| E marte, 25.06.2019, 09:03 PM |
Përgjimet
na vërtuan se Qeveria "Rama" dhe Partia Socialiste kanë krijuar një
PPP (Partneritet Publik Privat) me Mafien
Nga
Kastriot Myftaraj
Përgjimet
na treguan se shqiptarët nuk janë popull aq naiv dhe fëminor sa ta japin votën
të mahnitur nga benevrekët dhe defi i Edi Ramës, duke mos pasur ky në zgjedhje
as program.
Përgjimet
na vërtetuan se Cirkusi me Edi Ramën në rolin kryesor, atë të kllounit me def,
benevrekë, timon-lodër, këmishën e zbërthyer, është një mënyrë e Mafies për të
fshehur rolin e saj në zgjedhje.
Përgjimet
na treguan se edhe në Shqipëri ekziston mafia, së paku në nivel lokal, me krerë
mafiozë krahinorë.
Përgjimet
na vërtetuan se elektorati me të cilin Partia Socialiste dhe Edi Rama e bëjnë
diferencën me partitë e tjera është elektorati i Mafies.
Përgjimet
na vërtuan se Qeveria "Rama" dhe Partia Socialiste kanë krijuar një
PPP (Partneritet Publik Privat) me Mafien, sa i përket shtetit në të gjitha
qelizat e tij.
Përgjimet
krijojnë dyshimin e arsyeshëm se edhe në Shqipëri ka ndodhur ose është duke
ndodhur ajo gjë që ka ndodhur në vende të tjera me Mafien, e cila kalon nga
shkalla e organizimit lokal në atë më të lartë qendror, duke krijuar një
këshill drejtues dhe kordinuar forcat për të mbrojtur më mirë interesat e veta.
Përgjimet
na dhanë një sinjal alarmi se Mafia lokale, e cila deri tani është kryesisht
kliente e pushtetit, do të bëhet drejtuese e tij, nëse organizohet në nivel
qendror.
Përgjimet
na vërtetuan se ata të cilët mburren se do ta shpien Shqipërinë në Bashkimin
Europian, por i pengon Opozita, kanë fjalorin dhe mendësinë e horrave më të
ndyrë të botës kriminale të vendeve të BE-së.
Përgjimet
na dhanë të kuptojmë se Edi Rama dhe PS kanë shpallur luftën civile shoqërisë
shqiptare, sepse vjedhja afatgjatë e pushtetit në çdo vend është baras me
shpalljen e kësaj lufte.
Përgjimet
dhe heshtja amerikane për to, na treguan se në SHBA sot politikëbërjen për
Shqipërinë e kontrollon linja historike dashakeqe ndaj Shqipërisë, ajo që në
1920 kishte dashur coptimin e vendit tonë, kur Presidenti Wilson e mbrojti
Shqipërinë.
Përgjimet
na dhanë të kuptojmë përfundimisht se SHBA, ose më saktë ata që bëjnë politikën
ndaj Shqipërisë atje, vitet e fundit, na kanë gënjyer për reformën në drejtësi.
Përgjimet
na dhanë të kuptojmë se qëllimi i së ashtuquajturës reformë në drejtësi ka qenë
që të krijohet një Drejtësi e tillë që të mos preken ata që i kanë bërë ato
gjëra që thuhen në përgjimet dhe të tjera gjëra.
Përgjimet
na dhanë të kuptojmë se nuk ka nevojë që Rusia të ndërhyjë në Shqipëri për të
destabilizuar vendin se këtë punë e bën shumë mirë në kuptim afatgjatë dhe më
rëndë, Ambasada Amerikane, e cila ka heshtur për përgjimet, duke pohuar me këtë
licencën amerikane për praktikisht diktaturë që i është dhënë Edi Ramës dhe
PS-së. Pikërisht këto lloj regjimesh, të traditës latino-amerikane, kanë
rezultuar me potencial të lartë destabilizues afatgjatë, pasi kanë sjellë
luftën civile në vend.
Përgjimet
na treguan se institucionet shtetërore janë kriminalizuar thellë, që nga
Policia e Shtetit, Prokuroria, e në vazhdimësi Gjykatat dhe se ky proces
kriminalizimi vazhdon ende.
Përgjimet
dhe reagimet ndaj tyre na treguan se Opozita e sotme është edhe ajo vetë e
hutuar nga këto që po zbulohen pasi nuk ka guxuar të bëjë gjëra të tilla, duke
menduar se partnerët ndërkombëtare do ta shkrijnë fare.
Përgjimet
na treguan se cilët nga njerëzit e medias janë klientë të Mafies.
Përgjimet
iu hoqën qytetarëve indiferentë të këtij vendi shfajësimin për mosreagim ndaj
atyre që janë sot në pushtet në PPP me Mafien, pra shfajësimin se “të dy palët
kështu janë”. Sepse asnjë palë politike në Shqipëri nuk ka arritur dot
ndonjëherë të krijojë një sistem total të vjedhjes së zgjedhjeve të tillë që
prodhojë 50 vjet pushtet, siç ka bërë tani Edi Rama.
Përgjimet
janë si ajo copëza e eshtrës së dinozaurit që gjen shkencëtari paleontolog, i
cili pastaj mbi bazën e saj ndërton krejt skeletin. Në këtë pikëpamje,
përgjimet duhet të na bëjnë të përfytyrojmë, se cilat janë përmasat e vërteta
të realitetit kriminal dhe të PPP Qeveri-Mafia.