| E diele, 28.07.2019, 11:04 AM |
Kosova,
shteti që po zhbëhet nga politikanët dhe po zbrazet nga qytetarët e saj!
Shkruan
Florim Zeqa
"Të
gjithë hajdutët e rëndomtë vjedhin dhe ndalen derisa t'i harxhojnë paratë e
vjedhura, por këta politikanët e Kosovës nuk u ndalen asnjëherë në vjedhjen e
shtetit", kështu e tha një mik i imi, pas një debati të hapur për situatën
politike në vendin tonë.
Shteti
i Kosovës tatpjetën e madhe e filloi ditën e rikonfirmimit të pavarësisë me 17
shkurt 2008. Shpallja "multietnik" e shtetit më etnik në kontinent
dhe mveshja e simbolit (flamurit) antikombëtar dhe hymnit pa tekst e pa ndjenja
kombëtare, ishte paralajmërimi më i keq i zhbërjes së shtetit. Nga ky moment
fillon thyerja shpirtërore e atdhetarëve dhe idealistëve që kishin projektuar
ndryshe themelet e shtetit të Kosovës.
Zhbërjen
e shtetit të Kosovës e filluan këta liderë partiakë dhe kjo klasë kusarësh të
pangopshën politik, që rropën e ç'ropën gjithçka nga pasuria shtetërore dhe
publike.
Nga
paslufta e deri më sot, kjo klasë e çoroditur politike në vazhdimësi dëmtuan shtetin
duke ua thyer shpresat dhe bërë jetën ferr qytetarëve në shtetin e lirë e
të pavarur, të larë në gjak në luftën e
fundit çlirimtare.
Dy
gjëra nuk shkojnë bashkë; edhe milionerë edhe patriotë, edhe çlirimtarë edhe
hajdutë!
Politikanët
e pasluftës duke vrapuar pas grabitjes së posteve pushtetore, pas pas interesit
personal të përfitimit material dhe pasurimit enorm nga plaçkitja e shtetit dhe
qytetarëve (mërgimtarëve), e sollën shtetin buzë greminës, ndërsa popullit i
shkaktuan varfëri, mjerim dhe përçarje deri në përmasat e shkatërrimit të çdo
vlere kombëtare dhe njerëzore.
Pushtetarët
e inkriminuar të zhytur në luksin e pushtetit, pa asnjë të arritur në
zhvillimin ekonomik të vendit, po mendojnë që ta mbajnë përjetësisht pushtetin,
thuajse Kosova është pronë private e tyre.
Ndarja fatale në
"krah të luftës" dhe "krah të paqes"
Ndarja
e spektrit politik kosovar në krah të luftës dhe në krah të paqes, përkatësisht
në çlirimtarë dhe pacifist, e ka shkaktuar përçarjen më fatale dhe të tmerrshme
të popullatës.
Analizuar
me qetësi periudhën e paraluftës, të luftës dhe pasluftës, është politika
paqësore ajo që ndërtoi themelet e shtetit, është krahu paqësorë që bëri luftën
çlirimtare, ndërsa i ashtuquajturi "krahë" i luftës i mori meritat e
paqëna të luftës çlirimtare.
"Krah
i luftës" dhe veteranë u bënë ata që nuk luftuan fare dhe ata që ishin në
anën e kundërt, ndërsa ata që bënë më së shumti për vendin injorohen dhe
përbuzen nga njerëzit e pushtetit.
Një
grup njerëzish të papërgjegjshëm, duke u thirrur në emrin e luftës çlirimtare,
abuzuan me fondet e luftës (me "3 përqindëshin" dhe "Vendlindja
Thërret"), kapën pushtetin duke u thirrur në gjakun e dëshmorëve dhe
sakrificat sublime të familjeve shqiptare, dhe përseri tani duan ta mbajnë në
pafundësi pushtetin në emër të vlerave të luftës, në emër të vlerave sublime të
kombit tonë.
Sikurse
i ashtuquajturi "krahu paqes" i ditëve të sotme, i ish komunistëve të
konvertuar në demokrat, që po mundohen të përvetësojnë vlerat e një lëvizje
paqësore të viteve të '90-ta, ashtu edhe i ashtuquajturi "krahu i
luftës", nga "komandant" largë vijave të frontit po mundohen të
përvetësojnë meritat e luftëtarëve të vërtetë që u sakrifikuan për lirinë e
vendit tonë.
Demoluesit e vlerave
njerëzore dhe kombëtare
Të
dy krahët e sipërpërmendur, i "luftës dhe paqës", siq ishin bashk në
vjeljen e fondeve të luftës, përseri pasluftës u bën bashk në qeverisje për
vjedhjen e shtetit.
Në
fakt, janë këta dy krahë që nuk mud të ndahen dot nga njëri tjetri. Edhe kur i
ndan pushteti, i bashkon interesi personal në zhvatjen e milionave të shtetit
në borde dhe agjenci, në tendere dhe komisione parlamentare.
Për
të dëshmuar këtë që ceka më sipër, lexuesve po ua ilustroj një shëmbull
praktik. Ish kryetari i Fondit të 3 përqindëshit për Itali, z. Arsim Berisha,
gjatë qeverisjes Thaçi-Mustafa kishte ushtruar dy funksione njëkohësisht;
këshilltarë i kryeministrit Isa Mustafa dhe kryesues i bordit të Autoritetit
Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.
Mirëpo,
edhe pas rënjes së 'Qeverisë Mustafa', i njëjti (Arsim Berisha), edhe pse jo
ekspert në fushën e hekurudhave, mbeti deri në ditët e sotme kryesues i bordit
të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, mekanizëm ky i
panevojshëm dhe aspak profesional, i shpikur për militantët dhe urithët e
nëntokave partiake, jo për të kontribuar në sektorin e hekurudhave, por për të
zhvatur milionat e "investimeve" në hekurudhat e vdekura të Kosovës.
Ky
ishte vetëm një segment i shkurtër i kapjes së shtetit dhe një nga qindra raste
të bashkëjetesës së drejtuesve të fondeve të luftës në borde dhe agjensi zhvatëse të buxhetit të
shtetit.
Janë
këta dy krahë të zi që zbrazën xhepat dhe abuzuan me djersën e mërgimtarëve, që
shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe tani po e zhbëjnë shtetin në themel për
interesat e tyre personale dhe klaneve të tyre mafioze.
Përderisa
dallimi mes "krahut të luftës" dhe "krahut të paqes" është
shumë i vogël, dallimi me qytetarëve dhe pushtetarëve është i madh.
Përderisa
qytetarët dhe mërgimtarët e ndershëm dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit,
kusarët politik morën gjithçka, pa dhënë
asgjë nga vetja e tyre për shtetin e Kosovës.
Si
pasojë e ndarjeve të thella mes politikanëve dhe qytetarëve, përkatësisht
largimit të politikanëve nga interesat e qytetarëve, në Kosovën e pasluftës
janë krijuar dy shtresa të skajshme të shoqërisë; shtresa supër e pasur e
familjeve të pushtetarëve dhe shtresa supër e varfër e qytetarëve të rëndomtë
që nuk janë pjesë e këtyre dy krahëve dhe oligarkisë kriminale.
Pra
Kosova, është shteti që po zhbëhet nga politikanët dhe po zbrazet nga qytetarët
e saj, thuajse ta ketë mallkuar Zoti!
Jo,
kjo situatë dëshpruese në shtetin e lirë 20 vjet pas çlirimit, nuk është vepër
e Zotit, por është vepër e maskarenjëve të veshur me petkun e pushtetit, e
kriminelëve dhe hajdutëve që Kosovën e kanë kthyer në plaçkë lufte, derisa ta
zhbëjnë në themel shtetësinë e saj.
Qytetarët
që po largohen nga shteti i Kosovës, janë shpirtëra të thyer me shpresa të
humbura, janë atdhetarë që iu rezistuan të gjitha situatave dhe stuhive të
kohës gjatë pushtimit serbosllav, por që nuk po mund i përballojnë shkatërrimit
të vendit nga klasa e kusarëve politik shqipfolës, të shndërruar në varrëmihës
të ardhmerisë dhe demolues të vlerave njerëzore dhe kombëtare.