| E enjte, 01.08.2019, 08:31 PM |
Adem Dema, një jetë vuajtje dhe përpjekje për liri!
1936-2018
Në njëvjetorin e shuarjes së simbolit të
sakrificës
Nga Gani
Qarri
Hero i sakrificës me shpirt shpërthyes, kryengritës e
revolucionar, zëri kumbues i të cilit, një jetë gjatë, jehoi fuqishëm
dhe pareshtur për barazinë e Kosovës, çlirimin e atdheut dhe lirinë e
shqiptarëve, nën ish pushtimin serbo-jugosllav, u shua një vit më parë.
Bazuar në versionin zyrtar,
Adem Demaçi u lindë më 26 shkurt të vitit 1936 në
fshatin Lupç të Besianës, ndërsa vdiq më 26 korrik të vitit 2018 në
kryeqytetin e Kosovës së lirë, në Prishtinë.
Ndërsa sipas?të dhënave nga e ëma
e tij, Adem Dema, thuhet të jetë lindur dikundë në fundgusht apo fillimshtator të
vitit 1935, por pasi që i ati Zeqir Dema, e regjistroi atë rreth 6
muaj?me vonesë- pra më 26 shkurt të vitit 1936,
nga atëherë, kjo dhe mbeti data zyrtare e lindjes së tij.
Asokohe me gjithë gjendjen e rëndë
ekonomike të familjes, që në fillim u krijua përshtypja se Ademi i vogël,
vërtetë ishte një fëmijë i lindur me fat, për faktin se ai?nuk qe i detyruar të
shkonte te hoxha në mejtep, për?t`iu imponuar hieroglifët arabe, e as te
mësuesi serb për belbëzime në ciriliken serbo-sllave, por në njërën nga
shkollat e para, të sapo-hapura?shqipe në Prishtinë, ku që nga dita e parë,?do të përvetësonte
me afsh, shkronjat e?alfabetit kombëtar?në gjuhën e ëmbël të nënës.
Në vitet 1941-1944, pas
dëbimit të forcave pushtuese të Serbisë, gjegjësisht të mbretërisë
serbo-kroato-sllovene nga trojet e pushtuara shqiptare, me insistimin e
mësuesve dhe studentëve shqiptar nga Kosova si dhe vendimin e ministrisë së
atëhershme të arsimit të Shqipërisë së vjetër të udhëhequr nga Ernest (Kolaj) Koliqi,
në vitin 1941 në Kosovë dhe trojet tona?tjera etnike?nën pushtimin sllav, u dërguan mbi 200 mësues e profesor
dhe për herë të parë në historinë tonë të re, u hapën edhe në qytetet dhe
fshatrat më të mëdha të Kosovës, shkollat në gjuhën amtare shqipe.
Këto shkolla, jo vetëm se nxorën
gjeneratat e para të shkollarëve e intelektualëve në tokat e
pushtuara shqiptare nga sllavët, por edhe kuadrot e ardhshëm edukues, në gjuhën
shqipe, që?do të mundësonin vijimësi të pandërprerë të shkollimit të
shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare edhe pas përfundimit të Luftës?së Dytë Botërore dhe
ripushtimit të trojeve tona etnike përfshi edhe?Kosovën nga Serbia
dhe Jugosllavia komuniste.
Ndaj, pasi
që tanimë shkollat shqipe ekzistonin dhe përkundër zhvillimit të
luftimeve, ato u mbajtën të hapura dhe nuk u mbyllën asnjëherë, edhe
regjimi i ri pushtues jugosllavo-komunist u detyrua, që pas aq shumë
premtimeve për barazi dhe të drejta kombëtare, të mos mund ti mbyllte më si më
parë, as shkollat në gjuhën shqipe dhe lejoi vijimësinë e tyre.
Falë kësaj,
Adem Dema edhe gjimnazin atëherë 8 vjeçar do ta përfundonte në
gjuhën shqipe, në vitet 1946-1953, në Prishtinë, mote ato nga më të rëndat, që
kalonin shqiptarët nën sistemin komunist jugosllav dhe terrorin UDB-asho-serbo-shtetëror,
udhëhequr nga antishqiptari më i madh i kohës, serbi Aleksandër Rankoviq.
Krahas mësimeve, në vitet e 50-ta,
Ademi filloi të merrej edhe me shkrime letrare të cilat i botonte në
revistën “Jeta e re”.
Kjo revistë atëbotë drejtohej nga
autori dhe krijuesi i mirënjohur shqiptar Esat Mekuli, i cili për
krejt?sa mundi dhe diti, gjatë gjithë kohës e ndihmoi,
influencoi dhe udhëzoi drejtë e mbarë, Ademin e ri.
Pas mbarimit të gjimnazit,
Adem Dema regjistroi “Letërsinë Botërore” në Beograd, prej nga, pas
sëmundjes së nënës së tij, e cila jetonte e vetmuar,?ngase babai i Ademit?i kishte vdekur më
herët, në fund të semestrit të pestë, ai u detyrua që ti ndërpriste studimet
dhe kthehej në Prishtinë, për tu përkujdesur vet për të ëmën, të
cilit për t`ia mundësuar mbijetesën, edhe pse ende student, gazeta
"Rilindja" i ofroi punë dhe emëroi redaktor të saj.
Në ato?vite të turbullta, Adem Demaçi fillimisht shkroi librin me
tregime?“Kthimi”?në të cilin ai trajtonte historinë më të dhembshme të
kohës, si dëbimin me dhunë të Shqiptarëve në Turqi, damkë që sipas
marrëveshjeve turko-jugosllave, shqiptarët për tu dëbuar nga
pushtuesi, kamufloheshin si turq dhe sikur mos të mjaftonte edhe kjo,
dëbimin e tyre, nuk guxonte kush as ta quante dëbim, por me termin cinik - “riatdhesim”?!
?Për aq më zi, e gjitha kjo,
ndodhte ku tjetër, pos pikërisht në vendin e shqiptarëve ku ish asqerët
pushtues turko-otoman, gjatë kryengritjes kombëtare, siç do të
shprehej Demaçi përmes një personazhi në librin “Gjarpërinjtë e
Gjakut” nuk hezitonin fare, që?t`ua ngulnin singjitë (thikat)?edhe fëmijëve
shqiptar në djep.
Ndërsa në verën e vitit 1958,
kur Ademi ishte vetëm në moshën 21 vjeçare, botoi
romanin e tij të parë me titull domethënës “Gjarpërinjtë e Gjakut”, që
po ashtu?ishte?romani i parë edhe në gjuhën shqipe, që kishte
dalë deri atëherë në Kosovë.
Në këtë libër, përveç temës së
gjakmarrjes në Kosovë dhe Shqipëri, Adem Dema i ri, trajtonte edhe çështjen e
pushtimit dhe vuajtjet e shqiptarëve nën robërinë sllave, ani pse, të vendosura
si analogji, në vite të mëhershme pushtimi dhe periudhat e sundimit
otoman.
Por edhe armiku e shërbëtorët e tij
nuk flinin dhe mu në kohën kur krijimet e tij panë dritën dhe filluan
zhvillimin e mirëfilltë, vetëm rreth një javë para 28 Nëntorit
dhe festës së Pavarësisë Kombëtare, më 19 nëntor të vitit 1958,?Adem Demaçi do
të arrestohej nga UDB- serbe me akuzën?për “propagandë armiqësore kundër Jugosllavisë”!
Fillimisht ai u dënua me 3 vjet burg,
për të vazhduar pastaj mbajtjen e pafund të tij, të mbyllur
padrejtësisht në kazamatet sllave, nga dënimi në dënim për
gati 30 vite me radhë.
Kështu që më 1969, pra rreth 11 vite
pas burgosjes, në shenjë respekti ndaj tij, organizata ndërkombëtare
“Amnesty International”, Adem Demaçin e njou dhe shpalli të
burgosur të ndërgjegjes.
Burgosja e Demaçit vazhdoi
pa ndërprerë për plot 28 vite të trishta, ndërsa ai u lirua nga burgu,
vetëm në?vitet e 90-ta dhe?prag-shkatërrimin e ish Jugosllavisë komuniste,?i cili pas rreth 30
vitesh në burg dhe pothuajse po aq tjerave nga dalja në liri, ndërroi
jetë në moshën 82 vjeçare, më 26 korrik të vitit 2018 në kryeqytetin e Kosovës,
në Prishtinë.
Ndaj dhe me të drejtë, për
Ademin u tha, se ai?u shkri për popull e liri dhe bëri një jetë të
tërë-trimëri për komb e?atdhe.
Po ashtu, u?publikuan biografi
të autorizuara e të pa autorizuara, u fol e shkrua me pietet?gjithandej, për?bëmat e mëdha dhe?të-vetëm-njëhershme
të tij, si?dhe kujtuan në vijimësi, vuajtjet biblike e të papërsëritshme
të heroit Adem?Dema.
Rruga që Ademi ndoqi, që nga fillimi,
ishte një hapërim me peripeci dhe pengesa të jashtëzakonshme, si dhe
vështirësi të pa përshkruara, por ai?asnjëherë nuk u dorëzua para sfidave as u?nënshtrua para
sprovave sa do të mëdha e të?mundimshme që mund të ishin ato.
Ai, u qëndroi
përherë stoikisht të gjitha vështirësive dhe me idealin e
lirisë në zemër, u vendos burrërisht në ballë?të kauzës?kombëtare.
Siç e thoshte dhe përsëriste disa
herë edhe vet, qysh në moshën rinore, me gjithë dëshirën e madhe?për shkrime dhe
letërsi, Adem Demaçit prioritet në veprimtarinë e
tij personale, iu imponua politika, jo që ai e?deshi atë, por? ajo iu vërsul atij,
prej të cilës nuk mundi të ikte as pati nga t`ia mbante, ngase pikërisht
politika ishte arma më e fuqishme, me të cilën pushtuesi diskriminonte më së
rëndi vendin dhe popullin shqiptar.
Madje robëria, shtypja dhe përçarja
ndërmjet shqiptarëve, e mbjellë ndër shekuj e dekada nga okupatori
për sundimin sa më të?lehtë të tyre, fillimisht ia kufizuan e më vonë edhe
pamundësuan edhe Ademit që të arrinte kudo dhe thoshte hapur të
gjitha ato që asokohe, atij i vlonin në shpirt.
Kështu që gjendja e rëndë dhe me aq
shumë kufizime që dominonte mbi vendin, nga një regjim dhe pushtues i huaj e i
paskrupullt si serbo-sllavët, e detyruan Adem Demaçin që mendimet e
veta ti shprehte në një mënyrë më tjetër, paksa më të kamufluar dhe vetëm
përmes shkrimeve dhe?letërsisë.
Ndaj edhe në krijimet e tij,
shohim se si janë shkrirë e gërshetuar e kaluara dhe aktualja,
miti e historia, politika që diskriminonte popullin e tij dhe tragjikja e
vuajtjes biblike të shqiptarëve, e mbi të gjitha,?mbijetesa e rëndë e
bashkëkombësve nën pushtimet e huaja si dhe gjakmarrja, që në mënyrën më të
drejtpërdrejtë pasqyrohet dhe gjykohet fort e në mënyrë të vazhdueshme, në
romanin “Gjarpërinjtë e Gjakut”.?
Roman-Bestseller për
kohën!-i cili megjithatë nuk mundi të përdorej lirisht ?edhe pas
shkarkimit më 1966, të Aleksandër Rankoviqit nga të
gjitha funksionet dhe përfundimit të fushatës famëkeqe të tij, që atëbotë, në
popull njihej si "mbledhja e armëve.
Ai ishte
vërtetë kasapi i njëmendtë i shqiptarëve nën udhëheqjen e
të cilit nga UDB, shumë njerëz u?vranë e?gjymtuan dhe lanë jetën dhe ikën nga vendi pa asnjë faj,
vetëm pse ishin shqiptar dhe rob nën okupimin e një shteti të huaj e?barbar si
serbo-sllavia.
Ndaj, përjetime të tilla kishin lënë
aq shumë vragë e mbresa të dhembshme në shpirtin e Adem?Demaçit, sa që?tablo të tëra të
atyre katrahurave, megjithëse të vendosur në periudha më të vjetra dhe nën
pushtues tjerë, do të përshkruheshin deri në detaje edhe në romanin?e tij- “Gjarpërinjtë
e Gjakut”.
Roman që në vete?bart një mesazh të
fuqishëm njerëzor e?patriotik,?i cili është botuar e ribotuar mese dhjet herë me radhë,
një citat të përzgjedhur?nga njëri prej personazheve?të të cilit,
qoftë edhe vetëm si ilustrim,me këtë rast e ndjejë të nevojshme që medoemos?ta veçojë dhe
vendosë edhe në këtë shkrim timin:
"Kam pa
shtëpitë duke u kallë me njerëzit mrenda!.....Kam
pa nanën me fëmi në duar të djegun si
thëngjilli..... Kam pa ushtarin........ duke ja ngulë fëmisë në
djep singinë.....Kam pa eshtra njerëzish duke i ngreh qentë
zvarrë!....."?
Libër ku?katrahurat e
vuajtjes dhe diskriminimit sikur nuk njohin më fund as kufi, me
vazhdimin e shfletimit të të cilit, shprehjet?marrin kuptim edhe
më tragjik,vepër që nga të rinjtë e Kosovës kërkohej aq shumë,?sa që ish regjimi
pushtues komunist jugosllav, nga frika e trazirave politike, kishte marrë
vendim arbitrar që romanin-bestseller të kohës-“Gjarpërinjtë e Gjakut” ta
ndalonte, kurse autorin Adem?Demaçin ta dërgonte në burg
për gati tridhjetë vjet me radhë.
Rrëfime të ngjashme trishtimi hasim
edhe në librin tjetër të Adem Demaçit me titull,?“Kur Zoti harron”?botuar?më 1954?në revistën letrare “Jeta e re”, në të cilin edhe aty, ai
shpreh hapur dëshpërimin e tij me akuza të rënda, drejtuar (qoftë edhe në
mënyrë analogjike) jo vetëm regjimit pushtues sllavo-komunist, por
edhe mungesës së ndihmës humane dhe njerëzore, nga vendet më të fuqishme
evropiane e botërore, për bashkëkombësit që vuanin dhe vdisnin në dyluftim me
shtypjen dhe mjerimin e atij regjimi barbar?okupues.
Një dramë më vete,
dhe dëshmi më tepër, për qëndrimin konsekuent antishqiptar të sistemit shtetëror
sllavo-komunist, është edhe veprimi ndaj tij, i cili posa përfundonte dënimin e
parë, rigjykohej përsëri, kështu që u dënua tri herë radhazi, më; 1959, 1964,
1975 dhe mbajti plot 28 vite burg.
Është interesant të ceket se me?burgosjen e Ademit,?fatin e autorit e
pësoi edhe romani i tij "Gjarpërinjtë e gjakut" dhe vetëm pas
shkatërrimit të Jugosllavisë dhe daljes së Adem?Demaçit - alias Mandelës së Kosovës?nga burgu, edhe libri në fjalë mundi të publikohej
përsëri, duke u botuar së pari më 1990 në Lubjanë.
?Por përkundër të gjithave?dhe megjithëse ai
bashkë me librat e tij, mbahej i burgosur, i ndaluar dhe i
persekutuar gjithanshëm nga regjimi pushtues jugosllav, edhe për vitet sa
qëndroi në burg, Demaçi mbeti shkrimtari më i lexuar në Kosovë dhe
gjithë?trojet shqiptare nën ish Jugosllavi.
Ndaj qoftë si personalitet, politikan
apo krijues, përkundër kritikave të drejtpërdrejta, jo gjithmonë të bazuara dhe
me arsye, si dhe ndonjë ideje "dëshpëruese" politike, tërësisht të
paperceptueshme për shqiptarët, si ajo për krijesën imagjinare
"Ballkania", për vet faktin se veprimtaria e tij, ishte e gjatë dhe e
shumëdimensionale, Adem Dema?mbetet?unikat kombëtar dhe dallon prej
shumë autorëve të tjerë shqiptar, i cili për hir të interesave të vendit, ishte
në gjendje të shkonte deri në "vetëmohim" të vetvetes, siç do ta
titullonte ?(Libër për Vetëmohimin) edhe njërën nga veprat më të
rëndësishme të tij.
Me rastin e?100-vjetorit të
Pavarësisë së Shqipërisë, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës botoi për herë të
parë?kompletin e veprave të Adem Demaçit, simbolit të
rezistencës së shqiptarëve dhe njërit prej?krijuesve më të
mirënjohur të Kosovës,?të?lexuar dhe adhuruar kudo në trojet tona etnike.
Kompleti përfshinë?shtatë romane, një
dramë, një përmbledhje me poezi dhe një tjetër vepër?me tregime, nën?titujt vijues:?
"Gjarpijtë e
gjakut",
"Libër për Vet Mohimin",
"Shkrumbnajë e dashur",?
"Nëna Shegë e pesë gocat",
"Heli e Mimoza",
"Dashuria Kuantike e
Filanit",?
"Politika dhe Pushka",?
"Fërkime",?
"Tung vargu im" dhe?
"Alb Prometeu".?
Përkundër të gjitha vuajtjeve dhe
peripecive, Demaçin as dënimi i gjatë dhe 28 vitet?e kaluara
në kazamatet jugosllave, për çka edhe konsiderohej, jo
vetëm si Mandela i shqiptarëve, por edhe i Evropës, nuk mundën
ta largonin nga angazhimi i tij politik e njerëzor, i cili menjëherë pasi u
lirua nga burgu,?vazhdoi sërish?aktivitetin e njohur tanimë edhe humanitar.?
Nga viti 1990 deri më
1995,Adem Dema ishte kryetar i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e
Njeriut (KMDLNJ) në Kosovë.
Ndërsa, përveç emrit të mirë si?shkrimtar, Demaçi u
"promovua" edhe?si disident i “pasionuar” politik duke u shndërruar në?personalitet të
mirënjohur në?përmasa globale i cili, për veprën dhe përpjekjet e
pareshtura në shërbim të lirive dhe të drejtave njerëzore, do të nderohej edhe
me çmime?ndërkombëtare.
Kështu që në vitin 1991,nga
Parlamenti Evropian, Adem Demaçi u nderua?"?Për Lirinë e
Mendimit" me çmimin “Saharov”.?
Ndërsa në vitin 1995,?ai?u nderua?nga Universiteti i
Oslos,?me çmimin?për " Të drejtat e Njeriut"?
Gjatë periudhës së luftës?1998/1999,
z. Demaçi u emërua zëdhënës politik i?UÇK-së, pozitë të
cilën ai e mbajti?deri në takimet e mbajtura?në Rambouillet për
të ardhmen e Kosovës, kur në shenjë mospajtimi me zhvillimet atje, do
të jepte dorëheqje.
Nga viti 2005 deri në vitin 2007,ai
ishte?kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.?
Baca Adem ishte edhe idealist i pa
shoq, personalitet i mirënjohur kombëtar brenda e jashtë vendit,?i cili nuk “rrnoi vetëm
për të tregue”, siç do të shprehej At Zef Pëllumbi,?por gjeti forcë edhe
tu?mbijetonte të
gjitha peripecive, për të përjetuar për gjallje të vet, çlirimin e
vendit dhe lirinë e Kosovës.?
Më 26 nëntor të vitit 2010,me rastin
e?kujtimit të
arritjeve më të mëdha historike e kombëtar?dhe festimit të
dinjitetit e?krenarisë së shumëfishtë të kremteve
të të gjithë popullit shqiptar, si; Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës
së Flamurit Kombëtar,?Kujtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së
Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Festës së Lirisë, të cilat të
gjitha bashkë dhe njëra pas tjetrës-radhazi, sollën dhe vulosën
përjetësisht; Pavarësinë e Shqipërisë, çlirimin e?Kosovës si dhe më
shumë të drejta e dinjitet për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë.
Ndaj, nga ushtruesi i atëhershëm i
detyrës së presidentit të Kosovës, z. Jaskup Krasniqi, për
kontributin e vazhdueshëm kombëtar dhe merita të veçanta për lirinë e Kosovës,
bazuar në rregulloren shtetërore mbi dekoratat dhe Kushtetutën e Republikës së
Kosovës, ai nderoi Adem Demaçin, si njërin nga personalitetet më të merituara
të vendit, me Dekoratën “Hero i Kosovës”!.
Me një fjalë, Adem
Dema ishte dhe mbeti?hero i sakrificës për lirinë e atdheut, kryengritës i
përjetshëm me ideal dhe mendim të pa luhatur?personal, i cili
ndërroi jetë, duke mos u pajtuar asnjëherë me padrejtësitë dhe luftuar
pareshtur të keqen?edhe në?paqe?e liri. Adem Dema mbylli sytë më 26 korrik të
vitit 2018,në moshën 82 vjeçare, për tu shndërruar përgjithmonë në legjendë dhe
përjetësi.?Lavdi të përjetshme?jetës dhe veprës së tij!.