| E diele, 07.07.2019, 10:49 AM |
Intelektualët
i përkasin popullit, jo pushtetarëve!
Shkruan
Florim Zeqa
Tendenca
e përfitimit nga vlerat e të tjerëve është njëra nga dukuritë më të shëmtuara
të politikanëve (pushtetarëve) të pasluftës.
Ndarja
dhe klasifikimi i intelektualëve jo për nga veprat dhe meritat, por nga
përkatësia ideologjike, nga kundërshtia apo dëgjueshmëria është produkt i
kusarëve politikë që nuk shohin përtej hundës së tyre.
Çdo
ditë jemi dëshmitarë të organizimit të përvjetoreve nën patronatin e
presidentit dhe kryeminstrit, kohëve të fundit edhe të organizimit të
ceremonive të varrimit të familjarëve të njerëzve të pushtetit me para të
shtetit, por asnjëherë deri më tani nuk janë bërë publike shumat e shpenzuara
për rastet në vaçanti apo në përgjithësi nuk janë bërë publike lëvizjet
financiare nga Ministria e Financave për këto destinacione.
Arka
e shtetit është gjithnjë e hapur për njerëzit e pushtetit, ndërsa është e
mbyllur për njerëzit që kanë kontribuar më së shumti për shtetin.
Kështu,
pushtetarët me paratë e shtetit i ndajnë dhe diskriminojnë qytetarët e vendit;
në qytetarë të rangut të parë, të dytë, të tretë e kështu më radhë.
Ndarja e intelektualëve,
produkt i pushtetarëve
Brenda
10 ditësh na ikën nga kjo botë dy intelektualë të spikatur, dy atdhetarë të
devotshëm, dy penda të krijimtarisë letrare dhe publicistike.
Mjerimi
më i madh i një pushteti është ndarja e dëshmorëve dhe intelektualëve në baza
partiake dhe ideologjike. Sikurse dëshmorët dhe heronjët që janë të popullit
dhe vetëm të popullit, edhe intelektualët i përkasin popullit e jo
pushtetarëve.
Pra
vetëm brenda 10 ditësh në Kosovë u shuan tri figura të jetës politike,
publicistike, letrare e kulturore (Rrok Berisha, Gani Sylaj dhe Xhemshit
Duriqi), por që nuk u trajtuan njëjtë prej pushtetarëve, dy prej të cilëve janë
pjesë e kësaj analize.
Njërit
prej tyre (Rrok Berishës) ceremonia e varrimit iu krye vetëm prej familjes, por
me pjesëmarrjen e shumë atdhetarëve, i injoruar nga mediat (e pushtetit) dhe pa
pjesëmarrjen e pushtetarëve, ndërsa tjetrit (Gani Sylajt) nën patronatin e
presidentit dhe mbështetjes së fuqishme mediale.
I
pari është gazetari i njohur dhe publicisti Rrok Berisha, i cili ndërroi jetë
më 26. 06. 2019, ndërsa i dytë është idealisti dhe politikani Gani Sylaj që
ndërroi jetë më 04.07.2019.
Nëse
i referohemi biografisë së këtyre dy figurave të shquara të kombit, kemi të
bëjmë me dy profile intelektualësh të përmasave kombëtare.
Kush është Rrok
Berisha!?
I
pari, Rrok Berisha i lindur më 5 gusht të vitit 1956 në Gllogjan të Lugut të
Baranit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë,
studimet në FSHNM, për Biologji - Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e
para poetike, në gazetën e shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë".
Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor aktiv i gazetës studentore “Bota e Re”. Nga
viti 1978 – 1990 ka punuar gazetar në RTP ( Radiotelevizionin e Prishtinës).
Rrok Berisha ka bashkëpunuar ngusht me QIK-un, gazetën “Bujku” dhe
“Informatorin“.
Nga
ajo kohë e deri në fund të jetës së tij, Rrok Berisha ishte marrë me gazetari
dhe publicistikë, përkatësisht me shkrime politike të botuara kryesisht në
gazetën "Bota Sot" dhe portalet e kohës.
Rrok
Berisha, gazetar, politikan dhe poet, me pendën e tij luftoi të keqën dhe
mbrojti interesin e popullit të tij.
Rrok
Berisha ishte edhe ndër themeluesit e Partisë Shqiptare Demokristiane. Në
zgjedhjet e marsit 1998, Berisha ishte zgjedhur deputet i Parlamentit të
Kosovës (për zonën e Lugut të Baranit, nga PSHDK-ja).
Berisha
kishte ndihmuar në sistemimin dhe organizimin e njësiteve operative të UÇK-së
në Dukagjin, të oficierëve të FARK-ut. Ai ka qenë i caktuar drejtor për
informim në Zyrën e Brigadës 131 të njësive operative të UÇK-së në Baran,
përkatvsisht ushtar dhe shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të
UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).
Rroku
dha kontribut në ndërtimin e
Institucioneve paralele të Republikës se Kosovës, që ishin e vetmja
mënyrë e funksionimit të jetës e veçmas
në segmentet e arsimit dhe shëndetësisë. Rroku dhe familja e tij shquhen edhe
për në ndihmën humanitare, për
mbijetesën fizike të kombit në aksionin e gjërë–familja ndihmon familjes dhe
aktiviteteve të ndryshme dhe jo vetëm, shtëpia e tij në Gllogjan (Lugu i
Baranit) ishte bazë e aktiviteteve-kombëtare e politike, i kishte gjithmonë dyert e hapura per aktivitete
politike, kulturore dhe arsimore, ishte
vend strehim i qindra e qindra te shpërngulurve nga vatrat e luftë.
Pas
masakrës së Kralanit në shtëpinë e Rrokut për një kohë qëndruan mbi 55 gra e
fëmijë nga fshatrat Brojë e rrethinë të Skënderajt.
Në
këtë shtëpi gjetën strehim, ushqim dhe qetësi shpirtërore shumë familje
shqiptare në përiudhën e parë të luftës, derisa forcat çetnike serbe e kallën
me mjete djegëse, me 4 gusht 1998-të. Shtëpia e Rrokut ishte vendtakim i
faktorit politik dhe ushtrarak i të dy
krahëve të UÇK-së.
Më
3 korrik 2010, Rrok Berisha jep dorëheqje nga të gjitha postet partiake dhe i
perkushtohet krijimtarisë letrare dhe publicistikës".
Nga
krijimtaria letrare e Rrok Berishës veçojmë si në vijim;
Vëllimet
poetike: “Ti aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg
e Afër”; “Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip-
anglisht); “Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.
Vëllimet
publicistike: “Krimbi në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e
Mjegullës”; “Argatët e Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë
ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin
monografinë ”Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë”.
Kush është Gani Sylaj!?
I
dyti, Gani Sylaj u lind me 14 janar 1952, në fshatin Kishnarekë, Komuna e
Drenasit, ish Gllogoc. Shkollën fillore e ka nisur në Kishnarekë, ndërsa e ka
përfunduar në Komoran. Në Prishtinë ka mbaruar Shkollën e Mesme Normale në
vitin shkollor 1971/72. Në vitin 1973 regjistron degën e Filozofi-Sociologjisë
në Fakultetin Filozofik, të cilin e ndërprenë në vitin 1974, kur i përkushtohet
tërësisht organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës. Në vitin 1979
burgoset dy muaj për kundërvajtje, në Gjykatën komunale në Drenas, ish Gllogoc.
Pa mbaruar këtë dënim, në Burgun e Prishtinës, dërgohet në Burgun e Shkupit, ku
në vitin 1980 dënohet me 4 vjet burgim. Fillon vuajtjen e dënimit në Burgun e
Idrizovës, në Maqedoni deri në shkurt të vitit 1982, kur Sigurimi jugosllav e
transferon në Burgun e Prishtinës, për ta dënuar me 12 vjet burg, të cilat i
mbajti në burgun e Mitrovicës dhe në Burgun Hetues të Somborit, në Vojvodinë.
Nga burgu është liruar në vitin 1990.
Pas
burgut, nga viti 1990 – 1994 ushtron disa funksione dhe merret me një sërë
aktivitetesh: me iniciativën e kolektivit të shkollës fillore të fshatit të
lindjes, zgjidhet drejtor i Shkollës Fillore. Kur u themelua Lidhja e
Arsimtarëve Shqiptarë, u zgjodh kryetar për Komunën e Drenasit, ndërsa në
kuadër të kryesisë së kësaj shoqatë ishte i ngarkuar edhe me detyra të tjera;
në Lidhjen demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së degës së Drenasit dhe
delegat në kuvendin e saj; në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, kryetar; Në
Këshillin për Financim, anëtar i kryesisë së degës në Drenas dhe anëtar i
komisionit të kontrollit në nivel të Këshillit. Një ndër redaktoret e Gazetës
“Bashkimi” etj.
Ishte
bashkëpunëtor i Ministrisë së Arsimit në mërgim; Anëtar i Kryesisë së Lidhjes
së Arsimtarëve dhe Pedagogëve Shqiptarë në Zvicër; kryetar i Emergjencës për
Zvicër; Kryetar i degës së Lidhjes së Bashkuar Demokratike në Zvicër etj.
Prill-qershor
të vitit 1999, Zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant për Zonën e Veriut;
anëtar i Fondit Vendlindja Thërret; 1999-2000, në Qeverinë e Përkohshme të
Kosovës, Zëvendësministër i Ministrisë për Emigracion; 2000-2001 drejtor i
Agjencisë së Lajmeve “Kosovapress”; 2001-2002, ndjek kursin për organizimin e
partive politike në kuadër të NDI-së, (Instituti Nacional Demokratik).
Gjatë
viteve 2002-2005, ishte Kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për
Drenas dhe anëtar i Këshillit Drejtues i PDK-së; Kryetar i Komunës së Drenasit;
i certifikuar për pushtetin lokal në Universitetin Georgetoën në Uashington,
SHBA (2004);
2006-2011.
Drejtues ekzekutiv në Shoqatën e ish-të Burgosurve Politikë; 2008-2011 anëtar i
Bordit të Drejtorëve të PTK-së, etj.
Nga
viti 2017 ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të Komunës së Drenasit.
Konkluzioni i pavarur
analitik
Pra,
nga ajo që mësuam nga biografitë e këtyre dy intelektualëve, i pari, Rrok
Berisha na del një profil i intelektualit të përmbajtur, të guximshëm dhe të
qëndrueshëm në vizionin e tij, ndërsa i dyti, Gani Sylaj, asnjëherë nuk është
mjaftuar me ato që i ka sjellur koha, gjithnjë ka kërkuar diçka ndryshe duke
lëvizuar nga njëri skaj në tjetrin, nga njëri subjekt në tjetrin për të
realizuar objektivat e tij personale dhe jo vetëm.
Ashtu
sikurse në veprimtarinë e tyre atdhetare dhe politike, dallimi mes këtyre dy
intelektualëve, përveqse në pikëpamjet ideologjike, është edhe tek qëndrimet
dhe afërsia me pushtetin.
Përderisa
i pari, Rrok Berisha asnjëherë nuk u pajtua me prapësitë e kohës, me devijimet
dhe denigrimet e politikës, duke i mbajtur në thumb të kritikave politikanët
(pushtetarët) e kohës, i dyti, Gani Sylaj u qëndroj më afër pushtetarëve të
pasluftës, duke u rreshtuar në krahun ideologjik (PDK), u bë pjesë përbërse e
pushtetit lokal dhe atij qendror.
Kjo
çasje kontraverse, bëri që i pari, Rrok Berisha të injorohet në vazhdimësi nga
pushtetarët deri në ditën e fundit të shkuarjes në përjetësi, ndërsa i dyti, më
urtësinë e një intelektuali dhe elasticitetin e një politikani, përveqse pjesë
përbërëse e pushtetit, u nderua edhe me "Dekoratë" nga presidenti
Thaçi.
Në
fakt, kjo flet më shumë se asgjë tjetër për rrugëtimin jetësorë dhe politik të
këtyre dy intelektualëve të spikatur të kombit.
Dy
intelektualët e sipërpermendur janë shëmbull për gjeneratat e ardhshme. Sikurse
njëri, ashtu edhe tjetri lanë pas vetës nga një veprimtari të bujshme politike,
krijuese dhe atdhetare.
Por
Rrok Berisha la diçka më shumë se kaq, një javë para se të largohet nga kjo
botë, e la një testament të fuqishëm për drejtësisnë kosovare...
Modestia
dhe sinqeriteti, pavarësia dhe guximi janë vyrtyte të njerëzve të mëdhenjë.
Liderët
shtetëror që ndajnë heronjët e dëshmorët, që klasifikojnë intelektualët dhe
krijuesit sipas bindjeve, dëshirave apo urrejtjes së tyre, nuk janë udhëheqës
shtetëror por pushtetarë dhe uzurpatorë të institucioneve shtetërore.
Vdekja
e intelektualëve e varfëronë kombin, gëzon politikanët injorantë!