| E enjte, 02.10.2008, 03:17 PM |
Po japim tekstin e plote te pergjigjes se kryetarit te “Shoqates se komunitetit shqiptaro-kanadez” zotit Petraq Peci drejtue keshilltarit te Perkohshem te “Komunitetit katolik shqiptar” te Torontos zotit Gjergj Nikolla :
.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
Lidhur me mesazhin tuaj jo te drejtperdrejte!
Albanian Canadian Community Association info@albcan.org
VisualizzaMercoledì 1 ottobre 2008, 22:57:37
A: gnikolla@rogers.com
Cc: paul.tedeschini@yahoo.it
Pershendetje Z. Gjergj Nikolla - Keshilltar i Perkoheshem i komunitetit Katolik shqiptar ne Toronto,
Gezohem qe marr vesh edhe pse jo drejtperdrejt nga ju, per ekzistencen e nje komuniteti te organizuar katolik ne Toronto. Them te organizuar, sepse familje katolike shqiptare natyrisht qe ka pasur e do te kete ne Toronto.
Duke qene se eshte keshtu ju lutem me jepni sa me shpejt emrin e kontaktet e kryetarit te komunitetit tuaj ne menyre qe te realizojme nje takim keto dite ku mund te njihemi e te diskutojme per cfaredo ceshtje qe e mendoni te aresyeshme qofte edhe per festimin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit nese deshironi te jeni pale si kryesite e komuniteteve te tjera.
Sic i shkruaja edhe Z. Tedeschini, le te bisedojme direkt e ti leme replikat e kundra-replikat neper media e internet. Une po ju shkruaj direkt sic e shikoni.
Une vitin e kaluar kam qene i angazhuar si Drejtor i Marketingut te TV Pasqyra si edhe ne pergatitjen e Albanian-Canadian Yellow Pages dhe kam shume kontakte te bizneseve e organizatave qe kane reklamuar aty, por cuditerisht tuajin nuk e paskam..
Do tju sugjeroja, te mos krijoni asnje paramendim lidhur me “amanete nga te meparshmit” e gjera te tilla pa u takuar e biseduar direkt me pare, mos i shikoni gjerat me syze te zeza sepse jane shume me te thjeshta sec e mendoni, nese keni deshiren e mire per te bashkepunuar ne interes te te
gjithe shqiptareve ne Toronto e GTA.
Pres pergjigje te shpejte nga ju lidhur me sa me siper e nese nuk marr pergjigje atehere pergjegjesia nuk me mbetet mua apo Albanian-Canadian Community Association.
Shendet e pune te mbare.
Me respekt,
Petraq Peci
-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.
Publikue me 02.10.2008 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3287#more-3287