| E shtune, 10.08.2019, 09:59 AM |
KU
PO SHKON MOJ SHQIPËRI!
Nga
Petrit Aliaj
Prej
kohësh kishim planifikuar si familje,spostimin tonë nga Italia në Shqipëri për
disa ditë ,aq sa ishin edhe mundësitë e sejcilit prej nesh për të celebruar e
festuar martesën e djalit tonë A.A me A.K .Prej kohësh disa të afërm,miq e
shoqëri i kishin prerë biletat e avionit, ndërsa të tjerë udhëtuan me makina e
tragete nga Ancona,Bari e bregdeti Dalmat drejt Durrësit.
Ishte
një gëzim i pa përshkruar për të gjithë ,e në veçanti për gruan time e cila
mbas humbjes së një pas njëshme të vëllezërve të saj do ta grishte
trishtimin me harenë e dasmës .Ajo ,së
bashku me të jëmën,një grua e shkërmoqur dhe e dërrmuar nga fati i hidhur që i
ka rezervuar jeta,fill mbas humbjes së të shoqit e me rrallë,vëllezërve e dy
djemve të saj,do të ishin “pararoja”e jonë.
Sigurisht
të realizosh një dasëm sot nuk është e lehtë,por në të tilla raste,gjithçka
vlerësohet e kryer kur këto dasma dalin bukur edhe në bazë të përkujdesjes
direkte të çiftit. Të ftuarit kënaqen e largohen me mbresa të mira.Falë
teknollogjisë së sotme me telefonat,shumë kush arrin të fiksoj edhe çastet më
të bukura . Përpara,e
mbas një dasme nuk mungojnë edhe peripecitë të cilat na mbeten në kujtesë
.Ndofta mund të ishte një rastësi,por kështu i ndodhi gruas dhe vjehrrës sime
me shoqërinë e fluturimeve“Blu Panorama”nga Bergamo për Tiranë.Nisja e pa
motivuar e avionit me 8 orë vonesë duke u afruar udhëtarëve si për sarkazëm nga
një panine,ishte shumë indiferente e fyese. Ndërsa në kthim me shoqërinë
“Ernesto”më komunikojnë se; nuk duhet të paraqitesha në aeroport në drekë simbas
orarit,por në mesnatë…(12 orë vonesë).
Peripecitë
e qindra udhëtarëve në këtë stinë pushimesh më kujtuan falimentimet e kompanive
“Albatros”në 2007,”Albanian Airline”2011,”StarAirways”e “Malev”2012 e “Belle
Air”në vitin 2013,e cila shiti edhe 50
mijë bileta të pa vlefëshme në përpëlitjen e fundit.Në atë kohë,qytetarë të
revoltuar protestuan përpara zyrave të kësaj shoqërie për kthimin e parave,duke
e barazuar”Belle Air”me një piramidë të dytë,përfshirë edhe 685 punonjësit e
saj të flakur në rrugë. Kush ka udhëtuar asokohe,mund ti kujtohet se në shpinën
e çdo karrike të “Belle Air” ishte gjithmonë një revistë me vizitat e fotot
S.Berishës.Çuditërisht këtë revistë në maj të viti 2011,ma afroi një specialist
i HCE nga Italia (F.I) me të cilin udhëtonim së bashku nga Tirana në Milano.Me
këtë rast biseduam edhe për perspektivën e investimeve në ndërtimin dhe
shfrytëzimin e energjisë elektrike të HC në Shqipëri. Ndërmjet të tjerave ai
shtoi ; “asgjë nuk ka ndryshuar tek ju,përfshirë edhe komisionin e studimeve
energjitike,duke veçuar vetëm të nderuarin prof.Fahrudin Hoxhën(1936-2017) si
studjues e projektues shumë kompetent,ndërsa të tjerët janë sa për të marrë
rrogat “ !!!
Në
mbrëmje vonë mbasi lash Rinasin,mbërrij në qytetin tim të lindjes Durrës,me autobuz
por pa bileta.Në Durrës ka vite që ky fenomen spekullues është i pa
kontrollueshëm nga autoritetet përkatëse. Ndërsa në rotatoren afër stacionit të trenit,polici i
trafikut, bisedonte me një të njohurin e tij pa u merakosur për kaosin e
makinave e lëvizjet “bëj si ta thotë truri”. Mu kujtua një episod i vogël me
mikun tonë Ndue Shabaku.Ishim duke udhëtuar me makinë për në Chiari. Atje do të
shikonim ekspozitën personale të piktores durrsake Elona Marika,e organizuar
nga komuna e Chiarit në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë në Itali.Ndër kohë me shpejtësi na parakalon një makinë në rotatore
duke na lënë paksa pa frymë. Ndue ishte në timon e në të tilla raste, ai me të
qeshur,përdor gjithnjë batutën e tij :
Ej !! Por ky nuk e di që edhe ne jemi shqiptar ? Ne jemi shqiptar..
Ditën dhe natën,njerëz që përshkojnë rrugët kryesore ku tu teket,pa
respektuar vizat e bardha,e jetën e tyre. Trafik që nuk displinohet nga
semaforët.Në rotatore kush e ka provuar e din se çfarë ndodh.. Prej vitesh në
praktikën e shkollave e emisionet televizive,nuk flitet më për edukatën në
rrugë.Në shumicën e rasteve,kafenetë me tavolinat(me leje e pa leje) në
trotuare janë pengesa në qarkullimin e kalimtarëve dhe burim aksidentesh e
sigurisht edhe doza pluhuri. Furra buke e shitësa që ngrejnë supet kur i pyet
se, nga e blejnë miellin ?(Cernobyl,Serbi,Turqi ) Kudo qenër dhe njerëz në ortakëri të cilët
rrëmojnë në kazanet e plehrave për të mbijetuar .Bukuria e një qyteti me parqe
e lulishte të betonuara,tashmë ka mbetur vetëm në kartolina .Dhe kjo i
dedikohet korrupsionit të lartë të pushtetarëve në Durrës,siç edhe deklaroi për
zërin e Amerikës sv/sekretari i shtetit Amerikan për çështjet e Europës
M.Palmer .Konkretisht “ne kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetin
dhe korrupsionin e zotit Dako”(kryetar i komunës Durrës 2007-2019)
Një
qytet i rrethuar nga plazhet e bukura
por të qelbura ku ka rrezikon edhe të sëmuresh.Vetëm një episod ndër mijra
raste që më dëgjuan veshët,më bëri të besoj në gjithëçka që flitej. Një ditë mbas ardhjes në Durrës,vajza e jonë
me familjen e saj u sistemua në plazhin e Golemit. Gjithçka do të ishte shumë
mirë edhe për mbesat tona,të cilat nuk do të bënim më ec e jake nga plashi në
Durrës,mëngjes e mbrëmje të lodhura.Mirëpo ishte një gëzim që zgjati vetëm 48
orë,mbasi në mes të natës në gabinën që ata kishin marrë me qera plasën fekalet
…kudo biznes që bie erë. Në retrospektivë,dukuritë e sotme më kujtojnë
komediodramën e Bertolt Brecht të titulluar “Trusti i Lule Lakrës”,ku
gangsterin e Cikagos: Arturo Ui,(interpretuar nga Al Pacino) e ndeshim shpesh
në realitetin tepër “simpatik”të efekteve propogandistike e intensive të
pushtetarëve kur duan të rrënojnë diçka për hir të fitimeve(pusht &
etër).Veprime të tilla për çoroditjen totale të shoqërisë së sotme shqiptare,na
krijojnë dilemën :të jesh apo të mos jesh !Dhe si gjithmonë kur lexon nga ish
k/ministra (lule lakra)shkrime të ndryshme për ekonominë e vëndit .Jo se bëjnë keq
.Por përkundrazi mbushin faqet e gazetave si edhe u kujtojnë pas ardhësve të
tyre që nuk duhet të abuzojnë shumë me detyrën.. Mbeta i zhgënjyer nga
trasmetimet e rreth 20 stacioneve lokale,së bashku me tre stacione të TVSH të
cilat trasmetonin nga mëngjesi deri në darkë,emisione politike.Gjellë për drekë
e darkë.Shpjegime e biseda në studio me analistë gomerë e redaktorë cjepër,ku
pa kritere e basardojnë edhe fjalorin tonë me fjalë në italisht dhe
anglisht,cilat do ti titulloj pa u menduar gjatë si emisisone ”bathë, bathë për
një kokërr” !
Por
bukuria e bukurive për gratë shtëpiake,ishin trasmetimet e telenovelave turke
me subjekte të familjeve mafioze e hakmarrje,patrialkalizmin dhe klanet e tyre.
Një invazion kulturor Turk i cili më ngacmon kujtesën me subjektin e filmit
Gjeneral Gramafoni(skenari V.Koreshit,muzika A.Peçi dhe regji V.Gjika). Filmi trajton temën e
(1930) parapregatitjes së pushtimit fashist(1939)me pushtimin e tij
kulturor,duke shfrytëzuar varfërinë,krahun e punës,feudoborgjezinë e të
lëkundurit,por pa u atakuar me instuticionet…
Konkretisht sot,një prelud i tharjes së resurseve e shterpësisë që ka
pllakosur një herë e përgjithmonë ekranet shqiptare.Një boshllëk kulturor si
rezultat i politikës kontroverse që po rrënon e shkatërron gjithçka në emër të
pasurimit të pa skrupullt po na kthen me kokë poshtë .Mjafton të shikosh sitin
e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri për tu bindur se çfarë trajtohet aty..Nuk
ka projekte,nuk krijimtari artistike e as plane .Janë vetëm disa aktivitete
leshi të shkruajtura në Shqip dhe Italisht(edhe në italisht miq,çfarë gallate)
.Lëre pastaj të flasim për filmat,jemi shumë larg. Gjatë ditëve të qëndrimit në
Durrës,mbesat e mija 9 dhe 7 vjeçe,me telekomandën në dorë për tre mbrëmje
rrjesht,kontrollonin të gjitha stacionet në televizor për të shikuar ndonjë
film për fëmijë ……të gjitha me para.
”Uf ! gjysh,ky televizori në
Shqipëri nuk punon fare”u shprehën ato një zëri.Më erdhi shumë keq. Dhe unë e
ndjeva vehten të pa fuqishëm .E vetmja dukuri pozitive,ishte furnizimi i pa
ndërprerë i energjisë elektrike.Në krahasim nga vjet,uji ngjitesh në katin tim
pa pompë por me rërë lumi ! .Në qytet
“fatmirësisht” pashë edhe policë të bashkisë që vendosnin gjoba për sallatën
dhe jo për mjetet që ishin ndaluar jashtë rregullave(Ku po shkojmë ?)Ej ! botë
e ndyrë fitimesh !
Është
një e dhënë e munguar e kuadrove që drejtojnë policinë bashkiake e atë
rrugore,së bashku me strukturat përkatëse të tyre..Ndërsa për policinë
financiare as që bëhet fjalë që ajo të merret me vogëlsira.Kjo polici,deri sa
ta ndjejë vehten të pa varur nga politika e ndërhyrjeve të shefave…..do të
vazhdoj të merret më shumë me “Maliqin”se sa me ligjin. (Përgëzoj kohët e
fundit kontrollet financiare që janë ndërmarrë në Tiranë ku janë konsatuar 803
dhunime të ligjit për fallsifikim dokumentash e mos pagim taksash kryesisht në
aktivitetet e turizmit dhe hidrokarbureve.)Uroj që Maliqi edhe mësuesve të
shkollave private në Durrës të mos u paguaj 25% më pak nga kolegët e tyre në
shkollat shtetërore, dhe tre muajt e verës mos t’ja u mbaj rrogat. Sigurisht
diversiteti i shkollave private me ato shtetërore janë mangësitë e sistemit i
cili lejon spekullimin me kurset publike të mësuesve në shkollat publike për të
përfituar para. . Oktapodi me tentakulat e tij po helmon
përditë shoqërinë shqiptare e çdo gjë po del jashtë kontrollit. Ai po
shkatërron durimin,kohën,paratë,shëndetin e pse jo edhe egzistencën
tonë.Mungesa e perspektivës për rininë që po braktis vendin.Pagat e ulta e
spekullimet e pronarëve me sigurimet e punonjësve të tyre. Pushimet nga puna në
administratën shtetërore sa herë që ndërrohen kuajt në politikë. Sindikata
partiake që nuk bëjnë as gjë .Një shtet që ka dhënë me koncensione të gjitha
pasuritë natyrore të vendit dhe ato të ndërtuara nga djersa e jonë.Mungesa e
një gjygjësori të pavarur.Bluze të bardha që të lënë të dergjesh në spitale po
nuk u dhe para edhe për shërbime banale,etj,etj.etj.Eh,po flitet e shkruhet
kudo nga paçavuret partiake edhe për përgjimet.Naiviteti i masave,ha nga
propoganda çdo gjë që fluturon.Absurditeti i fundit që kemi huazuajtur nga bota
në të cilën përgjohet Putin,Merkel.Trump etj, si edhe ne të gjithë ndërmjet
telefonave që mbajmë me vehte .Ku do syri i madh përgjon .Një realitet i
realitetit të zhvillimit të sotëm tepër të sofistikuar nga i cili nuk shpëton
asnjë..Mirë do të jetë që BIRN-Albania si agjensi e zbulimesh dhe monitorimi e
gazetarëve të pavarur(?) në Ballkan,me degët e saj në çdo shtet,krahas
mbrojtjes së të drejtës për një shtyp pa censurë,mund edhe të informojnë
opinionin publik për prapaseknat e lojërave të ndyra që luhen në kurriz të
popullit shqiptar.
Alarmi
i fenomeneve të “binjakërisë”në Ballkan,ndërmjet drejtuesve të shteteve
Shqipëri-Kosovë,BE –Ballkan; Rusi –Serbi; Maqedoni-Greqi ,Francë-Serbi me
përkujdesjen e kapidanëve të ideologjisë shfarosëse të Shqiptarëve e zhdukjes
së kulturës sonë edhe të liderëve tanë .Shëmbulli i arrestimit të Rr.Haradinaj
është një lojë e rrezikëshme për ta hequr nga jeta politike atë,e për ta pasur
më të lehtë kontrollin në Kosovë me farsën e tyre të Hagës,Macronit dhe
B,E-së.Ishin po autoritetet franceze të cilat e arrestuan z Haradinaj në janar
të 2017,bazuar në një urdhër arresti të Serbisë.
Shumë analistë me
komentet e tyre,ngjarjet në Kosovë,taksat dhe Hagën dhe në Shqipëri me PD e
grupin e L.Bashës dhe atë të E.Ramës për zgjedhjet,e vlerësojnë si çorbën e
manjatit miliarder; ebreut,hungaro amerikan Xh.Soros i deklaruar në 1999 kundër
çlirimit të Kosovës. Xhorxh Soros një mbështetës regresist që gjindet kurdoherë në qëndër të çdo
komplloti financiar internacional.Në Izrael,Hungari,Austri është deklaruar si
person non grata për manipulimet e tij . Është miku i skafistëve për të cilët
ka paguar 500 milion dollarë ndërmjet org.jo.qeveritare për mbajtjen e një
flote klandestine në mesdhe. Në
Bruksel tashmë janë të bindur se,për të ndaluar trafikun ilegal të njerëzve nga
organizata të ndryshme kriminale ,merr një rëndësi të parë kundër veprimi i
hapur ndaj “bamirësisë”së Xh. Soros (IL. Giornale .It)i cili akuzohet edhe si
mbështetës në heshtje i invazionit islamik në Europë e kolonializimit të
Europës lindore nga kapitali botëror. Italia e provoi në kurrizin e saj në
shtator të 1992 operacionin financiar kundër bankës Italiane e cila humbi rreth
48 miljard dollarë e Soros mori pjesën e tij.
Sot
përçarja e P.D-së në opozitë rruge dhe
jo në parlament ,humbjen e zgjedhjeve ja faturon të tjerëve dhe jo humbjes së
besimit nga largimi i demokratëve të vërtetë. Edhe ndërhyrja e presidentit
I.Meta për ti shtyrë zgjedhjet më 30 tetor 2019,ishte më shumë një masë për të
ruajtur ata që e rrethojnë e aferet e tyre se sa një opsion për zgjidhje. Ndërsa po të ndjekim
me kujdes bojkotimet e qendrave të votimeve,presionet dhe thirrjet për grusht
shteti me popullin në shesh ,Rama-ik,bomba Molotov dhe propozime për një qeveri
teknike,dhe jo për zgjedhje të parakohëshme….E përse mos të kërkojnë zgjedhje
të parakohëshme,por vetëm qeveri teknike ??. Lind pyetja,kush ka frikë nga
zgjedhjet e parakohëshme ? Sigurisht
partitë që kanë humbur elektoratin e tyre dhe pas kësaj humbasin edhe paratë e
Xh. Soros. Në këtë situatë ,PD nuk ka
ndërmend të votoj në tetor,mbasi ajo ka vdekur. Tashmë ajo me ndjekjen e një
politike anti-amerikane e naive ,dhe e ndërgjegjëshme që pushtetin duhet ta
mbaj e majta,simbas paktit, Soros-Rama-Trump,tregon shpartallimin e
përgjithshëm të saj prej vetë L.Bashës së bashku me bekimin e L.S.I. si parti e familjes së madhe Monika
Meta dhe Ilir Kryemadhi. Prej
kohësh egziston teoria e shpërthimit të kufijve,ndofta në vitin 2023 mbas 110
vitesh do të realizohet copëtimi i Maqedonisë(tashme veriore)mbasi një pjesë e
Maqedonisë Jugore është Çamëria,dhe emri i saj fshihet nga B.E. Vritet edhe
lideri i saj e B.E-ja hesht ndaj Greqisë dhe ndaj Hungarisë,e cila si anëtare
në Nato dhe në BE. thyen embargon kundrejt Rusisë duke e lejuar fshehtazi atë
që të furnizoj Serbinë me armë. Një Serbi e fortë dhe një Kosovë e Shqipëri e
përçarë, janë pikësynimet më monstruoze të fqinjëve tanë kundër faktorit
shqiptar në shkëmbimin e teritoreve,tkurrjes së tyre .Dhe gjithçka duhet të
fillojë në Shqipëri ku shteti Amë të vihet në rrugën e duhur për ta pasur më të
lehtë bashkimin e tokave në Kosovë,Maqedoni,Mali i Zi ,Çamëri e Serbi. Ka
ardhur koha që bashkimi i të gjitha forcave që deklarohen për kombin,duhet të
realizojnë krijimin e force të vetme politiko-shoqërore për të marrë pushtetin
nesër . Një forcë e cila duhet të vërë në bankën e të akuzuarve politikanët e
Kosovës e të Shqipërisë të cilët i dhuruan Malit të zi 8200 Ha. tokë . Një forcë politike e
cila nuk do të lejonte më Sali Berish ,HashimThaçër,Ramush Haradinër ,Ed
Rama,Ilir Meta etj, që të luajnë me
territoret ,bregdetin ,lumejtë e liqenet e Shqipërisë(SHqipëri quhet i gjithë
territori i njohur nga fuqitë e mëdha më 1912) .Kështu që;asnjë nga politikanët
jashtë Shqipërisë e brënda saj,nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë me to.E
nesërmja për ta është banka e të akuzuarve për krime të larta kundër kombit .
Flitet se në dhjetor 2019,SPAK ( ose prokuroria e posaçme) ku në përbërje të
saj është edhe byroja kombëtare e hetimeve si organizma e të pavarura e në
kompetencën e saj do të marri në shqyrtim dosjet për të gjykuar veprat penale
duke filluar nga presidenti,kryetari i kuvendit,kryeminstri,prokurori i
përgjithshëm e të gjithë shkallën e hirarkisë nga lart –poshtë. Urojmë të
ndodhi një përmbysje e tillë në drejtësi . Sot o kurrë na duhet të përballemi
edhe me skenarët lobiste antishqiptare,
e në veçanti me ato Serbo-Greke për prej dekadash nxisin dëbimin e shqiptarëve e dominim ekonomik të tyre në
trojet tona . Një Shqipëri e fortë ekonomikisht dhe demokratike është një
siguri absolute dhe e sigurtë e bashkimit tonë kombëtar.
O,si
nuk kam një grusht të fortë të fuqishëm !
Ti
bij mu në zemër malit që s’bëzan ,
Malit,që
hesht mu në zemër me ja njesh !(Migjeni )
Petrit R Aliaj
Durrës -Korrik 2019.