Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mbarime Krasniqi: Të komentosh Zeqirin

| E marte, 16.07.2019, 10:00 PM |


6 libra në 60 vjetor (Kristalina KH, Tiranë 2009)

TE KOMENTOSH PER ZEQIRIN...

-Të komentosh shkrimet e Zeqirit, poezite, prozen, publiçistiken, esetë, duhet të shkruash pa fund , se bagazhi i tij kulturor, artistik dhe intelektual eshte i pa-shterrshem si ujë emer-mirë i Valbones së bukur-

Nga Mbarime Krasniqi

Pershendetje ZemraShqiptare,

Me shume se nje krijuese modeste a kritike e artit, jam nje lexuese e pasionuar. Revisten tuaj e hap dhe e lexoj rregullisht dhe me pelqen shume.

Mbreme vone lexova ato vargje te nje poezie te botuar ketu e 50 vjet me parë që redaktori juaj i pergjithshem Zeqir Lushaj i kishte botuar ne statusin e tij ne WhatApp.

Librin ne fjale "Hija e Vendlindjes", nga ishte shkeputur poezia "U rritshi si geshtenjat e Grisë", nuk e kam lexuar, por kam lexuar mjaftueshem per te thene qe librat e shkruara nga Zeqiri jane nje mrekulli secila ne llojin e vet .

Te gjithe shkrimtaret dhe krijuesit kane shkruar per vendlindjet e tyre ne menyren e tyre .

Por duhet thene se, ne shikimin tim si lexuese, askush si Ai nuk ka shkruar aq bukur dhe me ndjenje per Grijën e dashur ,vendlindjen e tij, nje nder dashurite e rendesishme  të autorit.

Kur lexon librat e Zeqirit, (mbi 12-të), meson shume gjera per mirerritjen , per rinine e hershme, ku ndermjet ketyre shkrimeve perçon shume mesazhe njerezore, atdhetare

Sa bukur flet per prinderit  qe ishin te veçante , per nenen qe perkujdesej ,kur e pecillte per ne shkolle ne Shkoder a Tirane dhe qe qendronte ulur te blini i Grisë deri sa djali kalonte arat dhe kthehej ne shtepi me syte e mbushur me lot .

I mungonte djali, por gjithmone ndihej shume krenare per djalin qe kishte rritur.

Shkruan per babane e mirenjohur si nje njeri i zgjuar qe priste dhe pecillte ne shtepine e vet qe nga njerzit e thjeshte e deri te udheheqes te asaj kohe .

...Sa bukur e pershkruan rrugen e bjeshkes per ne Shtylle te Grise , bukurite e pakraha sueshme me asnje vend tjeter ,ose amanetim qe ju len griçorve per bjeshken e bukur.

Sa te lumtur ndihen bashkfshatret per shkrimet e Zeqirit , per pershkrimet , lartesimin qe i ke bere atij fshati te vogel , qe penda e shkrimtarit e bere madheshtor , se ai fshat e lindi dhe e rriti nje njeri te kompletuar ne te gjitha drejtimet , njeri te vlerësuar dhe te respektuar per te gjithe ata qe kane patur fatin ta njohin jo veç nga afer por qoftë edhe vetem nepermes librave te tij.

Besoj se sidomos bashkefshataret griçorë duhet te kene lexuar te gjitha librat e birit te tyre, se au ka çuar neper shtepite e tyre falas, si gjithe te tjerve ne gjithe vendin dhe jashte tij ,nje gjest i rralle i nje shkrimtari .

Librat e Zeqirit, ne proze e ne poezi, jane si nje pamflet qe duhen mbajtur gjithmone prane se ke çfare meson prej tyre .

Ne shkrimet tij autori ka pershkruar aq bukur Blinin shekullor qe nuk krahasohet me asnje tjeter ,siç edhe shkruan vet ai, se sa dallim kishte me ata blijet qe Ai shikonte  kur  ishte ne mergim  rreth dy dekada ne USA.Blini ku mrizonin gjaja , blini ku pushonin rrugtaret kur kishin rruge te gjate , blini qe me lulet e tij sheronte semundje ... Blini qe leshoi vendin per shtepine e perjetshme te babait te autorit Sadik Selmanit te Grisë i cili plot mbas 30 vjet qe ishte ne at botë, shpallet Qytetar Nderi nga Komuna e Nikaj-Merturit me motivacionin e veçante "Per mik-pritjen". ..

Zeqiri shkruan per tri vendavrrezat e te te pareve te tij , dhe rrjeshtat e shkruar si amanet dhe mbas shume viteve se "ku ta gjejne kur do ta kerkojne!"

Sa bukur shkruan per kalin e bardhe te atyre viteve, kalin qe e deshi aq shume ,perkujdesjet qe i bente ,kalin qe ne mes te barrve e çonte ne bjeshke dhe kujtonte qe fluturonte duke pershkruar aq bukur rrugen e bjeshkes ku kaloi 20 verat e para te jetes se tij dhe qe mbetet dobesia e madhe e autorit.

Per kalin qe zbukurohej dhe shkonte per te marr nuset e bukura te fshatit ,qe do beheshin nenat e trashgimtarve dhe amvisa te mira ,zonja shtepie qe lartesonin me shume vlerat e atij fshati te dashur. Kali qe ne fund te jetes u kthye prane shtepise qe kishte sherbyer nje jete. Skica letrare "Gjogu i babës" eshte vertete nje mrekulli shume dimensionale.

Me pelqen fort kur aq bukur shkruan per shkollen qe te hapi rruget e jetes ,shkollen pedagogjike , per Shkodren qe diku e ka krahasur afersisht sa me dashurine per fshatin e tij.

Sa me dashuri shkruan per profesoret qe nguliten te Ai deshiren e pasionin per te shkruar , per mikpritjen qe u ka bere ne shtepine e vet ne Gri , etj etj.

Shkruan me mall Zeqiri kur ishte larg per çdo gje ,per shoket e femijrise qe eshtë rritur me ta dhe ke bere shkollen fillore dhe shkruan gjate per vazhdimin e shkolles 8 vjeçare ne fshatin e bukur Geghysen

Sa shume ka mallkuar veten autori qe iku larg dhe la vendin, por kam mendimin qe ja ka vlejt se nga malli dhe te qenit larg na solli ne lexuesve keto libra qe eshte pak te quhen brilante , perveç anes ekonomike qe, Ai ndertoi nje shtepi atje ku kish deshire dhe tani jeton si ne perrallë .

Sa bukur pershkruan ne ato repotazhe udhtimi neper atdhe me rastin e pervjetorve ,dasmat , gezimet ne festat e ndryshme qe te lene shije te embel qe i mban mend gjate .

Sa te lumtur jane sidomos bashvendesit  e autorit dhe sa krenare duhet te ndihen ata per çdo gje te mire te Zeqirit ashtu si edhe  farefisi per arritjet  sepse brez pas brezi do jetë nje shembull per tu shembllyer .

Edhe shoket e miqte e Zeqirit jane me fat qe kane nje shok e mik si Ai .

Lexuesit, te kenaqur me shkrimet e bukura dhe me mesazhet me vlere qe perçojne ato .

Të komentosh shkrimet e Zeqirit, poezite, prozen, publiçistiken, esetë, duhet të shkruash pa fund , se bagazhi i tij kulturor, artistik dhe intelektual eshte i pa-shterrshem si uje emer-mire i Valbones te bukur .

Urimet me te mira per nje shok e mik te veçante bashkë me deshiren per krijime edhe me te kendeshme ne te ardhshmen.

-Ekskluzive per ZemraShqiptare në Londer, nga Tirana, Korrik, 2019-