që kur vendi ishte pranë vdekjes dhe duhej flijuar ,
nuk kanë ber asnjë gjë vetëm se janë
kujdesur që të ruajnë personin e tyre te çmuar: vetveten !!! dhe pastaj e ç
frytëzuan fatkeqësinë kombëtare për t`u vet pasuruar..
“
Inteligjencën” e kemi , “intelektual” jemi që nga zyrtari me i ultë deri tek
ministrat.
”Inteligjenca
“ e Kosovës asgjë nuk bëri për vendin e vet ,por vetëm brengosej që t ‘afërmit
mos t`i heqin keq. Disa , duke u kthyer pas luftës në atdhe nga një luftë që as që ishin pjesëmarrës , e
nderuan vetëm veten e tyre. E t ‘mos flasim për luftëtarët e vërtetë që po
kërkojnë kanaqe nëpër mbeturina për të mbijetuar.
Si
çdo qenje amorale ashtu edhe disa nga ne , nga “inteligjenca” krekosen me
forcën që e kanë , dhe në vend të
pozitivitetit na mbushen me minusa.
Ata
në vend se të na ndërtojnë na shkatërruan, ata janë vatra e qelbësirës dhe e
prishjes morale nga e cila ne të gjithë po vuajmë. Nëse kështu vazhdojmë e pat
Kosova!
Një
frymë e rrezikshme po frynë dhe po e
“ajros “rininë dhe po i a fikë zjarrin e atdhetarisë. E shohim që tek ata është
ngritur xhelozia dhe mëria. Rinia ynë e
ka mendjen vetëm aty ku janë paratë , në çdo cep të botës dhe vetëm te ketë
para.
I
riu i sotëm devijoi nga edukimi që e kishte. Djelmoshat dhe gocat mendojnë dhe
janë të bindura që shteti duhet t`iu siguron jetën e jo që ata ta sigurojnë
shtetin. Mos na ardhtë që ta shohim këtë bindje.! Nga erdhi kjo? Sepse e panë
që në vendin tonë dija , aftësia dhe trimëria janë të kota. , se për të qenë
dikush në këtë sipërfaqe duhesh të jesh i ndonjë partijeje që ata që e kanë
shtetin ta japin një shtytje më tutje.
O
popull , sa keq e kemi punën ! Në rast nevoje , rinia më nuk vdes për atdhe, të
kotë e kemi sepse ajo po i sheh gjërat
me sytë e saj.
O
populli im, mos të lejojmë që shpirti i pastër i rinisë të kalbet në këtë kohë
qelbësire! Në komb që diti të tejkalon furtunat shekullore të një pas njëshme , nuk guxon të kundërmon
arratisje , tradhti , prostitucion , dëshpërim demoralizim-
Ah
, që nuk e patëm një Shqipëri si duhet,
se edhe ne do të ishim ndryshe !
(ArçibaldRajs
, një zviceran , pasi që punoi 15 vjet
për një shtet të Ballkanit ( ata e kishin paguar ) , më në fund u largua shumë i dëshpëruar nga
ata. E shkroi një letër në vitin 1928,
të cilën e përpunova dhe përshtata për kohën që po e kalojmë).