| E premte, 03.10.2008, 05:46 PM |
Me staf ndërkombëtar, u rihapen sot gjykatat në veriun e Mitrovicës
Mitrovicë, tetor 2008 - Siç ishte paralajmëruar edhe më parë Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK) sot ka rihapur ndërtesën e gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Kjo gjykatë deri më tani një pjesë e saj ka funksionuar në ndërtesën e Gjykatës së Vushtrrisë. Pas shumë reagimeve të vendorëve dhe ndërkombëtarëve UNMIK-u sot me staf modest ka rihapur gjykatat në veriun problematik të Kosovës në Mitrovicën veriore e cila është e banuar me serb.Fillimisht në këtë gjykatë do të punojnë ndërkombëtarët për të vazhduar më pas edhe me shqiptarë.
Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS