| E shtune, 20.07.2019, 10:19 AM |
NË MBLEDHJEN E PARTISË…
Pamflet nga Hysen Kobellari
Një
nga një ata nisën të vinin …
Shumica,
me xhepa bosh, si sy lugati; as laps e as kartë. Presin të marrin gazetën.
Ishte
mbledhja e radhës e Partisë. Mbledhja e parë ishte për disa prej tyre. Ata kalonin pragun e derës dhe hynin brenda,
siç dalin plumbat një nga një, nga një pushkë e vjetër për plumba të rinj.
Hyjnë,
siç hyet në luftë; në një luftë që kurrë nuk i dihet fundi. Që prej atij çasti ata kurrë nuk do të dinë
dot nga të ngasin, kë të zgjedhin, midis halleve të tyre dhe halleve të
popullit …
Ajo
është një derë e veçantë, derë në të cilën hyn, për të synuar një derë tjetër,
sa interesante, aq edhe të rrezikshme, derën e pushtetit. Partia është ajo
buçja barsë, e cila në çdo kohë është e gatshme të pjellë forcë, fiqi, pushtet.
Këto janë gjëra të frikshme, po shumë ndjellëse për njeriun. Pushteti është një
mal me para dhe pasuri për pushtetarët dhe një lumë me dhallë e copra buke për
popullin…
Partia
përbëhet nga një shumicë njerëzish të pakënaqur, si dhe nga një pakicë të
kënaqurish, që janë gati të vënë shpejt, me neps, etje, epsh dhe siguri, duart
mbi pushtet. Kështu, i bie që partitë të jenë bija të pakënaqësisë së
përjetshme dhe të etjes marramendës e shkatërrues për pushtet, sundim e pasuri.
Partia
është një mit që kryen punë të mëdha historike; është dija, padija dhe
mashtrimi që i bashkon njerëzit, që i miqëson, por që edhe i armiqëson
rëndshëm. Partia është një lloj perëndie e rrejshme, një utopi, një iluzion …
Brendia
e pushtetit që vjen nga partia është një ndërtesë e përgjakshme krimi ngjyrash
nga më të ndryshmet. Të pakënaqurit e përhershëm janë në fillim njerëz
idealistë, si fetarët. Pastaj pakënaqësia e tyre e vazhdueshme sjell
nervozizëm, nervozizmi pastaj kalon në rrebelim dhe bashkimi i rrebelëve
kronikë, të përhershëm deri në egërsim, sjell revolucionin me të gjitha
ngjyrimet e tij, ku dallon e kuqja.
Njeriu
nga vetë natyra e tij është i pakënaqur. Pas shuarjes së një pakënaqësie lind
një pakënaqësi e re, e ndryshme nga e para, e kështu me radhë…
Të
pakënaqurit, çuditërisht, në mbledhjen e Partisë rrinë urtë, duken të qetë, të
tulatur, gati sikur fshihen, si miu prapa poçes…
Me
kalimin e kohës, shumicës, atyre të pakënaqurve, Partia ua heq sisën, i
zvjerdh. Ndryshe sillet me pakicën, me atë pakicën, të kënaqurit; atyre u jep
sisë me shumicë, sa me plas, por edhe pin prej tyre qumësht, sa fryhet…
Partia
i vlerëson njerëzit sipas synimeve dhe dëshirave. Synimet dhe dëshirat e njerëzve shndërrohen në kërkesa. Njeriu është dëshirë dhe ai bëhet ashtu si
dëshiron të jetë…
Kryetari
i pret të porsaardhurit plot respekt dhe dashuri, i buzëqeshur babaxhanërisht.
Si ai bariu që i dëshiron dhe i njeh mirë delet e veta. Po edhe si kasapi. Ai e
din fort mirë se ndonjëra nga delet e
urta aty, që tash për tash s’bëzajnë, mund të shndërrohet në një ujk të
tmerrshëm, shqyes, hamës, veshur me gëzof deleje qimebutë; i rrezikshëm deri në
kërcënim, asgjesim …
Kryetari
është vëngërosh nga e majta. Të gjithë udhëheqësit e partive në fillim kështu i
kanë sytë. Kryetarët kanë mësuar nga përvojtarët e mëdhenj se, të krijosh një
parti, duhet që në krye të herës të mbledhësh rreth vetes një grup shokësh
besnikë, tejet besnikë; këtë grup dikur e quajtën klikë, bërthokël zanafillëse,
si i thonë fjalës, po më mirë pyesni e këshillohuni me mendimtarin e
shumëvuajtur Lui Blank, për këto gjera …
Pranë
kryetarit është ulur një burrë i vogël, me fytyrë të ëmbël, që rri i heshtur;
ky është specialisti i ardhshëm i tenderave, miku i ngushtë i atij
spangaramengos së gjatë, pronarit të firmës së madhe …
Antarësia
poshtë gjithmonë janë në mëdyshje me kryetarët : i duan, i urrejnë; i duan, i
urrejnë, i … Fundit asnjëherë nuk i dihet.
Në
mbledhjen e partisë sot nuk mëson ideologji. Ideologjia është sistem mendimesh
të vëna në praktikë. Në mbledhjet e partisë sot flitet për gjithçka dhe
nënkuptohen interesat, përfitimet; jeta kështu u thjeshtoka, në një bilanc fitim - humbje… Anëtari i partisë, anëtar i
leverdisë.
Në
mbledhjen e partisë bëhen kritika të ashpra
për kundërshtarët. Kritikat për kundërshtarët synojnë asgjësimin e tyre
të plotë, deri në mosqënie.
Kritika
është pastërti, por kur teprohet, bëhet palavi, tejet e pistë…
? Po ta kemi Partinë të fortë, do të dalim të gjithë
fitimtarë !... – thotë gjithë seriozitet dhe bindje kryetari. – Ndaj Partisë, o
jiji besnik, o ik ! O me ne, o me ata, rrugë të mesme s’ka ! …
Një
besimtar i devotshëm, që rrinte andej nga fundi, i cili nuk po e gjente dot
veten pjestar në atë mjedis e që qëndronte mbi ndenjëse si majë gjembash,
mendoi me vete : “ Partia e Zotit është fitimtarja ! “ Mendimin e tij e
pëshpëriti me zë. Po vetë foli, vetë dëgjoi. Askush nuk e kishte mendjen tek
dilemat e tij dhe përfundimet idelaiste; ata që i kishte më afër e shikuan si me dyshim. Si një
të dalë mendsh. Ai u përskuq në fytyrë, u ngrit, uli kokën, përkuli shpinën dhe
iku. Ai ishte me të shpëtuarit. Askush nuk e vuri re ikjen e tij. Varja, thanë
si nën vete, iku, i rrjedhuri !
Të
gjithë shikonin syhapur e gojëhapur nga presidiumi …
Një
nga një ata kështu hyjnë, palè kush e din se kur dalin dhe si dalin …
Si
në thellukën e një gruaje: Hyn hekur dhe del i vdekur !