| E shtune, 03.08.2019, 07:55 PM |
PIKËNISJE
NË HISTORIOGRAFINË KASTRIOTIANE
Nga
Ilia S. Karanxha
Bartolomeo
Facio (ose Fazio) ka qënë një humanist i shquar italian i cili jetoi në gjysmën
e parë të shekullit të XV. Ai lindi në La Spezia (Liguria) aty nga fillimi i
vitit 1400 në një familje të rangut të lartë social ku i jati i tij Paolino
mbulonte në atë qytet detyrën e sekretarit të komunës. Aty nga viti 1447
Bartolome Facio, pasi kaloi një periudhë edhe në Romë, ju ngarkua detyra e
historiografit zyrtar në oborrin aragonez duke zevëndësuar kështu humanistin e
shquar italian Lorenzo Valla (1407-1457).
Në
këtë pozicion të rëndesishëm shtetëror Facio duhej të pregatiste historikun e
mbretërisë ku te dilnin në pah bëmat dhe fitoret e mbretit. Pra një histori jo
sipas modelit të Plutarkut historia e vita por duke u shtyrë mëtej vita et
laudatio (jeta dhe lavdërimi) të lidhura ngushtë me ngjarjet luftrake të
ndodhura.
Aty
nga vitit 1455 vepra mbi bëmat e mbretit Alfons ishte përfunduar. Ajo ishte
organizuat në 10 libra dhe pasqyronte ngjarjet nga viti 1420 e mbyllej me
vdekjen e papës Nikolla V më 1455. Mbasi u pregatit nga bukurshkruesit e
piktorët minjaturistë më 1456 Facio ja paraqiti atë mbertit Alfons e cili e
mirëpriti atë me fjalë lavdëruese :
“...unë
ju dhuroj një mijë e peseqind fiorini, jo për të paguar veprën që keni bërë,
sepse kjo vepra juaj nuk mund të paguet me asnjë lloj çmimi, dhe sikur unë tu
dhuroj një nga tokat më të mira që kam nuk mund të kënaqeni, por me kohë unë do
të bëj që ju të mbeteni i kënaqur...”
Kjo
vepër (kod dorëshkrim), e cila kishte një karakter publik, mund të konsiderohet
sot si vepra e para historiografike ku përmëndet Skënderbeu (cap. IX, 122,
123). Ajo qakulloi gjatë gjithë shekullit të XV si një kod dorëshkrim dhe ju
dërgu si një dhuratë e çmuar edhe shtëpive të tjera princore e mbretërore. Sot
njihen më shumë se 18 kode dorëshkrim ku 16 prej tyre janë realizuar para vitit
1500. Një pjese e tyre janë të paisura me minjatura në ballinë por tek tuk edhe
në brendesi për ndonjë gërmë fillestare të kapitujve.
Bartolomeo
Facio vdiq aty nga fillimi i vitit 1457 ndësa vepra e tij Gestis ab Alphonso
Primo do të shikonte për herë të parë dritën e botimit vetëm pas një shekulli
më 1560. Ribotime të tjera do të bëheshin më 1562 (Lion), 1566 (Lion),
1567(Basilea), 1723(Lion) dhe më 1769 (Napoli).
Para
veprës së Facios Skënderbeu përmëndet edhe në Kornikat e Morosinit ( La cronaca
di Antonio Morosini…1094 -1433). Në këtë rast kemi të bëjmë me kryengritjen e
viteve 1428-1430 për të cilën kemi publikuar edhe një shkrim studimor : I.
Karanxha: Rinia e Skënderbeut dhe kryenengritja e viteve 1428-1430 në dritën e
dokumentave të panjohura. - Gjurmime albanollogjike-Seria e shkencave
historike. 43/2013, pp. 39-64. Këto kronika, në ndryshim nga veprat historike,
kishin një karakter kancelaresk dhe jo publik.
Më
poshtë detaj nga frontespicio (ballina ) i veprës historike (kodit dorëshkrim)
të Bartolomeo Facio zbukuruar me minjatura që ju dhurua mberit të Napolit
(Inkunabel në Bibliotekën Ricardiana Firenze )
Siper
kalorsit që simbolizon mbretin Alfons lexojmë :
ALFONSVS
REX PACIS
Kështu
e kanë zakon mbretërit e sundimtarët deklarojnë paqe e bëjnë luftë !