| E marte, 27.08.2019, 11:45 AM |
Me zemër ligjeroj
(Për
Leandrën ditën e parë të shkollës)
Nga Neki Lulaj
Sot
cingërroi zilja e shkollës…
E
ti..
Bën
hapin e radhës
Çel
burimin e madh
Bëhesh
motër me dritën në klasën e parë.
Dije,
Abetarja është dashuria e radhës ne gjurmat e viteve
Mos
harro buzagazin në fytyrën plot bukuri
Buzagaz
të jesh në fytyrat e prindërve
Me
çantë e libra mbi supe bëje hapin e ri
Banka
e shkollës është dritare që hap horizontin
Zilja
lajmëtare do të të cingërojë për ty në jetë
Një
lule te re mbjell dhe mbush horizonin
Në
zemrën e Leandrës.. ka vetëm pranverë
Ti
merr bekim në rrugët e reja
Dëgjo
gjyshërit që belbëzojnë këshillën e urtë
Emri
yt i artë do shkruhet me shkumës
Do
të shkruhet kaherë në dërrasat e zeza
E
ti përherë do të jesh prijatarja e betejave pa fund.
-Per Zemrashqiptare,
fund-Gushti, 2019-