| E diele, 11.08.2019, 02:07 PM |
Gjakovë: përurim i librit me poezi të Bardhyl Osekut, “Ngarendje”.
PËRURIM
ME RESPEKT TË VEÇANT TË VEPRËS “NGARENDJE” TË BARDHYL OSEKUR.
Nga
Tahir Bezhani
Z. Bardhyl Oseku,gjatë përurimit të librit poetik”Ngarendje”.
Sot,me
08.08.2019,në Biblioteken e qytetit
“Ibrahim Rugova” në Gjakovë,u përuruar libri me poezi “ Ngarendje” i poetit gjakovar, Bardhyl Oseku,i cili në
mesin dashamirëve të fjalës së shkruar,zgjoi interesim të konsiderueshem me
vargun e tij brilant,me tema te larmishme të jetës sonë nëpër kohë. Përurimi i
sotëm,ishte edhe një dëshmi se publiku gjakovarë,e do dhe e njeh poezinë dhe shpirtin poetik të autorëve të
vet e kujdo tjetër. Për të qenë pjesë e fjalës së bukur poetike, dashamirët e
fjalësa së shkruar nga qyteti e rrethina,nuk i ndaloi as vapa e madhe e
gushtit,ku temperaturat kaloni 35 gradë celsius.
Në
mungesë të redaktorës,Entela Tabaku,për librin foli poeti e krijuesi me nam nga
Peja,zotëri Sejdi Berisha,i cili në shkrimin e tij,të botuar edhe në disa
gazeta e portale,vlersoi lartë vargun poetik të poetit Shefki Oseku,i cili
bartë në shpirt dhimbjen dhe dashurinë,vuajtjet e popullit të tij nëpër kohë e
situata të ecjës nëpër errësirë,jetë plot brenga të strukura në shpirtin e
lënduar.
Sejdi Berisha
Në
fakt, poeti Bardhyl Oseku,ndonëse në moshë,në vete ka bartur gjatë, të strukur
në shpirtin e tij plot dhimbje, fatin e njeriut tonë, urrejtjen e dashurinë,
sakrificat e jetës në virigun e kohëve dhe ,le mesazh-porosi me brumin e
pjekurisë potike për kahjet e ecjës kah ditë të bardha.....
Për
librin me poezi të Bardhyl Osekut foli edhe
Bashkim Canhasi, profesor i filozofisë,tani në pension,i cili në mënyrë
karakteristike,veçoi për trajtim disa poezi nga libri “Ngarendje” të Bardhyl
Osekut,duke i konsideruar përmbajtësore
dhe me vlera të pasura poetike,siq dinë të shkruajnë poetët e niveleve të tilla
Pjesëmarrësit
në përurimin e librit “Ngarendje! Gjakove.
Prof.i
filozofisë në pension,z.Bashkim Canhasi.
Këtë
takim kulturo-letrarë në, në emër të
Klubit Letrarë,”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, e përshëndeti edhe kryetari i
ketij asociacioni,duke vlerësuar lartë poezitë cilësore të autorit,meritat e
tij të dalluara në jetën kulturore,sa mbante postin e drejtuesit të Arsimit e
Kulturës në Gjakovë. Në kët lami të jetës,mbetët një shembull i kohës vepra e Bardhyl Osekut,i cili për shumë vite,
qe përherë krahë i letrarëve gjakovarë dhe i kulturës në tërësi,tha zoti Kurti.
DY
FJALË PËR AUTORIN:
Bardhyl
Oseku u lind në vitin 1948 në një familje me tradita të pastërta gjakovare në
aspektin e atdhetarisë,
ndershmërisë,bujarisë dhe sakrificës për lirinë e popullit. Koha e kaliti,e
bëri të zgjuar, për përballje me jetën e shoqërinë. Nga ambicjet përsonale,arriti të mbaroi fakultin për Gjuhë
e Letërsi Shqipe në Prishtinë,ku punoi disa vite në edukimin e shëndetshëm të
gjeneratave të reja.Punoi si përkëthyese e gazetar te “Dukagjini”,pastaj në
KK-ës Gjakovë,drejtues i Kulturës,rinisë e sporteve,ku përfundoi edhe karieren e
tij të bujshme e plot lavdata.
Bardhyl
Oseku,fjala përshëndetëse për publikun
Gjakovë,8.gusht,2019.
Me
shëndet të ruajtur,disponim djaloshar,jeton e shijon frytet e punës së tij,në
gjirin e familjës, në qytetin e Gjakovës, kryeqyteti i poezisë shqiptare. Ka
një jetë të qetë e të rehatshme,gëzon një rrespekt të qytetarët e Gjakovës me rrethinë.
Bardhyl
Oseku,me shkrime ka filluar që heret,që kur ishte nxënës,me botim libri
“vonë”,nisje kjo,e cila nuk ka mbarim....
Tahir
Bezhani
Gjakovë,
08.gusht,2019