| E enjte, 27.06.2019, 07:13 PM |
Atdhetarizëm
ideal
Nga
Astrit Lulushi
Çdo
gjë është fallco; njeriu, jeta, tani edhe natyra nuk është vetja. Të gjitha
janë ndryshe nga ç’ishin kur filluan, të gjitha bëjnë të kundërtën e asaj që
duhej të bënin. Por devijimin më të madh e ka pësuar njeriu....njerëzimi, sepse
ç’është populli, veçse një njeri i shumëzuar? Mendësia e njërit është e të
gjithëve, dhe anasjelltas.
Është
kjo arsye që një udhëheqës tërheq rreth vetes simpatizantë të shumtë dhe janë
këta të fundit që e shtynë udhëheqësin e tyre drejt çmendurisë a ndonjë
realiteti tjetër.
Përsëri
politikanët kanë vendosur të luajnë kardën e zgjidhjes së krizës në minutën e
fundit. Në gjithë këtë gjurulldi, janë turmat partiake të vetmet që besojnë se
kjo është përplasje e vërtetë, dhe populli do të shërohet si me placebo, ndërsa
koha dhe vëzhguesit mjaftohen me qëndrimin asnjanës.
Shqiptarët
jashtë në Diasporë janë ata që i ndjekin këto zhvillime me ankth; ky fakt i bën
ata të shihen si idealistë me kuptimin e vërtetë të fjalës, pa interes personal
a pasurie në atdheun e mbetur në duart e atyre që luajnë me ‘të derisa ta
mbysin fare