| E diele, 28.07.2019, 11:01 AM |
Flet instrumentisti Besnik Caushi; Panairi
“Dasma shkodrane” një aktivitet i rrallë, i pari në llojin e vet
Ju tregoj sekretet e Bujar Qamili, Shkëlzen
Jetishi, Altin Shira, Shkurte Fejza, Valbona Mema, Shkëlzen Jetishi, Enkelejda
Alushi, Alushi, Hysni Alushi, etj.
Nga Albert
Z. ZHOLI
Ai njihet kudo në Shkodër, në Shqipëri por edhe tek shumë shoqata
emigrantësh me emrin artistik “DJ Besi”. Ky emër ka ardhur ose i është vendosur
nga vetë këngëtarët, instrumentistët, kritikët e artit për vetë performancën e
shkëlqyer që ka përcjellë në muzikë për afërsisht 15 vjet. Jo vetëm në Shkodër,
apo rrethinat e saj por edhe në gjithë vendin, Greqi, Mali Zi, Itali, Gjermani
fama e tij është e madhe falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit me këngëtarët
më të mirë të vendit. Arti i tij virtuoz ka bërë që të jetë i pëlqyer dhe shumë
i dashur.
-
Kur e keni filluar profesionin e DJ dhe kush ishte shtysa për këtë profesion
kaq të lakmuar sot?
-Profesionin si Deejay (DJ) e kam filluar ne vitin 2004
kur isha fare i ri ndoshta akoma pa i bërë 16 vjeç, ishte një pasion për
muzikën që më dha shtysë të filloj këtë zanat që akoma sot të them me
sinqeritet e bëj si ditën e parë që kam filluar edhe çdo ditë e më tepër më
shtohet pasioni....
-Kush është aktiviteti I parë,
mbrëmja, apo koncerti që është realizuar nën drejtimin tuaj?
-Të them të drejtën e kujtoj si sot me nostalgji ka qenë
mbrëmje me klasën time kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe mund
të them që ka qen dita më e bukur e jetës time sepse arrita të finalizoj një
ëndërr timen dhe asnjëherë nuk do ta harroj, pasi ishin emocione të
papërshkrueshme...
-Cilët janë këngëtarët që keni
bashkëpunuar më shumë?
-Në fakt këngëtarët që kam bashkëpunuar janë të shumtë
tash 15 vite karrierë nga e gjithë Shqipëria pothuajse nga të gjitha trevat
shqipfolëse por më tepër bashkëpunimet janë me këngëtarët shkodrane duke pasur
parasysh që unë 99% të eventeve e dasmave i bëj në Shkodër, këtu dua të përmend
disa kolosë që kam pas nderin të bashkëpunoj me ta siç janë Bujar Qamili,
Shkëlzen Jetishi, Indrit Mlika, Altin Shira, Shkurte Fejza, Valbona Mema, Eli Malaj,
Soni Malaj, Nimet Salabegu, Shkëlzen Jetishi, Hajredin Gjeta, Vjollca Luka,
Nimet Leka, Enkelejda Alushi, Alushi, Hysni Alushi, etj. Po ashtu kam pas
bashkëpunime të tjera siç janë vjolinistët e Top Channel Albana dhe Ines, me
violonçelistin e talentuar Iljard Shaba me violinistin e talentuar Ervin Gonxhi
me klarinetistët Vis Shkodranin dhe Hil Dajani dhe Gëzim Kadria e plot e
plot të tjerë.
- Ku jeni më i kërkuar brenda apo
jashtë Shqipërisë?
-Të them të drejtën kërkesat janë të shumta si në Shkodër
jashtë Shkodrës por edhe jashtë Shqipërisë kudo ku ka shkodran e shqiptar kam
qenë në dasma ku dua të përmend një dasmë në Monferrato në Itali dhe një dasmë
në Santorini në Greqi. Ndihem sinqerisht i lumtur që njerëzit kudo vlerësojnë
punën time me plot pasion.
- Cilat janë këngët më të preferuara
që pëlqejnë në dasma apo në koncerte, këngët popullore apo të muzikës së lehtë?
-Unë në fakt mundohem që të ruaj tradicionalitetin e
dasmës duke përdor këngën tradicionale që përshtatet me atë ambient ku unë shkoj
por them këtë tjetrën që unë mundohem që në dasmë të krijoj larmi duke përdor
edhe hitet e reja që sot pëlqehen shumë dhe në dasmë krijojnë një atmosferë
shumë të veçantë.
-Një nga aktivitete më të
rëndësishme ka qenë dasma Shkodrane. Kush e organizoi dhe kush mori pjesë
dhe çfarë të veçantash kishte ky aktivitet?
-Panairi “Dasma shkodrane” është organizuar në dt. 22 dhe
23 dhjetor 2018 në hollin e bashkisë Shkodër ka qenë një eveniment shumë i
rrallë për Shkodrën që besoj i ka dhënë vlerë dhe ka qenë risi duke pas
parasysh suksesin ku kanë marrë pjesë 22 biznese të fushës së dasmës në Shkodër
dhe ka pas një numër shumë të madh vizitorësh. Ka qenë komplet ide dhe
organizim i imi dhe me mbështetjen e bashkisë Shkodër dhe në veçanti të
kryetares së bashkisë znj.Voltana Ademi që më ka dhënë një ndihmesë të
jashtëzakonshme, gjithashtu ka qenë dhe ndihmesa e sponsorëve që i falënderoj
pa masë. Besoj kam organizuar diçka që ka me mbetur për Shkodrën si një vlerë e
shtuar.
-Po me shqiptarët këngëtarë të Malit
të Zi a bashkëpunon dhe cili është mendimi për ta?
-Kam një respekt maksimal për ta me ka qëlluar të
bashkëpunoj në Sofra shkodrane 2011 me këngëtaren Gjyste Vulaj dhe ruaj respekt
të jashtëzakonshëm për ta.
-DJ cilin instrument ka për bazë?
-Të them të drejtën gjëja kryesore për një DJështë të
përpunoj në harmoni me ambientin muzikën dhe ritmi që ritmi të rritet
gradualisht dhe te dasmoret të krijosh atmosferë dhe muzika të jetë e zgjedhur.
-Jeni bërë me emër cila ka qenë
arsyeja dhe çelësi suksesit?
-Besoj janë disa që unë kam arritur këtu ku jam sot në
radhë të parë është vullneti dhe pasioni që me karakterizon gjatë gjithë kohës
duke e harmonizuar me korrektesën në punë dhe një falënderim është për familjen
time që më ka ndihmuar në çdo moment, gjithashtu në fund jo për nga rëndësia
falënderoj gjithë ato çifte që gjatë 15 viteve më kanë besuar dasmat dhe
eventet e tyre.
-Këngëtarët që bashkëpunon a janë me
huqe dhe si i ishmangesh debateve?
-Unë kam kënaqësi kur bashkëpunoj me cilin do
këngëtarë dhe mund të them që asnjëherë nuk krijojmë debate përkundrazi
puna shkon shumë mirë dhe plot harmoni sepse jemi për të njëjtin qëllim që
eventi që ne marrim pjesë të dalë perfekt.
-Po në aktivitete misesh apo
modelesh a ke marrë pjesë dhe si je ndjerë?
-Kam marr pjesë vetëm një herë ka qenë viti 2005 tek
“Miss Shkodra 2005”, jam ndjerë shumë mirë dhe i vlerësuar sepse ishte
eveniment shumë i rëndësishëm dhe ishte vlerë për mua të isha i ftuar si
Deejay.
-Cilat janë synimet në të ardhmen,
bashkëpunimi dhe aktivitete e mëdha?
-Për momentin jam i fokusuar tek sezoni i dasmave ku falë
zotit janë të shumta pastaj shohim çfarë do na sjellë vjeshta. Më mirë
surprizë.