| E enjte, 08.08.2019, 07:15 PM |
Fundi
i iluzioneve për ndryshime në LDK
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
shkrimin autorial "LDK-ja Rugoviane Post-mortum" pas kuvendit të
VIII-të zgjedhor të LDK-së, më 31 maj 2015-të, në epitafin e saj shkrova:
"Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse nëntë vite e gjysmë më parë
kur iku hyjnori në përjetësi,...kështu edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj
2015-të shkoj në përjetësi, për t'u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e
saj; "Lavdi LDK-së Rugoviane", (23 dhjetor 1989-21 janar 2006),
varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues,
faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të
LDK-së rugoviane,...matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet,
psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan një popullat të tërë
për hirë të interesave të tyre të ngushta personale"
Përderisa
në kuvendin e VIII-të u varros LDK-ja rugoviane, në kuvendin e IX-të saj u
varros edhe fryma rugoviane nga 355 delet
("posllanikët") e Isës dhe mbështetësit e tij në Kosovë dhe
Diasporë.
Pendat e ndryshkura të sistemit
komunist
Përveq
disa pendave të ndryshkura dhe portaleve mercenare në Kosovë,
"isuset" e klanit "Riinvest" i gjetën edhe disa penda të
"arta" në Diaspore, i gjetën disa sekser interesgjinjë të zellshëm
nga mërgata, për të sharë e fyer themeluesit dhe veprimtarët më të devotshëm të
LDK-së rugoviane që kritikuan zgjedhjen
aklamacioniste të puçistit dhe uzurpatorit Isa Mustafa, i cili në LDK hyri
përmes "birës së oxhakut" siq e thotë populli, pa qenë fare anetarë i
saj!
Këto
penda të "arta" i kënduan "isusit", duke e ngritur edhe mbi
themeluesin e LDK-së, duke e bërë Isa Mustafën krijuesin gjenial të putinizimit
në LDK.
Të
këtij mendimi ishin dhe janë 355 delet ("posllanikët") që ngritën
njërën nga këmbët e para për mbajtjën në krye të partisë personin më aftësi të
kufizuara fizike dhe mendje të sëmurë për pushtet.
Figurativisht
u shpreha pikërisht kështu, për faktin se njerëzit me dy këmbë e më një kokë,
të lirë dhe me mendje të shëndoshë nuk do ta tradhtonin kaq lehtë besimin e
elektoratit rugovian.
Kjo
situatë e dëshmon katërçipërisht, se futja e kërcënimeve dhe shantazheve në
LDK, e kishte për qëllim futjen e frikës tek aktivistët dhe veprimtarët e
LDK-së.
Me
këtë realitet të hidhur u përballa katër vite më parë, pas përfundimit të
kuvendit të VIII-të zgjedhor,...gjatë një bisede me një veprimtarë të LDK-së
(anëtarë i kresisë në një degë të LDK-së në Kosovë, i cili më tregoi për
rizgjedhjen për kryetar të degës sëLDK-së humbësin serik të zgjedhjeve në
komunën e tij: "Isa ua ka futë frikën në palcë të gjithëve, nuk e ka
askush guximin që të delë hapur kundër tij".
Delet e shitura,
"posllanik" besnik të Isës
Pa
asnjë dyshim, i gjithë elektorati rugovian do të dëshironte që një ditë pas
kuvendit të dilnim me shkrimet post-festum, mbi fitoren historike të frymës
rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të
frymës rugoviane në LDK,...por kjo nuk deshtën që të ndodhë 355 delet
("poslanikët") pjesmarrës të Kuvendit të XI-të zgjedhor të LDK-së!
Ato
dele, "posllanik" të Isës, me shpirtin e tyre të shitur e varrosën
përfundimisht frymën rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së
lavdishme 30 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës.
Uzurpatorët,
puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin
targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës
rugoviane,...brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një
trashëgime me vlerë kombëtare.
Të
tillë janë dhe do mbetën përgjthmonë figurat përverse në LDK, që në njërën anë
hiqeshin si mbrojtës të rugovizmit, ndërsa në tjetrën mbështetën rrënuesin e
frymës rugoviane në LDK.
Fundi i hipokritëve dhe
matrapazëve
Deri
më 3 gusht 2019, elektorati besoj vërbërisht në hipokrizinë e tyre, mirëpo pas
kësaj date kanë ndryshuar gjërat në LDK. Elektorati i tradhtuar rugovian nuk do
të mashtrohet më nga hipokritët, lakmitarët, matrapazët politik, hajdutët,
mjeranët dhe servilët e fëlliqur të puçistëve në LDK.
Loja
përverse e matrapazëve politik, për ngritjen e imazhit të tyre personal mbi kurrizin
e elektoratit ka marrë fund më 3 gusht 2019-të.
Elektorati
i LDK-së nuk do t'u besojë më hipokritëve dhe matrapazëve në promovimin e
slloganeve mashtruese, si; "Tradita vazhdon, ndryshimi fillon këtë ditë
apo atë ditë, kampionët mbesin kampion,...etj".
Për
shkak se LDK-ja u bë "kampioni" (mostra) më e keqe e tradhtimit të
elektoratit kosovarë, dhe atë disa herë në vazhdimësi.
Përgjatë
këtyre ditëve pas kuvendit të turpit të LDK-së, kam marrë me qindra mesazhe të
fuqishme mbështetëse nga elektorati regovian për mbrojtjen e frymës rugoviane,
bashkë me këtë edhe premtimin se nuk do t'i votojnë më matrapazët dhe
mashtruesit ordinerë në LDK.
Rezyme
e shumicës së mesazheve është kjo: "Deri më tani në çdo palë zgjedhje
familjarisht kam votuar për LDK-në, më kurrë në jetën time,...ne u dhamë
besimin, ata na tradhtuan,...na premtuan ndryshimin, na sollën
vazhdimësinë,...në vend të shpresës na dhuruan zhgënjimin dhe thyerjen më të
madhe shpirtërore pas vdekjes së liderit histotik Ibrahim Rugova".
"Fati
në fatkeqësi", e thotë një fjalë e urtë popullore, e mira është se kuvendi
i IX-të shënoi fundin e iluzioneve për ndryshime në LDK.