| E shtune, 10.08.2019, 07:17 PM |
P o e z i
Sejdi BERISHA:
OFELIA* NUK KTHEHET MË...
(Poemë,
baladë apo gjerdan ironie)
1.
Ofeli
Sa
shenjtëri do të jetë
Kujtimet
për t’i kthyer
Për
të biseduar për tokën e djegur
Edhe
për tragjedinë e Hamletit
Për
ta përqafuar gjirin e nënës
Diellit
për t’iu lutur
Për
madhështinë e lumturisë
Nën
dritën e hënës
Netët
për t’i shprushur
Edhe
atë djersën e babait
Mbi
xhaketën kore për ta kujtuar
Si
shtresën e vesës në vjeshtë
2.
Ofeli
Sa
peshë ka për të biseduar
Për
ato dënesjet e tokës për njeriun
Për
shtëpinë që nuk është më
Sa
mall është
Me
lotët e rinisë për t’u larë
Për
ta peshuar etjen
E
cila shumëçka fsheh e nuk tregon
3.
Ofeli
Më
ka marrë malli
Të
rrokullisemi shpatijeve me lule
E në
arat plot eshtra
Për
ta marrë nga një shtalb misri
Edhe
aty kemi kujtime
Të
palosur gjer në ka të zi
E
deri lartë në qiell
4.
Ofeli
Shkrumb
kam për të kuvenduar
Për
bankat e shkollave
Edhe
për Migjenin me kollë
Edhe
për Seremben
Hero
dashurie
Ata
e kanë shkruar historinë
E
Lulit të Vocërr
Edhe
të dashurisë gjer në Brazil
5.
Ofeli
Kam
dëshirë të kthejmë
Tek
ai Kroi i Mulla Dervishit
Edhe
tek Shatërvani i qytetit
Ku
kanë shuar etjen
Njerëzit
me ëndrra shumë
Edhe
ata me pak shpresa
Të
shkojmë edhe tek Çarshia e Gjatë
Që
gjithmonë ia fshehën historinë
Edhe
në Tabje
Në
atë kodrinë misteri
Mbi
Pejën hidhërake
Gjithkush
ka dëshirë
Të
kthejë tek ajo histori e ndrydhur
Ku
fshihen e kurrë s’pushojnë
Eshtrat
e njerëzve të pafajshëm
Të
atyre që e deshën qytetin
Që e
ëndërruan lirinë
E ta
shkruajmë një histori të re
Të
ndërtuar me gurë dashurie
6.
Ofeli
Ujëvara
te Gryka e Rugovës
Ka
shumëçka për të thënë
Edhe
për ëndrrat e dashnorëve
Edhe
për besën
Edhe
për tradhtinë
Që
ndër shekuj
E ka
mjegulluar historinë
7.
Ofeli
Edhe
Lumëbardhi
Që
përmjedis qytetit gjarpëron
Që
edhe sot
As
për kujtimet dhe as për dhembjet
Asgjë
nuk tregon
Por
vetëm ujin në këngë e shndërron
Kurse
stinët aq shumë i madhështon
8.
Ofeli
Në
Kapeshnicë
Që
tërë bota e njeh
Atje
dashuritë më së shumti
Në
mes vete janë kallë e përcëlluar
Kurse
qumështi i dhisë
Vashat
i ka dalldisur
Bukës
prej çerepi
Shije
për t’i dhënë
9.
Ofeli
E di
Ti sa madhështore është kjo
Kur
në kajnaçe e kroje
Vashat
e reja
Këmishët
mbi gjinj i kanë flladitë
Me
nallane i kanë dhënë hyhshret
Kalldrëmit
të sokakut
I
kanë çmendur edhe të rinjtë
10.
Ofeli
A të
kujtohen
Të
rinjtë me nga një vllakë me dru
Qonin
pluhur rrugicave
Duke
bërë leqe u iknin pylltarëve
Donin
dimrin për ta siguruar
O sa
kënaqësi
Ajo
kënga e hershme e gjelit
Kujtimet
i kthente në zemrat vullkan
Edhe
shpresat për ditë të re
11.
Ofeli
I
mbanë mend dyert e oborreve
Edhe
rezat në to
Që
tinëz hapeshin
Për
t’i tretur diku ëndrrat
Kjo
është e çmendur lumturi
Edhe
dhembje e rëndë guri
Që
përqafohen në mes vete
Sepse
ashtu kanë peshë e urtësi
12.
Ofeli
Në
Karagaç
Edhe
atje ka kujtime të gurëzuara
Të
fshehura në bar e në liqe
E
drunjtë
Vetëm
cicërimën e zogjve nuk e harronin
13.
Ofeli
Kur
të takohemi
Edhe
për lirinë do të themi diçka
Edhe
për robërinë
Edhe
për gjakun
Edhe
për të pa gjurmët
Edhe
për njerëzit e zhdukur
Eshtrat
e tyre rrinë me syhapur
Kah
vendlindja dhe atdheu
Kah
nënat dhe baballarët
Kah
fëmijët dhe gjyshërit
Kah
motrat dhe vëllezërit
14.
Ofeli
Edhe
ata kuvendojnë
Edhe
për tradhtinë
Edhe
për lakminë
Që
tokën e qojnë peshë
Si
në kohën e Ilirisë
Si
në kohën e Skënderbeut
Si
dje dhe sot
E si
t’i quajmë atëherë këto
Tradhti
apo marri
Dhembje
apo tragjedi
15.
Ofeli
Për
tërë këtë
Çfarë
do të thoshte
Ismail
Qemali e Hasan Prishtina
A do
të flisnin Azem e Shote Galica
A do
t’i lëvizte në brez koburja Isa Boletinit
Po
çfarë do të mendonte
Ali
Pashë Tepelena e Esat Pashë Toptani
Çfarë
do thonë edhe shumë të tjerë
Çfarë
do fliste Adem Jashari
Edhe
dëshmorët e rënë
Çfarë
do thotë rinia
Që
po ia kthen shpinën atdheut
16.
Ofeli
Po
shqiponjat çfarë do thonë
Për
qiellin e tokën e tyre
Por
kësaj radhe
Nuk
do flasim asgjë për këtë
17.
Ofeli
Të
kthejmë pak
Në
Sarandë edhe në Himarë
Atje
ullinjtë ligjërojnë shenjtërinë
E te
Butrinti çfarë nuk jehon
Në
Lezhë e në Krujë
Ka
peshë guri i kalasë
18.
Ofeli
Në
Shkodër e në Durrës
Do
rrimë pak më shumë
Edhe
në Elbasan
Atje
ku është shkolla e parë normale
Edhe
në Manastir do shkojmë
Se
atje janë do data
E do
shkronja alfabeti
19.
Ofeli
Në
Vlorë e Bajram Curr
Heshtja
nuk ka vend
E në
Plavë e Guci
Do
ecim si malësorë
Te
Krojet e Ali Pashës
Do
pimë pak ujë për freski
20.
Ofeli
Do
shkojmë në Prizren e në Berat
Edhe
në Shkup e Mitrovicë
Pak
do kthejmë
Edhe
në Palermo e Kalabri
Do
ta kuptojmë sa vlerë kanë
Gjaku
e kënga kur këndohen shqip
21.
Ofeli
Atëherë
do të bindemi
Sa
larg është e vërteta
Sa
rrenë ka jeta
22.
Ofeli
Po
të pyes kështu
Se
për këtë më së miri e di Ti
Se
Shekspiri na nxori telashe
Me
tragjedinë e dashurinë
Me
vrasjet e me vuajtjet
E
njeriut për e kundër njeriut
23.
Ofeli
Do
të flasim
Edhe
për dashurinë tuaj
Edhe
për Hamletin
Edhe
për ikjen tënde në lumë
Që
ai moment
Ishte
gjëmë e dhembje
Toke
e qielli
A
është kështu Ofeli
24.
Ofeli
A të
kthejmë sonte në teatër
E ta
shfaqim këtë dramë apo tragjedi
25.
Por
Ofelia
nuk kthehet më
Edhe
pse kam dëshirë
Të
ishim bashkë sonte
Dhe
nën dritën e hënës
Në
acarin e mallit e të dhembjeve
Të
rrëfejmë gjithçka për jetën
Por
Ofelia
sonte nuk vjen
Ofelia
nuk kthehet më...
*Ofelia, ishte e dashura e Hamletit nga
Tragjedia “Hamleti” e Shekspirit,. Ajo, pasi, ia vrasin babanë, ishte shumë e
tronditur dhe një ditë mbytet në lumë...