| E enjte, 22.08.2019, 08:28 AM |
..taksë
ndjeshmërie
Nga
Astrit Lulushi
Pse
njeriu e ka trurin kaq të madh? Përgjigjia mund të jetë e dukëshme. A nuk është
truri një gjë e mirë? Jo domosdoshmërisht, sepse kërkon shumë energji, rreth 20
përqind të energjisë që përdorin muskujt, megjithëse zë vetëm 2 përqind të
masës së trupit. Kjo është arsye pse evolucioni në përgjithësi ka shkaktuar më
shumë trullosje, dhe pse më pak qenie e kanë trurin në këtë masë.
Disa
e trajtojnë trurin si luks, e përdorin vetëm për t’u dukur. Disa lloje peshqish
kanë mini-tru, që e përdorin në kërkim të ushqimit, por pasi ta kenë gjetur,
nuk kanë më nevojë për një pajisje të tillë të kushtueshme, kështu që ...hanë
trurin e vet. (Disa kanë bërë shaka, në mënyrë mizore, se kjo ngjan pak-a-shumë
me rastin e akademikëve, që pasi arrijnë këtë shkallë, rrallë prodhojnë ndonjë
vepër).
Sidoqoftë,
truri i njeriut duket se e paguan çmimin; ai është i nevojshëm për të menaxhuar
duar e këmbë, për të përpunuar imazhe, sepse imazhet gëlltisin fuqinë e trurit,
ashtu si kompjuterët. Dhe më e rëndësishmja, falë trurit, njerëzit janë të
shoqërueshëm; të jetuarit në grup disa e përdorin të fshihen a humbasin
gjurmët, të paraqiten si viktima, ose të sigurojnë mbrojtjen. Presioni për të
jetuar në grupe të mëdha u rrit, kur njeriu doli nga pyjet në terrene të hapura
siç janë kullotat (sot, hapësira të ngjashme gjenden në FB) dhe filloi të
konsumojë, krahas perimeve, edhe mishin, që nxit zhvillimin e trurit.
Për
të jetuar me sukses me anëtarët e tjerë të grupit, atij (njeriut) i duhej të
mbante nën kontroll marrëdhëniet që ndryshonin vazhdimisht midis familjes,
miqve dhe armiqve. Kush është lart dhe kush është poshtë? Kush është miqësor
dhe kush jo? Kush më ka borxh duhet të më përulet, dhe kujt i jam borxh? Këto
janë detyra llogaritëse, kompleksiteti i të cilave rritet ndërsa grupi
zgjerohet. Nëse ke vetëm 5 shtete fqinje, mund t’i bësh ballë; nëse ke më
shumë, llogaritjet bëhen më të ndërlikuara, eksponenti rritet, dhe jo një-e-dy
fajson të tjerët për të gjitha problemet që ke.
Për
të jetuar në grup, njeriut i duhet gjithashtu një pasqyrë. Të mësuarit se si të
mendosh e ndjesh mund të ketë qenë hap i rëndësishëm drejt vetëdijës,
vetënjohjes dhe gjithçkaje që ndodh brenda vetes. Vëzhgimi i zhvillimit të
shoqërive tregon se nëse këto llogaritje bëheshin gabim, njeriu do të ushqehej më
keq, do të ishte më pak i mbrojtur, do të grindej më shpesh dhe do të pakësonte
shanset për të qenë dhe patur fëmijë të shëndetshëm.
Pra,
shoqërueshmëria, bashkëpunimi dhe fuqia e trurit duket se kanë evoluar së
bashku që nga kohët më të lashta. Në fakt, ekziston një lidhje e afërt midis
madhësisë së një kombi dhe madhësisë së trurit. Dhe duket se në të kaluarën,
disa shoqëri u treguan të gatshme të paguanin edhe një detyrim më të lartë
ndjeshmërie a entropie, taksën e trurit, për të qenë sot shoqëri më të
zhvilluara e më të mëdha në numër.