| E enjte, 04.07.2019, 07:26 PM |
“DRITARE ME PIKA LOTI” libri i Bukurie Binjakut i shkruar me penë loti
Nga
Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist
Libri
i ri i poetes Bukurie Binjaku, “DRITARE ME PIKA LOTI” është një libër i shkruar
me gjuhë zemre përmes një realiteti të dhimbshëm por dhe shume emocionues.
Larguar nga Elbasani i bukur për në Greqi, për një jetë më të mirë, autorja në
këtë libër përmes shumë figurave letrare si hiperbolave, krahasimit,
metaforave, sarkazmës, etj, sjell para
lexuesit një libër sikur të jetë roman jetësor. Dëshirat e rinisë, ëndrrat për
mësimet dhe universitetin, jeta e vështirë në fshat, dëshira për të mësuar më
shumë, realiteti i dhimbshëm, largimi i detyruar, ëndrrat e lëna në mes, ndarja
nga të afërmit, njohja me një realitet krejt ndryshe, jeta në emigracion, malli
për atdheun, vështirësitë e jetës në emigracion, familja, fëmijët, puna, lidhja
me atdheun, problemet e përditshme, legalizimi, problemet e përditshme sociale,
racizmi, dëshira për krijimtari, personaliteti, dhe kërkesat e kohës janë
shtysa e krijimtarisë së saj. E dashuruar me poezinë që në fëmijëri, autorja
gjithmonë kërkon nga vetvetja, lexon, krijon, gjurmon dhe çdo problem, gëzim,
shqetësim, zhvillim apo dhe ngjarje në atdhe apo në botë, ajo e përcjell në
letër plot ndjenjë dhe përgjegjësi. Në libër do të lexoni poezi nga më të
ndryshmet, me një tematikë të gjerë, të larmishme, ku autorja më shumë i mëshon
problemeve sociale, atyre që vështirësojnë jetën duke u bërë promotore e
përcjelljes së mesazheve njerëzore. Ndryshe nga shumë poete që rrënjën e
poezive e gjejnë tek dashuria intime, Binjaku në këtë libër është ndryshe, ajo
ka fare pak poezi të tilla, por ka poezi dashurie të një natyre tjetër. Ajo
hyjnizon dashurinë për prindërit, të cilët i përcjell si hyjnor, që gjithë
jetën ishin përpjekur të rrisin një vajzë të edukuar, arsimuar. Jo më kot në
vargjet për babanë, ajo me një sëmbim të madh zemre shpreh respektin e madh për
të që dhe në çastet e fundit mendjen e ka te familja, fëmijët, tek jeta e
tyre. Në libër analizohen dashuritë në
format e ndryshme të saj, për prindërit, për fshatin, mësimet, të afërmit,
atdheun ku fëminija dhe të afërmit e autores, kanë ngjarje të ndryshme nga jeta
e saj në emigracion, ku tregohet se ishte një e shkuar e vështirë që e ka
kaluar dhe ku tashmë vargëzon një të ardhme të projektuar ndryshe. Në poezitë
sociale ka lidhje dhe me politikën e mbrapshtë shqiptare në vitet e demokracisë
së mbrapshtë. Një herë duket si bashkësi
e monologut dhe dialogut të brendshëm, ç’ka të jep përshtypjen e një pjese
teatrale me bashkëbisedime me vetveten dhe me të tjerët, ku të tjerët janë ata
që shkaktojnë ngjarjen, veprimin, sjelljen e gjithçka tjetër, të reflektuara
këto në çdo poezi, strofë apo varg. Një herë duket se ky vëllim është si një
ditar i autores ku pena e gjithë lëvizshme e saj mundohet të kap edhe çastet më
të vogla të jetës, impresionet që të lë shiu, nata, yjet, prindërit, puna,
shoqëria, largësia, atdheu, kujtimet e
së shkuarës… Një herë duket se ky vëllim është si një roman monografik, ku
autorja i shkruan letra vetes dhe gjithë secilit që ka marrë pjesë në
rrugëtimin e saj, në ditë të mira dhe të këqija, më çastet e gëzueshme e çastet
e të trishtimit, në kujtimet që ngjallin
ngazëllime e në ato që kanë lënë shijen e hidhur të papritur apo të pritur…Duke
qenë se në libër ka një mozaik poezish të ndara që pasqyrojnë jetën në detajet
e saj njëkohësisht është dhe një e tërë, një bashkësi vargjesh me lidhje të
brendshme reale dhe virtuale ku duket sikur poezia merr udhë, dhe sjell pamje
të lëvizshme sa imagjinare po aq dhe natyrale.
Në libër ajo nxjerr natyrshëm në pah se të jesh grua është diçka e
madhe, përgjegjësi e madhe, ndaj ajo thekson se
gratë do dëshironte ti shihte të forta, me shumë vullnet për jetën dhe
të fuqishme për problem e shumta që nxjerr jeta.
Tek
poezia “DRITARE ME PIKA LOTI” që shërben dhe si titull i librit autorja
shprehet:
Poetit
zemra po i qan,
Ç'të
shkruajë më parë?!
Fshehur
lotët, në dritare,
Mos
i humbë, drita fare!
Dritare,
ty do të vijë dita,
Kur
bilbili aty të këndojë,
Dielli
rreze do të lëshojë,
Zoti
lart do të të bekojë.
Një
monolog i brendshëm që vjen si një thirrje shqetësuese për vetë poeten.
Dritarja gjithmonë është vendi ku poeti mediton, shikon, hulumton, kërkon,
frymëzohet dhe merr nxitjen për të vargëzuar. Në dritare poetja vajton për
emigrimin, problemet, fsheh lotët, kujton këngën e bilbilit. Mes vuajtjesh
dëshiron që kjo dritare të shërbejë si thirrje për poetin që të përcjellë
vargje miqësore, mirësie, dashurie, që bilbili të fillojë këngën dhe brengat e
poetit të shuhen. Në libër shikohet një letërsi me motive artistike, që është
në funksion dhe në lidhje të thellë me traditën poetike të vendit të saj. Ndaj, disa poezi në këtë vëllim përcjellin
Atdhedashurinë e madhe, zjarrin e brendshëm
dhe mallin për tokën, flamurin, të rënët, ata që e lartësuan këtë vend
shqiponjash. Kushdo që ka qenë në mërgim
vë re qartë se, vargu i këtyre poetëve ka në brendinë e vet një ndjenjë
dashurie të rrallë, të virgjër, të pastër, emocionuese ku në subjekt dëshmohet
thellësia e rrënjëve të atdheut që lidhet me thellësinë e shpirtit të poetit të
skalitura mbi përmendoren e vargjeve. Këto vargje melodioze duken si një simfoni Bethoviane të
skalitura me një mjeshtri hyjnore, ku
portretizohen ikonat legjendare të kombit sikundër është Skënderbeu. Me një
pastërti shpirtërore e artistike të admirueshme, ajo jep me penë të ndjeshme
dëshmorët që me dashurinë sublime të
shenjtë dhanë jetën për atdheun, ndaj ata sot janë në altarin e pavdekësisë dhe
vepra e tyre këndohet në ninullat e
gjysheve tona në djepa që farkëtojnë shpirtin prush të shqiptarit. Liria e
atdheut për poeten është kërkesa më e madhe shpirtërore që nuk këmbehet me
asgjë. Poetja duke vlerësuar heronjtë dhe dëshmorët, i shkruan universales duke i gdhendur
personalitetet me majën e lapsit dhe me butësinë dhe mençurinë e shpirtit në
mënyrë shumë korrekte dhe reale. Në disa poezi autorja nuk mund të rrijë pa
kritikuar ashpër politikën e mbrapshtë shqiptare të viteve të fundit. Ajo i
quan ata politikanë si e keqja e kombit, arsyeja pse shqiptarët marrin rrugën e
mërgimit, pasi nga keqqeverisja, nga makutëria e vjedhjes, nga korrupsioni,
hatëret, tarafet njerëzit nuk gjejnë vetveten dhe detyrohen të mërgojnë. Për më
tej, sa më thellë që hyjmë në brendinë e vargjeve poetike, gjejmë strofa të
veçanta, mbi përjetimet e vështira të kombit dhe poetit, ku hyjnizohet populli
punëtor dhe liridashës i cili i bën rezistencë politikës dhe tradhtisë si
shkëmbi valëve të pa mëshirshme dhe furtunave të detit në çdo stinë. Nga këto poezi del qartë se poezia e krijuar
në mërgim ushton me moton e madhe për atdhedashurinë dhe se të bëhesh poet nuk
është diçka e lehtë, pasi duhet të kesh
ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar, me dhunti për kapjen e mendimeve
të shpejta të tjerëve, për t´u shprehur dhe për t´u thënë të tjerëve atë që e
ndjenë ndryshe nga ata por që kanë një pikëpamje për dashurinë për
atdheun. Në këtë vepër poetike të
shkruar me prushin e zemrës autorja jep një mesazh të fuqishëm dhe me penë të
valëzuar përmbys zhgënjimet, zhvesh fytyrat e politikanëve hileqarë, thumbon
veset e shëmtuara në shoqëri, zgjon ëndrrat e së ardhmes për shqiptarët në
emigracion dhe mbi të gjitha, ringjall shpresat e shpirtit të njerëzve se një
ditë Shqipëria do të bëhet. Do të bëhet se ka si idhull figura të shquara si
Skënderbeu, Ismail Qemali, dhe me vargje
gërsheton idenë e bashkimit,
Shqipëri-Kosovë-Çamëri, unitetit
kombëtar ku etikja, moralja e ndërthurur me bukurin e mendjes dhe të shpirtit,
janë një kushtrim rinie që Shqipëria do të lulëzojë dhe mbretërojë. Për këtë
autorja është optimiste.