| E marte, 09.07.2019, 09:00 PM |
«DORËHEQJA
E EDI RAMËS NJË AKT MORAL DHE SHEMBËLL RACIONAL »
Nga
Dedë Preqi
Ky
lajm përqëndrohet mbi ngjarjet e një pasnjëshme të një ç’rregullimi shoqëror e
politik në Shqipëri dhe protestat e përditshme që përmbajnë një ngjarje të pa
zakontë dhe shumë të rëndë në jetën dhe politikën e sotme shqiptare, jo vetëm
në këtë vend, por edhe në rajon.
Ja
pra, erdhi momenti që Edi Rama, të jep vetë «dorëheqje nga posti i
kryeministrit të Shqipërisë», jo nga një dëshirë që buron nga vullneti i tij,
por nga nevoja dhe rrethanat ekzistuese, dhe një force që iu bindet vullnetit
që të heqë dorë nga vetëvetja, duke pasë parasysh kërkesën e madhe të këtij
populli që të bëhën ndryshime në këtë vend.
Nëse
duhet ta kemi parasysh popullin dhe kërkesën e tij, mund ta provojmë edhe në
ndërgjegjën tonë, si një kërkesë e mundshme që zotërohet në mënyrë të plotë dhe
të ndërgjegjshme, që të gjejmë një figurë të lartë dhe të ndërgjegjshme që ti
prijë këtij populli dhe kjo ndodh vetëm kur në thëmel të kërkimit kemi vënë
kritere të veprimit të drejtë shoqëror e politik, kritere të kulturës njerëzore
dhe shtetërore, nëse shkojmë në thelbin e saj, që të përfitojmë këtë bërthamë,
për të cilën ky vend dhe ky popull ka nevojë shumë të madhe.
Kjo
do të thotë se Shqipëria dhe populli shqiptarë në kompleksitetin dhe nevojat e
veta do të ndryshojë rrënjësisht dhe do të thotë se edhe Perëndija do ta
ndihmojë për të rrënjosur një fillesë të re ekzistence, e cila do i bëjë të
qartë njëherë e mirë qëndrimin e një pushteti që në sytë e sëcilit, përmes
bindjeve të tij, nuk do të ketë më tipare klanore dhe as partiake e private,
por do të shihet vullneti i popullit sikur në dritën e diellit, që nënkupton
përspektiven, përvojën dhe vuajtjen e këtij populli me shekuj, që tani ka
ardhur momenti pas gjitha atyre fitoreve me armiqtë dhe kundërshtarët
shekullor, të ngadhënjejë edhe me fitoren mbi vetëvetën, qëndrimi i të cilit
mund ti bashkangjitet mbarë popullata për të vënë në veprim vullnetin e vet.
Nga
ana tjetër, duhet të kuptojmë se koncepti i «qëllimit», siç e kuptojmë ne sot-
do të ishte pak i «vonshëm» dhe duhet përdorur me kujdes sa herë që i
drejtohemi rasteve të tilla, në të cilat gjithçka shkon në favor dhe disfavor
të kombit tonë, por edhe para ndërkombëtareve të kemi një mirëkuptim, sidomos
para Evropës dhe SHBA-ve, që po e iritojnë
me të drejtë udhëheqjen e lidershipit të vendeve tona, në Shqipëri dhe
Kosovë, sikur që jemi akoma të pa aftë të udhëheqim me vetëvetën.
Në
gjestin e Edi Ramës, do të përfitojë edhe Kosova, dhe përshkak të pasojave të
pa llogaritshme vjen momenti që sillet rreth çështjes që të vendoset një ekuilibër
në mes arsyes, instinktit dhe imagjinatës për udhëheqjen e pushtetit.
Dhe
gjesti i
dorëheqjes të Edi Ramës nga qeverisja e tij, përshkak të keqpërdorimeve dhe pa mundësisë
së përmushjeve të obligimeve ndaj popullit dhe obligimeve shtetërore, këtë
rrugë duhet ta ndjekin edhe Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë,
me çrast do të përfitojë jo vetëm populli i këtyre dy vendeve, por edhe i tërë
rajoni.
Një
gjest të tillë do e bënin edhe udhëheqësit e vendeve tjera të rajonit dhe
botës, sikur që ishte edhe rasti i «Nikolla çaushevskit, Gadafit» dhe shumë e
shumë të tjerëve, të cilët e kuptuan vonë domëthënjën e pushtetit të dhunshëm
dhe strukturën funksionale të tij, e cila i drejton dhe i detyron lëvizjet e
veçanta popullore, në formën e mundshme që vetë populli do e merr rrolin e vet vendimtar.
Në
të vertetë, demokracia nuk lindi nga ana e njerëzve primitiv, apo format e saja
të jenë shfaqje të një pushteti hyjnor, ku individët e caktuar mund ta gëzojnë
të drejtën vetëm ata që kanë forca të priveligjuara dhe ta mbajnë si një pronë
të pa prekshme dhe private të vetën, por demokracia lindi si kusht dhe vetëdije
shoqërore, e cila e mbronë dhe e përforcon elementin e shoqërisë njerëzore, për
të arritur zotërimin e vet dobiprurëse dhe zhvillimin e rendit shoqëror dhe
njerëzor pa dallim.
Prandaj,
është domëthënëse dorëheqja e kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama, që ndikimi i
një njeriu që ushtron pushtet të pa drejtë mbi të tjerët, apo popullin e vet-
përmes formave që nuk kanë ecuri dhe parim
në mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të kësaj shoqërie, e cila
karakterizohet në vijën e demokracisë teorike dhe praktikohet në formën e
teknikës dhe proceseve moniste, ajo e merr edhe kahen e vet të ndërthort…