| E marte, 30.07.2019, 08:16 PM |
Ekspertët
e gjykatave, gjobvënës të pamëshirshëm
Si
qytetari një ditë isha në Gjykatën Administrative të Tiranës për një problem,
po dëgjoja qytetarë të ndryshëm lidhur me rrolin e avuketëve dhe ekspertëve të
cilët caktohen nga gjykata për çështje të ndryshme. Gjykata është e detyruar të
caktojë ekspert kur është e nevojshme dhe e detyrueshme, gjithnjë sipas
çështjes, ndërsa përzgjedhja e avuketëve është në dorën e vetë të qytetarëve.
Me të drejtë por edhe pa të drejtë, gjyqtarët janë akuzuaar shumë për afera
korruptive të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin me avuketët dhe veçanërisht
me ekspertët. Por le të ndalemi tek qëndrimet korrptive të disa ekspertëve. Një
pjesë e mirë e akuzave janë si pasojë e ekspertëve që marin përsipër çështje ku
ka dyshime se çështjet janë parabiseduar paraprakisht me gjyqtarët, thënë kjo
se eksportë janë në një linjë korruptive me gjyqtarët me qëllimin për të
përfituara sa më shumë para në rrugë të pa ndershme. Pa dyshim jo të gjithë
ekspertët janë të tillë apo sekser, por një gjë është e vërtetë, shumë prej
tyre vërtetë e bejnë sekserin-thanë qytetarët, pa diskutuar aspak
moskorektësinë e tyre deri në skandale e deri në gjobvënie. Shumë çuditen se
eksportët kërkojnë të paguhen me shuma marramendëse duke shkelur me dy këmbët
VKM lidhur për pagesat e tyre. Është evidente se një grup I gjërë I qytetarëve
ankoheshin shumë për punet e tyre, ekspertët bëjnë ekspertizën fillestare me
shumë difekte me qëllimin që të bëjnë ekspertizë tjetër apo shtesë, me qëllimin
për të kërkuar pagesa shtesë sepse edhe puna e tyre na qënka punë shtesë!!! Kjo
pa dyshim ngarkon moralisht dhe me hije dyshimi edhe gjyqtaret që I caktojnë
këta ekspertë për të cilët akuzohen shumë nga qytetarët, domosdo gjyqtari duhet
të kërkojë ndershmëri dhe korektësi të ekspertëve ndaj ekspertizës për të cilën
është ngarkuar nga vetë gjyqtari. A ka mundësi që gjyqtarët nuk kanë dijeni se
ky kontigjent ekspertësh janë gjobvënës ndaj qytetarëve?! Pse gjyqtarët duhet
të caktojnë këta eksperte të korruptuar, kur në listat e tyre ka me dhjetra e
dhjetra ekspert të cilët punën e tyre e bëjnë të pastër e korekte?! Ketu
vërtetë ka shumë hije dyshimi rreth këtij marifeti mafioz kur eksperti I
përzgjedhur nga gjyqtari bëhet gjobvënës duke kërkuar pagesa shtesë për një
punë që duhet bërë me shumë korektësi për llogari të qytetarit që e paguan. Kjo
metodë që ekspertët fillimisht bënjë ekspertizë sipërfaqësore, pastaj duke
kërkuar nga qytetari (që paguan eksperten) për ekspertizë tjetër që ekspertja
të ketë mundësi që të kërkojë pagesë suplementare nga qytetari. Përse gjyqtari
e pranon një punë të tillë false nga ekspertja, apo ashtu I pëlqen edhe gjyqtarit?
Po të shkosh në gjykata shikon e dëgjon shumë problem të këtij lloji, përse
organet kooptente të krimit ekonomik nuk hetojnë këto problem ku gjenerojnë
shuma parash të paparashikuara. Nga dëgjesat në koridoret e kësaj gjykate, nga
qytetarë të cilët kishin problem gjyqsore dëgjova skandale pa numër të këtij
lloji. Pikërisht këtu gjykata dhe drejtuesit e saj duhet të marrin masa
parandaluese ndaj këtij fenomeni. Është shumë e thjeshtë që gjyqtarëve ti
kërkohet që ekspertet e veshur me petkun e djallit të dëbohen, edhe pse ata
janë të liçensuar. Organet kooptente ligjore te Shtetit duhet të hetojnë këta
gjobëvënës që janë liçensuar si ekspertë, por që në vetvehte janë abuzues
skandaloz, janë të pa edukuar, nuk hapin telefonat qytetarëve që paguan prej tyre,
nuk janë komunikues dhe arrogant në heshtje. Sa çudi, në një kohë që në këtë
gjykatë ka gjyqtarë shumë të mirë, të ndershëm, me integritet dhe profesional,
përse duhet të notojnë këta ekpertë rreth tyre??? Unë si qytetarë dhe si
gazetar do t’I qëndroj në kokë këtij problem dhe do të ndjek hap pas hapi këta
ekspertë të kësaj kategerie duke investiguar rreptë, por një investigim të
thellë do të bëj edhe për gjyqtarët që caktojnë këta gjobvënës në dëm të
qytetarëve. Ndërkohë personalisht do të marr një nismë shumë serioze duke
kontaktuar me autoritetet shtetërore që të mos fljenë gjumë, do të dënoncoj
këto raste duke I shkuar deri në proçedimin penal të këtij kontigjenti
hajdutërish e deri në heqjen e liçensës për ekspertët e këtij lloji. Do të
përpiqem pa u lodhur dhe energjikisht për të indihmuar sa të mundem për
pastrimin e këtyre flliqësirave gjobvënës ndaj qytetarëve hallexhinj.
Zenel Çeliku 29 Korrik 2019
TIR-FAX
News Agency