| E diele, 30.06.2019, 10:59 AM |
PEK-u,
parti e defave dhe figurave të ricikluara politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përderisa
në vendet e zhvilluara e demokratike, një person me të kaluar të errët apo nën
akuza për vepra penale, nuk i lejohet as hapja e një biznesi privat,
paradoksalisht në Kosovë i lejohet themelimi i subjektit politik!
Një
javë para se të themelohet Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), u bë promovimi
i saj me defa në emirionin "KOJSHIA SHOW", me ç'rast me defa iu
këndua Milaimit si një shpëtimtar i ri për Kosovën, këtij milioneri të
"varfër" apo gazetari të pasur në Kosovë.
"Pasurimi"
i skenës politike të Kosovës edhe më një parti e re, të re nga emri por jo edhe
nga përmbajtja, është vazhdim i "Status Quos" së gënjeshtrave dhe
mashtrimeve për qytetarët e vendit.
PEK,
me bashkëthemelues deputetin Milaim Zeka dhe Hysen Gecaj, i pari figurë sa e
njohur, po aq i konsumuar dhe kontravers, i dyti, ish anëtarë i FSK-së, por
anonim për qytetarët e vendit do të provojnë kalimin e pragut zgjedhor.
PEK-u,
e paraqitur si frymë e re nga themeluesi i saj Milaim Zeka, jo vetëm që nuk
paraqet frymë të re, është vazhdimësi e ngulfatjes së skenës politike me figura
të vjetra e të konsumuara politike për interesa personale.
Premtimet
e Milaim Zekës, përveqse fontanë dëshirash, janë përseritje e premtimeve që i
kemi dëgjuar tani e 20 vjet në fushatat zgjedhore, pra janë mashtrim i radhës
për popullin dhe asgjë më shumë.
E
veçanta e mashtrimeve të Milaim Zekës janë thirrjet e tij në emrin e
mërgimtarëve dhe në rend e ligj!
Deklarimet
e një jave më parë në "KOJSHIA SHOW", për pasurimin enorm si gazetarë
në mërgim në periudhën 1988-89 në Suedi,
ku orën e punës Milaimi e "kishte pas në vlerë prej 1000 eruro (340 korona
norvegjeze), më saktësisht në vitin 1988, vetëm për një ditë pune me Berit
Backer (antropologe e njohur botërore) i kishte marrë në vlerë prej 5000
euro".
Rrëfimi
i Milaim Zekës për prejardhjen e pasurisë si gazetarë në Norvegji, janë dëshmi
që lideri i PEK-ut për të rrëmbyer zemrat e mërgimtarëve, fillimisht duhet ta
deklarojë pasurinë e tij në shtetin norvegjez dhe pasurinë e krijuar nga 10
filma "botërorë"!
Pas
deklarimit të pasurisë në shtetin norvegjez, Milaimi duhet të deklarojë me
fakte e jo më fjalë prejardhjen e pasurisë në dhjetëvjetshin e fundit në
Kosovë, përkatësisht blerjen e 6 banesave të deklaruara në AKK.
Nuk
mjafton vetëm thirrja për rend e ligj, kur vet pasurohesh në mënyrë të
jashtëligjshme!
Si
do t'i besojnë qytetarët e vendit një gazetari milionerë, kur në Kosovën e
sotme gazetarët përballen me ekzistencën dhe varfërinë ekstreme, shkaku i të
ardhurave të ulëta.
Si
do t'i besojnë Milaim Zekës zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së për nënshkrimin e një
marrëveshje për sistemin e drejtësisë, kur ai nuk e ka bërë të çartë
prejardhjen e pasurisë së tij!
Nuk
ka nevojë t'na tregojë sot Milaimi se mërgimtarët janë shpëtimtarët e Kosovës,
as t'na tregojë se kush do të udhëtojë nesër me makinë të shtetit e kush jo!
Mjafton
që Milaim Zeka fillimisht duhet t'iu tregojë qytetarëve të vendit, arsyet e
prishjes së raporteve me ish shefat e
tij, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Fatmir Limajn, nga të cilët dhe
prej të cilëve u faktorizua dhe u pasurua në Kosovë e jo me paratë e shtetit
norvegjez të viteve 1988/89 siq justifikohet ish shërbëtori dhe njeriu besnik i
liderëve të krahut të luftës, tani lideri i ri PEK-ut, i ndjekuri penalsiht nga
drejtësia vendore.
Ndryshimi
për Kosovën nuk vjen me parti të defave dhe as me figura të ricikluara
politike, por me njerëz të rinjë dhe entuziast, të pastër e të guximshëm,
intelektual te ndritur të pa korruptuar që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e
partive apo grupeve të inkriminuara politike.