| E marte, 16.07.2019, 08:45 PM |
UÇK,
shkëndi e zjarrit, krenarinë tënde s’ta humbin cubat e malit!
Nga
Dedë Preqi
Padyshim
se UçK, ishte një histori në vete, që nuk do ta mohonte asnjeri në botë, kush e
kupton fjalën robëri dhe fjalën liri, të cilat e krijuan njëra-tjetren.
Prandaj, në këto rrethana, fjala e historianit Buxhovi, i cili thotë se UçK-ja,
i ka pasë edhe të metat e veta, e cila nuk ka qenë e pastër, sepse nga radhët e
saj kishte edhe njerëz që vranë me dhjetëra shqiptarë, nga të cilët shumica e
tyre ishin përkrah presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.
Po
nëse Buxhovit i rrëshqiti kjo fjalë nga buzët, me qëllim apo pa qëllim, atëherë
si nuk mirret parasysh mënyra e veprimit dhe iniciativa e presidentit Hashim
Thaçi dhe bashkëbuzukëve të tij, që e formuan Gjykatën Speciale, dhe e miratuan
në Kuvendin e Kosovës, e cila do i merr në shqyrtim dhe në pyetje disa njerëz
të UçK-së, për krimet e bëra gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.
Nuk
mundet askush ta mohojë dhe ta nënçmojë luftën e UçK-së, e cila ishte e
organizuar për çlirimin e vendit dhe lirinë e Kosovës, por nuk i shkon për
shtati këtij organizmi atdhetar, nëse në mesin e vet kishte edhe njerëz që nuk
ia deshtën të mirën e saj, por dhe as këtij populli, nëse ndonjëri prej tyre e
shfrytëzoi momentin në kohën e luftës dhe pas luftës, duke i shfryer epshet e
tyre egoiste, me vrasjen e njerëzve të
kombit të vet.
Prandaj,
historiani dhe publicisti Buxhovi, nuk i etiketon ushtarët e UçK-së, dhe luftën
e tyre që bënë kundër pushtuesit serb, por do të ishte absurde që të mbulohet
krimi i disa banditëve që kishte në mesin e e vet, të cilët vranë dhe torturuan
njerëz të pafajshëm nga popullata shqiptare në emër të UçK-së, ndoshta edhe për
ta njollosur luftën e saj madhështore.
Kush
i vrau me dhjetra anëtarë dhe përkrahës të presidentit Rugova, ata nuk ishin
njerëz të Serbisë, ata nuk ishin njerëz të një regjimi tjetër, por edhe fëmija
e dinë se, ideja për rekrutimin e këtyre keqbërësve është bërë me porosi të një
elaborati të veqantë me karakter egoist dhe partiak, që tentuan disa herë edhe
vetë presidentin Rugova ta likuidojnë.
Ka
të drejtë z.Buxhovi, dhe sëcili të shprehët i lirë me fjalën e vet, pa marrë
parasysh se cilës anë i përketë, apo i takon, kanë të drejtë edhe të tjerët të
flasin dhe të kundërshtojnë, por jo edhe të shajnë dhe të mbrojnë krimin dhe
kriminelin, sepse një gjë e tillë, nuk do pranohet në asnjë shoqëri njerëzore,
nëse bëhën lojra të ndyta dhe vrasje ndërvëllezërore.
Përditë
e më shumë për historiografinë e UçK-së, dhe rrolin e saj, do të flet koha, e
cila do të na mësoj edhe më shumë për historikun e saj, që të gjykojmë në
mënyrë të drejtë dhe të shëndoshë mbi çështjet në tërësi, por edhe jo të
bindemi naivitetit dhe intrigave të disa pseudo-uçekistëve, të cilët reagojnë
pa ndershëm, duke sharë dhe përlyer moralin e intelektualeve, por dhe të
Uçk-së, kinse në mbrojtje të saj, që në realitet, sëcili që prek kokën, e ka
mizën nën kapuç, sipas një fjale popullore.
Me
fjalë të tjera, është pothuaj e tepërt nëse fjalën UçK, e lakojmë shumë herë,
herë në favor e herë në disfavor, por nëse atë e duam të pastër dhe të
shëndoshë, atëherë duhet t’ia çjerrim maskën dhe ta nxjerrim të keqën në shesh,
e cila do ta infektonte trungun e saj të shëdoshë.
Nëse
jemi të prirur ta mbrojmë dhe ta ruajmë pastërtinë e saj, si një Ushtri
Çlirimtare, e cila i bashkoi forcat e veta nga gjiri dhe vullneti i popullit,
që u bë edhe shembëll i një formacioni ushtarak çlirimtar, duke marrë zë në
tërë botën demokratike dhe më gjerë, andaj duhet që disa pika të zeza që e
njollosin rrolin dhe fytyrën e saj të pastrohen në një mënyrë, duke e ndarë
shatrin nga sheqeri.
Prandaj,
rrënja e saj(UçK) është vulosur njëherë dhe përgjithmonë dhe pason deri te
formimi i Ushtrisë së Kosovës, dhe e vetmja udhë e mundshme është të ndjekët
doktrina e një ushtrie moderne, duke forcuar organizmin e saj me djem dhe vajza
të këtij vendi, që japin frytin e tyre moral e civilizues dhe mbrojnë interesat
dhe teritorin e këtij vendi.
Nuk është koha që ti vërsulemi njëri-tjetrit,
sepse është një kohë e cila po na kapërcen pa prekur dhe po na lë mbrapa të
tjerëve, dhe koha jonë që dikur i ka shaluar kuajt e patriotizmit, nuk duhet të
iu imponohet gjeneratave të reja, dhe të jetohet nën hijen e imponimëve apo të
vetëshkatërrimit.