| E enjte, 25.07.2019, 08:23 PM |

DUKURI TË FILLIMIT TË SHTETIT TË ARBËRIT
Mbi
romanin “Andrea Topia dhe princesha Helena” Të autorit Resmi Osmani
Nga
Illo Foto
Historia  ka provuar 
se  shqiptaret,   janë
nga banorët  e parë të   Europes . Bëjnë pjesë    në vendet  
shtetformuse,   krejt 
ndryshe    sa na kanë  akuzuar  
fqinjët,   që janë mysafirë  ne siujdhesën   Ballkanike .
Veprimtareinë   e gjithanshme të   shtetit 
arbnor,   e  ka
përshkruar  romancieri ,   tashmë
i zëshëm,     Resmi 
Osmani .  Resmiu  ma dërgoi 
dhe  e lexova dorshkrimin në   interrnet . Pa hyrë ende në  analizë 
të romanit,   duhet t’i 
them lexusit,   se për mrndimin tim,   romani
i   Resmi Osmanit “Andrea dhe Helena “,   është
romani   historik,   më  i 
arrirë  i letërsisë shqipe,   që unë
njoh. Këtë  do  rrekem ta provoj në këtë   shkrim modest. Nuk e  shof të 
udhës,    të  
tregoj  që  jam një  
lexus i rregullt  i letërsise
romanciere ,   këtë  e
kam provuar  me  shumë 
rencensa dhe shënime kritike  në këtë  zhanër letrar .
Dinastia
princore  Topia dhe perfaqesusi i saj,   Tanushi,
  përshkruhet  
hollësisht në  romanin e  Osmanit . Periudha  e sundimit të   familjes princore   dhe  
princit,   Kont i Arbrit,   Tanush
Topia i përket  viteve 1335-1350.
Kjo  fabul,    është 
shtjelluar  me një përgjegjësi sa
historike ,   po kaq dhe 
artistike- letrare,   nga 
romancieri ynë . Në sfondin historik,   rëndësia 
lidhet  me faktin   se  në  mesjetën e 
hershme  edhe përpara  shtetit të 
Kastriotit,   feudalët  
shqiptarë kishin   krijuar  dinasti 
dhe  princër,   që  mundën të qeverisnin popullsinë  brenda kodeve zakonore  . Këto kode,    janë
vlerësuar   nga shkenca,   për
kohën,   që kanë 
pasur mungesë  të  shtetit ligjor  .
Principata  Autonome,   e  Arbërit,   pas
luftrave ne Karl D”Anzhu,   mbret i Napolit,  kishte pranuar vasalitetin nga   Mbreteria e  
Napolit,   që ishte  
një nga  shtetet me të   fuqishme të  
Europës. Mbreti i Napolit,   kontrollonte 
vasalitetin  me një nënmbret dhe
një garnizon,   që kishte 
selinë në  Durrës,   qytet
nën administrim të Mbreterisë Napolitane. 
Principata kishte  qeverisje  zyrtarisht  
të pjesëshme ,   por faktikisht 
vepronte  si principatë  autonome,  pa dashur tia dijë shumë për vasalitetin,    me
administratë,    kështjellat dhe ushtrinë  e saj .
Tanush
Topia,   kryezot katolik,   i
njohur nga papati dhe mbreti si ”Kont i Arbërit”  qeveriste  
pricipatën . Kishte   dy djem   dhe një vajzë . Gruaja e  Tanushit rrithte nga   gjak mbretëror . Qeverisja  i ecte mirë . Kishte  financa dhe 
ekonomi të qëndrushme . Autoriteti i tij ishte ne rritje   dhe fqinjët 
nuk e godisnin,   megjithse e lakmonin pricipatën e  shëndeteshme dhe produktive .
Vajza
e  mbretit te Napolit,   Robert
D’Anjou(Anzhu) Helena,   e lindur 
nga një  mardhënie jashtmartesore,
  do të udhëtonte me  nje  
anije te  sigurtë,   për  t’u
martuar me  princin  franko –gjerman Filip de Qurtenay,   që
qeveriste   Morenë dhe ishujt e  Egjeut. Gjatë lundrimit,   stuhia
në  det,    shkatërroi 
anijen  napolitane  dhe 
Helena,   me   një
grusht  shoqërusish  u   
gjend  në   breg të  
Rodonit,   që administrohej  nga 
principata  e   Arbërit 
. Aty   vjen   Andrea 
Topia  një djale  azgan  
dhe u jep   ndihmën e  duhur 
fatkeqve  .  Shpejt 
e mësuan  se kush ishin .
Andrea
dhe Heklena  u dashuruan në  çast . 
As Mbreti Robert,   as Tanushi 
nuk e miratuan këtë  dashuri,   që
cënonte  rëndë mardheniet midis  mbretërisë dhe principatës autonome të   Arbërit,   që
zotëronte   shumicën e  territoreve te   Shqiperisë së sotme,   nga
lumi Mat deri në Shkumbin. Lufta 
hakmarrëse për këtë turpërim,   ishte në prag,   por nga
ndërhyrjet diolomatike  u evitua .   Mbreti,   pranoi 
një tërheqje paqësore,   që lejonte 
të  zhvillohej  normalisht 
jeta  e   të rinjve dhe  jeta,   në gjithë  
principatën  . Pas kësaj martese,   brenda
një  dhjetvjeçari  u zhvilluan shumë ngjarje të    gëzushme 
. Plaga kishte  zënë kore .
Çifti
u  shtua me  dy djem,   që
gëzonin  emrat  e paraardhësve mbretërorë . Në ndërkohë,   asgjë
nga ati-mbret nuk u harrua. Pabesia mbretërore,   inati
shtazarak,   u kultivua  
në pallatin mbretëror napolitan. Mbreti dhe mëkembësit  mendojnë ndryshe  nga ç’flasin.   Dështoi 
një    përpjekje tinzare,   organizuar
nga nënmbreti,    për 
helmim të Helenës së  bukur . Dhe
më pas për të vrarë Andrean.
Mbreti,
  një 
Makbeth i fshehur,     i thirri në rezidencën mbretërore  çiftin arbëroro-napolitan,   për tu
pajtuar .  Mbreti ,   preku   
kulmin e   jetës së tij kriminale,
  kur në pallatin-kështjellë    i arrestoi  
Helenën  dhe  Andrean,   duke 
zbatuar   sovranitetin e  pushtetit 
të pa kufizuar mbretëror  .
Pas  një 
limiti kohor,   nga 
gjiotina dolën   dy arkëmorte  dhe u varrosën,   pa
ceremoni  në  vorrezat publike . Ishin trupat  e 
Helenës dhe të   Andreas .
Ky
është kreu dhe fundi i romanit.
Si
në ç’do roman  historik ,   edhe në
këtë,   që po analizojmë fabula është e   shtjelluar 
nga  historia . Rruga   dhe përfundimi i    personazheve  gjithashtu 
. Ç’do roman   serioz  ngërthen në vetvete  një periudhë 
historike dhe  gjithsesi  fundi 
i personazheve nuk mund të vendoset apriori ,   nga
vullneti i   autorit . Çështia  është  
sa  harmonizohet   jeta reale,   me
atë  të përshkruar  ne romanin 
e   zakonshëm .
Romancieri  Resmi 
Osmani ,   ka 
dhënë prova,   që  i
zbërthen fabulat  historike  me atë vërtetësi,   besueshmëri dhe ritëm,   që
rrjedh jeta  . Te gjithë personazhet,   gjejnë 
pozicionin natyral,   pa u hallakatur dhe pa parazituar në  jetë . Shkrimtari,   si
autoritet i vetëm,   që ballafaqohet me  personazhet,   nuk
mund  t’u ndryshojë  jetën  
atyre,   por i 
vlerëson me kandar 
farmacisti   ,   të
tëra  bëmat   dhe 
gjëmat,   që 
sjellin  ata në jetë . Kjo
është   e thënë,   një
herë  e mirë,   për
të  gjithë personazhet  me vlerë historike,   ose
jo  .
Ne
romanin  e Osmanit,   të tërë
personazhet gjejnë pozicionin e 
volitshëm,     ku i shërbejnë  zhvillimit të    fabulës romanciere . Po  analizojmë një nga  personazhet e   sërës së dytë,   Dom Domenik,
  vëllai i Tanush Topisë .Domenik nuk   mund të 
bëhej princ sundimtar,   në asnje rast . Ai ishte shuguruar si klerik i
sërës së lartë. Brenda  njerut sundimtar,
    hedh rrënjë 
me shpjtësi  ambicja e çfernuar
.  Mbreti dhe xhelati janë aliazhi  i natyrshëm i 
rracës mbretërore,   që kanë kaluar një fëmijëri si të gjithe
bashkkohësit,   por  e
kanë harruar të  kaluarën. Dom Domenik
arberori  është ndryshe,   jo
se  qëlloi  prift,   por 
eshte  brumë   i tipit human e  paqësor 
. Ky famulltar  i mençur  dhe i ditur,    i
shërbeu  familjes  princore 
Topia,   në 
Arbëri,   në të mirë e në të keq,   në hall
e në nevojë,   në hidhërime dhe gëzime . Këtu  filloi  
jeta  e  tij reale . 
Arriti të  bëhej  jo vetem prift,   por 
dijetar,   këshilltar 
i  sundimtarit Arbënor . Për
interesa të  principatës ,   u  bë pjesë 
e  nivelit të lartë në oborrin
mbretëror të Napolit,   si këshillëtar dhe ambasador i mbretit Robert.
Kur ndodhi  gjëma e madhe ne pallatin
mbretëror,   Dom Domenik 
gjeti mënyrën   dhe u kthye  ,   pranë 
bonjakëve   të viktimave,    në
Krujën  arbërore duke vijuar jetën,   që
kishte nisur.  Ai ishte  dhe mbeti misionar,     jasht 
priviligjeve ,   që  i
siguronte  detyra   e 
fituar në   kryeqytetin,   Napoli
. Domenik,    për nga 
volumi   jetësor ,   si
personazh,   kishte  
disa  rrugë,   për 
autorin  Osmani .Ta  ruante si  
personazh  princor ,   ashtu
siç ishte në realitet,    duke  
e lënë të   zhytur ne  lluks ,   në
Napoli . Një  jetë  e lakmushme,   nga  
shumica e njerzve . Kjo ishte më 
emundëshmja,   për një plak të  rëgjuar,    kopetent 
vetem  i  kanonizmit fetar . Mund ta   kthente në 
një   vajtoc të fatit të viktimave,
  e
të tjera  rrugë të mundëshme,   natyrale 
Zhvillimi  natyral i ngjarjeve,   ja
ndalonte   autorit  të 
bënte  arbitrarite  ,   sado të vogla .  Mund ta kthente   në një personazh krejt episodik ,   që dhe
vetë  lexusi  nuk kishte për ta kujtuar   kurrë . Romancieri  u kujdes,   për
këtë  personazh  dhe  
ja riciklioi  jetën . E solli në
Krujë,   pranë  
bonjakëve të   çiftit  viktimë mbretërore . Na i bëri Domenikun,    ne 
dhe   njerëzisë  një  
personazh të dashur    dhe të pa
zëvëndesushëm,   për mënyrën si rrodhën ngjarjet e zhvillimit
të  familjes  Topia,    një 
Domenik  tjetër,    nuk do
të  ishte i përbuzur  nga lexusi i 
ç’do niveli . Romancieri i regjur,   voton 
me publikun,   me lexusin 
e gjerë .  Autokracia  kultivohet  
dhe  në  metodën e  
shkrimtarit  dhe shprehet,   kur nuk
i vendos  personazhet  në vendin e merituar.  Domenik dhe ne lexusit,   ndjehemi mirë,   me
pozicionin njerezor të tij .
E
kam lexuar   romanin me tendencë,   për
të  gjetur ndonjë personazh,   që  devijon rrugën natyrale . Personazhe  episodike 
ka plot,   por janë në vendin e tyre,   me
detyrat dhe rolet e tyre,   si individë të spikatur dhe tipizuar,   pasi
jeta nuk zhvillohet  normalisht pa  ata . 
Një prej tyre  është Shambellani,   prezantusi mbreteror. Nuk besohet se  ka nomeklaturë më të  ulët . Megjithatë  roli i 
tij  vizatohet,   me
ngjyra realiste  . Edhe kur  e harrojmë,   na e
kujton  trokitja e  spektrit,   tri
herë,    në dysheme . Të vërtetë,   të
besueshëm e të veçantë,   që mbahen mend,   janë
edhe personazhet nga populli,   burra e gra,   malësorë,   ushtarë,
  bujq e barinj.
Gjithnjë  e më shpesh 
dëgjojmë sot,   autorë të letërsisë,   që
rrahin  gjoksin,   duke
thënë  se i  sjellin lexusit   ngjarje reale,   të  shkëputura nga jeta  dhe për to,   nuk ka
kritik dhe   lexus ,   që i
kritikon . Te këta   autorë ,   duhet
ndalur  seriozisht,   duke i
bindur  se   autori letrar,   nuk
është kronist  i ngjarjeve .
Secili
mund të  shkruajë ,   ç’do
temë ,   që  e
ndjen  se i duhet  shoqerisë. 
Lertërsia është  tjetër   fushë . Ështe  fushë 
ku luhet  artistikisht,   ku
jeta  dhe fjala  kthehen në art,   pa i
bërë reklamë vetes  dhe personazhit .
Ç’do
roman ka brenda vetes   jetën normale,   sepse 
edhe ato,   që nuk kanë ndodhur,   do të
ndodhin . Romancieri  dallohet,   në
se  ai  
arrin ta veshi  personazhin
me  artin e mjeshterisë  të fjales,    të 
dialogut  dhe te solucionit  jetësor .
Romani
i  R. Osmanit,   që
është i shtati në serinë e kolanës ”Libri i mbretërve”,   përbën 
kulmin  e një romani historik,   që nuk
çfryn,   në asnjë nga karakteristikat  e një romani të përsosur . Nuk ka pse të mos
më besoni,   por  do
të  bindeni,   si unë,
  kur ta lexoni këtë roman historik   shqiptar,   me
vlera  të 
pashoqe,   brënda këtij zhanri. Vepra  e 
Resmiut,   është 
roman i nivelit të lartë . Nuk ka rendesi numuri   faqeve. Rrok 
një diapazon të gjerë  jetësor,   me
ngjarje   të rënda  dhe të gezushme,   që të
mbajnë  të mberthyer ,   si
lexus . Ka  zgjidhje të mëdha,   të
kontradiktave ,   qe krijon 
shoqëria . Në fund të  fundit,    vepra
e  Osmanit,   është 
guri kilometrik,   ku fillon të ngrihet  shteti 
shqiptar,   nga 
Topiajt,   që u zhvillua 
dhe bëri emrin e madh  ne Europe
me  shtetin e  Gjergj Kastriotit . Gjergji pranonte se ishte
pasardhës i topiajve .
Nga  kjo,   që spjeguam 
dhe mënyra e kompozimit  letrar,   romani 
i  Osmanit,   mbetet
një  roman i   përsosur,   për
zhanrin,   të cilit i perket . Nuk ka  fqinj 
romancier  dhe  “akademik “,   që mund
të ndërmarri  sulm kritik ndaj kësaj  vepre,   që
e   quaj të  shquar .
E
nisëm me   personazhet   sekondare,   për të
dalë te personazhet,   që i kanë dhënë  emrin 
romanit . Menyra   si i ka
pershkruar  autori,   Helena 
dhe Andrea,   na  bëhen
pjesë  e njerzve të  dashur,   që
kemi  takuar në jetë ,   ose
që  jetojmë,   për
ditë  me ta. Gezohemi  dhe hidhërohemi,   kur  
bëjnë kështu  këta  dy personazhe,   që
kanë  zenë vend  meritor 
,   ne panteonin e 
historise   shqiptare .
Bukuria
e tyre  trupore,   përshkruar me pathos të   spikatur,   nga
mjeshtri Osmani,    na i shlyen provizorisht nga mendja,   të
tëra   bukurite njerezore,   që kemi
njohur . Të tëra  ato bukuri,    janë   
pjese e  indit   te 
Elenes dhe  Andreas . Pasi të   keni lexuar këtë  roman,   kam
bindje,   se 
bukuritë   njerëzore   do t’i masni 
me   kutin  sa i ngjan 
Andreas,   për djemtë dhe 
sa i ngjan  Helenës,   per  
vajzat.  Kjo  është 
ana  sipërfaqësore,   por 
ata  përfaqësojne  botën e brendëshme  të  dy
njerzve,   që  hyjnë  në jetën e 
njeri - tjetrit spontanisht . I ka krijuar natyra,   dy
gjysma të barabarta  të  një  
të tëre,   që ështe 
çifti,    që 
mban të lidhur  shoqërinë  dhe e çon përpara  atë,   pa   e
vën re  ata vetë . Ata kanë lindur  që të 
kryejnë vepra të mëdha ,   duke i 
dhëne   shoqërise ,   pjesë
nga dituria,   puna mirësia dhe dashuria e tyre  e dlire . Përshkrimi  i ndërlidhur ,   për
cilësitë   e këtij çifti ,   duke
na  afruar   afër tyre,   na bën
krenar,   për racen tonë 
ariane të    trashëguar nga Topiajt,
  te 
Gjergji  dhe e tërë historia  e kombit ,   nga me
të lashtët  në  Europe . Asgjë   axhitative,   asnjë
reklame!
Bota
dhe pasuria  rrokullisen  natyralisht . Në të tërë galerinë  e personazheve  shqiptarët   
shquhen per bukuri   dhe shpirt te  gjerë,   sepse
janë rritur në klimën më të mirë të 
Globit,   dhe  e
kanë nxjerrë bukën me vështirësi ,   pothuaj nga 
guri,   prandaj shkelqejnë  midis 
bashkëshokëve dhe   shoqeve   të kombeve të tjerë . Autori,   po t’i
përshkruante ndryshe,   do të bënte gabim te pafalshëm,   duke
rënë  në mediokritet . Në Pallat ,   autori
na përshkruan  personazhe me veti  të spikatura 
njerëzore,   por pallatet mbretërore,   si
gjithnjë  edhe në këtë rast,   e  mbajtën të 
fshehur   qëllimin e  errët,   që
perfundoi me tragjedinë makbethjane 
ndaj  çiftit,   që  mishëronte kampionin e   bukurisë,   të    dashurisë 
dhe të harmonisë  njerëzore .
Themelet  e  
pallateve  mbretërore ,   ngrihen
mbi kufoma  dhe gjak njeriu . Pallati
i   Robert   D’Anzhu nuk ka pse të  bënte përjashtim . Ndryshonte vetëm  në një  
pikë : Giotina  mbretërore,   nuk
kishte prerë koka më të  bukura  se 
Helena dhe  Andrea Topija,   nga
Kruja e Arberise .
Për
të  qenë  
në pajtim me ndërgjen  dhe me ju,   që me
lexoni,   po paraqes 
disa  episode ,   ku  jam ndalur 
gjat  leximit të romanit . Ne
faqen  6,     gjendet një bashkëbisedim i  Mbretit,   Robert
me të  bijën Helenë . Është  nje monolog 
i babait,   qe  të
kujton bisedat   më të  çmuara,   që keni
dëgjuar ,   midis prindit 
dhe të bijës,   por që i përket realisht vitit 1330. Dashuria
prindërore  i  kapercen shekujt  dhe këtu mësojmë  se kariera 
e  ben pluhur   dashurinë  
prinderore . Ketë handikap,   nuk e shpjegojnë dot  gjenetistët .
Kantjeri
i anijeve në Ishëm,    pershkruhet 
ne faqen 111. Behet fjalë,   për vitin 1340 . Thirrni kujtesës  dhe ndërgjegjes tuaj : Ne Ishëm kantjer  ndertimi per anije ! Sot nuk ka nje te  tille,   jo në
Ishem,   por  as
ne Durrës,   as në Vlore 
.
Ne
faqen 18  pershkruhet momenti,   kur
Andrea,   merr dorën e 
Helenes   në  pallat . Gëzimi  është 
i atyre përmasave,   sa të duket se 
flasin edhe muret,   dritaret,    dyshemeja . Gjithçka  bëhet 
pjesë  e këtij gezimi  sublim .
Ne
faqen 26,   përshkruhet 
zyra dhe  vete Tanush  Topia në punë 
e sipër. Autoritetin e   kësaj
zyre,   vështirë se 
e has edhe sot,   pas  
mbi  700 vjet . Eshte një event,   që  na nderon si komb dhe i bën pluhur  pretndimet,   se   ne nuk kemi  
histori shtetformuse . Nuk ka as një fraze ,   që  e thotë këtë fakt . E thotë  zyra,  kancelaria,
  arkiva,   biblioteka,   noteria,
  i
zoti i saj,   Tanush Topia 
dhe puna,   që 
kryhet në zyrën shteterore  . Këtë
aspekt,   autori ,   Osmani,
  është 
një person,   që e monitoron nga larg,   por me
hollësi ,   që na i përcjell në mënyren më të  përpiktë të mundëshme. Ne faqen  29,   kur pershkruhen momente lufte shumë intensive
bashkëbisedusi  psherëtin  : Përseri 
Troje,   përseri  
Helene  !  Kjo shprehje instiktive,   na   çon në një 
konkluzion  historik,   se
trojanët,   janë paraardhës,   të   Topiajve 
arbnorë . Këtë po e vërteton  edhe
historia  moderne dokumentare . Unë  e kam fjalën te fakti,   që dhe
një psherëtimë në gjuhën romancjere,   kthehet ne oshëtime historike .
Një
përshkrim ,   që zgjon ç’do 
lloj imagjinate  është  dasma në keshtjellë,   ku
Helena  u   be nuse . Këtë  pershkrim mjeshtëror,   nuk ka
komentus  ta  rigjenerojë . E gjeni ne faqet  33 deri ne 
37 . Me epizëm,   me gjëmë e kuje sipas zakonit arbëror,   jepet
pikëllimi,   gjëma dhe zia për vdekjen dhe varrimin e
princit-kont Tanush Topisë.Në të dy rastet shoqëruar jo vetëm me traditën
zakonore,   por edhe me filozofinë dhe domethënien e
gëzimit dhe hidhërimit,   jetës dhe vdekjes.
Po  paraqes një shprehje,   nga më
të zakonshmet ne roman . Ne faqen 41   
shkruhet : “ Ne  Petrele
çatite  kuqeronin nga   tjegullat .” 
Nenkuptohet  se në një qytezë të
zakonshme të  Arbërise,   kultura
e jetesës ,   ishte  e
nivilet  europjan,   jo  ajo jetë 
vetëm baritore,   që  pretendojnë
pseudoshkencëtarët  fqinj,   deri te
vete Krushovi . Shtëpitë  e Topiasve
ishin  vila,   ose te
ngjashme  me to .
Merr
rëndësi të   dorës parë   ,   koloriti 
gjuhesor,   në paraqitjen e tablove të gjera e të
përmasave të mëdha . Ja nje shembull: Përshkrimi  i Beratit,   me
shtëpitë e bardha një-mbi një,   kalanë,   kishat,
  me kodikët e famshëm,   murgjërit shkrues dhe piktorë ne faqen 91,   eshte
një perlë stilistikore,   që ta sjell Beratin  dhe kulturën e hershme arbërore ne  tavolinen tende të   studimit. Në këtë rast  nuk mund të le pa permendur atë  që përjetoi 
Helena napolitane ,   kur 
vizitoi Beratin,   qytetin 
e dashur dhe karakteristik të 
Arbërisë  dhe të  Shqiperisë së sotme . “ U bë shkak  ardhja ne 
Berat,   shkruan autori i romnit,   që
princesha Helene,   perveç 
bukurive natyrore të vendit,   te njihte një anë  tjetër të 
Arberisë,   botën shpirtërore,   që
shtriheshin thellë në histori  dhe për të
ishte burim  krenarie “ ( F 92 )       Helena 
nuk i dha Arbërise  vetëm
dashurinë  e pastër  ,   por u bë pjesë 
e  pa ndarë   e Arbërise,   atdheut
të saj të  dytë,   për të
cilin u be fli . Në se kjo  përtërti
Helenën trojane,   këtë  ja
diktonte dashuria,   për 
bashkëshortin,   për femijët,   për 
banorët  e papërsëritshem arbënorë
.
Romani
i  Osmanit,   nuk 
është një shumicë panoramash historike,   patriotike,   dashurore . Autori   nxjerr në pah   shumë veti 
të kulturs,   sjelljes dhe etiketes,   qe nuk
lidhen  me  pallatet,   kurthet
,   intrigat,   luftrat.Ai na sjell tabllotë tërësore,   të
Arbërisë para skënderbejane,   atë ngjallje dhe zgjim të frymës së vetëdijës
kombëtare,   e cila do të çonte më von në Lidhjen e Lezhës
dhe epopesë së ndritur të qëndresës kundër turqve otomanë.
Ne
faqen 106  ,   shkruhet : “Mbreti,   pas
fitores së luftës,   në 
Piemonte,   ja lejoi vetes luksin e  nje dite  
zbavitje gjuetie,   me bekimin e 
Papës  Benedikt  i 12 “ . Këtu kemi të bëjmë me një  rast domethënës,   për
punën,    për edukatën,   për
etiketën,   që shoqëria 
i imponon ç’do kujt,   por jo të 
gjithë i njohin si kod të  jetesës  .Ne këtë rast,   ç’do
koment nga unë,   merr karakter skolastik .  Le ta komentojnë dhe të nxjerrin mësime,    shtetarët,  eprorët,   shërbestarët  
e popullit . Hierarkitë  nuk
janë  tirani,   por 
jane   gardjane  te institucionit ,    te
punës me rendiment  .  As një lloj 
demokracie nuk mund te çvleftesojë 
punën,   institucionin 
e jetës njerezore .
Duhet
të jesh   pa ndjenja,   që
mos  bëhesh bashkë me   Helenën dhe 
Andrean,   kur 
zbritën ,   në Napoli ,   për  të
takuar   babanë-mbret biollogjik të  Helenës,   Robertin D’Anzhu . “Bukuria e natës në det,   qe e pa
parë,   shkruan  
autori ne faqen 114 të  romanit
.  Hëna derdhte  shkelqimin e zbetë . Deti merrte frymë  dhe psherëtinte  me të gjithë gjoksin dhe vijon :  Ata të dy ,   jetonin
të tashmen,   kujtonin të 
shkuarën  dhe  dyshonin,   për
të  ardhmen “ . Në këtë  ditë të takimit,   Mbrei
kriminel  dhe  Babai hipokrit ,   ju
drejtua   Helenës :“ Ke mbi krye  dhe në pamje breoren e  dritës dhe të hirit mbretëror” Askush nuk  do të besonte,   se  një ditë pas këtyre  fjalëve,   dhe
gostisë madhështore në pallatin mbretëror,   do
ta  dergonte  çiftin,   në
giotinë . Këtë krim makabër  mund ta  bëjë 
vetëm një Baba-mbret,   i 
ardhur  nga  katakombet e pallateve  të intrigës,   hanxharëve 
krimit,   që fshihet pas perdeve  të mëndafshta,   ashtu
siç do t’i jepte Shekspiri në tragjeditë e tij.
Këtë  pabesi ,   autori
na i  përmbledh me një fraze të shkurter
: “ Nën vezullimin e stolive,   fshihet varfëria e shpirtit “ . (f 122 )  dhe më von na   jep këtë frazë :“ Fishekzjarret e bënë
qiellin e  Napolit,   sikur
po binin   yje shumëngjyresh “ ( F 125 )
. Cila  është pjesa e nënkuptuar  e këtyre frazave ? Gjithnjë natyra  bëhet pjesë e   gjëndjes shpirtërore të njerzve,   qoftë
në të mirë,   qoftë në të keq . Kjo është   arsyeja,   që  auorët 
përshkruajnë mjedisin   e gjerë,   ku
ndodh  një njgjarje e  caketuar . Pse  e  qysh
ndodh kjo,   nuk eshtë pjesë e  këtij shkrimi,   me   objektiv 
më të ngushtë .
E
kam vene re  dhe ne romane te  tjera,   Resmiu,
  nuk i merr për dore  dhe  
t’u tregoi  rrugen personazheve,   ose  ti
vizatojë me ngjyrat,   që do 
ai . I le të ndjekin rrugën e tyre,   të
veprojnë dhe të flasin ashtu si dinë vetë ata Na i ka përshkruar   ashtu siç janë  personazhet e oborrit mbreteror,   ne
jeten  e tyre  te lluksit 
dhe te begatise . Asnjë nuk ka përçmuar,   ose
ta   veri ne pozita,   për 
veprime   të shëmtuara .  Madje 
dhe  xhelatët,   që  shërbejnë në 
gjiotinën  mbretërore  . Ata bëjnë punën,   për të
jetuar . Lënda  e parë  e punës së tyre  është krimi. Në pallat  jetojnë vërtet  midis lluksit,   por 
kanë vetinë e   vetpërmbajtjes
dhe  e 
të çmuarit  objektiv të pasurisë
dhe të lirisë së kufizuar,   në të cilën u ka rënë fati të jetojnë  .
Dihet,
  që kama,   helmi 
dhe pushka  ndodhet pas perdeve të
rënda të  sallave,   ku
derdhet   hareja   dhe lluksi i praruar,   si lumë
i vrullshëm  malor . Afër  ndodhet 
giotina mbretërore,   që i bën hije vetes  dhe 
klasës së lartë   mbretërore .
Ekzekutimi tragjik ,   që  ju
bë çiftit,   Helena 
dhe Andrea,   autori  
Osmani ,   i ka kushtuar 
vetem   paragrafin e  fundit të   
romanit . Eshtë   skena më e  dhimbshme dhe më makabre . Në se   kjo skenë do të  shkruhej ,   më
përpara,   do 
të  krijonte  një sensibilitet të lartë te  lexusi,   që  do 
të   ndihej keq,   për
të  vijuar  leximet e mëtejshme . Gjithsesi  urrejtja 
,   per  
Mbretin – baba,   na mbetet  
në mendje dhe na regjistrohet në  
ndërgjegje   .
Liria
e njerzve  nga   zakonet 
prapanike,   të martesës,   të  gjakmarrjes 
dhe të tjera të ngjashme,   përbën ,   në të
gjitha kohrat  detyrë parësore ,   ne
emancipimin e shoqerisë  dhe krijimin e
klimës bashkëpunuse   të  shëndetshme 
në shoqeri .
Ne
momentin e   ekzekutimit,   Andrea
nuk pranoi  t’i lidhin sytë .  Ju shkreh 
xhelatëve : “ Dua ta shoh  vdekjen
në sy ! “ ( 130 )  Kjo deshire e
Andreas  është  ftesë për brezat,   që  të mos kursejnë asgjë ,   qoftë 
dhe jetën,   për lirine 
e vërtetë të  njerëzimit,   që
fillon nga liria  e   gruas,   riprodhuse e  
njerëzimit .
Per
stilin dhe gjuhen  e perdorur  të 
romancierit   Osmani,   mbetet  
ajo,   që kam pohuar 
dhe në shkrimet para ardhes:shqipe e pastër e pasur dhe fjla e zgjedhur
dhe e gjetur në vendin e saj .Në këtë 
roman  gjuha është   më 
e  stërholluar,   sepse,   në
përshtatje me kohën për të cilën shkruhet,    gjënden 
fjaleformime ,   të krijura 
nga   dukuritë  fonetike 
dhe sintaktore . Kjo  gjuhë  e  
struguar  ,   i ka
sherbyer një   stili të ri,   që  e ka bërë prozën,   më
të  rrjedhshme.  Ka faqe të tëra shkruar me prozë  poetike . 
Gjuha e larmishme  e    shprehjes në tema kaq të komplikuara,   siç
jane temat historike,   mundëson 
ndriçimin    e plotë të  enigmës 
së thurur  nga romancieri  . Kësaj,   ja
ka  arritur  ta realizojë R. Osmani,   në të
tërë kompleksitetin  e  punës  
të një romani ,   si ky që analizuam.
E
vetmja  vrejtje,   që kam
për autorin është kjo : shumë shpesh  
Helena  i  shpreh 
fjalë të nxehta  dashurie Andreas
. Mendoj të  eliminohet kjo skenë ,   kur   
mjekon plaget e tij ,   pas ditës së gjuetisë . Kjo do të varet  tërësisht 
nga vullneti i  autorit,   në
se  nuk prishet  konteksi i përshkrimit  në këtë 
kre dhe në të tërë  veprën  .
Në
mbyllje duke uruar romancierin  Resmi
osmani për këtë roman cilsor e dinjitoz që u shtohet romaneve të tjerë
historikë,   shpresoj që romani të gjejë rrugën për te
lexuesi,   veçanërisht te të rinjtë dhe,   duke
qënë roman historik më i realizuar në tërë pikpamjet,    të
perfshihet nga Ministria e Kulturës,   për vlerësim per çmimin e vitit që jepet për
veprën letrare më të mirë.
Illo
Foto – Studjus,   NY. 
Janar-korrik  2019