| E diele, 11.08.2019, 03:42 PM |
Diasporë
të duam si sytë, me djersën tënde na mëkëmbe dhe na sjelle rritë
(E
nëpërkëmbur ka do që shkove, por dashurinë ndaj atdheut kurrë se harrove)
Nga
Dedë Preqi
Ishin
kohëra të hershme kur duhej të merrëshin vendime të cilat ti numëronin hapat e
jetës nga misteret e saj, që nuk kishte rrugë tjetër e cila të përcjellte me
fatin, e ajo ishte ikja, ikja nga familja, ikja nga miqtë, ikja nga farëfisi,
ikja për ta shpëtuar kokën, ikja nga atdheu, sepse ti konsideroheshe armiku i pushtuesit nëse i kërkoje të drejtat
e tua, përndryshe duhej të i nënshtrohesh represaljeve dhe dhunës, apo të
bëhësh « shqiptar i ndershëm » dhe bashkëpunëtor i tij.
Më
se një situatë e rëndë, kur në sytë e nënave shpesh herë mëshehej, por edhe
derdhej loti i zemërimit të tyre për bijtë e vet, ku shumica e tyre ishin të
rinj dhe në shumë raste nuk u premtonte koha që një shtrëngim dore të marrin
nga më të dashurit e tyre, por të ikin pa e ditur se ku shkojnë, vetëm për t’iu
larguar syshë harbutëve të pushtetit serb, që nuk linin as birën e minit pa e
kontrolluar.
Duhet
të na përkujtohet kjo histori e trishtë dhe fati i gjithë atyre të rinjëve, që
kaluan largë familjeve dhe atdheut të tyre, jo vetëm nëpër vendet e Evropës,
por deri në Amerikë e Australi, pa u
parë njëri-me tjetrin me vite të tëra, të cilët shkuan të njomë dhe u kthyen
pleq në atdheun e vet, për derisa Kosova u çlirue nga dhuna dhe përndjekjet,
deri atëherë kur fatin e popullit të vet e merr në duart e veta.
Por
çka të thëmi për këtë shoqëri njerëzore, e dëbuar apo e përndjekur nga atdheu i
tyre, a ishin të lirë si qenje njerëzore që të veprojnë të lirë në rrethin ku
jetojnë e punojnë ? Kjo gjë mund të
shprehet në forma të ndryshme, por kemi plot dëshmi dhe fakte të besojmë, me që
ekzistojnë plot shembuj të mirë e të lakmuar për këta njerëz, të cilët e gjetën
vetën dhe u integruan kohë pas kohe në këto shoqëri njerëzore.
Në
saje të punës së pandërprerë dhe në saje të djersës e mundit të tyre nëpër
vendet e ndryshme të botës, jo vetëm që i ndihmuan familjet e veta, por
kontributi i diasporës u bë ekzistenë dhe bazë e mirëqenjës në shoqërinë tonë.
Dhe në çastin më të duhur dhe më të dhimbshëm, kur Kosova po kallej dhe po
zhdukej nga barbaria e Serbisë fashiste, kontributi i saj do të ishte i
përgjithashëm, deri edhe te pika e fundit e gjakut duke e dhënë për lirinë dhe
pavarësinë e Kosovës.
Fjalën
diasporë e gjejmë te greqishtja, që do të thotë shpërndarje e njerëzve nga
vendi i tyre dhe për ta zavendësuar këtë fjalë do ta ndihmonte edhe fjala
emigrim, ndërsa për shqiptarët në këtë rast, do të ishte fjala më e
përshtatshme, që do ta përmbushte këtë histori me fjalën shpërndarje e njerëzve
pa vullnet, që u shdërrua në boshatisje të atdheut.
Në
periudhat e mëhershme emigrimet dhe format e largimeve të shqiptarëve nga
atdheu i tyre, pothuaj se e kishin arsyen e vet që lidhej drejtpërdrejtë
ndërmjet shkakut dhe pasojave. Mirëpo, një hetim i saktë do na qojë deri te
dukuritë elementare të aktivitetit të tyre si diasporë e shpërndarë në tërë
botën perëndimore, të cilët përveq punëve të domosdoshme si bazë e përfitimeve
materiale dhe mirëqenjes, nuk kanë munguar edhe aktivitetet e larmishme në
aspektin kulturor dhe organizativ, me të cilat u dallue dhe dallohet edhe sot,
duke ruajtur dhe promovuar traditat dhe kulturën e vendit të vet.
Përveq
tjerash nga këto elemente kulturore burojnë edhe mundësi tjera të arritjeve
shumë të rëndësishme, sikur që janë integrimet e tyre në shoqërinë, rrethin dhe
vendin ku jetojnë e punojnë. Dhe çka është më e rëndësishmja, të cilën e gjejmë
në shumë vende perëndimore, me organizimet e mësimit plotësues për fëmijët e
diasporës, që organizojnë mësuesit dhe intelektualet e diasporës shqiptare,
duke e ruajtur dhe kultivuar gjuhën amnore dhe kulturën te fëmijët tanë largë
atdheut.
Janë
shumë domethënëse mbresat që na i lënë sot shumë të rinjë dhe të reja nga
diaspora shqiptare, të cilët janë bërë protagonist të shumë arritjeve dhe
veprave të mëdha, duke filluar që nga bizneset e ndryshme dhe deri te
doktoraturat e fituara, që ua kanë lakmi edhe vendasit. Nuk ia vlenë të
komentojmë për nivelin e atyre, që nuk e kanë gjetur vetën dhe mirren me gjëra
të pa mira, por mjafton ajo që e dëshmon njeriun e diasporës shqiptare, si
punëtor, fisnik dhe patriotik, i cili tiparin e vet nacional dhe racional e
shpreh përmes mendjes dhe duarve të veta kudo që gjindet.
Egjithë
kjo ka si kusht këtë realitet të karakterit të diasporës shqiptare, e cila
gjysmën e jetës e hargjon largë atdheut dhe gjysmën tjetër dhe frymen e fundit
në atdheun e vet të pa harruar. Nuk do ta përmendim kontributin e saj, duke
aluduar kohën e luftës së fundit në Kosovë, por diaspora shqiptare thjeshtë
është një energji e pashtershme edhe sot, që i jep një domethënje dhe kuptim
shtetit dhe vendit të vet.
Nuk
do të thotë se, shoqëria e jonë në kohën e sotme, apo rinia, duhet që jetën e saj ta lakmojë përmes kësaj
rruge, apo të zgjedh vetëm këtë rrugë, që të mëkëmbët dhe të gjejë shpresë dhe
prosperitet në të ardhmën e vet, duke ditur se Kosova e lirë dhe demokratike,
nuk ka alternativë tjetër, pa e rregullue një hapësirë të ekzistencës së vet
shoqërore, dhe kjo shoqëri do e gjejë ekzistencën e vet në vendin e vet dhe të
ndihet e sigurtë.
Diasporë
të duam si sytë, ti me djersën tënde na mëkëmbe dhe na sjelle rritë. Duhet ta
vlerësojmë punën dhe djersën tënde, por mos ta lakmojmë këtë rrugë të pafundme
me plot peripeti e refrene të malltertimeve, që përsëriten edhe sot e kësaj
dite, duke pritur me orë të tëra në kufinjt
e shtetit serb. Asgjë nuk ka që e ndal dhe e pengon rrugën e juaj të
atdhedashurisë, atdheu është Ai, i cili ju flet dhe thërret dhe ju prit
krahapur në çdo kohë.