| E enjte, 08.08.2019, 08:19 PM |
Shqipëri, ndaloje menjëherë Tregtinë e Skllevërve të Seksit
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqipëri,
ndaloji menjëherë agjencitë që merren me
trafikimin (prostitucionin) e paligjshëm të vajzave (viktimave) shqiptare,
kodoshët e të cilave i “martojnë” me pleqtë e huaj. Ndaloje tregtinë e
paligjshme ndërkufitare me qenie njerëzore, që në shumicën e rasteve, vetë etër
shqipfolës ua kanë kurdisur vajzave të tyre duke i nxitur, mashtruar,
kërcënuar, detyruar të “dashurohen”, të shiten dhe martohen me “dhëndurë” serb
që kanë qëndisur plane të na poshtërojnë dhe zhdukin edhe në këtë mënyrë
perfide.
“Nuset” kësisoj shqiptare janë vetëm Skllevër Seksi të “dhëndurëve” serb.
Ato nuk janë
“martuar” nga dashuria, por janë shitur nga kryefamiljarët dhe blerë nga
padronët kundër vullnetit të tyre, sikur të kishin qenë sende. Pasi janë
Skllevër Seksi, padroni i (keq)përdorën vetëm për “aktivitete humane”
seksuale, për të lindur sa më shumë serb të vegjël për
mos boshatisjen e fshatrave serbe...
***
Shqipëri, mos lejo që në Tokën Tënde të Shenjtë haptas të
kryhen kësisoj krimesh kundërnjerëzore. Detyra jote është të mbrosh edhe bijat
tua që rastësisht vijnë nga disa familje moralisht të shkatërruara, dhe që në
shumicën e rasteve, pa vullnetin e tyre, bëhen viktimat e prindërve të
pandërgjegjshëm dhe robëreshat e përjetshme të shfrytëzuesve të huaj. Arrestoji
kodoshët e paturp e pacipë; ndërmjetësit e shkathët
për krime antinjerëzore, që “dhëndurëve” të huaj u shesin “nuse” shqiptare.
Arrestoji të gjithë që janë përfshirë në këtë Krim të Organizuar. Arrestoji
myshterinjtë çetnik që të poshtërojnë para hundës, le të kalben në burg ashtu
siç e meritojnë.
***
Kur një shtet joserioz (si ky i joni) lejon që nëpër qytetet e saj të
ekzistojnë haptas firma (agjenci) të Seks-Skllevërve, ku bëhet
shitblerja e vajzave të veta nga myshterinjtë e huaj, ndërkaq vendasit janë
indiferentë ndaj këtij krimi që e njollos rëndë edhe krenarinë e tyre, ai shtet
pushon së ekzistuari dhe kombi shuhet...
***
Rritja është një fazë e rëndësishme,
por edhe e prekshme e jetës. Problemet në fillim të jetës mund të sjellin pasoja
të mëdha për të ardhmen.
Zonat dhe lagjet që karakterizohen
nga çrregullime publike, dehje dhe sjellje problematike gjithashtu kanë një
rrezik më të lartë të krimit të mëtejshëm. Arsyeja për këtë është se këto
kushte ndikojnë negativisht në kushtet e jetesës së popullatës dhe në të
njëjtën kohë minojnë mekanizmat e rëndësishëm të kontrollit shoqëror midis
njerëzve. Rezultati mund të jetë një rreth i lig.
Në një nivel individual, sjellja
kriminale gjithashtu rrit rrezikun e veprave të mëtejshme në të ardhmen.
Fëmijët dhe adoleshentët që rriten me prindër kriminalë kanë shumë më shumë
gjasa të kryejnë vepra penale vetë. Rritja në një lagje me ngarkesë penale
gjithashtu paraqet një faktor të rëndësishëm rreziku.
***
Qenie njerëzore
shfrytëzohen për Tregti njerëzore:
Tregti njerëzore është kur, me anë të
dhunës, kërcënimeve, shpërdorimit të situatave të pambrojtura ose sjelljeve të
tjera të pahijshme, një person forcon, shfrytëzon apo josh një njeri për:
• prostitucion ose përfitime të tjera
seksuale
• punë ose shërbime, të tilla si
lypja, apo pagesa shumë të vogla
• Shërbimi i luftës jashtë vendit
• heqjen e organeve
Trafikimi i qenieve njerëzore është
një krim shumë i rëndë që godet viktimat përjetësisht, shumë rëndë.
Në të gjitha vendet e civilizuara (me
përjashtim të Shqipërisë), Trafikimi i Qenieve Njerëzore është i ndaluar
sipas Kodit Penal dhe në rastet më të buta dënohet minimum gjashtë vjet burg.
Një parashikim tjetër ndëshkues për
ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore është: Ndalimi i Tregtisë së
Skllevërve dhe Sjellja e Dikujt në Skllavëri. Dënimi: mbi 30 vjet burgim të
pakusht...
***
Viktimat e
trafikimit njerëzor:
Trafikimi i qenieve njerëzore mund të
ndodhë brenda një vendi ose përtej kufijve. Në rrafshin ndërkombëtar, vlerësohet se mbi 20 milion njerëz i
nënshtrohen trafikimit njerëzor çdo vit.
Viktimat tipike të trafikimit
njerëzor jetojnë në shqetësime (varfëri, jetimore, përkujdesjeje për fëmijët,
papunësi dhe të ngjashme). Ata vijnë nga vendet me një standard jetese të ulët
dhe, për shembull, janë tunduar të ofrojnë punësim në vendet me një standard të
lartë jetese.
Ndërsa kontrabanda me njerëz
supozon se emigrantët kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe kanë paguar për t'u
kontrabanduar në mënyrë të paligjshme në një vend (shtet) tjetër, viktimat e
trafikimit të qenieve njerëzore ose nuk janë pajtuar ose ata kanë dhënë
pëlqimin vullnetarisht por në kushte false. Pra krimineli (trafikanti) i ka
gënjyer/manipuluar me premtime false, që t`i shes, ”martoj” në Serbi...
Ndërsa kontrabanda përfundon me
mbërritjen në vendin e caktuar (destinacion), trafikimi përfshin shfrytëzimin e
vazhdueshëm, të paligjshëm të viktimës. Dhe ndryshe nga kontrabanda, trafikimi
i qenieve njerëzore mund të bëhet brenda kufijve të një vendi.
Luftimi i trafikimit
njerëzor:
Janë nënshkruar disa marrëveshje
ndërkombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe me
protokollet e vitit 1947 dhe 1949 detyrat e caktuara për Lidhjen e Kombeve u
transferuan në KB.
Trafikimi i qenieve
njerëzore përfshin shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut, dhe vitet e fundit luftimi ka qenë një përparësi e
lartë. Një numër në rritje i vendeve po vendos dënime të ashpra për trafikimin
e qenieve njerëzore, dhe lufta është e rrënjosur gjithashtu në bashkëpunimin
ndërkombëtar që po bëhet gjithnjë e më i afërt.
Plani i veprimit përmban masa për
parandalimin e trafikimit, identifikimin e viktimave dhe ndjekjen penale të
trafikantëve. Ndër masat është projekti: Çdo shtet i rruzullit tokësor, me
përjashtim të Shqipërisë, ka Njësi Speciale Policore, e cila ndihmon viktimat
që janë të ekspozuar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore...
***
Kuadri ndërkombëtar për parandalimin
dhe luftimin e trafikimit njerëzor:
• Deklarata
Botërore e 1948 për të Drejtat e Njeriut
• Konventa
Evropiane për të Drejtat e Njeriut e vitit 1950, me protokolle shtesë
• Konventa e
Lidhjes së Kombeve për Skllavërinë e 1926 (Ndryshuar nga Protokolli i KB i
vitit 1953)
• Konventa
shtesë e Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Skllavërisë, Tregtisë së
Skllevërve dhe Kushteve dhe Praktikave në lidhje me Skllavërinë e 1956
• Konventa e KB
për krimin e organizuar ndërkufitar, me protokolle shtesë për të parandaluar,
luftuar dhe ndëshkuar trafikimin e njerëzve, veçanërisht gra dhe fëmijë të 2000
• Rekomandimi i
Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual i vitit
2001
***
PS: Kam tre fëmijë të vegjël, 2 djem dhe një vajzë së cilës në ditëlindjen
e saj të gjashtë i shkrova:
Ditëlindja jote e ndriçoi botën sikur të ishte ngritur një tjetër diell!