| E shtune, 20.07.2019, 09:57 AM |
Nje akt shtetar dinjitoz!
Miq, Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per
t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.
Duke
shprehur vleresimin tim per aktin e tij prej shtetari te vertet shtoj ketu se
kjo eshte hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen
si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se
Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare. Ne dy rastet e
mepareshme ai eshte gjetur i pafajshem. Komandant trim qe luftoi me heroizem
kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga
barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e
adhetar i flakte, Ramush Haradinaj kundershtoi me guxim te madh projektin e
Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton
Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves
dhe mbare kombit shqiptar.
Me
kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij
burreror te kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK Ramush Haradinajt dhe
besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy
here te pafajshem.
Une
gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe
mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha
perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te
Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit
Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e
Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages pasi
kishin tek ai nje dige te pakapercyeshme. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/