Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Në 'ikje'

| E diele, 01.09.2019, 09:15 AM |


NË "IKJE"

Rrugët e qytetit

s'janë më si dikur,

të rinj e pleq

tashmë kanë marrë udhë.

Në katër anët e globit

sikur zogjtë të shpërndarë,

kjo farë e lashtë

e paktë në qytet;

e lodhur në arë !?

Mësuesit në hall

për vitin e ri shkollor,

nxënsit s'do t'u gumëzhijnë

si dikur në oborr !

Dy pleq në bisedë

thonë : .. na gjeti zezëdita,

rininë e shkolluar

jashtë na e nxori politika" !!!

J.Z. , fundgusht 2019