| E diele, 28.07.2019, 06:14 PM |
SA PAK E NJEH SHQIPTARI SHKENCTARIN E MADH ZEF MIRDITA
Nga
Fritz RADOVANI
Njerzve
të mëdhaj Ju flasin edhe sytë para gojës! Në ballin e Tyne shndritë dija...
Një
prej Tyne që pata fatin me e njohë afer ishte edhe Shkenctari Zef Mirdita...
Prof.
Zef Mirdita asht historiani ma i madh që
kishin Trojet Shqiptare, sepse gjithshka e shkrueme nga dora e Tij asht
shkencore dhe e bazueme mbi të verteten historike. Trojet tona tue u perjetsue
nder veprat e pavdekshme të Prof. Zefit, kalojnë cakun dhe i japin Shqipnisë
Europjane frymen e qytetnimit të mohuem nder sa shekuj nga robnuesit.
Ai
ishte i përgatitun në fushat shkencore histori, sociologji, gjuhë shqipe,
latine, frënge, serbe dhe turke. Mbi bazat e njohjes së tyne Ai ka lanë studime
me vlera të mëdha. Nder fakultetet që ka studjue pothuej gjithkund ka njohë
bazat e filozofisë moderne e klasike.
Ligjeratat
e Prof. Zef Mirditës u njohen në disa universitete Europiane, në Vjenë, Jena,
München, Romë, Sofje dhe Tiranë. Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për
të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”. ku u
diplomue per Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën, të cilen e ka njohë me
baza shkencore.
Në
1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës, e nga marsi i 1993, ishte këshilltar shkencor në Institutin Kroat të
Historisë. Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht,
botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në
revistat shkencore të vendit dhe të hueja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe
punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj., poashtu ka
përkthye disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht, tue
i ba të njohun popujve t’ Europës “Historinë e mohueme” të Popullit Shqiptar me
prirje Europjane. Ka marrë disa tituj nga katedra të Europës dhe Kroacisë,
ndersa me 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës e shpalli
“Shkencëtar i vitit 2011”.
Njihet
edhe sot nder Doktorët ma të aftit që kishte Fakulteti Filozofik i Zagrebit,
titull që e meritoi per studimet Shqiptare e në veçanti per Dardaninë që e
donte aq shumë…
Kur
ishte në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës,
atje studjoi me kujdes materialet bazë të librit “Krishtenizmi nder Shqiptar”
Prizren 1998, në pragun e Shek. XXI, tue mbetë Auktor i Perjetshem i Historisë
së Shqiptarve Europjan.
Jeta
e Prof. Zef Mirditës u nderpre në vitin 2016, po Veprat e Tij.., në të vertetë
asnjëherë nuk na kanë lanë me kujtue se Prof. Mirdita “nuk po shkruen ma per
Historinë…”!
Vetem
tregtarët e “Lahutës” Shqiptare, mundohen me fshi Emnat e Dijetarve Shqiptarë!
GABONI
o tradhtarë! Shqipnia ka disa Kështjella ku vendosej Flamuri i Kastriotit!..
Melbourne, 28 Korrik
2019.