| E enjte, 04.07.2019, 09:11 PM |
DARDANIA
E KËTYRE VITEVE I NGJAN NJË TEATRI TRAGJIKOMIK
Nga
Afrim Caka
Djajtë
e politikes shqiptare… Thaci, Veseli, Haliti e Hoxha një emigrantë endacakë
rrugëve të Zvicrres dhe Gjermanisë!
Në
vëndin tim, në vendin e çdo shqiptari në Dardani, një i çmendur çmend nji vend.
Po dy të çmendur çmendin një komb të tërë! Mund të thuhet se tre cilësi janë
sidomos vendimtare për politikanin: pasioni – ndjenja e përgjegjësisë –
maturia. Pasioni në sensinë e objektivitetit kombëtar: përkushtim pasionant
ndaj një kauze, ndaj atdheut ose kombit, që është urdhëruesi i saj. Kjo është
cilësia vendimtare psikologjike e një politikani – maturia, pra aftësia
intelektuale qe t’i lerë realiteti kombëtar të veproj tek politikani – për t’i
dënuar ata me paaftësi politike. Nga pozicioni kombëtar që do të krijojmë sot,
do të varët edhe fati fëmijëve nesër. Ç’është edhe më keq, u bënë përpjekje që
edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi. Shembull tragjik
është përpjekja e Presidentit, që këtë institucion të lartë ta komprimitojë në
fushatën e tij politike.
Po
dy zullumçarë të PD-ës? Çmendin një popull të tërë dhe zvarrë të ikin me
amnisti! Më duket sikur historia nuk do të arrinte dot kurrë të ndahej prej
tyre. Madje, me kalimin e kohës, do të ndodhte që një pjesë e miteve dhe të
historisë së tyre - si bari i keq që mbinin gjithkund në trojet tona - e të
përçudnoheshin aq fort, sa që do ta kishin lakimi edhe shkijet e Serbisë. Ishte
një çoroditje, natyrisht, një fat i keq. Përpara çdo shqiptari të robëruar
politikisht nuk është vdekja e mirëfilltë, por maskat e politikanëve të lig,
teatri dhe shpirtri i tyre. Ndërkaq, edhe maskat e ditës nuk ishin të
mjaftueshme për të dhënë hijen dhe peshën e turpit numër një, përherë
ngadhnjimtarë në dredhitë e tyre, kundër atdheut dhe kombit – në radhë të parë,
kumdër gjakut të derdhur për liri ndërshekuj.
Mbajë
në mendë një frazë të njohur nga një ish i burgosur politik me peshë nga
Gjakova, Kadri Kusari, Dushi, për popullin tonë: “Njo popull që prodhon kaqë
shumë hajdutë, tradhtarë e spiuna më shumë se ç’duhet në jetën tonë, dëshmon,
në mos frikë e fshehtë, në mos do të jetë edhe tradhëti kolektive”. Dihet se
uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe populli që nuk lëviz historikisht,
stërkeqet dhe vetëshkatërrohet!”.
Ekzistenca
jonë nuk është e detyruar t’i justifikojë pritjet tona, litargjinë tonë. Në
sipërfaqe dalin të gjitha të këqijat, sepse e gjithë kjo ish fshehur pas ides
sonë të qëndrueshmërisë dhe tradhtisë. Ne kemi jetuar dhe jetojmë akoma me
mendimin se “kështu nuk do të zgjasë përjetësisht”, të bindur se nuk mund apo
nuk duhet të ndryshojmë asgjë në politik. Dhe jo befas toka na rrëshqet që poshtë
këmbëve tona – dhe është e natyrshme që te shqiptarët nis të shfaqet e gjithë
më e keqja kësaj klase politike. Tek ne ekziston një nocion i tillë “kohët e
pasigurisë”, sepse politika e pushtetarëve gjithnjë është e pandryshueshme. Ta
kuptosh se çfarë po ndodhë me ne - me anë të mendjes kjo është e vështirë:
mendja kërkon diçka të përcaktuar, mirpo politikanët janë gjithnjë të
papërcaktuar dhe tinzarë. Prandaj nga rrjedhatë politike në vendin tonë mendja
e një politikani analfabet gjen më shumë
hapsirë tek servilizmi, tradhtia, korrupsioni dhe papërcaktueshmëria ndajë
vlerave kombëtare.
Për
çfarë u detyrohet Presidenti shqiptarëve? Është e nevojshme të pranohet që mbi
shpirtin e këtij populli të martirizuar që vuan nga ethja e fuqishme kombëtare
dhe jo nga ambicia politike, dhe që dëshironë të vuajnë nga to, kalojnë re dhe
trazira të reja politike të llojeve të ndryshme nga politikanët drenicak etj.,
me një fjalë, intriga e mashtrime të vogla e të mëdha budallallosjeje: herë ajo
antishqiptare, herë antikombëtare dhe herë ajo antihistorike, herë ajo
marrëzira nga Broja dhe herë marrëzira drenicake (të vërehen ata politikanë apo
Presidentë të mjerë si Thaçi dhe Veseli dhe kokat e tyre të mbështjella mjaftë
trashë nga yndyra dhjamore). Ka një mendim prej kohesh se populli ynë (votuesi)
me mundësi të mëdha edhe gabimet i bëjnë të mëdha. Ne shqiptarët e Dardanisë e
mbajmë veten për të tillë – të pa përgjegjshëm. Ndaj, është e besueshme, që
ndërsa kanë plotësuar ndërkaq dozën e gabimeve, dozën tjetër atë të mundësive,
e shfaqim më vonë... Sa më shpejt që populli të përmendet ta çlirojë vetën e
saj nga ky krim, nga klanet politike, aq më mirë do të jetë.
Për
më shumë gjëra, të mira e të këqija dhe mbi të gjitha një gjë të bërë në të
njejtën kohë mirë e më mirë dhe shkel e shko: stili i madh pamoralit, pjelloria
dhe mjeshtëria e marraveshjeve dhe kërkesave të pafund të politikanëve, e
interpretimeve të gënjeshtrave e mashrimeve të pafund, romanticizmi i plotë dhe
lartësia e tradhëtive kombëtare e morale, dhe për pasojë pikërisht pjesa më e
shëmtuar. Në përgjithësi duhet të vërejmë se si denokracia dhe oligarkët e
korruptar shpeshherë shndërrohen, në format të kundërta të shtetit, por vetëm
në një lloj tjetër të së njejtës klasë; dua të themë, nga ato format të
demokracisë staliniste dhe oligarkisë nga Broja e Prapashtica, që i vendosin
vetë me ligj në ato që janë arbitrare dhe antikombtare. Por, s’do harruar, as
prirjet e kundërta: ato për krijimin e lehtë të zënkave, armiqësive e
hasmërive, sidomos ato brendakombëtare!
Për
të mos u zgjatur, ky klanë politik nuk mbron mendimin se të këqijat e sotme të
Shqipërisë, që nga varfëria gjer të përçudnimi i demokracisë dhe i shtetit e
gjer te ndotja e pashembullt morale - që liria dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur
me aq mundime, të rrezikohet për shkak të matrapazve politikë, po digjet
(ndoshta, po shuhet). Pa dashur të fyej, mendoj se kemi të bëjmë me një sherbim
të tij, ndaj një klani politikë. Pikërisht klanit të Presidentit, që është
fshikulluar prpara ndërkombëtarëve. Ky gjymtim e kjo shtypje politike, e ka
lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Ne, intelektualët midis heshtjes dhe
filozofëve, për këtë nuk u jemi mirënjohes këtij Presidenti që Dardaninë e
shndërrojë në plaçkë tregu.