| E diele, 14.07.2019, 10:16 AM |
HOMAZH PËR MILAZIM KADRIUN
Nga
Prend Buzhala
Edhe
sot vdekja u tregua e shpejtë dhe e pamëshirshme: na iku në amshim një mik i
nderuar i letrave shqipe, MILAZIM KADRIU (1958 – 2019).
Kosova,
Shqipëria, diaspora dhe Maqedonia e njihnim për poet, gazetar, dhe sidomos për
kritik letrar. Rrethi i Podujevës e njihte si mësimdhënës të dashur e të
përkushtuar, po edhe si veprimtar kulture, që dinte t'i afronte krijuesit e
njerëzit e arteve... E shihje të palodhshëm në redaktime e recensime veprash...
në ligjërime për vepra e autorë...
1.
Gjatë
viteve të fundit jemi gjendur së bashku duke ligjëruar për vepra të ndryshme e
për autorë të ndryshëm, nëpër salla e ambiente letrare kudo nëpër Kosovë e
tutje... ashtu, pa zhurmë, pa fudullëkun e pamjes akademike që na e imponojnë
“të lartit”. Ai ishte “poshtë”, në mesin e krijuesve e lexuesve të thjeshtë...
duke punuar e shkruar me idealizëm e zemërçiltërsi proverbiale...sidomos kur
përgatiste libra me autorë të shumtë kushtuar dëshmorëve apo figurave të
shquara kombëtare...
Ishte
bashkëpunëtor palodhshëm i shumë medieve elektronike (po më parë edhe i medieve
të shtypura)...
E
kishim bashkëpunëtor në sa e sa manifestime me krijuesit nga Klina, sidomos për
DITËN E PLISIT, po edhe në cilësinë e redaktorit e recensuesit për libra të
autorëve klinas...
Mbi
të gjitha, ishte pedagog e njeri i mirë.
Më
ra që këtë vit t'i kem në redaktim e recensim dy vepra të tij... dhe kam
shkruar me përkushtim, për një krijues të përkushtuar. Ia tregova një
dorëshkrim: e kisha ndërmend që Milazimi të ishte redaktor a recensues i librit
tim të ardhshëm...
Por
ai është me ne, me fjalën e tij të shkruar E të ligjëruar.
Ngushëllime
familjes, të afërmve, miqve, kolegëve të tij të punës dhe krijuesve letrarë, që
e kanë njohur dhe me të cilët ka bashkëpunuar.
2.
Në
shënimet për autorin thuhet: Milazim F. Kadriu, u lind në fshatin Revuq, komuna
e Besianës (ish Podujevë). Shkollën fillore e mbaroi në Llapias (Kërpimeh),
gjimnazin në Besianë (Podujevë), kurse në Fakultetin Filologjik në Prishtinë
studioi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Punën në arsim e nisi fillimisht në shkollën
e mesme në Besianë (Podujevë) e më pas në shkollën në Llapias (ku punon edhe
tani).
Është
veteran i UÇK-së.
Me
shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës i shkollës fillore dhe ka botuar në
revistat për fëmijë. Edhe me gazetari ka filluar të merret herët ku ka
bashkëpunuar kohë të gjatë me gazetën “Rilindja”, pastaj me “Zëri i Rinisë”,
”Shkëndija” , ”Bujku” etj. Po ashtu gjatë kohës së okupimit në vitet e 90-ta ka
qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës kroate që botohej në Zarë “Fokus”. Pas
luftës ka punuar edhe në radion lokale “Radio Llapi” si gazetarë, redaktor e
kryeredaktor, si dhe ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “ALBI”. Ndërsa si
korrespodent nga Podujeva ka punuar në gazetat “Gazeta e re”, ”Epoka e re”, ”24
orë” dhe “Kosova Sot”. Është bashkëpunëtor i redaksisë Dëshmorët e UÇK-së,
bashkautor i monografisë "Feniksët e lirisë”.
Me
krijimtari letrare kryesisht merret me poezi për fëmijë dhe për të rritur,
tregime për fëmijë,kritikë letrare si dhe merret edhe me enigmatikë. Deri tani
ka botuar këta libra :
“Lindi
dielli” (poezi për fëmijë)-2000;
Biografi
e shkurtër për dëshmorin Besnik Muharrem Restelica -2011
“Flakadani
i lirisë” (50 autorë-100 poezi)-2012;
“Tri
shkronja” (poezi për fëmijë)-2014;
“Uragani
i lirisë” (20 autorë-55 poezi)-2017;
“Refleksione
letrare” (kritikë)- 2017;
“Vështrime
letrare” (kritikë)-2017;
“Përsiatje
letrare” (kritikë)-2018;
“Ata
që për liri u flijuan”-2018;
“Një
krismë pushke për liri”-2019.
Kishte
të gatshme për botim edhe libra tjerë, si dhe në procedurë të botimit
monografinë për shkollën e Llapiasit. Deri tani ka qenë redaktor dhe recensent
i shumë librave të autorëve tjerë nga Kosova dhe Shqipëria.
Është
bashkautor i monografisë "Feniksët e lirisë” (deri tash janë botuar 16
libra) është i përfaqësuar në 12 antologji me poezi që janë botuar në Kosovë e
Shqipëri.
3.
Nga
shënimet e shkrimit kritiko-letrar për vëllimin poetik ““Ata që për liri u
flijuan" i Milazim Kadriut:
Nuk
është e vështirë për ta gjetur një emërues të përbashkët të poezive në vëllimin
“Ata që për liri u flijuan" të Milazim Kadriut. Zaten, në këtë drejtim na
ndihmon vetë autori: duke e ndarë vëllimin e tij poetik në dy cikle: "Ata
që për liri u flijuan" dhe "Me rrezet e diellit në përqafim".
Milazim Kadriu, kësisoj, na i shpalos edhe dy makrotema lirike: atdhesinë,
luftën për liri (i pari) dhe botën refleksive intime e atë të realitetit të
përditshëm dhe atij historik (i dyti). Vijnë ritme të përgjakshme e sakrifice
te cikli i parë, por vijnë edhe ritme të mprehta e të hapura të dendësisë së
thënies lirike, herë-herë edhe të ndërliqshme, që provokojnë sfidat e
përditshme të jetës e të etikës njerëzore, te i dyti. Vetë titujt e cikleve, si
dhe qartësia e tillë e thënies lirike, sugjerojnë një botë ndryshe, të
ndritshme, të trashëgimisë sonë shpirtërore, historike e nacionale,
përgjithësisht vlerash humaniste universale; autori shkruan dhe krijon në atë
që beson, ndryshe nga poetët tjerë refleksivë që këndojnë ankthin ekzistencial.
Ngushëllime
të gjithëve!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
MILAZIM F. KADRIU:
IU PËRGJIGJA THIRRJES SË
ATDHEUT
Iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
ishte thirrje e zërit të nënës,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
ishte urdhër i fjalës së babës,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
ishte kujtim i gjyshit plak.
Iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
më kujtoi dhimbjen e gjyshes plakë,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
mu kujtuan vuajtjet e poshtërimi,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
më thirri gjaku, fara dhe fisi.
DIKUSH DUHET TË VDISTE
Dikush
duhej të vdiste,
ai
që gjithherë ka qenë zgjuar,
çdo
herë ndenji zgjuar,
për
ti zgjuar të fjeturit.
Përherë
ishte në marshim,
në
marshim drejtë lirisë,
edhe
kur u bë martir,
eci
para nesh, në shtigje zjarri,
ai
që vdiq e mbeti i gjallë,
për
ne djalë pas djali.
Dikush
duhej të vdiste,
vdiq
ai që me kohë kishte kuptuar,
se
jeta e robëruar është luftë,
dhe
vdiq për të qëndruar.
Ky
është çmimi i lartë,
që s’mund ta paguaj kushdo,
vetëm
djemtë që janë pagëzuar,
që
në lindje të diellit, heronj.
TASH KA DRITË
Nëpër
qiellin e nxirë
Një
rreze e bardhë kaloi
Zemrat
tona i ngrohu
Dielli
me rreze i mbuloi.
Këto
rreze të diellit
Ngrohën
tokë e qiell
E
në qiellin e kaltër
Shqiponja
fluturoi
Më
pas fluturuan zogjtë tjerë
Nga
qielli u zhduk errësira
Yjet
shihen ditën,
E
natën e bëjnë të shndritë.