| E shtune, 06.07.2019, 12:01 PM |
Rikujtim mësuesit e shkolluar në Austri të vrarë nga komunizmi
REGJIMI QË VRET MËSUESIT KA VRARË JETËN E
KOMBIT
“ Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të
tjerët”-Faik Konica
Nga Hazir
MEHMETI, Vjenë
evolucion
Zhvillimi evolutiv i njeriut rrjedh paralel me
specializimet specifike të korës së truri, si baza organik e vetëdijes dhe të
mësuarit. Orientimi në të mësuar
varet nga shoqëria njerëzore në etapat e
zhvillimit të tij. Ato vende ku dijes, pra mësimit, iu kushtuan kujdes, u
zhvilluan si shoqëri duke ndikuar në zhvillimi e shoqërisë njerëzore shekujve.
Kështu është edhe sot e gjithë ditën, ato shtete që investojnë në dije
(mendimin njerëzor, shkencë, art...) janë prijëse të rrjedhave të përgjithshme
në botë, edhe të forcës. Pra, të
kuptuarit e dijes si forcë, e ngritë nivelin e sigurisë së shoqërisë, kombit
dhe shtetit.
valët
e rrjedhave
Kombi dhe shteti shqiptar, mjerisht, asnjëherë nuk e
kuptoi drejtë këtë sintagmë kohe të domosdoshme për të ardhmen e tij.
Përkundrazi, arsimi ishte hallka më e anashkaluar dhe persekutuar materialisht,
politikisht e fizikisht. Nëse i japim një vështirim rrjedhave të shkollës
shqiptare shekullit “të pavarësisë” do të shohim dhe tmerrohemi me qëndrime të
gabuara dhe kriminale të regjimeve që nga lindja e gjysmë shtetit shqiptar ( gjysmë
shtet territorial dhe funksional). Periudha pasluftës së Dytë Botërore do
karakterizohet me ristrukturimin e shkollës shqiptare, mjerisht ristrukturim
ideologjik komunist antinjerëzor dhe antikombëtar. Në territoret shqiptare të
pushtuara nga sllavët filloi lejimi i mësimit në gjuhë shqipe, por i bazuar
në parimet ideologjike komuniste
serbosllavenë çdo shkronjë programore. Pozitive ishte, se do mësohet edhe në gjuhën shqipe, kjo u pa në rrjedhat e
deritanishme në Kosovë dhe Maqedoni.
Pikërisht nga ky fillim dolën mësues të arsimuar duke
thithë edukatë e dije nga rrethi i tyre kombëtar i përvuajtur shekujve. Ata nuk
pyetën shumë për plan programin zyrtar serbosllav, por mësuan dhe ligjëruan mbi
tabanin kombëtar duke formësuar mësues e
mësuese me vetëdije të lartë kombëtare që sot janë figura nderi në historinë e
shkollës shqiptare dhe historinë kombëtare.
armiq
e miq
Derisa
në trevat e pushtuara shqiptare bëhej luftë për mbijetesë të shkollës, thyerjen
e vetëdijes së mbrapshtë patriarkale,
religjioze konservatore, propagandës negative të armiqve, në Shqipëri
instalohej sistemi diktatorial komunist duke ndjekur, persekutuar, internuar e
vrarë mësuesit përparimtarë kryesisht të shkolluar në vende të ndryshme të botës.
Këta mësues të edukuar në frymën demokratike të mendimit dhe ideve, nuk u
pajtuan me kursin dhe kahen e proklamuartë nisur nga sistemi totalitar. Shumë prej tyre ngritën zërin e tyre
mospajtues, disa heshtën në heshtjen që flet dhe vret ide të mbrapshta. Të
gjithë gradualisht e pësuan dhe sot rreth tyre mësohet përmes kartonëve
dokumentues të gjyqeve, burgjeve dhe internimeve. Pësuan ata së bashku me familjet
e tyre, pronat e tyre.
... a
vritet mësuesja!
Mësuesja, Marie Toçi i shkruan nënës:”Unë po vdes sot”.
Xhelatët e kuq e menduan artin e krimit
më i urryer n botë; e futen mësuesen e re në thes së bashku me macen e egër deri në
vdekjen e saj. Sa kriminel mund të jetë shqiptari ndaj njeriut të tij.
“ekorata
e kthimit në Atdhe”!!
Shumë nga mësuesit dhe intelektualët që studiuan në
Austri u kthyen në Atdhe, dhanë ndihmë të madhe në arsim, shkencë e kulturë.
Shumë prej tyre të edukuar me kulturë e dije perëndimore nuk u pajtuan me
sistemin komunist që po instalohej në Shqipëri. Ata u dënuan në forma të
ndryshme. Në këtë shkrim, në shenjë respekti të veprës së tyre e cila buronte
nga ndjenja kombëtare patriotike, po japim emrat e disa prej tyre sadopak në
shkundje të harresës sonë.
Mësuesi dhe intelektuali i lindur nga Prizreni,KolëMargjini,
arrestohet nga Enverianëtnë Shkodër ku jetonte. Kjo nuk mjafton, ata ua
dorëzojnë serbeve të cilët pas torturave çnjerëzore e pushkatojnë.
Torturat ndaj mësuesve vizionar ishin mizori “brenda kufirit dhe jashtë tij” ishin të pa
përshkruara për nga përmasa dhe për nga arsyeja çmendurake e njeriut
tonë.SafetButka, njeri atdhetar nga familja atdhetare u detyrua të vetëvritet
nga zhgënjimi i tij me sistemin dhe njerëzit e tij që po vinin në pushtet pas gjithë
asaj lufte që kishte bërë.ZefMalaj, nuk u pajtua kurrë që Shqipëria të heshtë
ndaj çështjes së Çamërisë e të Kosovës dhe territoreve tjera shqiptare të
copëtuara. Për këtë nga enveristët dhe klika e tij u cilësua si “Anarkist
konfuz” dhe duhej të dënohej me çdo kusht, dënim e internim tërë jetën, prej
tyre i kalon 23 vjet në burg nga 60 vjet dënim. Mësuesi i cili solli jetë
pedagogjike e didaktike moderne nga shkollat
gjermani Fadil Gumani, dënohet dhe pushkatohet mizorisht.EthemHaxhiademi
ishte ndër pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të Lidhjes së Shkrimtarëve, u
arrestua në mes të natës, në shtëpinë e
tij, kur ishte duke korrigjuar hartimet e nxënësve. Ai ishte mësues i letërsisë në Shkollën Normale të
Elbasanit, duke e sjell në Tiranë, ku qëndron në hetuesinë muaj të tërë mes torturash të tmerrshme. Kur
kryetari i gjyqit ushtarak shqiptoi dënimin e tij me vdekje (sipas AbdullaMemes
, i cili ishte dënua edhe ai në seancëngjyqësore me te), EthemHaxhiademi me plot gojën thirri:
“ Rroftë Shqipëria!”.
Vargu i mësuesve të dënuar që kishin studiuar në Austri vazhdon tragjikisht me
të njohurin Dr.Venemin Dashi i cili u dënua 20 vjet burg dhe iu konfiskua e
tërë pasuria. Dr. Dashi u dha jetë në gjuhën shqipe veprave madhore të
studiuesve me famë botërore të veprave
albanologjike nga GeorgVonHahn, Mayer. Kraitscher. Ky do shpërblehet nga shteti
shqiptar dënim me vdekja!
Poeti i madh i lirikës LasgushPoradeci u
la të´ në gjendje të mjerueshme ekonomike, në burg me emrin shtëpi, deri në
vdekje. Syleman Harri u dënua me një shekull e një vit burg. Mësuesi tjetër i
talentuar i cili po ashtu studioi në Austri,HivziXeka, dënohet me 15 vjet burg.
Ibrahim Babamusta arrestohet e burgosët
qëllimisht nga pushteti, të cilin fatbardhësisht gjyqi e nxjerr të pafajshëm.
IzetBebeziqi, mësues dhe intelektual i përmasave evropiane lihet të jeton në
gjendje të mjerueshme ekonomike deri në vdekje. SkendërLuarasi nga pushtetarët u
përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve edhe pse ishte njëri nga themeluesit e
saj. Mësuesi tjetër i shkolluar në Austri Qani Panariti arrestohet dhe pushkatohet. Intelektual i madh i përmasave evropiane,
veprimtar dhe luftëtar për lirinë kombëtare,Xhevat Korça, u dënua për jetë,
derisa vdes në burg. Dr. Xhevat Korça, njeriu që ngriti lartë figurën e
Skënderbeut shkencërisht me disertacionin e tij, “Tri pyetje nga jeta e
Skënderbeut”. përkthyes i librittë JohnReed-it “Dhjetë ditë që tronditën botën“
Ai haptas i tha katilit të quajtur Mehmet Shehu se: “E urrej komunizmin duke e njohur teorinë dhe praktikën e saj në
Rusi”.
XhaferBelegu, intelektuali patriot,
autorin e veprës së përkryer “Lidhja e Prizrenit”, e dërgojnë për punë të
detyruar në bujqësi. Shembull kulmor në piramidën e krimit komunist është
dënimi i Dr. SokratDodbibibës i cili sapo doktoron në Universitetin e Vjenës
kthehet në Atdhe duke dhënë kontribute madh në ekonomi dhe financa. Ai është i njohur në historinë kombëtare si
njeriu që ktheu thesarin e shtetit shqiptar në nëntorin e vitit 1943 dhe
makinës së shtypjes së monedhave, të grabitur nga Italia. Për gjithë këto vepra
kombëtare nga regjimi komunist u dënua me 30 vjet burg, i konfiskohet pasuria, i shkatërrohet familja. Vdes në burg
nga uria dhe torturat. Historia e intelektualëve, e veçanërisht e mësuesve
shqiptarë, është e dhimbshme aq sa edhe katandisja e shtetit shqiptar në vepra
kriminale ndaj kombit shqiptar.
Jo pa argument Faik Konica thotë: “ Armiqtë
e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerët”.
(të drejtat e rezervuara: autori)
Mësues nga Austria që i denoi komunizmi