| E merkure, 26.06.2019, 07:52 PM |
HOMAZH
PËR RROK BERISHËN
(5.
8. 1956 - 26 qershor 2019)
Nga
Prend Buzhala
Edhe
një lajm i pikëllueshëm në Ditën e Sotme: shkoi në amshim gazetari, veprimtari
e krijuesi letrar Rrok Berisha (5. 8. 1956 - 26 qershor 2019). Pas luftës,
kishim një bashkëpunim domethënës në lëmin e letrave; po ashtu, ishim së bashku
në nënshkrimin e Peticionit kundër rishikimit të historisë shqiptare nën
mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke, e që u mirëprit e u mbështet
fuqishëm nga shqiptarët.
1.
Isha
redaktor i librit të tij poetik “Akuarelet e Shpirtit” (poezi, Shtëpia Botuese
"Fishta" Prishtinë, 2014). Për këtë vëllim poetik,. ndër të tjera,
kam shkruar:
"Vlera
themelore artistike e poezisë së Rrok Berishës, përqendrohet tek nja tri
aspekte: te rrëfimi poetik i situatave që i jetuam gjatë luftës e pas luftës,
tek reflektimi artistik i qenies njerëzore në kohë e hapësirë, në situatat
ekzistenciale e jetësore dhe, sidomos, tek ndërtimi i komunikimit artistik.
Poeti këndon:
Asgjë
s’është më e rëndë, sa tradhtia
Me
tradhti, vret shpirtin
Më
shumë se ta mbash e shtrydhesh në grusht
Më
shumë se trupin të ma copëtosh,t’ua hedhësh bishave
Më
shumë se damarët të mi helmosh me lëngë vrasës
Asgjë
s’është...më e rëndë se tradhtia
Kur
ti e bën duke përdhosur e shkelur
mbi
besnikërinë time!
E
pra, përgjatë gjithë vëllimit shquhen si një fill i kuq poetika e revoltës, e
qëndrimit të fortë kritik e satirik, si dhe rikëndimi i tematikës së problemeve
shoqërore, etike e kombëtare që na mundojnë."
2.
Në shënimet biografike
për Rrok Berishën, shënohet:
"Është
I lindur më 5. 8. 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit, Pejë. Shkollën fillore
e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, studimet në FSHNM, për Biologji -
Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e para poetike, në gazetën e
shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë". Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor
aktiv i gazetës studentore “Bota e Re”. Nga viti 1978 – 1990 ka punuar gazetar
në rtp ( RADIOTELEVITONIN E PRISHTINËS). Rroki ka bashkëpunuar intensivisht me
QIK-un, gazetën “Bujku” dhe “Informatorin“.
Është
njëri nga themeluesit e PSHDK-së.
Në
vitin 1998 zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës (për zonën e Lugut të
Baranit, nga PSHDK-ja).
Ishte
pjesëmarrës i drejtpërdrejt i organizimit dhe ndihmës se Luftës Çlirimtare në
Kosovë – Lugun e Baranit.
Ishte
drejtor për informim në Brigadën 131 të njësiteve operative të UÇK-së në Baran.
Shtëpia e tij në Gllogjan Lugu i Baranit ishte bazë e aktiviteteve-kombëtare e
politike.
Më
3 korrik 2010, jep dorëheqje nga të gjitha postet partiake dhe i perkushtohet
krijimtarisë letrare dhe publicistikes."
3.
Vëllimet poetike:
“Ti
aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg e Afër”;
“Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip- anglisht);
“Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.
Vëllimet publicistike:
“Krimbi
në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e Mjegullës”; “Argatët e
Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe
periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin monografinë ”Anton Frrokaj -
në piedestalin e përjetësisë”.
Ngushëllime
familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij krijues e gazetarë!
Pushoftë në paqe!